Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
KARRABISHTI I UJD-it (9)
Publikuar më 15 gusht, 2014 në orën 23:15 ( ) Tafil Duraku | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
MISIONI QË KISHTE MARRË NGA RRAHMAN MORINA

Pushtetarët “shqiptarë” të trojeve të pushtuara e të copëtuara shqiptare, qëndronin në pushtetin më antishqiptar të Titos, duke përndjekur, torturuar, vrarë e burgosur shqiptarët... Asaj sofre “shqiptare”, nuk po i ndahet për asnjë çmim Vetoni i murrmë i racës së Surrojve! ... Dhe, këtë e zbardhi botërisht me librin e tij pamflet politik, antishqiptar, “Këmbët e Gjarprit”.

1.
Se Vetonin e murrmë të racës së Surrojve e ka shqetësuar tej mase vrasja “te pragu i derës” së shtëpisë, e Ibush Klokoçit, që, siç gënjen Vetoni, Ibush Kllokoçi ishte “ish-punëtor i Sigurimit Shtetëror të Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës.” (Fq. 51) Po, ç‘shtet na paska qenë Krahina Socialiste Autonome e Kosovës, asokohe, kur ishte vetëm Krahinë e Fadil Hoxhës?! Po, ç‘sigurim “shtetëror” kishte, se! Këtë e di vetëm Vetoni i murrmë i racës së Surrojve të sigurimit shtetëror serbojugosllav! Këtu, dhe kudo, e, në çfarëdo konteksti, Vetoni do duhej ta thoshte të vërtetën se Ibush Kllokoçi dhe të gjithë shqiptaro-titistët UDB-asho – KOS-istë, tok me Fadil Hoxhën dhe Rexhai Surroin, ishin punëtorë të sigurimit shtetëror të Serbisë e Jugosllavisë, sepse, asokohe, KSA “KM” nuk kishte as struktura krahinore, të cilat, gjithsesi, edhe nëse ekzistonin, kontrolloheshin dyfish, prej Serbisë e Jugosllavisë, dhe, të gjitha ato, ekzistuese, ishin nën tutelën e Beogradit fashist, të cilin e ndihmonte ajo kategori “patriotike” e “shqiptare”, si Vetoni&Co. Në veçantinë e tij&Co, Vetoni i murrmë i racës së Surrojve! Karrabishti i UJD-it... Pra, shqiptaro-titistët ishin njerëz të Sigurimit shtetëror jugosllav të Krahinës Socialiste Autonome të “Kosovës dhe Metohisë”! Se, mos kanë punuar ndonjëherë për të mirë të shqiptarëve?...

Duhet thënë qartë, dhe me plot gojën, se, në sofrën e parë “politike”, “ushtarake”, “patriotike”, “ekonomike”, “financiare”, “juridike”, “kulturore”, “shkencore”, “akademike”, “arsimore”, “shëndetësore”, “sportive” etj., të KSAK, qëndronte kategoria e murrojve të surmë dhe surrojve të murrmë të racës së Vetonit të murrmë të Dinastisë laraskore të Surrojve&Co. Dhe, me ç‘mendjemadhësi e kapricllëk i ishin kapur pushtetit serbojugosllav për bishti, e, s’e lëshonin dot, ishte për çdo kritikë e ndëshkim. Të gjitha i di mirë ky popull dhe intelegjenca e tij, që Vetoni i murrmë i racës së Surrojve me shokë e shoqe “komuniste”, (pro)serbe e (pro)jugosllave, nuk mundën ta krimbin, me gjithë përpjekjet e pareshtura dhe stimulimin. Bile, që të jemi të sinqertë, Vetoni me shokë, është për ndëshkim të madh. Pushtetarët “shqiptarë” të trojeve të pushtuara e të copëtuara shqiptare, qëndronin në pushtetin më antishqiptar të Titos, duke përndjekur, torturuar, vrarë e burgosur shqiptarët, madje, edhe duke i rjepur financiarisht me avokatët e sistemit të tyre të korruptuar dhe antishqiptar, familjet e të burgosurve dhe të të përndjekurve politikë, që ishin dhe mbetën shqiptarë të palëkundur. Asaj sofre “shqiptare”, nuk po i ndahet për asnjë çmim Vetoni i murrmë i racës së Surrojve! Nuk po i ndahet për asnjë çast. Dhe, këtë e zbardhi botërisht me librin e tij pamflet politik, antishqiptar, “Këmbët e Gjarprit”.

Po, ç‘e shtyn Vetonin e murrmë të racës së Surrojve të thotë e t’i servojë gënjeshtra të tilla, të pakripë, “patriotike” e “shqiptare”, popullit dhe lexuesit shqiptar? Edhe Ibush Kllokoçi, e, edhe Veton Surroi, me të gjithë ushtrinë shqiptaro-titiste të UDB-së dhe të KOS-it, kanë qenë dhe kanë mbetur spiunë të sigurimit “kosovaro-kosovarist” të Serbisë e Jugosllavisë, prandaj, e shajnë luftën e UÇK-së dhe UÇK-në, i shajnë veteranët dhe luftëtarët e asaj lufte titanike, e shajnë edhe Drejtorin e Drejtorisë Politike të UÇK-së, sepse, fajet i ka Drejtori i DP dhe SHP i UÇK-së. Se, ndryshe do fliste e do sillej Vetoni i murrmë i racës së Surrojve, tash. Madje, ajo që çuditë mëse shumti është fakti se Vetoni me shokë i shajnë edhe komandantët, të cilëve, vetë u kanë dhënë ofiqe, grada dhe pasuri!... E, pastaj, i testojnë dhe provokojnë në emisionet e televizioneve të tyre, Rubikon, Zona e Debatit, Debat etj., me qëllim kompromitimi e përçmimi të skajshëm të luftës dhe luftëtarëve të saj shqiptarëm, pa i ftuar kurrë ata që duhet dhe ata që dinë çka duan e çka flasin.

Po, ç‘është ajo e zezë që e shtyn të ziun Veton të murrmë të racës së Surrojve, të thotë e t’i servojë gënjeshtra të tilla “patriotike” e “shqiptare”, popullit dhe lexuesit shqiptar? Mos po mendoka, Vetoni i murrmë i racës së Dinastisë së Surrojve, se katundarët pa shkollë fillore në “fshatin” e tyre hëngërkan bar!?!... Jo, biri i shkinës Serbi e Jugosllavi, jo! Jo, UJD-isto, Jo! Jo, o karrabisht, jo! S’ka faj kush që ti je mësuar të karrabishtohesh me UJD-in. Në kullat e katundeve tona shqiptare është ruajtur e kultivuar shqiptaria! Dhe, vetëm atje ku kështjellat shekullore iliro-shqiptare u shndërruan dhe u ruajtën në kulla, ku u ruajt e kultivua çdo traditë shekullore shqiptare, që prej këngëve të djepit, të mortit, të gëzimit, hidhërimit e të zisë… gjurmët e të cilave donte t’i zhdukte përgjithmonë e përfundimisht komunizmi jugosllav e shqiptaro-titist në krye me Fadil Hoxhën dhe baxhanakun e tij, Rexhai Surroin&Co!... E dimë mirë edhe kohën e ndalimit të çiftelive e të folklorit shqiptar! Kohën…

Shihet qartë, se gara e rrëfimit heretik e hermetik vetonsurroist kalon “garën e heshtjes”! Ja një nga to, citojmë: “Ja një: Ibrahim Rugova ka mundur të jetë më 1991 komandant i përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës. Në një mbledhje diskrete, në shtëpinë e Fehmi Aganit (ndoshta, edhe në takimin Rugova-Millosheviç, vër. ime, T. D., sepse, është diskrete), udhëheqja e atëhershme (ku bëja pjesë edhe unë /V. S./) përcaktoi përbërjen e Qeverisë në ekzil.” (Fq. 52) Ka mundur t’i ketë edhe halla koçet, por, kjo nuk ka ndodhur kurrë, ose, mund të ndodhë vetëm kur bën shelgu rrush! Kjo, sepse nuk ia lejonte misioni që kishte marrë nga Rrahman Morina! Pra, ajo që ka mundur të ndodhë në përrallat mesjetare, e takojmë edhe në shënimet heretike e hermetike të Vetonit të murrmë të racës së Surrojve, i cili brengoset egërsisht, pse “Ibrahim Rugova nuk u bë komandant, sepse, nuk u respektua kodi i heshtjes.

Në vend të tij, u bë Azem Syla, njeriu i strukturave të heshtjes. (Fq. 52)

Dhe, vazhdon: “Për më tepër, për çka nevojitet i tërë arsyetimi ideologjik, i Enver Hoxhës, për të shpjeguar një proces pavarësimi për Kosovën, kur tashmë është shembur Muri i Berlinit dhe kur lëvizja e simbolizuar me Ibrahim Rugovën po merr përkrahje prej Amerikës?” (Fq. 53)

Edhe këto, sikurse i gjithë libri bizaro-pamfletist “Këmbët e Gjarprit”, janë gënjeshtra heretike të nxjerra prej shënimeve hermetike të Vetonit të murrmë të racës së Dinastisë së Surrojve (pro)titistë e (pro)jugosllavë. E, këtu, duam t’i themi se arsyetimi ideologjik i Enver Hoxhës dhe luftës së UÇK-së qe arsyetim logjik bashkimi kombëtar, siç u bë dhe betimi i UÇK-së. Tjetra e vërtetë e madhe është se Ibrahim Rugova dhe rruga e tij, si dhe e Vetonit të murrmë të racës së Surrojve&Co, ishte rruga me këmbë përpjetë, e zgjedhur prej tyre, fisit të Rugovëve e të Surrojve, e cila kurrë nuk e ka pasë përkrahjen e SHBA-ve dhe të NATO-s, pos ndonjë aleati të tyre proserb e projugosllav atje. Këtë e dëshmojnë edhe autorë tjerë, shqiptarë e të huaj, në librat e tyre për luftën, si Ylli Polovina, Dilaver Goxhai, etj.

(Vijon)

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Tafil Duraku
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 55 vizitorë
Lexuar: 773 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi