Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Rru pa rru qysh ka qëllu
Publikuar më 18 gusht, 2014 në orën 01:18 ( ) Agim Vuniqi | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Doli në treg loja më e re kompjuterike “Counter-Strike – Kosova Freedom”, si dhuratë ekskluzive për ata që kanë mbetur pa u rru, mundësisht te kene sa me shumë lesh-leshatukë, pranohet ta kenë shllungë...

Ky vit duket do te jetë akoma i nxehtë në Kosovë, se është e drejtë kjo prognozë dëshmojë Broja. Edhe pse mbetën të paçelura fishekzjarrët e pavarësisë, dhanë një mesazh të qartë se ky vit i festave të shumëfishta në ardhje i ka lënë të mangët në kënaqësi qytetarët e Kosovës; në pamundësi të këmbejnë dhuratat me ndërkombëtarët, të cilët premtonin se do t’i përmbushin parashikimet me ngulitjen e flamurit të Bashkim-vellazerimit modern, atë të marrëveshjes serbo-shqiptare, e miratuar nga Kuvendi, mu aty përballë kalit të trembur, që aq bukur e shalonte kalorësi i nderit, princi, dhe fisniku i familjes mbretërore të Kastriotëve, Skënderbeu.

Premtimi shumë inkurajues se do të përmbushet ëndrra e qytetarëve shumicë të Kosovës (shqiptarëve dhe të tjerëve 95%) i vizave të bardha për të daurl jashtë, se kane mbetur brenda kapcë, edhe kete vit do te mbetet e parealizuar, ashtu si kodi i valltareve të klubeve të natës ( që është një ndër bizneset më rentabile në Kosovën e pasluftës-bile me pas me diçka të mburremi), “ta kallëzon por s’ta jep”. Gënjeshtra e madhe vendore-ndërkombëtare e vitit, vizat e bardha, është harruar atë që do ta mbajnë mend qytetarët shumicë të Kosovës eshte krjimi i Gjykates speciale, e cila është dhuratë akoma e paçelur. Në mungesë të rekuizitave festive, qytetarët kanë filluar të nxehen bile me parodi, politikanët realizuan të drejtën demokratike, të manifestojnë shkathtësitë luftarake në “full kontakt”, shfrynë kolegjialisht mllefin demokratik, dhe ua bënë të mundur policëve të Kosoves të përfundojnë me sukses trajnimin në seminarin e përbashkët të mbrojtjes civile “në mbrojtje të demokracisë së stupcit”, që tuboi “kremin” e pushtetit ekzekutiv të Kosovës dhe policët politikisht të pa uniformuar. Seminari-kuvend i dedikohej respektimit të drejtave dhe lirive të njeriut te qallmaxhinjëve të parruar, në temën “e drejta për t’u mbledhur dhe protestuar për stagnimin e punës së kuvendit”, brenda, ngase kjo e drejtë themelore është ba moll sherri në mes të subjekteve politike. Thënë shkurt e shqip ishte seminar shumë i suksesshëm, u bënë testime të rëndësishme të cilësisë së leshit, duka ua ngjitur tiketën “1244-pritni edhe disa vjet”, shkon, do t’ju rruajnë në t’thatë se jeni ba ibret . Kësaj radhe u bë vetëm një lëshim i pavërejtur nga bërësit e politikës së madhe, nuk u bë kalkulimi i menjëhershëm i dëmeve shtetërore, se ato trupore ishin të pakrahasueshme në krahasim me ato të sfilatës paqësore të leshatukëve, poshtë e lart, do te mbahen brenda për urnek, për këtë nder të madhë politiko-policor-qeveritar, të organizuar nga uniformat me maska”, që na riktheyen 15 vjet mbrapa, as kafshë, as njeri, i tubojë simpatizuesit qeveritarë, edhe presidenten e vendit në safin e parë, se ishin lodhur deri me tash pa ba gjë, iu ka kaluar në monotoni marrja e parave të taksapaguesve belesh gjë gëje, bile tash u nxenë duke i dhëne zaval valles afrikane…, kane konstatuar se të rinjë janë “trushpërlarë”, poqëse drogohen e therren bytheve është civilizim, të gjitha falltoret do të bëhen shtëpi publike e bastore, se nuk po ka vende të mjaftueshme, kesaj here kanë vendosur të qethin kolektivisht, por edhe të rruajnë, bëne u ule cucë vaj halli, e pate nuk të pyet kush nga i ke dajët, te gjitha i kanë hedije nga qeveria, është premtim i Thacit III gjatë fushatës zgjedhore, dhe fitojë, por ia lanë në gabzherë, nuk po dinë ata leshatukët ç’është demokracia e stupcit, qytetarët nuk kanë ditur se ka aq shumë specialistë, po duken efektet e lojës domino, pa punuar asnjë punë trajnimi u bënë ministër e shkuan lart deri në kryeministër, pa ditur si duken librezat e punës, ia dhanë vetes, luftuan për to..

Në krejt këtë amulli politiko-demokratike, duket se policët e rinjë, i kanë kuptuar bukur detyrat e bërjes së shtetit, se është kështu u bindën më së miri “trefertalët”, çka me ba bre zotërinjë ka qëlluar shtofi mangu, e kane vjedhë qeveritarët, nuk mbet me u qepë gjë tamam, askush mbi ligjin e qeverisë së lazdruar, e cila duhet t’i nënshtruan kontrollit rutinor të detektorit-jo të rrenave (edhe pse është dashur që moti t’i shohin rezultatet e ngritje-zbritjeve të diagramit, të shënuara nga gjilpëra shumë sensitive që shpreh emocionet e përnjëhershme, që finalizohen nga rezultati - flet drejtë apo gënjen), por të atij të rekuizitave të metalta, të palejuara. U egërsuan ministrat se kishin harruar ç’do të thotë të jesh qytetarë i rëndomtë në Kosovë, vërtet është vështirë këtë ta kuptojnë ngase fusnin duart në xhepin e thellë të buxhetit të konsoliduar të Kosovës, sa herë t’u tekej, dhe përkundeshin nga ninullat e gjokseve të fryrë të këngëtareve të estradës muzikore, duke shijuar lezetin e “eurove” të tatimpaguesve të Kosovës. Bile-bile, “hasretxhinjtë” thanë me mburrje “kemi armë per eksport” (fjalën e kishte për policët e rinj, të cilët zbatonin procedurën normale të sigurisë, si në çdo shtet demokratik). Prishtina tregoi se askush nuk është i paprekshëm, rru pa rru qysh ka qëllu, dhe se askush nuk duhet të kursehet nga ligji (ashtu thonë qeveritarët), edhe pse qeveritarët ishin të implikuar në kontrabandë te deputetëve, duke arsyetuar plotësisht instalimin e detektorëve për të cilën gjë kishte vërejtje, të shara, dhe ofshame nga zyrtarët me kravate “guxhe”. Si duket lojërat kompjuterike-animacioni filmik “Counter Strike” – “Condition Zero” ka sfiduar politikanët konstitucionalistë të eksperimentojnë lojën e re në Prishtine “Counter Strike” – “Kosova Freedom”, para se ta zbulojnë publikisht marren. Rivalët e regjisorëve demokrat, policët e vërtetë nuk u treguan lojtarë kooperativë, ata nuk ishin lojtarë të sinqertë, ngase më tepër pëlqenin aksionin “live” prandaj konfiskuan granata artilerie si dhe granata antitank me dhe pa fragmente të kalibrit 75 mm; armë automatike (mitraloz) të kalibrit 7.62 PKT ; një top pa dridhje të kalibrit 75 mm; granata dore së bashku me mbajtëse të armatimit (gjoksore); sasi te uniformave ushtarake trefërtaleshe; disa maska kundër helmit; mija fishekë të kalibrave të ndryshëm etj. Ky arsenal i armatimit “filmik” akoma nuk iu prezantua opinionit “filmdashës” nga studiot private të ish pallatit te shtypit, qëllimisht, për t’iu shmangur pagesës së marketingut në televizion dhe gazeta, kështu bile kursehet dhe reklamohet falas. Ministrat u treguan shumë “xhentëlmenë” duke ua huazuar furgonët (kombi) rivalëve në uniformë si dhuratë reprezentative të bashkëpunimit të ndërsjellët të aktorëve politiko-civil-ushtarak dhe të atyre të uniformuar, me rastin e festave të ardhjes se pakos, Gjykata speciale, duke mbetur dikush pa rrue edhe nga ata vetë, meqë ata kanë vendosur ta kalojnë zgjedhjet të ngujuar ne kolltuqe të buta duke lobuar politikisht te të burgosurit si elektorat stabil në zgjedhjet e ardhshme, gjykatësit ndërkombetarë veq sa nuk kanë arritur...

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Agim Vuniqi
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 43 vizitorë
Lexuar: 746 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi