Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
BE NDAJ SHQIPTARËVE NDRYSHIME ME HAPA BRESHKE
Publikuar më 21 gusht, 2014 në orën 22:33 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Dita e mirë shihet në mëngjes, kurse miku i mirë në ditët e vështira. Atëherë me çfarë të drejte BE u kërkon shqiptarëve të ndarë nën katër shtete fqinje të kolonizuar, për t`iu bashkuar Evropës së pabashkuar!? Shqiptarët janë të pabashkuar të kolonizuar nën Serbi, Maqedoni, Greqi dhe Mal të zi?! Kosova dhe Shqipëria po ashtu të ndara për t`iu bashkuar Evropës, paraprakisht pa u bashkuar mes vete!? Çdo shqiptar i cili fletë, pranon dhe propagandon se shqiptar në këtë gjendje duhet t`i bashkohen Evropës, ai kryen vepër të pamirë, si shumë politika të Evropës dhe hileve të politikanëve shqiptar! Evropa ndaj shqiptarëve po përdorë skenarë të dyfishtë si gjatë shekujve XIX, XX dhe fillimin e shekullit XXI. Ndryshimet pasojnë me hapa breshke...

Shqiptarët vetëm të bashkuar unik me politikë demokratike të fqinjësisë, paqes, lirisë dhe bashkimit, mund t`i bashkohen Evropës, e cila akoma është në gjysmë të rrugës për bashkim definitiv të kombeve dhe shteteve sovrane dhe të bashkuar brenda për brenda kufijve real të pranuar ndërkombëtarisht. Ka shtete të BE-së siç është Britania dhe të tjera, të cilat kërkojnë daljen nga BE! Athua pse?!

Populli shqiptar është i ndarë, më shumë se gjysmën e territorit dhe po aq e popullsisë është e okupuar dhe shfrytëzuar nga shtetet fqinje, Greqia, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia. Kurse Kosova dhe Shqipëri dy shtete një komb, një gjuhë, një flamur një histori dhe një gjeografi, janë të ndara tash e njëqind vjet më parë!

Propaganda politike jo sall e Evropës, akoma e pabashkuar, me politika përçarëse brendapërbrenda vetë shqiptarëve, ka sjellë aq shumë huti, divergjenca dhe ndasi, sa tani ka plotë elemente shqiptarë kuislingë, pro-sllave, pro-evropianë dhe pro-grekë, sidomos pro-bashkimit evropian, të cilët me të madhe propagandojnë politikë servile, për pushtet dhe përfitime personale, klanore dhe familjare, si shumë pasha vezirë, spahi, bylykbash, bejlerë dhe jeniçerë në Perandorinë Otomane!

Shih gjatë sundimit turk në tokat shqiptare, në hierarkinë qeveritare turke, kishte 28 krye-qeveritar me origjinë shqiptare. Kurse në këto më pak se dy dekada në hierarkinë e politikës shqiptare të orientuar me propagandë dhe ndikim servilë, ndaj BE-Brukselit, kemi dhjeta fytyra udhëheqëse politike, të cilat ju shitën falë BE-Brukselit. Kinse në emër të bashkimit të popullit shqiptar në BE. Për ç`arsye një numër i konsiderueshëm historianë, kritikë, intelektualë bashkë me shumicën absolute të popullit shqiptar, në hapësirën kombëtare shqiptare në Gadishull, Diasporë dhe gjithandej rruzullit tokësor, nuk pajtohen me një politikë të tillë të huti-mashtrimit të BE-Brukselit! Politikanë shqiptarë të cilët u rreshtuan në një politikë të tillë, këtë e bënë sall për pushtet përfitues, por krejtësisht nënshtrues.

Me çfarë të drejte BE-Brukseli kërkon që shqiptarët e ndarë të mbesin nën katër shtete fqinjë të kolonizuar; nën Serbi, Maqedoni, Greqi dhe nën Malin e Zi?! Kurse Kosova dhe Shqipëria të ndara po ashtu, t`i bashkohen Evropës akoma të pa-bashkuar, pa u bashkuar as shqiptarët mes vete..!?

Mendoj se çdo propagandë e shkollarëve nën ndikimin evropian propagandues me hile dhe mashtrim për popullin e shpërndarë të përçarë dhe të hutuar nga politikanë gjithashtu të yshtur për pushtet, bëjnë punën e djajve dhe jo të kombit dhe të atdheut. Kur dihet me fakte burimore historike dhe shkencore diplomatike se Evropa vazhdon të njëjta hile gjatë sh. XIX, XX- tani dhe në fillim të sh. XXI-një!

Bisedimet dhe Marrëveshja e nënshkruar më 19 prill 2013 në Bruksel, është një fakt puro-historik, i të gjitha marrëveshjeve në dëm të shqiptarëve. Duke filluar nga Kongresi i Berlinit 1878, Konferenca e Londrës 1913, dhe e fundit, njësoi në dëm të shqiptarëve. Në dëm absolut të tokave dhe të popullsisë shqiptare, duk u shpërblyer sërish më tokat pushtuese dhe kolonizuese të hapësirës kombëtare nga fqinjët okupues! Cilido shqiptar politikan, apo individ i përkatësisë shqiptare, pajtohet me çështje të tilla d.m.th pajtohet me robërinë, ndarjen dhe përçarjen e kombit të vetë.

Evropa dhe asnjë mik i shqiptarëve, nuk ka të drejtë historike, juridike, morale as diplomatike ndërkombëtare, të kërkojë nga shqiptarët, të vazhdojë ndarja, getoja, as shfrytëzimi i mëtejmë kolonialist i fqinjëve, për mes imponimeve, mashtrimeve dhe ndikimeve jo të drejta, jo humane dhe aspak miqësore... Vazhdimi i mëtejmë i shfrytëzimit të tokave dhe popullit të shpërndarë nën katër shtete fqinje, nën Serbi, Maqedoni, Mal të Zi dhe nën Greqi, si dhe ndarjen e Kosovës nga Shqipëria, situatën vetëm sa e koklavit. Sepse, çdo ditë dëshmohet se Kosova në miniaturë, është e ngërthyer nga politika mosmirënjohëse e konflikteve për pasurim dhe pushtet, duke qenë e ndarë nga Shqipëria. E cila ka përvojë shekullore të shtet-formimit edhe pse asaj i mungojnë gjymtyrët autoktone, madje ato të Shqipërisë Natyrale. Hegjemonizmi i shteteve fqinje ndaj tërësive tjera të tokave shqiptare vazhdon me të njëjtin avaz! Falë Evropës e cila mashtron, krijon barriera dhe ndikon negativisht ndaj hapësirës kolonizuese shqiptare, qysh nga Kongresi i Berlinit!

Do theksuar edhe këtë:
Politikanët shqiptar janë peng të politikës “symbyllur të mashtrimit, të cilin e bëjnë me vetëdije dhe në mënyrë naive”. Pranimi pa kushte i politikës së imponuar, përsëritja e ngjarjeve, rrethanave dhe plagëve përçarëse-ndarëse, është histori e dhimbshme, të cilën e imponuan disa figura shqiptare në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar qoftë nga Lindja apo Perëndimi! Ata kanë emër dhe mbiemër, dy a tre t`pa “shpirt marrin në qafë” miliona tjerë pa perspektivë dhe pa ardhmëri...

Përgjegjësinë historike edhe më tutje e mbajnë politikanët me ide, mendime dhe veprime fodull, sall për pasurim, jetë dhe përjetim të kënaqësive, të cilët në historinë e veprimeve të tyre tradhtare i shpëtojnë gjykimit dhe dënimit gjithashtu historik, siç nuk ndodhë të popujt dhe shtetet me veprim juridik, demokratik dhe civilizues.

Figura të cilët tradhtuan në epokën e GJ. K. Skënderbe, si dhe gjatë Shqipërisë të E. Hoxhës, u gjunjëzuan para kanuneve, ligjit kushtetutës dhe popullit liridashës! Sepse, lirinë paqen dhe krijimin e shtetit e fituan me sakrificë dhe gjakun e derdhur të sovranit. Shteti shqiptar nëpër periudha të ndryshme historike kishte rend, sistem dhe demokraci. SHBA-të, për tradhti kombëtare, bashkëshortët shkencëtarë të njohur, Maria dhe Pjer Kiri, i dënuan me vdekje në karrigen elektrike. Pra nuk kishte pardon, përkundër kërkesave të akademive dhe akademikëve botëror, të cilët nga Senati dhe Kongresi Amerikan, kërkuan të paktën t`ua falnin jetën ose t`ua mundësonin uljen e dënimeve me vdekje! Pra, tradhtia me ose pa qëllim, ndaj kombit dhe atdheut nuk ka falje, s`ka pardon, kushdo-qoftë në pyetje.

Si përfundim mund të themi:
Evropa ndaj shqiptarëve përdorë skenarë të dyfishtë. Kjo shihet haptas dhe me argumente, në bisedimet dhe Marrëveshjen e 19 prillit të vitit 2013 me Serbinë. Rreth çështjes së veriut, gjykatës së atjeshme, mos ndjekjen e krimit dhe kriminalitetit të komplotistëve serbë, barrikadave dhe pengesave të lëvizjes së lirë të qytetarëve në dy anetë e lumit Iber. Shkelja e kufirit të pa caktuar në vijat ndarëse zyrtare ndërshtetërore kombëtare hapësinore etj. Rasti me KK të Artanës të Dheu i Bardhë etj. Çështja e reparacioneve (dëmeve) të luftës dy-vjeçare, të pagjeturve dhe çështjeve të tjera me interes për Kosovën. Por pa interesim, manipulime dhe spekulime politike serbe nën mbrojtjen e BE-Brukselit.

Së fundi shtrohen pyetjet:
Pse BE-Brukseli nuk reagon rreth uzurpimit dhe krijimit të ngërçit politik, të cilin e ka krijuar treshi humbës nga opozita në Kosovë! Diçka që nuk ndodhë më asnjë vend demokratik, pos në vendet ku uzurpohen dhe shkelën ligjet, kushtetuta, ku ka anarki! A ka kund shtet në botë ku humbësit uzurpojnë legjislativin dhe vazhdojnë luftën për të kap ekzekutivin, shtetin?!

Pse hesht BE, SHBA-të, shtetet e Quintit, si miq dhe përkrahës të çlirimit dhe pavarësisë të Kosovës, në gjithë atë ngërç politik anti-demokratik, anti-kushtetues dhe anti-civilizues?! BE-Brukseli akoma gëzon kompetencat përmes KFOR-it, EULEX-it, Drejtësisë, Gjyqësisë, Sigurimit dhe luftës së pandërprerë për shtet juridik-demokratik. Kjo vlen për tërësinë kombëtare në Maqedoninë shqiptare, shqiptarëve në K. Lindore, shqiptarëve në Mal të zi, Çamërinë dhe kudo ku ndodhinë anarki, shkelje të tilla antikombëtare, ku s`respektohet shtetit juridik.

Pse te mos intervenohet për raste të tilla ngërçi politik, të cilat Kosovës i kushtojnë me humbje në të gjitha fushat politike, ekonomike dhe diplomatike..! Kujt i konvenon një politik e tillë heshtjeje, pos shteteve fqinje, grupeve ekstreme, sfidës kundër terrorizmit etj. BE-Brukseli nuk duhet të heshtë në emër të “mos përzierjes në punë të brendshme të Kosovës”, apo hapësirës shqiptare! A është ky hezitim i qëllimtë, kur dihet se Evropa është brenda Kosovës, Shqipërisë, dhe kudo në G. Ballkanik. E cila në këso raste duhet të vjen në ndihmë për zgjedhjen e çështjeve politike! Shembulli konkret i ngërçit politik në Kosovë i krijuar thjeshtë nga një tresh humbës në zgjedhjet e 8 qershorit, nga i cili shtetit i vjen erë konflikti qytetar! Rastit rreth emrit të Maqedonisë pa prezencën e Tiranës, Çamërisë, ndjekjes së shqiptarëve nga L. e Preshevës, shqiptarëve në Mal të Zi. Prandaj; Dita e mirë shihet në mëngjes, kurse miku i mirë në situata dhe raste të vështira!

Qerim Pllana-Toplica

Prishtinë, më 22. gusht. 2014

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 42 vizitorë
Lexuar: 407 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi