Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
JETA LUFTË!...
Publikuar më 01 gusht, 2014 në orën 21:47 ( ) Fadil Shyti | Kulturë |
Rrit madhësinë e shkronjave
Skicë

-Epo, kështu po i rrëmben breznitë jeta-luftë!...
Fëmijët shqiptarë po rriten, po bëhen të zgjuar, të kujdesur nga Nënat Shqiponja Detare, edhe kur Nëna Shqipëri i nxori jashtë trupit të saj, -pa fajin e tyre, -kur asaj iu bë një mashtrim-krim; pandërprerë;- pjesërisht dhe formalisht e tjetërsuan, stuhishëm, palavdishëm provuan,- ia ndërruan pjesë të identitetit të saj, duke u përpjekur që, shovinistët dhe kukumët e renegatët t´ia ndërrojnë Gjuhën dhe Flamurin.

Bijës së Shqipërisë e quajtur, Kosovë ia ndërruan me eksperimente tragjiko-shpirtërore të labratoreve mizore, Gjuhën e lashtë dhe të re SHQIPE, kinse, po i dhurohet një gjuhë “kosovare”, ia ndërruan dhe Flamurin me shkabën dy krenare; ia zv, me një laramani serbo-evropiane; ashtu, përditë po ia shkelin territorin piratët e paqes së përgjakur, paqësorët e etur për jetë luksoze; krejt lehtësisht dhe qetësisht me gjakftohtësi, po ia shkelin nderin-historinë, luftërat çlirimtare të saj në kancelaritë ballkanike-evropiane, po i trajtojnë si konflikte ndër-etnike, e jo si luftëra për çlirim nga okupatorët sllavë të dërguar "dhurata", nga imperialistët e etur për territoret huaja!...

Ndërsa, bijës së Shqipërisë e quajtur, Çamëri pasi, ia plagosën rëndë gjenin, ia shpërndanë bij´e bija nëpër botë, tash e më tepër se gjysmë shekulli, ia mohojnë dhe kthimin e tyre në trojet stërgjyshore.
Po atë fatkeqësi përmasash dramatike në skenën e historisë sonë të re e përjetojnë sot, Kosova Lindore dhe Malësia e Madhe.

Ballkani, Europa , Rusia shkaktare të gjitha këtyre tragjedive zgërdhihen dhe heshtin me cinizma, as e kanë hallin e demokracisë së tyre të nëpërkëmbur, të drejtësisë së shkelur si në kohërat e krjalive, gjakatarë serbo- greke, Pashiç-Zerva!

“Evropa e Re”, kjo gjysmë dhelpër e gjysmë ujkonjë, “krihet në pasqyrë të përgjakur kur gjaku shqiptar netëve të historisë ia spërkatë fytyrësne saj të pistë!...
Kjo Europë, e vazhdon më tej avazin e saj, amanetet e të parëve të saj despotë; jo, jo, nuk dëshiron ta prishë ta heq imazhin e vrazhdë me rrudha të fytyrën e saj të vjetër...
-Kjo, Evropë nuk dëshiron t´i tradhtojë idolët e saj të Konferencave të thikave, mbi trojet shqiptare, Eduard Grein, Bizmarkun & CO!...

-Tash na sillen e vërdallë si hienat, flakërues të etshëm të çmimit “Nobel”, miqtë e Andriqit, si plaku Ahti..., Eshton–ka...,-për të vulosur këtë tragjedi shekullore, buzët i kanë lëpirë dhe i lëpijnë dhe servilët e tyre shqipfolës, Ibro-Salo-Hasha, me Marrëveshje “gjentelmene”, duke u bërë shërbime të mjera “aleatëve”, duke ua shtuar kështu, pandalshëm hovet dhe valët e fatkeqësive shqiptare; këta tekanjozë, marangozë të “kalave prej kartonash”, këta kapriciozë të papërgjegjshëm politikë, përballë historisë dhe ardhmërisë, këta donkishotianë që me projekte “të reja paqësore” po godasin nëndheshëm si rrufetë, tamam si pashallarët e sojit të Esat Toptanit, kur shkelësve të huaj ua bëjnë bekimin rreth tryezave të pista të tradhtive të egra...

-Pasardhësit e tragjedive të mëdha, të lëshimeve (kompromiseve) historike të pafalshme me serbët, grekët dhe fqinjët sllavo-okupatorë, mizorë;-Ibroja-Hasha, do të kujtohen gjatë për këto, “fitore historike” për këto dhurata dimërore, që morën prej imperialistëve, miqve të tyre të dashur, të cilët ditën dhe dinë të joshin hiçrit e diplomacisë,”kosovare”, me këto shpërblime paqësore, “nobeliste”, për të bërat e tyre anarkiste...

-Pjesa e madhe e "rezistencës shqiptare opozitare", po vendnumëron duke ndier vetëkënaqësi, për demaskimet pompoze që po ia bën kësaj lukunie të brendshme e të jashtme!!!

-Një flakadane e quajtur, VV, po udhëheq në krye të aksioneve, nga një flakadan lirie,–ribashkimi i quajtur, Albin Kurti i cili të keqen e madhe po e ngadalëson, -po e detyron atë, të paktën të çalon apo ecë me hapa breshke, por tragjedia po trashet për faktin që, asesi nuk po arrin ta ndalojë!..

Me një lule nuk çelë pranvera!
(Populli).

-Kërkohet që sot, të bashkohen lulet shqiptare, për të ardhur bukuria e pranverës së ngrohtë freskuese dhe jetësore.

Për t´i bërë këto paudhësi, keqbërësit e tej zezonave fillimisht u vërsulën si çakejtë me lajkatarët, servilët-katilët shqipfolës, që i sollën në pushtet, që, pastaj t´i shkelin dhe t´ia kallin në flakët e tërbimeve “ moderne”, qytetet dhe në malet shekullore; popullit tonë t´ia shkrijnë në sheshet e djallëzive të tyre djersët 50 vjeçare, ndërsa, tash, Nënat Shqiptare këto ëndërrimtare të ardhmërisë së ndritur po iu “gëzohen” fëmijëve ...,-me gjen shqiptar!!!

...Mbrëmë, ah çfarë dëgjova mbrëmë!!!
-Në RTSH dëgjova që, 70 fëmijë shqiptarë, janë braktisur nga nënat e tyre, për shkaqe të varfërisë, duke mos pasur mundësi të mbijetojnë në familjet e tyre .
-Vlora, kjo Nënë -Jona, atyre iu kish bërë strehim të përkohshëm, derisa të rriten shqipot e shqipet që t´i marrin krahët drejt hapësirave stuhive qiellore,-jetësore...
-Tmerret pa mbarim s´po kanë të ndalë, këto tmerre s´kanë brirë, në feudalo-kapitalizmin e këtij sistemi vrastar, jeta e shqiptarëve, njësoj me jetën-luftë të popujve tjerë;-është tejet e rëndë, tejet e mbërthyer, e ngulfatur, e nxirë, është jetë katrane nga plagët e kohërave të ´ra!...

A nuk është kjo tragjikomedi, që po udhëton shekujve, që po kalëron si lubi mbi supet e Atmëmëdheut;-sa të fuqishëm jemi, nëse do t´i përballojmë këto mynxyra me rezistencë si kombe tjera ë shtypura!...
Jeta luftë, duhet të fitohet dhe do të fitohet!...

Më 14 Dhjetor. 2013

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Fadil Shyti
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 28 vizitorë
Lexuar: 595 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
LEGJENDAT DHE NDIKIMI I TYRE NË JETËN SOCIO...
E enjt, 15 prill 2021 - 23:38
LEGJENDA Legjenda apo gojëdhëna është një tekst apo rrëfyes që tregohet në formë gojore nga populli. Zakonisht këto gojëdhëna, i kushtihen p...
NDËRMJETËSIME LETRARE
E mart, 13 prill 2021 - 22:06
Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S...
Lavdi jetës dhe veprës së Enver Shqiptarit...
E hn, 12 prill 2021 - 18:46
.
Mjerimi i shkrimtarit në shërbim të polit...
E shtun, 10 prill 2021 - 18:39
(Gorki dhe Kadarea) Nuk është për t’u habitur që nuk kanë qenë të paktë njerëzit e letrave që i kanë shërbyer politikës dhe diktaturës. ...
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër...
E premt, 09 prill 2021 - 00:54
Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më...
më shumë nga - Kulturë »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi