Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
MËRGATA- krenaria jonё
Publikuar më 20 gusht, 2014 në orën 00:58 ( ) Prof. Bedri Tahiri | Kulturë |
Rrit madhësinë e shkronjave
(Fjalё pёrshёndetёse nё orёn letrare me mёrgimtarёt krijues, mbajtur nё Kalanё e Vushtrrisё, mё 14 gusht 2014).

Tё respektuar mёrgimtarё qё kёto ditё na begatuat ekonomikisht, shpirtёrisht e emocionalisht!
Tё nderuar tё pranishёm, qytetarё, krijues, adhurues tё fjalёs sё shkruar e dashamirёs tё kёtyre vlerave kombёtare, qё qyteti i lashtё i Vicianёs e ka traditё tё kahershme!

Drejtuesit e orёs letrare me mёrgimtarёt nё Kalanё e Vushtrrisё (Bedri Tahiri, Shpresё Rama, Sevёme Fetiqi dhe Hasan Qyqalla)
Sot, po ndjehem i nderuar dhe i priveligjuar qё po mё jepet rasti t’u drejtohem mёrgimtarёve tanё, tё cilёt si ambasadorёt mё tё mirё, me punёn dhe veprat e tyre, na bёjnё krenarё para gjithё botёs. Mërgata shqiptare, si gjithmonë, edhe sot, mbase mё shumё sё kurrё, po luan rol të madh në ruajtjen e identitetit tonë kombëtar në dhe të huaj. Shikuar hollё e hollё, nё mёrgim vajtёn thuajse mё tё mirёt, ata qё kёtu u bёnё halё nё sytё e shkelёsve mizorё serbё dhe tё kukudhave trutharё, tё cilёve u kishte marrё koka erё. Ajo vepron kudo në globin tokësor dhe pёrbёhet nga pjesёtarё tё tё gjitha hapёsirave shqiptare.

Tё nderuar mёrgimtarё! Ju, bijtё dhe bijat mё tё devotshёm tё kombit, pёrherё qёndruat afёr trungut rrёnjёthellё kombёtar. Dje, mbajtёt gjallё familjet tuaja, ndihmuat skamnorёt dhe shkollat shqipe nё Kosovё, ndihmuat UҪK-nё dhe luftёn e saj tё drejtё e ҫlirimtare, ndёrkaq sot, jeni potencial i pazёvendёsueshёm ekonomik, politik e intelektual. Ju, krahas mbjelljes sё farёs sё diturisё e kulturёs kombёtare tek brezat e ardhmёrisё, atje ku jetoni e veproni, po tregoheni edhe organizatorё tё shkёlqyer, duke themeluar shoqata, klube, asocoacione, mbarёkombёtare. Fjalёn e urtё suedeze: Kush dëshiron të këndojë, gjithmonë do ta gjejë këngën! Ju e keni kuptuar mё sё miri. Kёshtu, i palodhuri z. Hysen Ibrahimi dhe kolegёt e tij, mё 26 nёntor 2011, nё Suedi, formuan Shoqatёn e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, e cila sot numёron mbi 100 anëtarë e qё i kanë të shkruara mbi 200 vepra tё gjinive tё ndryshme letrare.
Dhe, sot, lirisht mund tё flasim pёr njё pjesё shumё tё rёndёsishme tё letёrsisё sonё kombёtare- Letёrsinё e mёrgatёs shqiptare. Kjo po dёshmohet dita- ditёs. Vitin qё shkoi, nё Koblenz tё Gjermanisё krijuesit shqiptarё nga tё gjitha shtetet e globit themeluan “Lidhjen e Krijuesve Shqiptarё nё Mёrgatё”, udhёhequr nga krijuesi Hasan Qyqalla.
Edhe Vushtrria jonё po pёrfaqёsohet dinjitetshёm nga mёrgimtarёt e saj nё tё gjitha fushat e jetёs edhe nё atё tё krijimtarisё. Kёshtu, nё kryqendrёn e Austrisё mike, nё Vjenё, vepron hiҫ pa u ndalur mёsuesi, veprimtari, studjuesi e krijuesi Hazir Mehmeti, i cili, pos tjerash ka botuar monografinё “Arsimi shqip nё Austri” dhe “Abetaren”, e cila ёshtё licencuar nga Ministria e Arsimit tё Austrisё dhe me tё po punojnё shumica e shkollave shqipe nё Mёrgatё.

Pamje nga ora letrare

Bedri Tahiri duke referuar





Remzije Zekolli, Bedri Tahiri, Sevёme Fetiei dhe Advije Maxhuni





















































Nё Gjermani kemi doajenёn e poezisё, Sevёme Fetiqin, zёdhёnёse e Lidhjes sё Kriujesve Shqiptarё nё Mёrgatё, e cila ka bёrё shumё publikime dhe ka fituar shumё ҫmime, kemi Valon Rashicёn etj.
Nё Suedi kemi Raif Mehmetin, i cili ka bёrё dy libra dhe qё dy mandate ёshtё asamblesit nё Komunёn e Nybros, kemi edhe Abdyl Ukёn me tre libra tё botuar, Fadil Shytin e palodhshёm, qё me penёn e stёrholluar pasqyron historinё dhe aktualitetin etj.
Nё Itali ёshtё Avdi Beqiri, e nё Zelandёn e Re poetja e veprimtarja Silva Tёrnava…

Hyrja e Kalasё




















Pa ju lodhur me emra (kёrkoj falje nga ata qё nuk i zura nё gojё), kёto mure tё gurta tё Kalasё sё lashtё iliro- dardane, kulla e sё cilёs atёbotё, pёrveҫ qёndresёs dhe trimёrisё, ndante edhe drejtёsinё qё nga pika e skajshme e Drenicёs e deri nё Toplicёn tonё tё paharruar, sonte me padurim po presin tё dёgjojnё frymёzimet e muzave Tuaja krijuese. Fjalёve Tuaja tё bukura, plot mall e dashuri, do t’u bashkangjitet edhe zёri i krijuesve vushtrrias jomёrgimtarё dhe e tё tjerёve qё janё tё pranishёm..
Suksese dhe mbarёsi nё jetё e nё krijimtari!

Vushtrri, mё 14 gusht 2014

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Bedri Tahiri
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 35 vizitorë
Lexuar: 2,328 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
LEGJENDAT DHE NDIKIMI I TYRE NË JETËN SOCIO...
E enjt, 15 prill 2021 - 23:38
LEGJENDA Legjenda apo gojëdhëna është një tekst apo rrëfyes që tregohet në formë gojore nga populli. Zakonisht këto gojëdhëna, i kushtihen p...
NDËRMJETËSIME LETRARE
E mart, 13 prill 2021 - 22:06
Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S...
Lavdi jetës dhe veprës së Enver Shqiptarit...
E hn, 12 prill 2021 - 18:46
.
Mjerimi i shkrimtarit në shërbim të polit...
E shtun, 10 prill 2021 - 18:39
(Gorki dhe Kadarea) Nuk është për t’u habitur që nuk kanë qenë të paktë njerëzit e letrave që i kanë shërbyer politikës dhe diktaturës. ...
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër...
E premt, 09 prill 2021 - 00:54
Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më...
më shumë nga - Kulturë »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi