Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Po mendoja...
Publikuar më 13 gusht, 2014 në orën 23:49 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Nuk mjafton vetëm vera e ngrohtë që të bënë t’i ikësh në njëfar mënyre, atij obligimi studentesk dhe sadokudo të shtysh “afatin” tënd të fillimit të studimeve. Mora librin, por ja që nuk ia fillova dot. Po dasmë të madhe po bëjnë këta miqtë e mi, kënga e hareshme nuk po ndalet, që nga mëngjesi e deri në këto orë të vona. Ç’të bëj, sot ditë e diell, as edhe të vetmen bibliotekë të qyetitit nuk mund që ta vizitoj, shkaku i fundjavës. U ula, mora pijen e preferuar të mëngjesit, çajin, ashtu i mërzitur që familjarët e mi mysafir në dheun e tyre për herë të parë, tashmë u kthyen tashmë prap për në Turqi dhe fillova prap bisedës me vetveten time, si gjithmonë me idetë “për” e “kundër”.

Po aq shumë i zhytur në qëndrime, ide e propozime, saqë në një moment u ndala, thash mos vallë e gjithë kjo katandisje shqiptare në Ballkan, po bie mbi supet e mia. Sikur unë të isha një përgjegjës për situatën aktuale dhe si një njeri me ndërgjegje, mendoja për daljen e këtij populli nga kjo baltë e futur.
Mendoja se përse nuk i vihet tatimi më i lartë i një “muzikbërësi” tallaveistik për krijimtarinë e tij dhe të motivohet e t’i ofrohen mundësi më të mëdha atij/asaj që mirret me krijim vërtetë të mirëfilltë të artit muzikor. Pse jo, kemi një folklor të pasur, një kulturë të pasur, përse nuk po zhvillohet e nuk po sforcohet kjo sferë e vërtetë indetifikuese kombëtare. Poashtu thoja përderisa shihja produkte të ndryshme të blera në shtëpi, përse nuk shoh mallëra të produktit shqiptar, apo të Kosovës, të pakta edhe ashtu në numër. Shihja televizionin tim të vjetër NAIS(prodhim i dikurshëm jugosllav), pasi që këtë të tanishmin FIRST AUSTRIA e dërguam për riparim, thoja a është e vështirë që këta të tanët të prodhojnë, shembull bie fjala aparatura të ndryshme shtëpiake. Sillje kah të sillje kokën, pyetjet simbolike vinin në pah dështimin shqiptar në rrafshin kulturoro/politiko/ekonomik.
Atë “Shqiptari” në të cilën thirremi e çirremi(sidomos klasa politike, gjatë fushatave zgjedhore), tani e hodhëm ashtu në një skaj, të palarë, të paveshur, të uritur e të sakatosur. Ajo do të vazhdojë të ngel ajo “Shqiptari” e bukur në mendjet tona, në ëndërrat tona, por e parealizushme në terrenin shqiptar ballkanas. Ajo “Shqiptari” që sapo ta përmendësh, do të të sulen si hiena me etiketime të ndryshme edhe atë prej më të ligave. Atë “Shqiptari” që aq mirë na e shfrytëzuan të tjerët dhe po na e shfrytëzojnë, e ne ngelëm nga më statikët e Gadishullit.
Kjo “Shqiptari”, ky brum i papjekur, që pjesë pjesë copëtohet, e piqet në kuzhinat e “fqinjëve” tanë dhe si e tillë, e përpunuar nga kuzhinieri, na ofrohet për ngrënie. Këtë “Shqiptari” që po luftohet nga të gjithë, si hapur, si fshehur, si në mënyrë direkte, si në mënyre indirekte.
Por, ç’dua të them vallë me këtë “Shqiptari”? Çka përfaqëson ajo, çka është në të vërtetë kjo “Shqiptari” ? “Shqiptaria” është fryma që përfaqëson shqiptarët, ashtu të “pagdhendur” përgjatë historisë sonë, si njerëz me tipare stoike, njerëz me bindje dinjitoze të pavarur që kalon pak në mendjemadhësi, trima fisnik, të fjalës dhe të besës, aty ku gruaja kishte vendin kyç dhe çmohej si e barabartë me burrin, por besa edhe kokëfortë inatçorrë e gjakënxehtë. Shumë kohë kaluan, shumë Perandori të mëdha erdhën e shkuan, shumë fryma ishin e ikën, por këtij etnikumi nuk ia ndrruan dot atë që sot po e quaj frymë “Shqiptarie”. Një frymë që shqiptarit të sotëm i duhet medoemos. Ashtu si një trup që nuk rron pa shpirtin e tij, ashtu edhe shqiptari nuk bën pa “Shqiptarinë”.
Dhe kush, pos Shqipërisë dhe shtetit gjysmak të Kosovës, më së miri do ta kultivonin këtë frymë dashurie ndaj vetes ?! Flas për një frymë që është mbi “të majtët” e “të djathtë”, “të luftës” e “të paqës”, një frymë që do t’i rimëkëmbte keto shtete tona, e do t’i mobilizonte poashtu edhe shqiptarët jashtë këtyre shteteve dhe do t’i mbante vijës së rrugës së drejtë. Flas për shtetet tona të mbërthyer me këtë petk, shtetet që lidhjet me shqiptarët jasht saj nuk i mbanë vetëm me anë të ambasadorëve me klasën politike tashmë të dështuar, por me shtresën e shoqërisë shqiptare, në vija të ndryshme ndërlidhëse. Kjo frymë që ende nuk po kultivohet nga shtetet tona, por ashtu jeton në popullin tonë, dikund më shumë e ndjerë, dikund më pak.
Por, ky “patriotizëm” patetik folklorist që në masë të madhe është prezent tek ne (shqiptar krenar për budallallëkun e shfaqur me revole në mes të dasmës, zërin në maksimum të këngëve nëpër X6, për hajninë e bërë e që nuk llogaritet hajdut pa e zënë, për prapshtitë me të cilat ndihet mirë dhe komod dhe as që lëviz gishtin për të ndryshuar gjë) e që ndoshta naiviteti ynë dhe papjekurina e përgjitshme politike, e la ashtu si është, e që nga klasa e re udhëheqëse, duhet patjetër që të ndryshoj. Them ashtu pasi që nuk kemi kohë për të humbur, them ashtu pasi që, besoj në popullin tim edhe përkundër shumë veseve, them ashtu pasi që vërtetë kemi potencial që të jemi NDOKUSHI në këtë vend. E kjo mund të arrihet, vetëm me punë, me angazhim, e me kultivimin e shqiptarizmës shqiptare, një RILIDNJE të vërtetë të shoqërisë shqiptare dhe të shteteve(TIT) shqiptaRe. Kjo mund të bëhet vetëm e vetëm me ringritjen e FAMILJEVE të shëndosha, ringritjen e sistemit arsimor, ringritjen kulturore, shkencore, ringritjen e vlerave meritokratike, e bile edhe shqiptareske.
Uroj që të jem gabim, por kjo zymtësi, errësirë, pyll i pafund, që më shfaqet para syve, më duket shumë pranë, shumë rreth meje e brenda meje. Po e mbyt shpirtin shqiptaresk të çdo shqiptari dhe po e robotizon atë, po e mbyll brenda vetes dhe po e vret atë.
Kënga ende nuk po ndalet, mendimet ende zhyten thellë e më thellë, por si thotë populli “Fikë se fikë, por ama t’paktën me muzikë”. Nuk po mendoj më, po e përmbyllë me një konstatim të dhënë nga Brailsford, në vitin 1906, për shqiptarët, që më la mbresa, ku edhe ai pa tiparet shtetformuese shqiptare, por për fat të keq të pashfrytëzuara sa duhet për qëllimet tona, e që thotë kështu:
“Shqiptarët janë të ndershëm, besnikë, njerëz që mund të mbështetesh te ta, pa frikë, që i dallon mirësjellja dhe ndjenja e pavarësisë. Sipas Brailsfordit janë të shkathët, kanë diçka agresive në krenarinë e tyre, që varion (ndryshon) nga kotësia e thjeshtë në vetëdije morale (sedër). Shqiptari e urren gënjeshtrën, dhe e mban fjalën që ka dhënë, edhe kur mund t’i sjellë ndonjë rrezik.”

Kastriot Osmani

Student i mjekësisë së përgjithshme, në Universitetin ‘Shën Kirili dhe Metodij’-Shkup.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 43 vizitorë
Lexuar: 608 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi