Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Kosova në shamatë
Publikuar më 20 gusht, 2014 në orën 00:36 ( ) Bekim Rexhepi | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
“Askush tjetër në botë, përveç të Egërve, fshatarëve dhe njerëzve të provincës, nuk i studiojnë punët e tyre aq thellë, në të gjitha aspektet; prandaj, kur ata arrijnë nga e Menduara tek e Bëra, gjërat janë të kryera.”

H. DE BALZAC

Dita që përsëritët në çdo muaj për marrjen e ndihmës sociale në të holla për shumicën e njerëzve të lodhur shqiptare është një akt në vete, e që duhet të jetë i rëndësishëm dhe mjaftë i ndërgjegjshëm për të gjithë, e në rend të parë për matësit e standardit të jetesës në vend.

Ne e kemi bërë shtetin! Dhe mbase duam dhe shpresojmë qe shteti një ditë do të na ndihmoj në organizimi shoqëror! Është obligim i gjithë elitës intelektuale, e veçmas asaj politike që të kodifikohet rreth organizimit shtetëror, ky në fakt është edhe kuptimi më thelbësor i domosdoshmërisë se ekzistencës së shtetit. Por ne, akoma s’kemi matës të vërtetë të standardit të jetesës, dhe kjo shihet nga mos efikasiteti i politikë që t'i qaset më thellë dhe në favor të përmasimit të tij.

E tërë ekonomia jonë që prej pas luftës e këtej është shndërruar në një uzinë reliktesh, dhe s’ke se si të mos ndjesh keqardhje për këtë realitet në vend, përpos shqetësimeve verbale dhe të retorikës ditore, ne nuk kemi ofruar me shumë. Se ato uzina, dhe ato madje që ishin disi në këmbë, u privatizuan për hiç çmim. Nuk u punësua kush, madje as aty ku më se shumti mbahej shpresa tek ajo pjesa e lodhur e shoqërisë nuk ndryshoj asgjë. Dhe ky lloj privatizim i ndodhur në Kosovë nuk solli ndryshime në ekonomi tonë sepse nuk u kuptua fare tendenca e vërtetë se çfarë mund të privatizohet dhe çfarë nuk duhet të privatizohet.

Megjithëse këtu tek privatizimi, duhet thënë edhe këtë se është shtuar edhe borxhi i jashtëm (vendor) i shtetit dhe borxhi i brendshëm i qytetarëve nëpër banka. Është shtuar edhe shtresimi brenda shoqërisë sepse mungon niveli i larjes se borxhit me kohë dhe për kohë. Nuk zhvillohet shpresa dhe besimi për ndryshime reale të standardit të jetesës, por rritet asketizmi në nivele të shoqërisë.

Mediumet për çdo ditë raportojnë për të vrarë, për shkak të biznesit të paligjshëm, për shkak të trafikimit, për shkak të korrupsionit dhe elementëve të tjerë denigruese në shoqëri. Janë shtuar sëmundjet dhe secili nivel i shtresës në shoqëri dëshiron të ikë – të largohet nga vendi (atdheu) i tij, për të emigruar në ndonjë vend tjetër, me qëllim që të mund të jetoi atje më mirë se sa që ofron vendi i tyre.

Partitë tona politike nuk kanë sjellë aktivitete angazhuese për qytetaret e vet, qe ata të mund ti përgjigjeshin pozitivisht të mirës për dhe në shtet, duke e përmirësuar imazhin e vendit karshi atyre standardeve integruese me vendet e zhvilluara. Partitë tona politike me programet e tyre nuk kanë hapur punë, nuk kanë hapur fabrika të reja, por i kanë shitur edhe ato qe me pak ndihmë shtetërore mund të mëkëmbshin serish dhe mbase mund të krijonin vende të reja pune, mund të kthenin një jetë më të gjallë për qytetaret dhe jo qe qytetaret të sjellin deri ne atë pikë, kur të shikojnë vendin e tyre të pa shpresë dhe me iluzione prej qytetaresh pasivë.

Është e qartë se kur mungojnë fabrikat, do e mos mungon puna dhe shkrifët jeta e gjallë e një kombi. Të rinjtë duke e parë të përditshmen e tyre monotone, shndërrohen paturpshëm në një oviskë pasive. Nga kjo gjendje shtohen potencialet e rrezikut mbi mirat në shtet sepse anarkizmi politik rrokullisë me shpejtësi marramendëse, cilindrat më të lehtë të atyre prapështive tona qe na shfaqen në kohë të pakohë.

Shamata dhe papërgjegjësia, kanë kapërcyer të gjithë kufijtë, duket se janë prishur edhe rregullat e jetesës dhe të paqes së përbashkët, konstatimi më vështirë se mund të mbeten akoma vlera dhe kapital brenda një shtetit dhe një kombi me një gjendje të tillë.

E për dritëshme, e me gjithë jehonë ka alarmua e keqja, agresiviteti i të papunëve, i axhamive në këtë shoqëri qe mbet pa elitë të përgjegjshme janë sy e vesh për botën. Jeta pasive, pa punësimi i lartë ka shtrënguar njerëzit të gjinden si do, e do e keqja. Të rinjtë dhe jo vetëm, kanë gjetur strehë në devijime të mëdha si; në korrupsion, në drogë, në prostitucion, në krimnalizim, në shamata fetare e, të tjera, e të tjera.

Shamata fetare është devijimi më i madh shoqëror

Ç’ është Shamatë? - si shpjegohet kjo fjalë në F.E.SH: - Zhurmë e madhe nga të thirrurat e dy a më shumë vetave, që grinden a që zihen ndërmjet tyre, potere; grindje a zënkë ndërmjet dy a më shumë vetave, që thërrasin e bërtasin duke bërë zhurmë të madhe. Shamatë e madhe. Bën shamatë. Krisi (plasi) shamata. Hyri në shamatë.

Qe prej pas luftës shamata fetare është shtuar jo vetëm në vakëfe e në xhami, por nga këto qendra të shamatës, viteve të fundit kemi pasur rekrutime njerëzish, po nga buxheti i mbledhur i vakëfeve dhe i xhamive. Njerëz të mjerë, veçmas të papunët, dhe shumë e më shumë asketikët po gjejnë rrugë për ikje, madje atje, ku munden dhe si munden.

Ne rastin tonë këto ikje janë drejtuar edhe nga lindja edhe në ato vende ku perspektiva nuk mund të shihet edhe për kohë të tjera, si për shembull në Siri dhe në Irak.
Nëse ikjet tona kah perëndimi para luftës na sollën disa ndërtime dhe na rehabilituan deri diku kombëtarisht, këto ikjet e pas luftës kah lindja, mbase kanë për qëllim që të na rruajnë edhe më në thellësi të lëkurës për antikomtarizëm. Kësaj pune me ne duket se as zoti vet, nuk i banë çare!...

Ikjet në Siri dhe në Irak nuk janë të njëjta si në Gjermani, Zvicër, Francë e edhe më larg në Amerikë!. Në Siri dhe në Irak, mund të fitohen para, por jo me vrasje të qëllimshme dhe më fëmijë të pafajshëm dhe të mjerë. Ikjet e shqiptarëve në Siri dhe në Irak nën siglën e krimit, nuk do ta rehabilitojnë atdheun tonë kurrë. Sigla e krimit në Siri dhe në Irak është zëri më kobzi që i vije shqiptarëve nga vet ta. E dhimbshme për ta thënë, por më e dhimbshme për të mos e pranuar si të tillë. Çfarëdo parash të fituara nga shqiptaret në Siri dhe në Irak, e nën siglën e krimit, nuk kanë me sjellë të mira, veçse kanë me e nxi fytyrën tonë kudo.

Në ketë rast shamata fetare është identike me ideologjinë e Hitler-it, për të pushtuar të gjithë të tjerët edhe me krim. Në Kosovë, kjo shamatë është udhëhequr nga persona shumë kundër me kulturën dhe vlerat e shqiptarëve të ndërthura me shekuj. Gati të gjithë Imamët aktual nëpër xhami kanë kontribuar në këtë shamatë, e cila po e dëmton jashtëzakonisht Kosovën.

Nuk janë të panjohur shamatxhinjtë tanë edhe pse demokracia e brishtë e jona duket se tej mase i toleron shamatat qe e dëmton shtetin dhe komb në vlera dhe kode kulturore. Dëmet e kësaj shamate shihen, sepse po rrezikojnë stabilitetin dhe çdo siguri brenda një sistemi të përbashkët vlerash e paqe. Mbi këtë sistem vlerash e paqe nuk mund të tolerohet asnjë shamatë me tendenca kriminale, ajo duhet dënuar për hire të vlerave dhe paqes së qëndrueshme në vend.

Shamata kriminale ka akterët e saj, të retorikës dhe të aksionit. Iraku dhe Siria vende të linçuara nga stabiliteti dhe paqja, janë shndërruar në poligone krimesh dhe luftimesh ideologjike, me kuptimin shkurtpamës se ka vdekur bota tjetër. Edhe Hitler-i kishte këtë vetëbesim ne forcë dhe ne ushtaret e tij, por nuk i zgjati përgjithnjë krimi, vendi i tij u pushtua dhe akoma administrohet nga bota tjetër, sepse kishte menduar e kuptuar me shkurtpamësi se kishte vdekur bota tjetër.

Shteti monstruoz islamik duhet të luftohet sepse çfarëdo krijese mbi krimin është kobzi për te ardhmen e secilit.
Kosova duhet ta shuaj me forcë shamatën dhe ti latoi deri në fund shamatëxhit e krimit.

18-09-2014

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Bekim Rexhepi
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 43 vizitorë
Lexuar: 513 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi