Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
KARRABISHTI I UJD-it (11)
Publikuar më 20 gusht, 2014 në orën 00:39 ( ) Tafil Duraku | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Po, kur vriteshin të gjithë shqiptarët, pa përjashtim moshe e gjinie, atëherë, për ç‘”shqiptarë” bëhet fjalë, kur ishin në pyetje Dr. Ibrahim Rugova, Fehmi Agani, Rexhep Qosja, Veton Surroi, Blerim Shala dhe petulla të tjera më ujë titist të Ibrahim Rugovës, si dhe disa të “burgosur politikë shqiptarë”, të cilët vepronin “kundër” Serbisë e Jugosllavisë dhe as i kemi parë ndonjëherë t’i ndiqte, t’i torturonte a persekutonte e vriste ushtria e policia pushtuese serbe e Jugosllave, edhe pse punonin legalisht për “shqiptarët” si vet. Apo, nuk është kjo edhe një dëshmi tjetër, shtesë, se Serbia i ruajti dhe i ruan ata për ditë të sotit dhe për të nesërmen “patriotike” e “shqiptare”, që shkojnë aq larg, si Vetoni i murrmë i racës së Dinastisë së Surrojve, sa ta mohojnë edhe ekzistencën e UÇK-së dhe ta quajnë atë krejt paturpësisht inekzistente, siç po e “vlerëson” dhe quan në librin e tij bizar, pamfletist, “Këmbët e Gjarprit”, “opinionisti” dhe “shkrimtari” i njohur “shqiptar”, Vetoni i murrmë i sojit të laraskave të racës së Dinastisë së Surrojve!...

Po, a e pa dhe a po e sheh kush se ku do të shkojë Vendi (Shqipëria), me kokat e Veton Surroit, Blerim Shalës e shqiptaro-titistëve të tjerë, të kamufluar prej “komunistëve” në “demokratë” dhe kategorisë së tyre të të “burgosurve politikë shqiptarë”, bashkëpunëtorëve të Mahmut Bakallit, Mahmut Çakallit e Mahmut Avdallit “shqiptar”?!...

Këtu, na rikujtohet edhe një herë dhe na vjen në ndihmë për të parë qartë, thënia enciklopedike e shkrimtarit tonë të njohur, Nebil Duraku, sepse, ajo është shenjtëria e vetë shqiptarëve: “Ik, ore, se janë disa të krisur që orvaten të na bindin se edhe ujqit i ruajnë qengjat!...

Ulërinin, dhe ulërijnë, ujqërisht: Unë jam i biri i ujkut, unë i ruaj qengjat mëse miri! Mua dhe lukunisë tonë ujqërore shqiptaro-titiste na është dhënë e besuar e drejta ekskluzive që t’i ruajmë qengjat tanë shqiptarë, të cilët do t’i hamë, siç i kemi hëngër vazhdimisht, bashkërisht me serbët e jugosllavët, për një shekull e tepër! Dhe, në këtë kryekrisni njëkahëshe, nuk befason më asgjë, asnjë fjalë, asnjë konstrukt fjalie a shprehjeje, me çfarëdo morfosintakse, që bindë më dikë për ujqërinë e pangopshme të komunistëve “shqiptarë” të Titos dhe për birin e ri të tij, Vetonin e murrmë të racës së Dinastisë së Surrojve&Co.

Dyshohet me bazë se “autori” e ka përkthyer pamfletin e “tij” politik, që, për dy ditë, përjetoi tri botime(Bah!), tregon dhe fjalia e mëposhte: “Dje, kjo figurë me përsëritjen religjioze “komandant legjendar”, pastaj duhet të ndërtojë një narrativë, jo aq për veten, sa për të tjerët, për ata që quhen bashkëluftëtarë, apo bashkëthemeluesit e tij.” (Fq. 69) Kjo është gjithçka tjetër, por, mendim shqiptar dhe gjuhë shqipe, jo - kurrën e kurrës. Ka bashkëluftëtarë të tij, siç ka edhe bashkëthemelues të ushtrisë së tij, por, jo edhe “bashkëthemeluesit e tij”(Sic!).

Kujt orvatet t’i shesë politikë e broçkulla Vetoni i murrmë i Dinastisë së racës së Surrojve? Eu, gjyshi im mendjendritur, Haxhi Dani-Duraku, t’u preftë shpirti në paqe, në dheun tënd e timin të Shqipërisë-SHQIPËRI! Me urti të paparë, thoshe: “As lopa mos t’i faltë vjetat e kështuzëm!”(Sic!)…

E, Vetoni i murrmë i racës së Surrojve, prapë, thotë: “Por, kjo garë e heshtur u manifestua më së shumti me Aeroportin e Prishtinës. Në vazhdën e traditës (Charles de Gaulle në Paris, Ronald Ragan në Washington, George Bush International në Houston, Franz Josef Strauss në Munich) lehtë mund të pritej që Aeroporti i Prishtinës të emërohej me atë që ishte, në formë të pakontestueshme, presidenti i parë i Kosovës së lirë, Ibrahim Rugova.” (Fq. 71) Po, a e sheh Vetoni i surmë i Dinastisë së Murrojve të Titos, se, pikërisht, me politikën “patriotike” e “shqiptare” të Ibrahim Rugovës&Co, Kosova e pushtuar shqiptare u trepushtua në formën më klasike të pushtimit, serbo-“kosovaro”-ndërkombëtarisht. Ibrahim Rugova&Co, për gjendjen e sotme të Kosovës së pushtuar shqiptare dhe popullit shqiptar në vatrat e veta shekullore, Gjeoautoktone, duhet të shpërblehet nga Serbia e nga Jugosllavia dhe jo nga populli shqiptar dhe Shqipëria Etnike!...

Duhet ta ketë parasysh dhe shumë të qartë Vetoni i murrmë i races së Dinasitsë së Surrojve, se emrat dhe emërtimet me emrat më të pështirë të “shqiptarëve” si Ibrahim Rugova, Fadil Hoxha, Rexhai Surroi&Co të tjera “patriotike” e “shqiptare” nuk i durojnë dot as tualetet publike! Pikërisht, për punët e tyre “patriotike” e “shqiptare” që kanë kryer në shërbim të Jugosllavisë e Serbisë!...

Dhe, për të qenë çudia më e madhe, ja si e përshkruan garën në shënimet e tij heretike, Vetoni i surmë i racës së Murrojve të Titos, citojmë: “Por në garën e miteve, Hashim Thaçi, i quajtur Gjarpri, në mbledhjen e Qeverisë së tij vendosi që Aeroporti të emërohej Adem Jashari, dhe që imazhi i parë i atyre që hynë në Kosovë të jetë një fytyrë e cila në Kosovë identifikohet me luftë.” (Fq. 71)… Çfarë paska pritur Vetoni i murrmë i Dinastisë së Rugovëve e Aganëve, që Hashim Thaçi ta emëroj Aeroportin me emrin e sharësit publik të UÇK-së dhe sharësit e mohuesit të luftëtarëve e komandanëve të saj, me emrin që ka sharë të gjithë shqiptarët dhe Shqipërinë!?! Po, a është më mirë që Kosova e trepushtuar shqiptare, serbo-kosovaro-ndërkombëtarisht të identifikohet me fytyra të ndritura si e Adem Jasharit, apo, me figura të ndyra e të pështira si e Ibrahim Rugovës? Me emrin e ndyrë e të pështirë të Ibrahim Rugovës nuk është dashur të emërohet as “Rruga e Kombit”, sepse, po i ndot edhe gomat e makinave! Kjo për vetë faktin se Ibrahim Rugova ka udhëhequr politika me këmbë përpjetë para pushtuesve e fashistëve serbo-jugosllavë, siç udhëheq edhe Vetoni i murrmë i Dinastisë së Surrojve&Co e tij “patriotike” e “shqiptare”, sot!…

Adem Jashari, tok me familjen, kurrë nuk ka qenë me Ibrahim Rugovën as me shqiptaro-titistët, por, janë shqiptaro-titistët ata që u fërkuan për tij dhe familjes Jashari, si Fehmi Agani me disa emra të njohur të “të burgosurve politikë shqiptarë”, që duan ta kthejnë emrin e tij dhe ta keqpërdorin gjakun e dhënë për liri e Shqipëri të familjes Jashari dhe të të gjitha familjeve tjera shqiptare të radhëve të para të luftës për liri, Bashkim kombëtar dhe për Shqipëri Etnike. Këtë e dimë mirë, ne që njihemi më moti me atë familje me tëban atdhetar shabanjasharian.

Por, këtu, është për t’u thënë troç e shkoqitur, se dallojnë shumë, në ekstrem, politikat shqiptare të shqiptarëve, prej politikave “patriotike”, “kombëtare” e “shqiptare” të dinastive të njohura e të panjohura shqiptaro-titiste, fadilhoxhiste e vetonsurroiste&Co.

Lufta shqiptare e familjeve me orientim shqiptar, është përgatitur dhe ka ndodhur, është bërë dhe udhëhequr nga shqiptarët-shqiptarë, që prej mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, aty ku i prenë në fyt këlyshët e Serbisë e Jugosllavisë, Fadil Hoxha&Co, Shaban Palluzhën e Mehmet Gradicën, në Kullat e Dvoranëve, në Tëstenik të Drenicës, dhe, JO, kurrë, nga shqiptaro-titistët fadilhoxhistë e vetonsurroist&Co. Por, fatkeqësisht, e kthyen atë gjak që po vazhdon të kullojë gjak, në mullinjtë e tyre me orientim serbo-jugosllav, dinastitë e mirëorganizuara serbo-jugosllavisht, si dinasti të njohura të UDB-së e të KOS-it antishqiptar, që ia patën vënë këmbanën Ibrahim Rugovës&Co.

Kush meriton më shumë: Fytyra emblematike e Adem Jasharit, Komandantit Legjendar të UÇK-së, si simbol i Bashkimit kombëtar, apo figura e kamufluar serbo-jugosllave në emër të Ibrahim Rugovës së LDK-së, komandant i FARK-ut, si figurë përçarëse e popullit shqiptar dhe copëtimit të Shqipërisë?...
Është krejt normale të konkludohet se në pamfletin politiko-propagandistik me titull “Këmbët e Gjarprit”, modeli politik i kuçedrës me kokë Beogradi, sulmon pamëshirë “modelin politik të Gjarprit”, si simbol roje e bërieje e shtëpisë.

Sado që herë pas here reflekton, shihet se e bën për të (për)fituar poenë politikë, për të qëndruar në majat e pushtetit që e ka trashëguar nga babai dhe burri i tezës së tij, Fadil Hoxha, thënë thjesht, e bën për të qëndruar në pushtetin politik që ia ka premtuar Titoja, që, përmes vetonëve të murrmë të racës së Surrojve, po na e pi gjakun tonë shqiptar edhe sot e kësaj dite.

Shihni, ç‘pyetje hipotetike e provokuese bën: “Nëse komandanti ka qenë i rrethuar. Ku ka qenë Ushtria e tij?” (Fq. 72) Dhe, konkludon marrëzinë për ta përçarë familjen Jashari me pjesën tjetër të luftës për liri e për Shqipëri, që e kishte edhe krahun më të fortë, dhe, shtron dilemën: “Sepse, miti është ndërtuar aty jo si shenjë nderimi për Adem Jasharin, por si shenjë përdorimi të emrit të tij.” (Fq. 72) Ç‘heretikë e ç‘herezi antishqiptare kjo, e paparë deri te ky pamflet politik, deri te “Këmbët e Gjarprit”!... Këto mendime të mirëtjerrura heretike (lexo: hermetike) të Vetonit të murrmë të racës së Surrojve, zbardhin qartë mendimet e tij “patriotike” e “kombëtare”, tok me ato të prijësit të tij Ibrahim Rugova, për t’i parë të gjithë 8000 – 13 000 luftëtarët e UÇK-së dhe familjet e tyre të vrara, pushkatura e masakruara; për t’i sajuar mëpastaj, sipas matematikës së tyre kimike, sipas listave të dorëzuara enkas për ato qëllime dhe për ta krijuar numrin astronomik prej 60 000 e tepër “luftëtarëve” e “veteranëve” të UÇK-së(Sic!) Narracion mendjehollë, se jo mahi!... Heretizëm e hermetizëm i kulluar antishqiptar. Apo, nuk janë të parët shqiptaro-titistët ibrahimrugovistë e vetonsurroistë ata që po duan të (për)fitojnë në emër të Familjes Jashari?...

Dhe, për ta parë herezinë tjetër hermetike, të heretizmit e hermetizmit antishqiptar të Vetonit të murrmë të racës së Surrojve, e thotë vetë: “Por, ta shtrojmë një pyetje heretike: ndoshta e quajnë veten ushtarë, por a kishte ushtri? A ka ekzistuar ndonjëherë Ushtria Çlirimtare e Kosovës?” (Fq. 75)

Doemos, këtu, sipas rendit të gjerave, duhet t’i përgjigjemi me kundërpyetje. Po, në cilën ushtri shqiptare paska shërbyer Vetoni i murrmë i racës së Surrojve, me Ibrahim Rugovën e Rexhep Qosjen në krye? Madje, në cilën ushtri “patriotike” e “shqiptare” paskan qenë, pos në JNA-në (APJ-në) që e kanë dashur shumë, si sytë e ballit, sikurse e donin Fadil Hoxha dhe baxhanaku i tij, Rexhai Surroi, babai i Vetonit të murrmë të sojit të Surrojve. Vetoni i murrmë i racës së Surrojve shkruan, libër i thënçin, edhe për Fadil Hoxhën. Medet, për mendët e tij! Po, Fadil Hoxha ka qenë i emëruar nga Titoja, “Komandant i Shtabit Opertaiv për Kosovë e Metohi”. Detyra e atij shtabi, kryesuar nga Fadil Hoxha&Co, ka qenë likuidimi i krerëve kryesorë të Luftës Shqiptare të Drenicës për Bashkim Kombëtar, likuidimi i Shtabit të Luftës së Drenicës, me në krye Shaban Palluzhën dhe Mehmet Gradicën. Fatkeqësisht, ashtu kishte ndodhur. Fadil Hoxha mori grada e pozita nga Titoja “shqiptar” dhe krah tij edhe baxhanaku i tij, Rexhai Surroi i Dinastisë së surme të Murrojve, që, tash, në këtë kohë të pakohë “shqiptare”, i përfaqëson besnikërisht Vetoni i murrmë i racës së Surrojve të zi, vetë laraskëria e tij.

Pas vrasjes së Shaban Palluzhës e Mehmet Gradicës dhe likuidimit të Shtabit të Luftës së Drenicës, Fadil Hoxha, për pesëdhjetë vjetë rresht përndjeku e persekutoi familjet pjesëmarrëse të asaj lufte shqiptare, tok me babanë e Vetonit të murrmë të racës së Surrojve laraskuqë, Rexhain e zi. Dhe, për 50 vjetë në “liri” e “bashkim-vëllazërim” me Titon, Fadil Hoxha e Rexhai Surroi&Co persekutuan gjithë trevën e Drenicës dhe bashkëluftëtarët e Shaban Palluzhës e Mehmet Gradicës, në Drenicë e kudo tjetër. Atëherë, në shërbim të kujt paskan qenë Fadil Hoxha e Rexhai Surroi, që, sot, u thur himne pinjolli i ri i Ambasadorit të Jugosllavisë? Po, në shërbim të kujt qenka sot Vetoni i murrmë i racës së Surrojve, me pamfletin politik antishqiptar, me shënimet e tij heretike “Këmbët e Gjarprit” dhe pse e fyen kaq rëndë luftën e lavdishme të UÇK-së? Me ç‘porosi?!...

(Vijon)

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Tafil Duraku
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 53 vizitorë
Lexuar: 499 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi