Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
BARDHOK BIBA, PERSONALITET ME PERMASA TË MËDHA KOMBËTARE!
Publikuar më 08 gusht, 2014 në orën 21:16 ( ) Histori |
Rrit madhësinë e shkronjave
E dashur dhe shumë e nderuar vajza e heroit të popullit Bardhok Biba, Marie Biba dhe pjesëtarë të familjes së saj!
Të nderuara familje të heronjve dhe dëshmorëve të Atdheut!
I nderuar popull i Mirditës dhe i gjithë Shqipërisë!
Motra dhe vëllezër!

Të nderuar të pranishëm!

Jam shumë i nderuar që sot jam në mesin tuaj, në ditën kur jo vetëm Mirdita dhe Shqipëria, por i gjithë populli shqiptar, kudo që jeton, nderon dhe përulet në 65-vjetorin e rënies heroike të të madhit dhe të pavdekshmit, heroit të popullit, Bardhok Biba!

Ky emër ka qenë aq shumë i dëgjuar në Kosovë e vise, sa lirisht mund të radhitet përkrah emrave të mëdhenj e figurave të lavdishme të kombit, si Skënderbeu, Ismail Qemali, Luigj Gurakuqi, Qemal Stafa e shumë të tjerë!
Heroi i popullit, Bardhok Biba, ka qenë figurë e personalitet me përmasa të tilla të mëdha kombëtare, që ka mobilizuar bijtë dhe bijat e popullit shqiptarë në Kosovë, për të rritur e zgjeruar luftën kundër Serbisë pushtuese dhe çlirimin nga zgjedha e saj!

Nuk ka pasur pjesëtarë të popullit tonë në Kosovë e vise që e ka dashur me zemër e shpirt Shqipërinë dhe të mos ketë pasur admirim e respekt të pafund për heroin e popullit, Bardhok Biba.

Historia e rënies heroike në krye të detyrës e heroit të popullit Bardhok Biba, për veprimtarët shqiptarë kombëtarë, për organizatorët dhe drejtuesit e grupeve politike patriotike ilegale në Kosovë e vise, ishte treguesi më i qartë, se armiqtë dhe tradhtarët, nëse je vënë në shërbim të atdheut tënd, kurdo që u jepet mundësia, të vrasin kudo e në çdo vend.

Të nderuar të pranishëm!
Unë këtu përpara jush sot po flas për njërin nga burrat më të mëdhenj jo vetëm të krahinës së lavdishme Mirditë, por të tërë hapësirës shqiptare kudo ku flitet e mendohet shqip.

Ne që kemi jetuar jashtë kufijve politikë të Nënës Shqipëri jemi edukuar e brumosur nga propaganda politiko-patriotike zyrtare e shtetit shqiptar, nga radiot e fuqishme me program të mirëfilltë atdhetar, të asaj kohe të lavdishme kombëtare, e të atyre radiove, të cilat gjithmonë na kanë folur edhe për figurën e lavdishme të heroit të popullit, Bardhok Biba.

Oshtinin e jehonin fuqishëm Radio Tirana e Radio Kukësi, në valët e të cilave kemi dëgjuar gjithmonë këngë atdhetare popullore e folklorike, në mesin e të cilave gjithmonë ka jehuar ajo për mirditorin legjendar Bardhok Biba.

I përulemi përjetësisht personalitetit të fuqishëm kombëtar të heroit të popullit Bardhok Biba, sepse pas kryelavdisë së kombit Enver Hoxhës, mbrojtësit më të madh të Kosovës e popullit të saj të panënshtruar, ishte mirditori heroik Bardhok Biba, njëri prej figurave më të mëdha kombëtare që e ka mobilizuar popullin dhe rininë heroike të Kosovës në luftë kundër pushtuesit serb dhe veglave të TYRE.
Kënga më e kënduar, më e përhapur, më popullarizuar, përpos këngëve ku i këndohej Enver Hoxhës, ishte kënga "...Xhevahir ka rritë Mirdita...", e këngëtarit të mirënjohur Frrok Haxhia.

Shumë, shumë ama shumë, është dëgjuar dhe kënduar kjo këngë në Kosovë.
Nuk ka pasur dasmë shqiptare që nuk është kënduar kënga për heroin e Atdheut Bardhok Biba!
Nuk ka pasur odë burrash që nuk është kënduar e që nuk janë shkrepur armët e liridashësve në nderim të kësaj kënge e të personazhit të saj historik, Bardhok Biba.
Nuk ka pasur dhomë konviktesh të studentëve në Prishtinë, që nuk është kënduar kjo këngë historike!
Nuk ka pasur qeli burgu të të burgosurve politikë shqiptarë në Kosovë, në burgjet serbe dhe nëpër ato të ish-Jugosllavisë, e që nuk është kënduar kënga lavdimadhe për heroin e popullit Bardhok Biba, edhe atëherë kur janë rrahur e torturuar barbarisht nga xhelatët serb dhe tradhtarët shqiptarë!

Fotoja historike e udhëheqësit të popullit shqiptar Enver Hoxha, me fidanin në krah të heroit të popullit Bardhok Biba, të nderuarën Marie Biba, ishte fotoja më e shenjtë dhe më e shtrenjtë, që është bartur dorë më dorë, nga qindra dhe mijëra atdhetarë shqiptarë të Kosovës dhe viseve të saj.

Emri Bardhok, pas atij Enver, është ndër më të përhapurit në Kosovë, dhe kjo gjithmonë, se më me dashuri që i ishte kënduar kënga Bardhok Bibës nëpër Kosovë, kurrë më nuk do të përsëritet!

Sot, në 65-vjetorin e rënies heroike të këtij vigani të lavdishëm, unë deklaroj me shumë përgjegjësi, se idealet liridashëse të heroit të kombit Bardhok Biba, i kanë bërë realitet motrat dhe vëllezërit e tij në Kosovë të udhëhequra nga komandanti legjendar i UÇK-së, Adem Jashari dhe nga gjeneralë të lavdishëm të luftës çlirimtare si heronjtë e kombit Fehmi Lladrovci dhe heroina Xhevë Lladrovci, si Luan Haradinaj, Zahir Pajaziti, Agim Ramadani e shumë të tjerë që me gjakun e derdhur dhe luftën për liri, e bënë realitet pavarësinë dhe çlirimin e Kosovës nga zgjedha serbe.

Populli shqiptar i Kosovës i përulet e do t’i përulet me nderim e mirënjohje përgjithmonë, frymëzuesit të qindra, mijëra dhe miliona të rinjve nëpër gjeografinë e Atdheut të Skënderbeut, heroit të popullit, të pavdekshmit Bardhok Biba.
Lavdi e përjetshme heroit të popullit Bardhok Biba!

Rroftë populli shqiptar në përgjithësi dhe ai i krahinës së lavdishme dhe heroike të Mirditës në veçanti!
Faleminderit!

Ismet Sylejmani

Prishtinë, 7 gusht 2014

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 52 vizitorë
Lexuar: 947 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Fuqitë ushtarake të palëve ndërluftuese g...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:20
Lufta e Kosovës, paraqet ndeshjen ushtarake të qartë të demokracisë perëndimore, ku edhe ne Shqipëtarët aspirojmë më në fund të integrohemi dhe...
ENVER HOXHA TË SHPALLET KOMANDANT NDERI I U...
E premt, 16 prill 2021 - 00:41
RIBOTIM Duke u bazuar në fakte të pamohueshme sipas veprimtarisë së brezit të Enver Hoxhës dhe dokumenteve origjinale të pamohueshme origjinale n...
Skenari i rrezikshëm, për ndarjen e tokave ...
E mart, 13 prill 2021 - 22:00
Letër publike, Kolonel Dilaver Goxhajt I nderuari Shpëtim Golemi, po të drejtohem me nofkën e luftës, si Zëvendës Komandant i Shtabit të Përgji...
Një sqarim i detyruar për luftimin në Kosh...
E diel, 11 prill 2021 - 19:40
Si përherë, edhe në 9 prillin e vitit 2021 u përkujtua me madhështi të madhe, si asnjë luftim tjetër i UÇK-së, “fitroia” e një “beteje” ...
Arsyet e bombardimit të Jugosllavisë nga N...
E premt, 09 prill 2021 - 22:49
Në përgjithësi është trajtuar nga burime të ndryshme dhe arsye të ndryshme janë theksuar, disa herë edhe kontradiktore a të kundërta mes burimev...
më shumë nga - Histori »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi