Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
KARRABISHTI I UJD-it (10)
Publikuar më 18 gusht, 2014 në orën 01:22 ( ) Tafil Duraku | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
ULËRININ, DHE ULËRIJNË, UJQËRISHT

Apo, nuk është kjo edhe një dëshmi tjetër, shtesë, se Serbia i ruajti dhe i ruan ata për ditë të sotit dhe për të nesërmen “patriotike” e “shqiptare”, që shkojnë aq larg, si Vetoni i murrmë i racës së i Dinastisë së Surrojve, sa ta mohojnë edhe ekzistencën e UÇK-së dhe ta quajnë atë krejt paturpësisht inekzistente, siç po e “vlerëson” dhe quan në librin e tij bizar, pamfletist, “Këmbët e Gjarprit”, “opinionisti” dhe “shkrimtari” i njohur “shqiptar”, Vetoni i murrmë i sojit të laraskave të Dinastisë së Surrojve!

IX.
Ç‘perspektivë tjetër “diturore” pret njeriu shqiptar prej një gjarpri me kokë “njeriu” si ajo e Vetonit të murrmë të racës së laraskave të Surrojve, pos perspektivës së “bashkim-vëllazërimit” (si rasti i Sinishës e Ilirit…, fq. 150-180), me shkie, si Vetoni dhe Sinisha!...

Kapitull më vete është kapitulli i tretë (III.). Shënimet heretike shënojnë me vaje, kujë e lotë krokodili shpalljen e “Pavarësisë së Kosovës”, më 2 korrik 1990. Këtu, duhet thënë me shkronja të mëdha, se, pikërisht në atë “Kuvend” mashtroheshin shqiptarët nga shqiptaro-titistët fadilhoxhistë&Co, sepse, shpallja e “mëvetësisë” nga delegatët e atëhershëm bëhej sipas “kodit të heshtjes”, për pavarësi nga Shqipëria, që, në fakt, ishte ide dhe projekt i tjerrur mirë në Beograd dhe zbatohej nga argatët vetonsurroistë të Beogradit, në Prishtinë, e, që, binte ndesh me vullnetin e popullit dhe të intelegjencës shqiptare, binte ndesh me Luftën e Drenicës e të tribunëve të saj shqiptarë, Shaban Palluzha e Mehmet Gradica, binte ndesh me luftën e të gjithë brezave shqiptarë, me luftën për bashkim kombëtar, të cilin bashkim e kishte luftuar Fadil Hoxha&Co. Prandaj, në Kuvendin e Kaçanikut, që asokohe e mbështetën shqiptarët, nga dëshira për ta shporrur Serbinë e Jugosllavinë nga trojet e pushtuara shqiptare, sepse, mendonin se po ndërron diçka thelbësore, dhe, nuk ndërroi asgjë! Fatkeqësisht, në atë “Kuvend” janë rrënjët e përçarjes së shqiptarëve dhe të ricopëtimit të Shqipërisë, sipas pikëpamjeve serbojugosllave të LDK-së së Ibrahim Rugovës, me në krye “patriotët shqiptarë” të laraskërisë shqiptaro-titiste, dhe, që aty nisë përçarja dhe përdhosja e luftës së lavdishme të veteranëve e luftëtarëve të Shqipërisë-SHQIPËRI dhe krijohen bazat themelore për shkeljen e Betimit të UÇK-së. Që, siç po shihet, po i vihet kulmi ngapak edhe me shënimet heretike të sharjeve publike në kurriz të UÇK-së, të cilat po i bën shqiptaro-titisti Veton Surroi, pinjolli i Jugosllavisë, i cili, me një libër tjetër “historik” lëvdoi kryetrimin e tradhtisë shqiptare, baxhanakun e babait të tij, Fadil Hoxhën!... Apo, s’është kjo djallëzi me kokë gjarpri?!...

Nga shënimet heretike të Vetonit të murrmë të racës së Surrojve, dalin edhe tablo interesante, sikurse në fq. 65, citojmë: “Si u gjet ai që akuzoi të gjithë të tjerët se po e shkelnin gjakun e dëshmorëve dhe që i nëmi me mallkimin më të madh se ‘fëmijët tuaj do të mësojnë anglisht’ në një grup që nuk guxonte ta shikonte në sy ambasadoren amerikane, kur duhej thënë “po”? Apo, “jo”, varësisht çfarë ishte përgjigja e duhur.” (Fq. 65) Përsëritja e herezisë së fjalëve ‘fëmijët tuaj do të mësojnë anglisht’ tregon mëse miri karakterin “shqiptar” të Vetonit të murrmë të racës së Surrojve&Co, që edhe sot më shumë e do serbishten, se shqipen. E, për shqiptarët, është krejt njësoj, si të flasin serbisht, si turqisht, si anglisht, gjuhë të nënës nuk e kanë asnjërën!...

Dhe, vazhdon pastaj: “Hashim Thaçi, i quajtur Gjarpri, u mësua, në mars të vitit 1999 se diçka nuk ishte në rregull, se diçka do të shkonte shumë keq në karrierën e tij, në momentin kur pasi nënshkroi Kompromisin që do të na çonte në nënshkrim Marrëveshjeje, dhe me këtë në çlirim të Kosovës, e thirra bashkëpunëtorin më të ngushtë në Konferencë, Blerim Shalën (Hëm!..., T. D.), që ta pinim nga një gotë verë. Të relaksuar me një epilog pozitiv të një ngjarjeje që rrezikonte të ishte negative dhe dramatike për ne, na u bashkua edhe Thaçi. Në kremte e sipër kaloi afër nesh, duke shkuar për në zyrën e Delegacionit amerikan, Madelaine Albright, u ndal, më përqafoi mua, pastaj Blerimin (gjithesi, me porosi të Serbisë e Jugosllavisë, vër, ime, T. D.) dhe kur e pa Hashim Thaçin, i quajturi Gjarpri, ktheu shpinën, refuzoi t’ia jepte dorën (sigurisht, me shenjat që ia kanë dhënë Vetoni e Blerimi, vër. ime, T. D.) dhe vazhdoi në drejtimin ku ishte nisur.” (Fq. 65).

Shtrohet pyetja: Çfarë zbardhë, në të vërtetë, ky pasus? Zbardhë, në fakt, dorëzat e delegacionit “shqiptar” që atje kishin vajtur për t’ia futur thikën prapa krahëve UÇK-së dhe realitetin e hidhur që u fshehet shqiptarëve, “kosovaro”-serbo-ndërkombëtarisht. Dhe, kjo situatë e sjellë në shënimet heretike të hereziut Veton të bën të kuptosh se Madelaine Albright, sipas rekomandimeve të Beogradit (sepse, ajo njihte serbishtën mirë!..., vër. ime, T. D.) ka marrë instruksione se kë duhej ta përqafonte e admironte, e, kë ta përbuzte (po t’i dëgjonte “shqiptarët” atje, me në krye Ibrahim Rugovën, Veton Surroin, Blerim Shalën, Rexhep Qosjen, Bajram Kosumin etj, vër. ime, T. D.), e, kë ta përbuzte, me kthim shpine!... Po shihet qartë se futja e thikës pas shpine UÇK-së i paska pas relaksuar pa masë Vetonin e murrmë të racës së Surrojve dhe Blerimin me shalë rugove në shpinë, për çka paskan ngritur edhe dolli!...

Këtu, duhet shikuar realitetin në sy! Për ta kuptuar saktësisht se sipas porosive të kujt ia kthente shpinën popullit shqiptar të Kosovës së trepushtuar shqiptare, Amerika!?! Përgjigjja është: Sipas shqiptaro-titistëve të rinj e petullave me ujë titistë si Veton Surroi, Blerim Shala, Rexhep Qosja, Bajram Kosumi etj., politikat antishqiptare të të cilëve shqiptaro-titistë tallën me përbuzjen më ekstreme dhe sollën luftën e lavdishme të UÇK-së dhe të popullit shqiptar në këtë derexhe, në këtë lloj përçmimi e përbaltjeje vendore-ndërkombëtare.

Një pasus tjetër interesant, kur vriten 56 jasharët në luftë frontale me serbët pushtues e gjakatarë, sipas shënimeve heretike të Vetonit të murrmë të Surrojve, thuhet: “Për një Kosovë, e cila, gjithashtu, nuk ishte në dijeni se ç‘rrugë kishte marrë vendi, vrasja e familjes Jashari tregonte se rrugëtimi paqësor kishte përfunduar tashmë dhe se ndëshkimi për këtë do të ishte kolektiv se do të vriteshin edhe ata që nuk kanë armë dhe ata që nuk kanë mendim politik, siç ishte rasti i fëmijëve të familjes Jashari. Mjaftonte të ishin shqiptarë.” (Fq. 68). Këtu, duhet ta themi qartë se fëmijët e Jasharëve kanë pasur mendim politik shqiptar dhe atë mendim politik e shqiptar e ka mishëruar te ta Plaku i Shqipërisë, Shaban Jashari. Nuk ka faj Vetoni pse nuk di dhe nuk ka pasur mendim politik e shqiptar kurrë, as ai as familja e tij.

(Vijon...)

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Tafil Duraku
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 53 vizitorë
Lexuar: 642 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi