Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
DioGuardi: Shqiptarët ende po vuajnë në Ballkan
Publikuar më 06 gusht, 2014 në orën 02:09 ( ) Lajme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Ish Kongresisti dhe kryetari i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, Joseph DioGuardi, bashkë me bashkëshorten e tij Shirley në një intervistë për “TV Ilirët” në SHBA, kanë folur për çështjen shqiptare të pa zgjidhur në Ballkan, me theks të veçantë për pozitën jashtë kushtetuese të shqiptarëve në Maqedoni.

DioGuardi ka shpalosur kujtimet e tij nga rrugëtimi për të sensibilizimin e çështjes shqiptare në Ballkan dhe të diskriminimit antishqiptar që bëhej në ish Jugosllavi ndaj Kosovës dhe pjesëve tjera etnike si në Maqedoni,Mal të Zi,Preshevë e Medevegjë, Çamëri dhe të ndarjes së Shqipërisë nga regjimi komunist, transmeton agjencia e lajmeve INA.

Në shpalimet e tij arbëreshi shqiptar DioGuardi,theksoi se “takimi im me njerëzit e gjakut tim me shqiptaro-amerikanët u bë përmes mikut tim Bill Cassin (një irlandezo-amerikan), që me vonë ishte nismëtari që unë të kandidoja për Dhomën e Përfaqësuesve në Kongres”.

“Posa hyra në portën e Kongresit në Washington jam afruar shumë me Tom Lantos dhe John Porter dhe tashti në dijeni të plotë për pozitën e vështirë të shqiptarëve në ish Jugosllavi, kam afruar para tyre platformën time kombëtare që për Kongresin dhe Senatin të përgatisim një rezolutë për avancimin e çështjes shqiptare në Ballkan. Kjo u mirëprit nga Tom Lantos, Gilman,Hyde dhe me ato 50 firmosje tjera kongresmenë dhe senatorë”, tha ai.

Po tashti ku jemi, pyeti DioGuardi, duke shtuar se populli shqiptar ende po vuan në Ballkan. Kosova u pavarësua dhe bën rrugën e shtetndërtimit, e lirë dhe demokratike.

“Me ndihmën e pa rezervë të popullit amerikan dhe të Kongresit e të Senatit me Departamentin e Shtetit, Kosova u nda përgjithmonë nga regjimi antishqiptar i Serbisë së Milosevicit. Në këtë kohë ende po lëvizin skenarët antishqiptar dhe këso kohe duhet të përmendi çështjen e (pa)zgjidhur shqiptare në Maqedoni.

Në këtë vend nuk mund të lejohet që populli shqiptar të anashkalohet dhe ka mbetur anash Kushtetutës si popull(jo pakicë kombëtare)dhe jo element konstituiv (shtetformues)”, tha DioGuardi.

“Klasa politike shqiptare në Maqedoni ka dështuar dhe tashti ajo ka mbetur vetëm si vëzhgues i ditës se çfarë po ndodh me shqiptarët në trojet e veta. Ne do të reagojmë përmes protestës në Çikago dhe do të çojmë mesazhin e qartë për Nikolla Gruevskin dhe regjimin e tij se populli shqiptar në këto hapësira nuk meriton të vuaj dhe të nëpërkëmbët ashtu si do dikush dhe ashtu si e ka të projektuar në skenarët e njohur për ne”, tha ai.

Diaguradi dhe Shrley theksuan se Maqedonia mund të ekzistojë dhe të frymojë në mënyrë demokratike vetëm me demokratizimin dhe ndryshimet kushtetuese përmes vijave të federalizmit, ku populli shqiptar në trojet e veta do të avancohet në shkallë kombëtare(shtetformues).

“Për gjendjen e tashme aktuale në Maqedoni, Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane, në bashkëpunim me të gjithë shqiptaro-amerikanët dhe në bashkëpunim të ngushtë më Kongresin dhe Senatin në Uashington,do të kërkojmë që populli shqiptar në Ballkan mos t’i mbetët mbi qafë vuajtja dhe trajtat e pabarazisë me popujt tjerë me të cilët jetojnë në Maqedoni, Mal të Zi, Preshevë e Medevegjë si dhe kërkesa për çështjen e Çamërisë së vrarë e të hequr nga harta e vet etnike nga regjimi helen i Greqisë”, tha DioGuardi.

Ndërsa, për çështjen e pa zgjidhur shqiptare në Maqedoni, DioGuardi tha se do të përgatitet rezolutë për Kongresin dhe Senatin dhe për të drejtën e lirisë e të paqes për shqiptarët që ende po vuajnë në Ballkan nuk do të pushojmë nga aktivitetet tona kombëtare. Unë kam gjak shqiptari dhe kërkoj që tërë shqiptaro-amerikanët në Amerikë të afrohen me Ligën Qytetare Shqiptaro-Amerikane dhe të sendërtojmë programin se populli shqiptar ende po vuan në Ballkan. /INA/

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 41 vizitorë
Lexuar: 772 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
URIME KOSOVE, TE PRIFTE E MBARA!
E diel, 04 prill 2021 - 20:37
.
EPOPEJA...!
E diel, 07 mars 2021 - 00:08
.
Lufta e UÇK-së bashkon tre shtete
E premt, 27 nntor 2020 - 23:25
Institucionet e shkencës dhe të kulturës në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut kanë dalë me një qëndrim të përbashkët mbi luftën e Ush...
K O M U N I K A T Ë
E premt, 20 nntor 2020 - 14:59
SHOQATA “YJET QË NUK VDESIN & OJQ “YOUTH FORUM PERSPEKTIVA” K O M U N I K A T...
Marrëveshja Kosovë-Serbi
E premt, 04 shtator 2020 - 20:59
Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar Marrëveshje ekonomike me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë në Washingt...
më shumë nga - Lajme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi