Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
VV: Të respektohen shqiptarët në Mal të Zi, të lirohet Naim Prelvukaj!
Publikuar më 20 gusht, 2014 në orën 22:23 ( ) Lajme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Lëvizja VETËVENDOSJE! ka ndjekur me shqetësim arrestimin e veprimtarit të njohur Naim Prelvukaj në Mal të Zi. Naim Prelvukaj është arrestuar bazuar mbi një akuzë të mëhershme që i është ngritur si rrjedhojë e organizimit të protestave që janë zhvilluar për të kundërshtuar vendimin për ndërtim të një vendgrumbullimi mbeturinash në Komunën e Plavës, shumë afër vendbanimeve dhe burimeve të ujit. Naim Prelvukaj është veteran i UÇK-së i cili e ka vazhduar edhe me tej veprimtarinë e tij në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve në Mal të Zi. Ai është koordinator i "Këshillit për parandalimin e ndërtimit të deponisë së mbeturinave", një rrezik për ambientin dhe trashëgiminë kulturore të zonës.

Nuk është hera e parë që në Mal të Zi arrestohen veprimtarë shqiptarë që organizohen dhe ngrenë zërin për të mbrojtur të drejtat e tyre. E drejta për të protestuar dhe për të mbrojtur ambientin është një e drejtë bazike qytetare që nuk mund të shkelet. Por, në kushtet e tensionit me natyrë etnike, që vijon të mirëmbahet e të shtohet prej politikave qeverisëse të Malit të Zi, jo rrallë shqiptarëve u cenohen këto të drejta qytetare.

Lëvizja VETËVENDOSJE! kërkon prej autoriteteve të Malit të Zi lirimin e menjëhershëm të Naim Prelvukajt dhe respektimin e të drejtës së popullit shqiptar autokton në Mal të Zi për të protestuar e për të marrë vendime mbi zhvillimin e vendbanimeve të tyre.

Lëvizja VETËVENDOSJE!

20 gusht 2014

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 37 vizitorë
Lexuar: 585 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
URIME KOSOVE, TE PRIFTE E MBARA!
E diel, 04 prill 2021 - 20:37
.
EPOPEJA...!
E diel, 07 mars 2021 - 00:08
.
Lufta e UÇK-së bashkon tre shtete
E premt, 27 nntor 2020 - 23:25
Institucionet e shkencës dhe të kulturës në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut kanë dalë me një qëndrim të përbashkët mbi luftën e Ush...
K O M U N I K A T Ë
E premt, 20 nntor 2020 - 14:59
SHOQATA “YJET QË NUK VDESIN & OJQ “YOUTH FORUM PERSPEKTIVA” K O M U N I K A T...
Marrëveshja Kosovë-Serbi
E premt, 04 shtator 2020 - 20:59
Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar Marrëveshje ekonomike me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë në Washingt...
më shumë nga - Lajme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi