Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Pёrjetёsimi artistik i poetit idealist
Publikuar më 21 gusht, 2014 në orën 22:23 ( ) Prof. Bedri Tahiri | Kulturë |
Rrit madhësinë e shkronjave
Recension

(Sinan Gashi, POETI IDEALIST- Fazli Greiҫevci 1935- 1964, Prishtinё, 2014)
Qysh moti zё fill interesimi pёr hartimin e monografive pёr ata qё lёnё gjurmё nё historinё e njerёzimit. Ato bёhen pёr figura tё ndryshme e nga shkrues tё ndryshёm. Mirёpo, mё rrallё na ka rastisur tё lexojmё jetёshkrime tё hartuara e tё shkrira nё universin e njё shenjtёrie mahnitёse, ku mpleksen fuqishёm e natyrshёm kredoja e personazhit dhe e autorit. E kёsaj radhe para vetes kemi njё libёr tё tillё jetёshkrimor, njё monografi tё letrarizuar qё mёton tё sublimoj veprimtarinё atdhetare e letrare tё poetit idealist, simbolit tё Flamurit tonё kombёtar, atdhetarit Fazli Greiҫevci, i cili ngeli flakadan i pashuar i atdhedashurisё deri nё vetёflijim.

Pra, kemi njё jetёshkrim hartuar nga njё mёsues pёr njё mёsues, njё hartim skalitur me daltёn e artistit pёr njё artist e njё atdhetar sypatrembur. Ёshtё ky libri “Poeti idealist” i krijuesit tashmё tё dёshmuar me njё mal veprash, z. Sinan Gashi, tё cilin, qё nё fillim e pёrgёzojmё pёr kёtё dhuratё tё ҫmuar e me vlerё, qё unё e pagёzova Pёrjetёsimi artistik i poetit idealist.

Tё vlerёsosh njё penё, siҫ ёshtё kjo e Sinan Gashit, nuk ёshtё aspak e lehtё. Pёrkundrazi, ёshtё diҫka gati e pakapshme, ngase, ajo ёshtё e specializuar pikёrisht nё kёtё fushё, andaj edhe vёmendja jonё mё shumё do tё pёrqёndrohet nё veprёn e tij qё sot po e pёrurojmё.
Siҫ tregon vetё titulli, libri i kushtohet mёsuesit, poetit dhe atdhetarit tё madh, Fazli Greiҫevcit. Si ҫdo krijues edhe Fazli Greiҫevci ka dy biografi brilante: biografinё jetёsore dhe biografinё artistike, konstaton autori. Dhe, nisur nga kjo e gjithё lёnda, e mbarёshtruar bukur, qёndisur me njё stil tёrheqёs e tё kёndshёm, ёshtё koncesptuar nё dy pjesё kryesore:
1. Njё jetё njeriu, kaptinё e dhembshme e historisё sonё dhe
2. Krijimtaria letrare si shprehje e pёrjetimit tё rёndё emocional.

Nё pjesёn e parё, autori i zellshёm, me njё akribi fanatiku, mbledh fakte, tё dhёna, dokumente zyrtare dhe rrёfime autentike, dhe sipas njё rrjedhe tё logjikshme kronologjike, pёrshkruan me njё pasion prej kureshtari jetёn dhe veprimtarinё atdhetare tё kёtij burri tё paepur tё Drenicёs, duke filluar qё nga fёmijёria, shkollimi, formimi, punёsimi, burgimi e qёndresa heroike nё ҫelitё torturuese tё UDB-sё serbosllave.
Djaloshi entuziast, intelegjent, kureshtar, i sjellshёm, fjalёpakёt, por me njё shpirt luftarak e tё pathyeshёm, qё kur erdhi nё kёtё botё, mё 15 prill 1935, nё Sankovcin me rrёnjё lashtёsie (sot Flamuras) e deri kur dha shpirt, nga torturat shtazarake serbe nё Prishtinё, mё 17 gusht 1964, mbeti njё uragan i pashuar nё qiellin e hapёsirёs shqiptare.

Fazli Greiҫevci, edhe si fёmijё, edhe si nxёnёs, edhe si mёsues, edhe si poet, edhe si veprimtar, qe shёmbёlltyrё pёr tё gjithё. Nё formimin e tij burrёror, atdhetar e intelektual ndikuan familja, rrethi shoqёror dhe pedagogёt e dalluar tё Normales sё Prishtinёs. Kur mori ditarin nё dorё dhe doli para nxёnёsve nё Kishandrekё e nё Dobrashefc, u bё edukator me pёrmasa shenjtёrie. Sjelljet e tij prej urtaku shembullor frymёzonin suksesshёm edhe brezat e ardhmёrisё, sepse, sipas Pestalocit “Arsimtari nuk edukon dhe nuk arsimon vetёm me atё qё di, por edhe me atё ҫfarё ёshtё vetё”.
Dashuritё e tij ishin tё shumta, pёr familjen, pёr vendlindjen, pёr shkollёn, pёr historinё, por, mbi tё gjitha, si njё lajtmotiv mitik qёndronte dashuria pёr simbolin tonё kombёtar- FLAMURIN. Kёtё ndjenjё pёrpiqej ta ngjallte tek secili, nё klasё e nё oda. Shumё drenicasve ua kishte propozuar emrat pёr fёmijёt e tyre: Flamur po qe djalё e Shqipe ose Shqiponjё po qe vajzё. Madje, edhe amaneti i tij i fundit qё djalin t’ia pagёzojnё Flamur, i cili mjerisht jetoi vetёm 18 muaj, ngёrthen nё vete njё pjesё tё historisё sonё, kur kryetrimi Azem Galica, para se tё mbetej enigmё nё Shpellёn e pafund, kishte lёnё amanet emrin pёr fёmijёn e vet: Azem pёr djalё e Azemine pёr vajzё.
Vrasja e tij mizore nё zyrat e hetuesisё, nxjerr nё skenё edhe njё atdhetar intelektual, dr. Ali Sokolin nga Rahoveci, i cili, pёrkundёr kёrcёnimeve, nuk e nёnshkroi dot se mёsuesi e poeti atdhetar kishte vdekur nga sёmundja.
Lexuesi i ndjeshёm e i kujdesshёm e ka tё vёshtirё t’i bie nё fund monografisё pa iu mbushur sytё me lot. Kjo vjen ngase shkruesi i saj ka arritur tё hyjё thellё nё botёn e brendshme tё kryepersonazhit dhe duke u dyzuar mё tё, tё na jep tabllo reale tё njё odisejade rreqethёse heroike e tragjike njёherёsh. Injorimi nё heshtje stoike i gjithё atij sistemi vrasёs merr pёrmasat e njё heroizmi altruist hyjnor.
Nёse thuhet se kёnga ёshtё vaji i burrit, atёherё lirisht mund tё thuhet se edhe vargu ёshtё vaji i poetit. Kёtё filozofi jetёsore e kishte kuptuar edhe poeti atdhetar Fazli Greiҫevci, i cili, siҫ thotё jetёshkruesi hulumtues, Sinan Gashi, vargjet e para i kishte shkruar nёn dritёn e zbehtё tё llambёs sё vajgurit nё odёn e tij pёrdhese, me tё cilat pasqyronte rravgimat e jetёs hileqare, nёpёr tё cilat pёrvijohej mundimshёm atdheu i sakatosur arbёror.
Arti letrar pёr Fazliun ishte shёrim i shpirtit tё trazuar. Ai la nё dorёshkrim 237 poezi dhe 4 tregime. Kjo dёshmohet nё pjesёn e dytё tё monografisё sё Sinan Gashit, qё titullohet: Krijimtaria letrare si shprehje e pёrjetimit tё rёndё emocional. Ato janё publikuar nё tri vёllime:
1. “Kanga e maleve” (1994),
2. “Gjethet e pёrgjakuna” (1995) dhe
3. “Dallgё mallёngjimi” (2004).

Dhe, qё tё tre titujt kanё simbolikё tё veҫantё, qё reflektojnё shumёkuptimёsi.
Pa na thёnё askush, vetё emri i Fazli Greiҫevcit na ngjallё asociacion me poetin e mjerimit, Migjenin. Mirёpo, kёtё na e sforcon edhe poeti e studjuesi drenicas, Adem Gashi, kur thotё: ”Nё krijimtarinё artistike letrare tё Fazli Greiҫevcit ёshtё i pakapёrcyeshёm ndikimi i Migjenit dhe i Mjedjes, i pari do tё jetё mё tepёr i pranishёm nё motivet, temat dhe figurat e tropet, ndёrsa i dyti me strukturёn e vargut, me ritmin dhe me peizazhin”.
Megjithatё, ai mbetet poet origjinal nё letrat shqipe, ndёrkaq poezia e tij njё dёshmi unikate e njё zezone nё kapёrcyellin mё ngulfatёs tё historisё sonё.
Ndoshta, mё mirё sё tё tjerёt, vetё jetёshkruesi i tij, Sinan Gashi, konstaton: “Ai sikur dashurinё e kishte pёrpjestuar nё njё trini tё shenjtё pёr tё: Atdheu, Dashuria dhe Poezia. Pёr tё parёn e kishte dёshmuar me sakrificёn e jetёs sё tij, e cila ishte dominantja; pёr tё dytёn, vajzёn e dashur, me gjithё peripecitё e pёrjetuara fillimisht dhe, tё tretёn e kishte mendimin e zemrёs dhe tё shpirtit, poezinё si kujtesё dhe dhuratё brezave, ku rrjedhё mendimi i ndjenjёs sё kulluar, qё ajgёtohen nga dy tё parat.”
Poetёt e mёdhenj janё parashikues profetik dhe gjithmonё sikur e “lexojnё” e fatin e tyre kobtar. I tillё qe edhe poeti ynё atdhetar, Fazli Greiҫevci, i cili shkruan:

Kam lind me shkamb tё zi nё duer tё durimit,
Sa qё DIҪKAFIT gjithnjё luftё me i shpallё,
Kur po ndiej n’zemёr e shpirt vallёn e ngrohtё t’agimit,
Po rritem, po rritem edhe pse, ndoshta, s’do tё jam i gjallё!


Dhe, nё tё pёrfunduar, pёrurimi i librit “Poeti idealist” i Sinan Gashit, pikёrisht nё 50-vjetorin e vajtjes nё atё botё tё poetit e atdhetarit Fazli Greiҫevci, ёshtё njё ogur ndjellamirё pёr shoqёrinё tonё, ngase kjo dёshmon se nuk thuhet kot: Kush nderon historinё, krijon ardhmёrinё. Kryepersonazhit i dёshirojmё prehje tё qetё nё pavdekёsi, ndёrkaq autorit shёndet e suksese tё reja nё krijimtari.
Ju faleminderit pёr vёmendje!

Prishtinё, 18 gusht 2014

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Bedri Tahiri
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 33 vizitorë
Lexuar: 1,449 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
LEGJENDAT DHE NDIKIMI I TYRE NË JETËN SOCIO...
E enjt, 15 prill 2021 - 23:38
LEGJENDA Legjenda apo gojëdhëna është një tekst apo rrëfyes që tregohet në formë gojore nga populli. Zakonisht këto gojëdhëna, i kushtihen p...
NDËRMJETËSIME LETRARE
E mart, 13 prill 2021 - 22:06
Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S...
Lavdi jetës dhe veprës së Enver Shqiptarit...
E hn, 12 prill 2021 - 18:46
.
Mjerimi i shkrimtarit në shërbim të polit...
E shtun, 10 prill 2021 - 18:39
(Gorki dhe Kadarea) Nuk është për t’u habitur që nuk kanë qenë të paktë njerëzit e letrave që i kanë shërbyer politikës dhe diktaturës. ...
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër...
E premt, 09 prill 2021 - 00:54
Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më...
më shumë nga - Kulturë »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi