Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
ZHGUNI I BRAKTISUR I DON SHANIT
Publikuar më 15 gusht, 2014 në orën 23:10 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
(Pragu i urrejtjes)

Cili shqiptar i kulturuar nuk shqetësohet për zhvillimet e fundme në Kosovë? I natyrshëm, e, madje, krejtësisht qytetar do të duhej të ishte dhe shqetësimi i prijësit të Kryeipeshkvisë së Kosovës. Ai ka gjithë të drejtën e botës për këtë.
Fjala duhet të përçojë dashuri në komunitet, thotë Shkrimi i shenjtë, por a ndoqi kësaj here fjala e Don Shan Zefit frymën e tij?

Në një kontribut jashtëkishtar ai (së paku prej tij e pashë) do të shpërndante këtyre ditëve, autorialisht e triumfshëm, një video me pretendimin të ketë zbuluar, si thuhet, “rrenat e Shefqet Krasniqit” për mostakim me një luftëtar a desperados kosovar në fushëvdekjet e Sirisë. Mbase gjahu i tij nuk ka shkuar huq. Fundja, kjo mbetet për tu parë. Po a duhej kaq ngulitshëm të impenjohej në vorbën që, siç ndahen punët rregullësisht në demokraci, është çështje e guvernës dhe shtetit laik?
Mandej sërish: a duhej pikërisht ky nga pozita e një religjioni tjetër, tashmë të krishterë, të bëhej pjesë anëmbajtëse, e paftuar dhe, poaq, nguctare e përplasjes së elementëve të hazarduar islamë me Institucionin të Rendit që ndjek problemin sipas detyrimit kushtetues?
Kurrësesi! Etika vetore, laiciteti i Republikës së re dhe përgjegjshmëria për fatet kolektive në këta mote të mëdhenj, po kjenë të përvetësuara njerëzisht e kishërisht, do ta mbanin larg tyre. Por, jo! “Me gojë bekojnë, veç në zemrat e tyre ata mallkojnë” – lexoj tek Ps. 62,5 dhe i tillë, shtinjak, do më ngjante për një çast (dhashtë Zoti të hutuar e kalimtar), Doni i nderuar, që sikur kishte zënë një pusi të vjetër e të mezipritshme...

Ndaj, nëse kleri mysliman, një fragment i tij, qortohet si promotor i radikalizmit të huaj dëmprurës – aherë a nuk fqinjëron hasmërisht ndërhyrja e afshtë dhe disi gëzimligë e Kryeipeshkvit, me një radikalizëm tjetër, të cilin historia e kujton, shpesh, barbar e të pashpirt? Madje me vetë pragshkeljen turbulluese të urrejtjes së hidhët konfesionale mes vëllezërish në Kosovë?
Manteli (ndoshta?) i shpërdorur e zijosh i Shefqetit, nuk e justifikon në asnjë masë e mënyrë, braktisjen e zhgunit a pelerinës së larme të Don Shanit!
E keqja kërkon truall, por atë nuk duhet t’ia japë askush!

Rexhep Kasumaj

Berlin, gusht 2014

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 43 vizitorë
Lexuar: 485 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi