Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Konferenca per Media e Diaspores‏
Publikuar më 14 gusht, 2014 në orën 00:29 ( ) Lajme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Organizata Diaspora për Shqiptarët e Maqedonisë (DSHM), që udhëhiqet dhe drejtohet nga shqiptarët e Maqedonisë që jetojnë dhe veprojnë në diaspor sot në hotel “Holiday Inn” në Shkup, mbajti takim me gazetarë me rastin e 13 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit. Drejtuesit e DSHM-së kanë shprehur shqetësimin e tyre për shumë çështje poltike me të cilat ndeshen shqiptarët e Maqedonisë edhe pas 13 viteve të nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit.

“Sovraniteti i shqiptarëve të Maqedonisë është i panegociueshëm për DSHM-në. Nuk pajtohemi me asnjë imponim politikë e kalkulues me standarte të dyfishta. Praktika e deri tanishme duhet të ndalet njëher e përgjithmonë. E keqja e parë për shqiptarët e Maqedonisë vjen nga sistemi unitar i shtetit dhe sistemi i tij zgjedhor, që nuk përmbush standartet demokratike, nuk kemi një regjistrim të popullësis prej vitit 2002, i cili nuk ndryshojë asgjë nga ai i vitit 1990″, theksoi kreu i DSHM-së, Musa Lamallari (Tim Shkupi), transmeton portali ExPress.mk

Sipas tij e keqja më e madhe është vetë politika e regjimit të Gruevskit, i cili si kryeministër i shtetit, në vend të ndërtimit të shtetit multietnik, jeton me maninë nacional-shoveniste të tij për të qenë i madh po aq sa edhe Aleksandëri i Madh, duke harxhuar parat për shtatoren e tij sa pjesa e parave që ndahen për shqiptarët e Maqedonisë për një vit.

“Regjimi i Gruevskit asnjëher nuk ka demostruar vullnet të plotë për këtë proces kaq madhor që i kalon kufijtë e shqiptarëve dhe maqedonasve. Maqedonia për 24 vjet rresht ka zhvilluar një sistem unitar në favor të elitave maqedonase, kurse për këtë më së shumti ka kontribuar Ali Ahmeti që nuk e realizoi Marrëveshjen e Ohrit në vititn 2004. Ndërsa sot politika bllokuese e regjimit Gruevski-Ahmeti nuk ka gadishmëri të ndërtojë shtet multietnik, të zgjedhë ështjen e emrit etj. S’ka dyshim se diskriminimi i shqiptarëve po bëhet boshti i gjitha problemeve dhe shumë i padurushëm”, vlerësoi Lamallari.

DSHM po ashtu konsideron se sistemi gjyqësor në Maqedoni është një nga sistemet më të korruptuara në Evropë.

“Asnjë reformë demokratike nuk ka prekur sistemi gjyqësor prej pavarësis së Maqedonisë. Shumë procese gjyqësore në fund ka rezultuar si të montuara: rasti i pakistanezve, rasti Sopotit, Brodecit, ekzekutimi pa gjyq i Harun Aliut-Komandat Kushtrimit, prandaj me të drejt pyesim për rastin Monstra, ku është transparenca dhe ku janë provat dhe kespertizat, për të cilat kanë paralajmruar edhe ndërkombëtarët”, nënvizoi Musa Llamallari, kreu i DSHM-së.
/ExPress.mk

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 30 vizitorë
Lexuar: 1,051 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
URIME KOSOVE, TE PRIFTE E MBARA!
E diel, 04 prill 2021 - 20:37
.
EPOPEJA...!
E diel, 07 mars 2021 - 00:08
.
Lufta e UÇK-së bashkon tre shtete
E premt, 27 nntor 2020 - 23:25
Institucionet e shkencës dhe të kulturës në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut kanë dalë me një qëndrim të përbashkët mbi luftën e Ush...
K O M U N I K A T Ë
E premt, 20 nntor 2020 - 14:59
SHOQATA “YJET QË NUK VDESIN & OJQ “YOUTH FORUM PERSPEKTIVA” K O M U N I K A T...
Marrëveshja Kosovë-Serbi
E premt, 04 shtator 2020 - 20:59
Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar Marrëveshje ekonomike me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë në Washingt...
më shumë nga - Lajme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi