Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
MAQEDONI – SHQIPËRI
Publikuar më 12 gusht, 2014 në orën 01:24 ( ) Histori |
Rrit madhësinë e shkronjave
Qeveria tradhtare e Tiranës dhe e Kosovës, ishin të parat që njohën shtetin artificial të Maqedonisë, ekzistencën e kombit dhe të shtetit maqedon. Kjo duhet kuptuar drejtë, për këtë dredhi dhe grabitje të emrit, se do të ketë pasoja të mëdha. Vetë ekzistenca e Maqedonisë sllavo- serbo- bullgare e shikon si hala në sy kombin maqedono – shqiptar, që për mijëra vjet kanë ruajtur dhe ruajnë autoktoninë e kombit maqedon.

Ka intelektualë që shkruajnë me patriotizëm dhe atdhedashuri, sidomos në këto dy dekadat e fundit, kur drejtuesit e Tiranës, Prishtinës dhe Maqedonisë kanë shkarë dhe vazhdojnë të shkasin në favor të boshtit më reaksionarë, që është sot, serbo-ruso-grek dhe u fluturojnë disa shprehje duke marrë hov emri “maqedon” i sllavizuar dhe ne shqiptarët na quajnë ardhacakë.
Prof. Dr. Vehbi Xhemaili, Thotë: “Siç dihet, në vitin 1913, në këto troje nuk ka pasur shtet të Maqedonisë, por vetëm territore të Shqipërisë “Lindore”. Dhe me tej. “Kryengritja e vitit 1913, për shkak të përmasave të një fronti të gjerë kishte përfshirë Shqipërinë “Verilindore” me Kosovë deri në shkup”, … Me fjalët shqipëri “Lindore”, “Verilindore” dhe “Iliriada” i kanë zënë vendin emrit “Maqedoni”, emër i vjetër, tremijëvjeçar. A është kjo normale? Ndërsa fshatrat e Strugës zbulojnë pllakatën përkujtimore pas 100 vjetëve të “Kryengritjes Maqedono – shqiptare kundër okupatorit sërb”. Të kuptojmë në këtë rast, “maqedonët” janë sllavët e maqedonisë dhe këta u bashkuan me shqiptarët, gjoja luftuan kundra sërbëve. Sa gënjeshtër e hapur! A ka ndodhur ndonjëherë që sllavo maqedonët të luftojnë kundra sllavo-sërbëve? Kjo është politika sllave që gjen shtrirje te injoranta e shqiptarëve. (gaz. “Dielli” Tetor 2013 f. 33).
Z. Kim Mehmeti shkruan: “… Shqiptarët e Maqedonisë protestojnë …”. Po të shprehesh për “shqiptarët e Maqedonisë”, atëherë mund të thuash: sllavët e Maqedonisë, bullgarët e Maqedonisë, ose turqit e Maqedonisë etj., shqiptarët nuk janë të Maqedonisë, por janë vetë maqedonasit. Ndërsa Isuf Bajrami shkruan: “… Kjo ndodh vetëm në vendet me orientim sllavo-ortodoks; Serbi, Mal i Zi, Maqedoni, Greqi, në këto vende ballkanike që njihen për egërsinë dhe barbarinë e tyre”. Profesori e la të pa cilësuar emrin “Maqedoni”. Duhej theksuar: “Sllavët maqedonas”. Pra Shqiptarët nuk janë të Maqedonisë por janë vetë “maqedonët” vetë vetia e tyre. Ne nuk duhet të largojmë emrin maqedon, duke e zëvendësuar me emrin e Shqipërisë Lindore, ose “Iliriada” dhe të themi “Shqiptarët e Maqedonisë”. Kështu sllavo- maqedonëve u rritet prestigji duke e quajtur veten maqedon dhe ne na quajnë “ardhacakë”. E. Jacques, Shkruan: “… Pellazgët ishin zotër të gadishullit të Ballkanit, me qendra të fuqishme në Mikenë, Spartë dhe Athinë. (Flasim pas 1400 vjetëve të ardhjes së ardhacakëve semito-egjiptianët, të quajtur “grekë” pas vitit 1830. (Nga R. Angeli “Enigma”, f. 182).

Studimi na çon te qytetërimi i njohur i Mikenës. Popullsia që u vendos në Maqedoni, Epir dhe Iliri, ishte pikërisht nga kjo kryeqendër pellazge. Pellazgët mendohet të kenë ardhur në pjesën e poshtme të Ballkanit, në vitet 1900 para Krishtit. Maqedonia është shpallur mbretëri nga viti 815 p.e.s. Herodoti e quajti themeluesin e saj Perdika, nga Argosi, pellazg. (f. (97). Dy autorë, që janë marrë me pellazgjishten, si Myzafer Korkuti dhe Seit Mancaku, këta janë kthyer në ajatollahë, thotë Doktor M. Arefi dhe e anashkalojnë emrin Pellazg duke folur për Ilirët dhe paraIlirët. Ndërsa Prof. dr. Lutfulla Peza shkruan: “veprat që lidhin gjuhën e lashtë pellazge me gjuhën shqipe (nuk janë pakë) as analizohen, as kundërshtohen dhe as pranohen”. Emil Lafe. “Gazeta Shqiptare”, 20-7-2014).
Ne jemi autoktonë me popullsi, me tokë, me gjuhë, me flamur, me histori dhe me doke e zakone, ashtu siç është ruajtur vendi dhe gjuha për gjatë tri perandorive 2000 vjeçare edhe sot pas 100 vjetëve të pavarësisë. Jemi pasardhës të pellazgeve të tre shteteve Epir, Iliri dhe Maqedoni.
Në vitin 1991 u hodhën dy firma tradhtare nga Ramiz Alia, e para në favor të grekut e dyta në favor të sllavo-serbëve. Në të parën iu hap dera kolonelit të asfalisë greke që zuri kolltukun e kryepeshkopit dhe njëkohësisht të guvernatorit në Shqipëri. Ndërsa firma e dytë tregon se qeveria shqiptare njohu ekzistencën e kombit dhe të shtetit “maqedon”. Pas “shkëputjes së saj nga ish Jugosllavia titiste. Qeveria e Shqipërisë dhe e Kosovës tradhtuan kombin maqedon duke aprovuar emrin Maqedon të sllavo-serbeve ardhacakë në shek VII. Pra, ishin të parët që e njohën këtë qeveri serbo-sllave me emrin e grabitur “Maqedoni”. Është folur dhe shkruar shumë për veprimtarinë e komisarit Janullatos, që dëshiron ta ktheje shtetin tonë në një shtet Helen, po kështu dhe Maqedoninë në një shtet sllavo-serbo- bullgarë. Por e ka gabim, se sa më shumë grekët e shtojnë urrejtjen dhe revanin kundra shqiptarëve, aq më tepër i afrohen greminës së tyre. Çështja shqiptare është ndërkombëtarizuar dhe lista për Shqipërinë Natyrale, shumë shpejt do të kërkojë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, shqyrtimi i ligjshmërisë së Konferencës së Londrës 1913, në mënyrë koloniale copëtoi në pesë pjesë kombin shqiptar. Shteti sllavo-maqedon po tërbohet si Milosheviçi, që i vuri zjarrin Kosovës, dhe këta po vrasin fëmijët e tyre për të akuzuar dhe dënuar shqiptarët. Ky është thjeshtë një montim politik, tej shëmtirës që arrijnë të bëhen si qeni i tërbuar që ha kokën e vet. Po kështu greku, Çamërinë e quan “inekzistecë” dhe Shqipërinë e Jugut po e kthen në një varr, gati për t’i vënë dërrasën përsipër, duke kërkuar zmadhimin e territorit për minoritetin grek. Se ortodoksit shqiptar ai i konsideron grekë dhe tenton të kaloj kufirin nga rrjedhja e Vjosës, në atë të Shkumbinit e më tej, për “Megaliidenë”.

Mësoni ju, fqinjët Veri dhe Jugë: Ne Shqiptarët kemi kaluar tri Perandori dymijëvjeçare dhe ja ku jemi, me gjuhën, me tokën, me flamurin, me historinë, me doket dhe zakonet shqiptare. Shumë po tërbohen sllavo-grekë për të kapërdirë këtë kockë të fortë, por u bë ajo se serbët nuk mendonin që Kosova me luftën e UÇK-se dhe me forcat e NATOS do të merrte pavarësinë. Kështu pas Kosovës i vjen radha Çamërisë, do të deklarohen, miq se lidhen interesat në favorin tonë, që të ndihmojnë UÇÇ dhe Greqia të kthehet te kufiri i vitit 1830, në jugë të Epirit, të Thesalisë dhe në veri të Eubesë. (shiko hartën, Enciklopedia Amerikane, volumi 13, f. 377).
Pak histori për ardhacakët sllavë: Rreth 30 vjet më parë, erdhi në Tiranë profesori maqedon, Hristo Andonov Poljanski, i cili mbajti në Universitetin e Tiranës në Fakultetin e Historisë, një ligjëratë mbi marrëdhëniet shqiptaro-maqedone. Ai e nisi ligjëratën afërsisht me këto fjalë: Marrëdhëniet maqedone-shqiptare kanë rrënjë të lashta në histori. Ato fillojnë, tha ai, që në kohën e Aleksandrit të Madh... I nderuari profesor i Shkupit kujtoi se me këtë lashtësi që ai na atribuoi ne, shqiptarët e Shqipërisë së sotme duhej të krenoheshim, sepse duke na trajtuar si fqinjë të lashtë, nuk ishim ardhacakë, por banorë të viseve tona, të paktën që në kohën e Aleksandërit të Madh. Në të vërtetë, gjithë auditori u step, kur e dëgjoi këtë profesor të nxirrte nga goja xhevahirin e padëgjuar se maqedonët e sotshëm ishin stërnipër të Lekës së Madh. Ca më tepër, auditori u çudit, kur profesor Poljanski, tha se Heroi Kombëtar i shqiptarëve, Skënderbeu, nuk ishte shqiptar, por maqedon, sidomos kur shtoi se në ushtrinë që ai udhëhoqi në luftë kundër Perandorisë Osmane, bënin pjesë kryesisht luftëtarë maqedonë dhe pak shqiptarë. Ne e përmbajtëm veten, por e pyetëm: Profesor, për cilët maqedonë flisni, sepse për ne, historianët, në kohën e Aleksandërit të Madh, ju bridhnit ende stepave të Rusisë, kurse në viset e Aleksandërit të Madh ju keni ardhur dhjetë shekuj më vonë... Ai u përgjigj afërsisht në këtë mënyrë: Kam respekt, tha, për kulturën tuaj dhe për dijenitë tuaja. Por ju, ende nuk e keni mësuar historinë e vërtetë. Ne, tha ai, maqedonët, me të vërtetë kemi ardhur shekuj më vonë, por përderisa u vendosëm në trojet e maqedonëve të lashtë, ne jemi pasardhësit e tyre, jo vetëm pasardhësit e tyre kulturorë, por edhe gjenetikë. Ne kemi të drejtë të krenohemi me Aleksandërin e Madh dhe të përdorim flamurin e tij... Të pranojmë, për një çast, i thamë, se nuk e dimë mirë historinë, prandaj u pyesim të na sqaroni, çfarë do të thoshit ju, nëse turqit osmanë, të cilët u vendosën në viset e Perandorisë Bizantine dhe patën të njëjtin kryeqytet, Stambollin, do ta quanin veten e tyre pasardhës gjenetikë të bizantinëve dhe shtetin e tyre, do ta emërtonin në bazë të kriterit tuaj, jo Perandori Osmane, por Perandori Bizantine?... Ai u step dhe deri sot nuk kemi marrë ende përgjigje.

Të adoptosh emrin e lashtë të Maqedonisë si emër kombëtar të republikës së krijuar në shekullin XX dhe të adoptosh për këtë republikë të re flamurin e Aleksandërit të Maqedonisë, ne si historianë që përpiqemi të përvetësojnë standardet e metodologjisë moderne të historiografisë, nuk mund të rrimë pa vënë në dukje se këtu kemi të bëjmë me një ndryshim të rremë, fals të identitetit kombëtar.(Menandri, Historici Graeci Minores, edidit Ludovicus Dindofias, fr.25-26).
Këta janë uzurpatorët greko-sllave të vitit 1991, qe ne i lejuam dhe i ngritëm lart... Kim Mehmeti thotë: “…reagime ndaj keqqeverisjes por edhe “banditeve” politikë të partive shqiptare”.

Rasim Bebo

Addison Çikago, gusht 2014

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 52 vizitorë
Lexuar: 1,473 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Fuqitë ushtarake të palëve ndërluftuese g...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:20
Lufta e Kosovës, paraqet ndeshjen ushtarake të qartë të demokracisë perëndimore, ku edhe ne Shqipëtarët aspirojmë më në fund të integrohemi dhe...
ENVER HOXHA TË SHPALLET KOMANDANT NDERI I U...
E premt, 16 prill 2021 - 00:41
RIBOTIM Duke u bazuar në fakte të pamohueshme sipas veprimtarisë së brezit të Enver Hoxhës dhe dokumenteve origjinale të pamohueshme origjinale n...
Skenari i rrezikshëm, për ndarjen e tokave ...
E mart, 13 prill 2021 - 22:00
Letër publike, Kolonel Dilaver Goxhajt I nderuari Shpëtim Golemi, po të drejtohem me nofkën e luftës, si Zëvendës Komandant i Shtabit të Përgji...
Një sqarim i detyruar për luftimin në Kosh...
E diel, 11 prill 2021 - 19:40
Si përherë, edhe në 9 prillin e vitit 2021 u përkujtua me madhështi të madhe, si asnjë luftim tjetër i UÇK-së, “fitroia” e një “beteje” ...
Arsyet e bombardimit të Jugosllavisë nga N...
E premt, 09 prill 2021 - 22:49
Në përgjithësi është trajtuar nga burime të ndryshme dhe arsye të ndryshme janë theksuar, disa herë edhe kontradiktore a të kundërta mes burimev...
më shumë nga - Histori »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi