Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Njё thesar i pasur me vlera kombёtare
Publikuar më 18 gusht, 2014 në orën 22:32 ( ) Prof. Bedri Tahiri | Kulturë |
Rrit madhësinë e shkronjave
Recension

I nderuari kryetar i Shoqatёs sё Shkrimtarёve dhe Artistёve Shqiptarё “Papa Klementi XI Albani” nё Suedi, z. Hysen Ibrahimi!
Tё respektuar mёrgimtarё qё kёto ditё begatuat vendlindjen Tuaj, Kosovёn, ekonomikisht, shpirtёrisht e emocionalisht!
Tё nderuar tё pranishёm, qytetarё, krijues, adhurues tё fjalёs sё shkruar e dashamirёs tё kёtyre vlerave kombёtare, qё qyteti i lashtё i Vicianёs e ka traditё tё kahershme!

Sot po ndjehem i nderuar dhe i priveligjuar qё po ligjёroj para mёrgimtarёve tanё, tё cilёt si ambasadorёt mё tё mirё, me punёn dhe veprat e tyre, na bёjnё krenarё para gjithё botёs. Mërgata shqiptare, si gjithmonë, edhe sot, mbase mё shumё sё kurrё, po luan rol të madh në ruajtjen e identitetit tonë kombëtar në dhe të huaj. Shikuar hollё e hollё, nё mёrgim vajtёn thuajse mё tё mirёt, ata qё kёtu u bёnё halё nё sytё e shkelёsve mizorё serbё dhe tё kukudhave trutharё, tё cilёve u kishte marrё koka erё. Ajo vepron kudo në globin tokësor, ama në Suedi është e organizuar për lakmi.

Suedia si njё vend me njё kulturё tё lartё shpirtёrore dhe materiale dhe me njё shkallё tё lakmueshme tё civilizimit, pёrderisa vajtёn mёrgimtarёt tanё atje, ishte plotёsisht e dezinformuar me realitetin tonё. Mirёpo njё fjalё e urtё suedeze thotё: Kush dëshiron të këndojë, gjithmonë do ta gjejë këngën!
Dhe, kёtё maksimё e kuptuan mirё mёrgimtarёt tanё. I palodhuri z. Hysen Ibrahimi dhe kolegёt e tij veprimtarё pa u hamenden fare iu rrekёn punёs. Mё 26 nёntor 2011 u mblodhёn tok dhe formuan Shoqatёn e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”. Ajo, tashmё në Suedinë e largët, po zhvillon një aktivitet të pasur e me përmbajte dhe është një shembull i mirë se si duhet të punohet edhe për shumë asosacione të tjera të ngjashme në mërgatën shqiptare. Në kuadër të saj veprojnë e punojnë me zell të madh mbi 100 anëtarë të devotshëm që gjithnjë kanë vepruar dhe veprojnë duke i shërbyer atdheut. Anëtarët e saj, përpos të tjerash, me sukses po i realizojnë qëllimet dhe synimet e paracaktuara me anë të krijimeve e vlerave artistike, veprave letrare, publicistike dhe formave të tjera të arteve. Çelësi i suksesit të realizimit të shumë aktiviteteve është se anëtarët të gjithë së bashku janë përcaktuar shpirtërisht që të mendojë, të punojë e të veprojë vetëm e vetëm në shërbim të kombit e atdheut. Krijuesit e këtij asosacioni deri me tash i kanë të shkruara mbi 200 vepra nga gjinitë e ndryshme letrare, por kanë krijuar edhe vepra të tjera artistike që janë të përmendura në opinionin suedez.
E veҫanta e kёsaj Shoqate ёshtё se i ka vu vetes pёr obligim qё pёr ҫdo vit tё nxjerr nё dritё edhe njё libёr voluminoz tё quajtur Thesar Kombёtar. Njё titull mjaf i qёlluar e domethёnё: thes+ari= thesari.
Kjo shoqatë ka për qëllim që ta kultivojë e ruaj gjuhën dhe kulturën shqiptare në mërgim. Përmes aktiviteteve të ndryshme ajo synon që të nxis të gjithë ata që janë të prirë të merren me shkrime që ta gjejnë veten në vendin ku jetojnë dhe të veprojnë në formë të organizuar në mënyrë që të krijojnë vlera e vepra më të mira letrare, artistike dhe kombëtare. Shqiptarёt qё jetojnё nё Suedi dje kanё qenё pёrkrahёsit e tё gjitha ndihmave pёr Kosovёn e sidomos tё luftёs sё lavdishme tё UҪK-sё dhe sot paraqesin potencial tё pazёvendёsueshёm ekonomik, politik e intelektual.
Ne sot po e pёrurojmё vёllimin e tretё tё librit ”Thesar Kombëtar i Mёrgatёs Shqiptare nё Suedi 3”. Libri ngërthen në vete në mënyrë të dokumentuar aktivitetet e zhvilluara nga komuniteti shqiptar në Suedi në dobi të çështjes kombëtare. Lёnda aq e pasur dhe e larmishme, me njё pёrkushtim tё pashoq tё redaksisё sё zgjeruar, individёve e grupeve punuese, ёshtё mbarёshtruar mirё e mbarё brenda 750 faqesh, duke u konceptuar nё tetё kapituj tematik e pёrmbajtёsor.
Kapitulli i parё hapet me njё fjalё tё mrekullueshme tё urtakut Daut Demaku dёrguar mёrgimtarёve tanё dhe mbyllet me mikun tonё suedez, shkrimtarin e njohur Ulmar Kviku, i cili ka shkruar librin e shkёlqyshёm pёr shqiptarёt “Mё shumё heroizma se sa gurё”, tё cilin, vitin qё shkoi, na e solli nё shqip z. Hajdin Abazi. Edhe pёrbrenda ka recensione, komente e shkrime, qё kryesisht lidhen me pёrurimet e librave Thesar Kombёtar 1 e 2.
Nё kapitullin e dytё pёrfshihen shkrime, dokumente, informacione e projekte tё ndryshme, nёpёr pikёtakime anekёnd trojeve shqiptare: nё Strugё, nё Dibёr, nё Tetovё e madje edhe nё Bukuresht.
Kapitulli mё tёrheqёs dhe mё i brumosur me artin letrar: poezi, prozё, folklor, publicistikё, eseistikё etj, mbetet ai i treti, qё, edhe ashtu zё njё hapёsirё tё konsiderueshme nё brendinё e librit.
Kapitulli i katёrt ёshtё njё ylber i larmishёm ngjyrash, temash e stilesh letrare- publicistike- informatike, qё lexuesin e vёmendshёm e shёtisin mbi krahёt e suferinёs sa nё Strugё, sa nё Drenicё, sa nё Durrёs e sa nё Shalё tё Bajgorёs. Njё vend i merituar iu ka dhёnё doajenit tё arsimit shqip nё Suedi, autorit tё shumё veprave dhe tё fjalorit shqip- suedisht, z. Sadullah Zendelit- DAJA si dhe mёsuesit qё po ecёn drejt ardhmёrisё, z. Shpend Rukiqi.
Edhe kapitujt pesё e gjashtё paraqesin konglomerate tё shkёlqyera pёrplot ngjarje, aktivitete, shёnime e pёrkujtime, pёrurime e diskutime, botime e recensione, synime e vlera artistike si dhe portrete mёrgimtarёsh tanё shembullorё, qё shkёlqejnё e rrezatojnё mirёsi, bujari, humanitet e dituri gjithandej globit e veҫan nё trojet stёrgjyshore.
Ndёrkaq nё kapitujt e fundit, shtatё e tetё, del nё pah puna e sukseshme e grupeve punuese, sesioneve shkencore, konferencave e seminareve tё mbajtura nё Suedi e nё vende tё tjera, organizimet e tyre nё ndihmё Kosovёs etj.
Me fjalё tё tjera, libri “Thesar Kombёtar i Mёrgatёs Shqiptare nё Suedi 3” ёshtё njё kurorёzim i punёs kolosale tё mёrgatёs sonё nё Suedi dhe mё gjerё. Tё provosh ta kapёsh thelbin e saj brenda njё kumtese modeste, siҫ ёshtё kjo imja, ёshtё sikurse tё provosh ta zbrazёsh detin me lugё dore.
Andaj, pa ju lodhur mё shumё, ju sugjeroj qё, mundёsisht, librin ta keni nё shtёpi dhe, vetёm ashtu, duke e shfletuar qetё- qetё, mund ta shijoni e pёrjetoni tё tёrin, ndёrkaq kryetarit tё Shoqatёs, z. Hysen Ibrahimi dhe stafit tё tij redaktues u dёshiroj punё tё mbarё, sukses tё reja dhe pёr ҫdo vit tё na sjellin dhurata tё tilla!
Ju faleminderit pёr vёmendje!

Vushtrri, mё 13 gusht 2014

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Bedri Tahiri
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 32 vizitorë
Lexuar: 1,742 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
LEGJENDAT DHE NDIKIMI I TYRE NË JETËN SOCIO...
E enjt, 15 prill 2021 - 23:38
LEGJENDA Legjenda apo gojëdhëna është një tekst apo rrëfyes që tregohet në formë gojore nga populli. Zakonisht këto gojëdhëna, i kushtihen p...
NDËRMJETËSIME LETRARE
E mart, 13 prill 2021 - 22:06
Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S...
Lavdi jetës dhe veprës së Enver Shqiptarit...
E hn, 12 prill 2021 - 18:46
.
Mjerimi i shkrimtarit në shërbim të polit...
E shtun, 10 prill 2021 - 18:39
(Gorki dhe Kadarea) Nuk është për t’u habitur që nuk kanë qenë të paktë njerëzit e letrave që i kanë shërbyer politikës dhe diktaturës. ...
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër...
E premt, 09 prill 2021 - 00:54
Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më...
më shumë nga - Kulturë »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi