Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Monografi përplot ngjarje dhe fakte historike
Publikuar më 14 gusht, 2014 në orën 01:41 ( ) Prof. Bedri Tahiri | Histori |
Rrit madhësinë e shkronjave
Recension

I nderuari autor i librit qё sot po e pёrurojmё, z. Habib Mustafa!
Tё nderuar dashamirёs tё fjalёs sё shkruar dhe ju tё pranishёm!
Se “Historia është mësuesja e jetës”, më së miri e dëshmon monografia “Strofci gjatë historisë” e studjuesit dhe historianit Habib Mustafa. Pas një pune sistematike disavjeçare, ky punëtor i zellshëm e i palodhshëm, materialin e shumtë, të mbledhur si bleta nektarin, qoftë nëpër literaturë e publikime, qoftë nga goja e popullit, ca edhe të përjetuar vetë, arriti të na jap një vepër me vlera të shumëfishta historike- gjeografike, pedagogjike e etnografike.

Libri monografik “Strofci gjatë historisë” në vete ngërthen një mal faktesh e ngjarjesh historike, arsimore e kulturore, saqë, shikuar hollë e hollë, secili kapitull i tij mund të zgjerohet e të bëhet monografi në vete. Zatën, këtë rol ka historia, t’i paraqes ngjarjet ashtu siç janë, pa stilizime, pa zbukurime e pa stërhollime.
Sidoqoftë, monografia “Strofci gjatë historisë”, edhe pse ka shumë tituj e nëntituj dhe paraqet një mozaik të larmishëm tematik, kryesisht është konceptuar në katër kapituj:
I. Veçoritë historike,
II. Stroci gjatë historisë,
III. Arsimi në Stroc dhe
IV. Kultura materiale dhe shpirtërore


Kapitulli i parë, që mund të merret edhe si hyrje e librit, sqaron çdo gjë që ka të bëjë me Strofcin: pozitën gjeografike, popullsinë dhe migrimet, lagjet, nënlagjet dhe familjet, ekonominë, djegiet dhe shkatërrimet, klimën dhe pasuritë natyrore. Mjafton që, qysh në fillim, është dhënë versioni më i logjikshëm e më i kapshëm për vetë emrin e vendbanimit Strofc- nga Strofull-jtë, që, vërtet, janë të shumtë në këtë fshat rrezëbjeshkor.
Thelbin e librit e përbën kapitulli i dytë, Strofci gjatë historisë, emrin e të cilit e mban edhe monografia. Strofci, i gjendur ngjitur me Drenicën heroike, përherë qe në shërbim të kombit e të atdheut. Burrat e tij, me syrin në shenjestër të grykëhollave, gjithmonë qenë të gatshëm për sakrifica e heroizma. Aty bashkëjetuan harmonishëm pushka dhe lahuta, kënga dhe pavdekësia.

Autori, si njohës i mirë i ngjarjeve dhe i rrethanave historike, ka arritur suksesshëm që, në mënyrë kronologjike, të na i paraqes ato me përpikëri e saktësi të plotë. Ai e fillon me lashtësinë e tij, me Gjytetin historik, apo Kryegjytetin, siç e quan populli, për të vazhduar me Mesjetën, me periudhën osmane, me Lëvizjen Kaçake të Azem Galicës, me Luftën e Dytë Botërore dhe sidomos me Luftën e Shaban Palluzhës e të Mehmet Gradicës, me luftërat për mbrojtjen e Pazarit të Ri dhe Kolashinit, me administrimin pushtues titist 1945- 1989, me masakrën e Tivarit, me organizimet ilegale, që ishin shumë të theksuara në ketë fshat, me vrasjen e ushtarëve shqiptarë në APJ, me helmimet e nxënësve e me demonstratat, deri te lufta e lavdishme e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me komandantin legjendar, Adem Jasharin.

Pjesa më interesante e këtij kapitulli, padyshim mbetet Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Autori, Habib Mustafa, duke qenë vetë ushtar i lirisë, madje i orëve të para, me vërtetësi të plotë pasqyron organizimin, sistemimin, veprimet luftarake dhe rezistencën e UÇK- së në Strofc dhe rrethinë, pa u zgjeruar shumë në gjithë hapësirën e Brigadës 142. Strofci ka të drejtë të krenohet, ngase, fill pas përjetësimit të komandant Adem Jasharit, formoi shtabin e vet, pikërisht më 20 mars 1998, në shtëpinë e Jashar Jasharit (Komandant “DURAKU”). Ky lokalitet, si në çdo periudhë tjetër historike, edhe gjatë epokës së artë të UÇK-së, dha shumë luftëtarë e shumë të plagosur. Madje lirisë ia dha edhe shtatë dëshmorë: Enver Tahirin, Nazmi Aliun, Jashar Jasharin, Jonuz Jasharin, Hamdi Hajrizin, Xajë Jasharin dhe Musë Hajrizin.
Edhe kapitulli i tretë, Arsimi në Strofc, paraqet një arkiv të llojit të vet që do t’u shërbëjë brezave të ardhmërisë. Dorën në zemër, kjo mbase mbetet pjesa më e realizuar, që lirisht mund të merret si një monografi për shkollën “Liria” të Strofcit.
Historia e kësaj vatre të rrezeve të diturisë, është sa e dhimbshme aq edhe krenare. Fillet i ka të hershme, që nga viti 1947, kur nis në odën e Hetem Aliut e deri në çlirimin e vendit, kur shndërrohet në vatër të rezistencës kombëtare. Kështu, mësimdhënës dhe nxënës, të bërë tok, u vunë në ballë të lëvizjeve çlirimtare.
Kryepersonazh është vetë autori, Habib Mustafa, që me penë e pushkë bëri çmos për vendin, andaj edhe përshkrimi i ngjarjeve del bindës, i saktë dhe real. Statistikat, fotot, regjistrat e nxënësve nëpër vite e gjenerata, listat e mësimdhënësve e të drejtorëve, diferencimet e dënimet, burgosjet e maltretimet, regjistri i intelektualëve të Strocit etj, janë dëshmi që vërtetojnë përkushtimin e pashoq të kolektivit të kësaj shkolle në rrugën e ndritshme të atdhedashurisë. Nga kjo vatër dolën shumë luftëtarë, shumë të plagosur dhe edhe shumë dëshmorë, që me gjakun e tyre sollën Ditën e Bardhë-LIRINË.

Derisa kapitujtë paraprakë kapnin anën edukativo- arsimore e luftarake të strofcasëve, kapitulli i fundit, Kultura materiale dhe shpirtërore, kap anën shpirtërore, materiale e etnopsikologjike të tyre, që paraqet një vlerë të veçantë e të çmuar për etnografinë tonë në përgjithësi.
Autori, me një zell të shtuar e me një interesim kureshtari, ia ka dalë mbanë, duke na dhënë shumë gjera të kulturës sonë, të cilat ka zënë t’i mbulojë pluhuri i kohës harrestare. Kështu, duke i përmendur: lojërat e ndryshme popullore, toponiminë e patroniminë, mjekësinë, bestytnitë dhe besimet fetare, frezeologjizmat e thëniet e ndryshme, urimet e mallkimet, festat pagane e fetare, muzikologjinë, me laryshinë e saj mahnitëse, njësitë matëse e arkitekturën e një stili të lakmueshëm, autori ia shton vlerat librit, duke e radhitur në mesin e atyre që e kanë vendin në çdo shtëpi e në secilën bibliotekë.

Pamje nga pёrurimi nё Vushtrri



























Që libri të bëhet më i vlershëm e më shkencor, autori ka shfrytëzuar burime dhe literaturë të pasur (deklarata, gazeta e publikime të ndryshme), të cilat flasin për një studim serioz e profesional.
Duke përfunduar, autorit i dëshirojmë shëndet të mirë e suksese të mëtejme në të gjithë lëmenjtë e jetës, ndërkaq librit jetëgjatësi e mishërim me lexuesit.

Vushtrri, 1 gusht 2014

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Bedri Tahiri
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 52 vizitorë
Lexuar: 876 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Fuqitë ushtarake të palëve ndërluftuese g...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:20
Lufta e Kosovës, paraqet ndeshjen ushtarake të qartë të demokracisë perëndimore, ku edhe ne Shqipëtarët aspirojmë më në fund të integrohemi dhe...
ENVER HOXHA TË SHPALLET KOMANDANT NDERI I U...
E premt, 16 prill 2021 - 00:41
RIBOTIM Duke u bazuar në fakte të pamohueshme sipas veprimtarisë së brezit të Enver Hoxhës dhe dokumenteve origjinale të pamohueshme origjinale n...
Skenari i rrezikshëm, për ndarjen e tokave ...
E mart, 13 prill 2021 - 22:00
Letër publike, Kolonel Dilaver Goxhajt I nderuari Shpëtim Golemi, po të drejtohem me nofkën e luftës, si Zëvendës Komandant i Shtabit të Përgji...
Një sqarim i detyruar për luftimin në Kosh...
E diel, 11 prill 2021 - 19:40
Si përherë, edhe në 9 prillin e vitit 2021 u përkujtua me madhështi të madhe, si asnjë luftim tjetër i UÇK-së, “fitroia” e një “beteje” ...
Arsyet e bombardimit të Jugosllavisë nga N...
E premt, 09 prill 2021 - 22:49
Në përgjithësi është trajtuar nga burime të ndryshme dhe arsye të ndryshme janë theksuar, disa herë edhe kontradiktore a të kundërta mes burimev...
më shumë nga - Histori »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi