Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
KOMENT DHE VËSHTRIM-PËRKITAZI ME FYERJET DHE NËNÇMIMET E BËRA NGA VETON SURROI
Publikuar më 14 gusht, 2014 në orën 00:09 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
KOMENT DHE VËSHTRIM-PËRKITAZI ME FYERJET DHE NËNÇMIMET E BËRA NGA VETON SURROIT NDAJ UÇK-DHE ORVATJET E TIJ PËR TI PAJTUAR ME XHELATËT NGA BEOGRADI DISA PARTI POLITIKE NË LUGINË TË PRESHEVËS PËRMES DECETRALIZIMIT DHE EKSTRATERITORIALITETIT

I vetëshpalluri “ambasador” për ne shqiptarët në Luginë të Preshevës në “negociatat” mes shqipfolsëve dhe serbo-çetnikëve, Veton Surroi, para do kohe e kishte pasë shpikur tezën e kërkesave tona shqiptare që jemi nën kolonializmin serb, me barazinë e popullatës shqiptare të Luginës së Preshevës me serbët nga Kosova.

Sipas atij sharllatani të karierizmit politikë kosovarë “do të ishte reale dhe e mirë që praktikat më të mira rajonale për decentralizim dhe ekstrateritorialitet që do të zbatoheshin në Kosovë të zbatoheshin edhe në Luginë të Preshevës. Dhe ai karizmatik prej sharlatani duke e ngritur para do kohe çështjen e lidhshmërisë ndërmjet komunave tona me shumicë me etnos shqiptarë, ngjajshëm siç kërkohet të bëhet me komunat me shumicë serbe në Kosovë.

Ne shqiptarët e Luginës së Preshevës sipas Veton Surroi mund të konstatojmë se ai kërkoi:

1) Pranimin e rikolonizimit të Kosovës përmes krijimit të një etniteti serb, e që “decentralizimi” dhe “lidhshmëria” e komunave me shumicë serbe” i konsideronte praktika të zbatueshme, ky titist i zhollopojkave sllave dhe budalla i oborreve mbretrore europiane, nuk e dënon planin e llahatarshëm të ripushtimit hap pas hapi të Kosovës nga Serbia përmes këtij etniteti.
2) Pranimin e vazhdimësisë së pushtetit represiv serb në Luginë të Preshevës, ka arrijtur në një moment tepër të tensionuar me tendencë të acarimit të matutjeshëm të sitautës politke dhe të krizësë së theksuar ekonomike në rajon e më gjërë. Siç thoshte Enver Hoxha në raportin e tij të “Kongresit të VII-të” të PPSH-së: “Se Fuqitë e Mëdha Botërore gjithkund nëpër rajone ndezin vatra të tensionuara, pastaj kur flaka e luftës merr përmasa të mëdha, po të njejtat fuqi tentojnë që zjarrin t’a shuajnë me një të sjellur nga një tantan i madh dhe gjithçka t’a shëndrrojn në fluskë sapuni”.Kur ne shqiptarët e Luginës së Preshevës u vetëdijesuam për të drejtat tona legjitime, edhe neve këto flluska sapuni na u servuan dinakërisht, me marrveshjen e Konçulit. Ku do t’a ndalnin për një moment të caktuar luftën e drejtë dhe të pakompromis të UÇPMB-së, ashtu siç vepruan edhe me luftën e drejtë në Iliridë të UÇK-së.

Z. Surroi, edhe deklaratë e juaja, nuk është aspak dekurajuese për serbët, që të heqin dorë nga kërkesat e tyre maksimale të decentralizimit dhe eksatrateritorialitetit dhe nga pretendimet e lidhshmërisë së komunave të enklavizuara serbe. Përkundrazi,thelbi i tezës suaj është më se e kjart tentohet të krijohet përshtypja e rreme, se ne shqiptarët nga Lugina e Preshevës, mund të fitojnë diçka nga decentralizimi dhe lidhshmëria e komunave tona, duke mbetur përgjithmon me status kolonial të minoritetit në trojet tona etnike shqipare. Pastaj, edhe nga varret përsëri tmerrshëm kanë filluar të “thërrasin” dëshmorët e Kombit, bini vëllezër shkaut bini, tokat e kolonizura mos ia lini. Serbia, me sejmenët shqipëfolës përsëri kanë filluar t’a mbrehinë, thikën në farkë’ që nga mëngjezi gjerë në darkë.
Për t’na eliminuar tash, kësaj rradhe përfundimisht si qengje biologjike, neve shqiptarëve nga trojet tona etnike të Shqipërisë së Vjetër Juglindore në Preshevë dhe Bujanoc.

Popull! i Luginës së Preshevës! Armiqët, dhe servilët tanë partiakë, tentojn t’i godasin dy lepuj me të njejtin guri: Krijohet një etnitet serb në Kosovë, ndërsa nga ana tjetër Lugina e Preshevës, mbetet e kolonizuar gjë e garantuar përmes pranisë së ushtrisë dhe xhandarmerisë serbe këtu tek ne. Pastaj krijohet, krejtësisht përshtypja e rreme në popull e barazimit, të një pjese të Kosovës, tokë shqiptare, me Luginën e Preshevës, kinse tjetër tokë shqiptare, për t’i realizuar premisat e asaj që në fakt Beogradi e dëshiron sipas logjikës së tij aneksioniste- dhe shoveniste. Ky është një pazar i fëlliqur për shkëputjen e një pjese bukur të madhe të Kosovës në këmbim me Luginën e Preshevës. E kjo është e papranueshme, për popullin ton të Kosovës Lindore dhe bijtë e saj liridashës të ish-UÇPMB-së. Dhe se këta nuk do të lejonë dhe pajtohen kurra-kurrës, që as edhe një pëllëmbë tokë shqiptare të këmbehet as të mbetet nën pushtimin e kolonializmit serb dhe sllavomaqedonas.
Zotrinjë! Popullatën autoktone të kësaj ane të Dardanisë Lindore në Shqipërinë e Vjetër Vrilindore, e keni sjellë me thikë në fyt, neve nuk na ka mbetur gjë tjetër, vetëm t’a përsërisim dhe t’a raelizojm në praktikë ate apotheozën e Rilindasëve tanë mbi robërimin dhe gllabërimin e tokave të Mëmëdheut tonë e cila thoshte:

“Jo për besë nuk duam azgjë nuk,
vetëm se armë edhe ca bukë.”


Interpretimi i atij Zotriu, nuk mund të trajtohet si fantazi, mjafton vetëm t’i hidhet një sy, biografisë së tij të ndytë politike, pastaj leht mund të kuptohet se ai ka qenë dhe po mbetet përjetësisht servil i përbetuar i Beogradit si Canabeg Kryeziu (Crnogllaviqi), vedasi i tij nga Gjakova, që ishte mik i përbetuar i Krajl Aleksandrit të Beogradit. Gospodin Veton Surroi, që po tenton të na e mbushë sot mendjen me libra ndaj UÇK-së, dhe broçkullat e tij politike, për shqiptarët e Kosovës Lindore, janë gënjeshtra të paskrupëllta dhe me pasoja mjaftë të rrezikshme. Ky rrenegat, që ishte i biri i ambasadorit serbo-sllavë, është pikërisht ai i cili në cilësinë e analistit titist në vitin 1986, do të deklaronte në gazetën, “Rilindja” se “Kosovës nuk i duhej statusi i Republikës.”
Po ashtu, nga goja e këtij” shqiptari të ndershëm,” (pošteni albanac), kanë qënë edhe fjalët se ne shqiptarët e Kosovës duhet të dalim në zgjedhjet të lira serbe, përkrahë Drashkoviqit, Xhinxhiqit, Sheshelit e tjera, pra me opozitën serbe, t’a rrexojmë Sllobodan Millosheviqin dhe ai i pari doli me shkrime pas luftës ku propagandonte kundër UÇK-së. I njejtë si edhe gospodin V. Surroi ishte, edhe ish-prefekti i Kuvendid Komunal të Preshevës, gospodin Riza Halimi që pati dalë me fjalët e tija të ndyta dhe aty-shqiptare, ndaj bijve dhe ushtarëve tanë trima të UÇPMB-së, se këta bijtë e nënave shqiptare, sipas fjalëve të ish-Prefektit, na qenkan fshehur dhe strukur, prapa kaçubave dhe lisave nëpër Karadak. Po Z. ish-Prefekt i K.K. të Preshevës këta “frigacakët tanë të UÇPMB-së,” barem bre e patën guximin t’i rreknin armët për ribashkimin dhe lirinë e Kosovës Lindore e ndarë padrejtësisht gjatë vitit 1947, nga Kosova. Ama pecullanët karizmatik të politikës rajonale në Preshevë dhe Bujanoc ç’bënit atëbotë, asgjë zotrinjë, asgjë, vetëm se rrinit nëpër kabaret dhe bordelet e Pçinjski Okrugut dhe nëpër ato të Beogradit; duke pirë ujë të Savës ngrënë kastravec të Leskocit, pirë shlivovicë Shumadije dhe duke bërë petulla me ujë me vëllezërit tuaj sodomist karpatjan, dhe hiç më larg se para disa ditëve metorët tuaj në Skupshinën e Beogradit, u bënë për pesë para juve posllanikët vetë zgjedhur për Luginë të Preshevës.

Edhe këta të kualicionit, tash së fundit që i fituan zgjedhjet rajonale në Preshevë e Bujanoc, nuk po bëjnë azgjë karshi çështjes ton kombëtare e cila edhe më tej po vazhdon të mbetet nën kolonializmin dhe hegjemonizmin sebo-karpatjan. Çka është ajo më tragjikja, se partit të ashtuquajtura të dalura nga lufta e ndalën për momentin luftën e drejtë të UÇPMB-së, dhe betimi e shokëve të tyre të rëne për Shqipërinë Unike i shkelën me të dyja këmbët parimet e tyre kombëtare! Duke shkuar dhe pajtuar me xhelatët vrasës nga Beogradi, dhe këtë e bënë disa allkapon të papërgjegjshëm për përfitimet e tyre personale karieriste. Dhe se kjo po i përngjanë asaj idioms serbe e cila thote (sjaše kurta-jaše murta), apo sipas idiomës në gjuhën tonë të bukur shqipe, do të thoshte “hypë se t’vrava-zbritë se t’vrava.” Popullata e Shqipërisë së Vjetër Verilindore sot pyet dhe shpreson se votën ua dhamë filan partiashit me ymit (shpresë) se edhe ne do të jemi me Kosovën.

Edhe bashkmendimtari si ju, i udhëheqësve partiak, nga Presheva dhe Bujanoca, Veton Surroi në vitin 1998, deri sa shqiptarët po masakroheshin nëpër fshatrat dhe qytetet e Kosovës, ai dhe klika e tij, ishin ata që shkuan deri në Beograd dhe u puthën me Sllobodan Millosheviqin.
Ky Veton Surroi, gjithmon ishtë pasuruar nga djersa e popullit dhe në emër të tij, nga qarqet shoveniste ati-shqiptare, sepse nëpër forumet ndërkombtare, ai paraqiti kurdoher kompromise, në fjalimet e tija, gjithnjë denigruese dhe qëndrime antishqiptare. Në vitet e 90-ta, kur formoheshin partitë “demokratike” në Beograd, ky do ta formonte një parti e quajtur UJD-i, d.m.th (Unioni Jugosllav Demokratik). Ai e paraqiti vetën si “simbol” të rrezstencës, gjatë torturave të tmerrit që bënte rregjimi i Millosheviqit, ky pati organizuar, gjoja varrimin e dhunës, duke e mbajtur dhe shetitur një arkivol të thatë nëpër Prishtinë. E pati mashtruar një pjesë të popullatës të mjer Kosovare! Pastaj një “zbulim” tjetër të “rrezistencës” e kishte bë duke e ftuar popullin që në një orë të caktuar të mbrëmjes të fikeshin dritat për 5 minuta dhe të fillohej të rapllohej me lugë nëpër: kalanica, tenxhere, kusia, tepsia dhe nëpër teneqe tjera.

Broçkullat e tij politike, përveçse rolit të dëmshëm që patën në Rambuje, se çfar kërkonte ky, nuk mund të kuptohej, ai deklaronte se do t’a pranonte “pavarsinë e kushtëzuar”, pra pavarsinë e Kosovës me kokë nën Serbi, dhe me këmbë në Kosovë. Këtij Zotriut, hiç nuk i prishet puna dhe qejfi, nëse shqiptarët si kolektivitet do të rikolonizoheshin përsëri nga Serbia, përderisa ai mbahet si një “sheik ballkanik”(i pasur e me pozita të privilegjura), ashtu siç ka qenë në këto “vite të arta” para dhe pas ardhjes së kolonës së pestë nga Beogradi në Kosovë-UNMIKU-ut, e tash së fundi EULEX-it, duke vjellë helëm e vrerë ndaj UÇK-së, dhe komandantëve të saj trima dhe legjendarë në librin e tij “Këmbët e Gjarpërit”
Popullata e Luginës së Preshevës, duhet thellësisht të bindet dhe t’a kuptoj se ky far Veton Surroi, nuk ishte ambasador i interesave tona shqiptare nën kolonializmin serbo-sllavomaqedonas. Po të ishte i tillë do ta kishte një qasje kretësisht tjetër, popull dhe ju antarët e ndërgjeshëm të partive politik në Luginë të Preshevës, nuk duhet t’a pranoni idenë e realizimit të një statusi të ngjajshëm, minoritar, për ne shqiptarët në Luginë të Preshevës të një llojt me statusin e serbëve të Kosovës, sepse këta serbët e Kosovës janë kondominiumist në trojet tona etnike shqiptare.

Shqiptarët duhet me të drejta t’a ngrisin problematikën në instanca më të larta ndërkombëtare, çështjen e drejtë të trojeve tona të Shqipërisë së Vjetër Verilindore të Toplicës në sanxhakun e dikurshëm të Nishit dhe Kazanë e Vrajës, që u suprimuan dhe u grabitën me dhunë dhe terror, gjatë viteve 1878-1880, nga pushteti atëbotë i Millan Obrenoviqit, i cili e parapëlqente shtetin e tij një nacional serb, dhe do të propozonte atëbotë: “Sa më pak që të ketë shqiptar dhe turq në mesin tonë, aq më e madhe do të jetë merita për atdhe dhe sa më shumë shqiptarë që të shpërngulni ju, aq më i madh do të jetë suksesi për atdheun tonë-serb.
Pastaj gjatë vitit 1941, një kryeçetnik shkruante:”Do të isha shumë i lumtur, kur Kosta Peçanci do të më japë urdhër dhe se lumenjtë e Kosëvës si: Llapi, Sitnica, Ibri dhe Drini do të bartin dy muaj koka të shqptarëve, dhe se në Kosovë nuk do të mbetet, asnjë plisë për fare. Pastaj do t’i ndërtojmë kampet e pëqëndrimit, të gjithë shiftarët janë kriminel… shkruhej më 1945, për shfarosjen e shqiptarëve.

Ndërsa në planin e Millosheviqit dhe e klikës së Veton Surroit, gjatë viteve 1989-1999, për shfarosjen e popullatës shqiptare thuhej:
a) Në Kosovë toka e djegur duhet, t’i përfshijë të gjitha anët e saj.
b) Tymi i vatrave shqiptare të dëshmojë, se ato vise janë fikur përgjithmonë.
c) Kufomat e karbonizuar të shqiptarëve dhe shtëpitë e bëra shkrumb e hi të shkaktojnë trishtim vdekjeprurës.
ç) Botës t’i themi: Po i vrasim shqiptarët, se po na detyrojnë.
d) Toka e Shën Savës duhet të hakmeret, shqiptarët i pastron vetëm se thika.
dh) Kurse në Maqedoni thuhet, se për shqiptarët autokton në Ilirid duhet të digjen nëpër furrat e plinit dhe se shqiptari i mir për ta është shqiptari i vdekur.
e) Ndërsa, ushtarët grekë kërkojnë të bëjnë këmisha nga lëkurat e shqiptarëve ndërsa në vend të verës kërkojnë të pijnë gjak shqiptari.
Tash së fundi një praktikë e njejtë po na përsëritet, edhe nga pasaardhsit e rij të Millosheviqit në Luginë të Preshevës, duke i arrestuar ish-ushtarët e UÇPMB-së, pastaj prania e ushtrisë dhe xhandermërisë serbe dëshmon se qeveria e Beogradit pas protestave gjithpopullore në Luginë të Preshevës, nuk është ndërgjegjësuar aspak, që t’i rrespektojë shqiptarët, se ende punojn me metodat e vjetra. Dhe se ushtria serbe e ka ndërtuar një bazë ushtarake prej 1000 shtretërve në Borovc të Bujanocit, pastaj sipas Agjensisë së Lajmeve TANJ-ug, tanket T-80, janë dërguar në Rusi për t’i sofistikuar, Rusia për çdo ditë e furrnizon Serbinë me armë më moderne luftarake. Këtë e pati dëshmur edhe Nebojsha Çoviqi,kur pat thenë se prania e forcave policoro-ushtarake është që të mbrohet popullata serbe nga pjesa e Anamoravës.
Taktika serbe “pushto, mashtro, asimilo e sërish pushto” nga Beogradi tani krejtësisht është e qartë! Por edhe më e qartë është prononcimi i Radikalëve të Sheshelit nga zadhënsi i tyre Tomislav Nikoliqi-Grobari, se nëse do të pavarsohej Kosova ata serbët banorët të Sodomës-Serbi do t’a sulmonin Kosovën dhe do t’a futnin përsëri nën sovranitetin dhe intergritetin e tyre neokolonilist dhe hegjemonist serb!
Të kërkohet urgjentisht nga faktori i jashtëm dhe ai i mbrendshëm, që kësaj situate kolonialiste serbe t’i jepet fund në Luginë të Preshevës, se neve shqiptarëve po na kërcnohet ardhmëria jonë etnike, ne mund t’a pësojmë keq, në të njejtën mënyrë si vëllezërit tanë muhaxher, të cilët u zhvedosën barbarisht, nga ushtria serbe nga trojet e Shqipërisë së Vjetër Verilindore si nga: Toplica, Nishi, Prokupja, Kurshumlia, Leskoci dhe Vraja… etj.

Populli i nderuar, i Kosovës Lindore, lidhshmëria e decetralizimit dhe ekstrateritorialitetit, midis autorëve shqipfolës dhe kolonistëve serb është shpikur në kuzhinat e pista politike të Beogradit, të cilët majmen e pastaj vjellin vrerë titistët dhe millosheviqianët të konvertuar në demonokrat. Andaj shqiptarët, kudo që të janë, atje ku bukës i thonë bukë e ujit ujë, nëpër të gjitha hapsirat e Shqipërisë Etnike, duhen të vetëdijesohen dhe t’a ngrisin zërin e arsyes-natyrore. Ne shqiptarët gjithëmonë e kishim trua (nemur) Europën se na e kishte bërë të padrejtë në coptimin dhe gllabërimin e trojeve tona etnike shqiptare, që nga Traktati i Shën Stefanit e gjer tek Kongesi i Berlinit i 1878. Ama sot, vetë kryenegociatorët shqiptar, bijë këta të UDB-shëve dhe të kollaboracionistëve titisto-millosheviqian, që sot vet janë duke e ndarë dhe coptuar komune pas komune toritorin e Kosovës me do farë marrveshjesh të turpshme dhe mjaft të rrezikshmembi ekstrateritorialitetin dhe decentralizimin. Dhe se neve shqiptarëve ende nuk na është tharë gjaku ndër dammarët tanë që të mos kemi kurajo dhe forcë të zbresim në arenën e luftës së drejtë shqiptare sikurse Gjegj Elez-Alija,që sa herë e këkonte çëshja e vatanit zbriste në fushë të mejdanit, për t’a marë edhe një plagë më shumë. Edhe çmimi në një të ardhme do të jetë edhe më i lartë dhe shumë i dhimbshëm, për Kosovën dhe trojet etnike shqiptare të Shqipërisë së Vjetër Verilindore, të ndara edhe këto padrejtësisht.
Ndërsa ne, shqiptarët e Luginës së Preshevës, për fatin ton të hidhur nën kolonializmin dhe hegjemonizmin serb, duhet të vendosim vet me referendum gjithëpopullor në të tria komunat tona shqiptare si në: Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. E jo disa të vetshpallur ambasador të soit dhe të sorollapit- çubrilloviçijan e millosheviqian .
Në fund sa herë që të tjerit kanë vendosur për fatin tonë, ne shqiptarët gjithmon e kemi pësuar shumë keq dhe është dashur që të derdheshin lumej gjaku për të drejtat tona legjitime, edhe ate gjatë tërë historisë sonë të lavdishme, këtë jo që po e them unë si një ish i burgosur i ndëgjegjës shqiptare, por për këtë flet një det i tërë argumentesh dhe faktesh të pakontestueshme historiko diplomatike.

Reshat AVDIU

Gusht, Preshevë 2014

Autori është i burgosur politikë, njëherit edhe kryetar i “Shoqatës së Muhaxhirëve” për Kosovën Lindore me seli në Preshevë.

P.S.
Në protestën e Bujanocit e mbajtur më 01 Shkurt 2013, ndaj padrejtësive që po i bëhet popullatës autoktone shqiptare, mua dhe “Shoqatën e Muhaxhirëve”, do të na etiketonin me termin si organizatë terroriste. Se e kishim ngritur zërin e së vërtetës zërin e arsyes, ndaj diskriminim të aparteidit, që po e ushtron sot politika gjenocidiale serbe e Beogradit ndaj popullatës duar thatë në Kosovën Lindore:

SPECIMENT SECRET

Protesti albanaca u jug Srbije

Rešat Avdiu iz sela Buštranje, opština Preševo (u sredini sa pankartom u ruci), vođa takozvane terorističke organizacije “Muhadžiri Preševske Doline” na čelu protesta koji su održani u Preševo i Bujanovcu protiv politike države Srbije.
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 51 vizitorë
Lexuar: 586 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi