Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
KARRABISHTI I UJD-it (12)
Publikuar më 21 gusht, 2014 në orën 22:35 ( ) Tafil Duraku | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
BORXHIN, SERBISË E PANSLLAVIZMIT, DUHET PAGUAR!

Këtu, duhet t’ia kujtojmë Vetonit të murrmë të racës së Surrojve të Titos, se UÇK-ja (ose Ushtria shqiptare) ka ekzistuar dhe ekziston, ka pasë dhe ka strukturë politike e ushtarake vertikale dhe horizontale të komandës, me ushtarakë profesionistë nga shteti amë, për të cilët nuk flet dhe nuk i zë në goje Vetoni i murrmë i racës së Surrojve, sepse, herezia e tij është antishqiptare, pra, shqiptaro-titiste.

IX.
Kapitulli kundër Ushtrisë Çlirimatare të Kosovës, është më i rëndi, më i zorshmi për t’u “pëtypur” e “gëlltitur”, dhe, në tërë shtrirjen e tij, është më antishqiptari në tërë pamfletin politik prej 222 faqesh, “Këmbët e Gjarprit”. Aty, shihet qartë se Vetoni i murrmë i racës së Dinastisë së Surrojve të Titos është i gatshëm ta hajë veten dhëmbë e të ‘dëshmojë’, me çdo kusht se “nuk ka ekzistuar ndonjëherë Ushtria Çlirimtare e Kosovës”?… Por ja që jam i gatshëm të marrë përsipër edhe konsekuencat e herezisë dhe të them se nuk ka ekzistuar ndonjëherë Ushtria Çlirimtare e Kosovës.” (Fq. 76)

Ajo që thotë këtu Vetoni i murrmë i racës së laraskave të Surrojve, për veten e tij dhe për shokët e tij të idealit shqiptaro-titist si Ibrahim Rugova, Fehmi Agani, Blerim Shala, etj., është mëse e vërtetë, sepse, Vetoni njeh për ushtri vetëm Jugoslovenska Narodna Armija (Armatën Popullore të Jugosllavisë)! Sipas ëndrrave të tij serbe, të përziera me sosh jugosllave, krejt e karrabythtë, kryekëmbë antishqiptare, se, tashmë, është “krijuar pauza e nevojshme” e të rezonuarit të tij “patriotik” e “shqiptar”, duke e shpërndarë me valë ultraviolete mendimin e tij të skajshëm antishqiptar, se “Ajo që është quajtur Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk ka qenë ushtri, nuk ka qenë çlirimtare dhe nuk ka qenë e Kosovës.” Hopa, tri më shumë!...

Çuditërisht, afërsisht si kjo që thotë Vetoni i murrmë i racës së laraskave të Surrojve në librin e tij bizaro-pamfletist “Këmbët e Gjarprit”, e dëgjova edhe në Tiranë, në Sallën e Muzeut historik, nga goja e Drejtorit të atij muzeu, Moikom Zeqo, gjatë promovimit të dy librave të autorit Fahredin Tafallari. Po, e dëgjova në Tiranë, sapo pat përfunduar lufta e UÇK-së, edhe prej njeriut të Vetonit të murrmë të racës së laraskave të Surrojve, të cilin e kisha takuar disa herë në Zonën e Lirë të Luftës, Maxhun Smajli. Ngjajshëm kam dëgjuar edhe në zyrën e Lidhjes së Shkrimtarëve Shqiptarë, nga goja e poetit dhe shkrimtarit Xhevahir Spahiu. Kam shkruar për ato raste. Dhe, saktësisht, tash po e di e kuptoj, siç e kam ditur e kuptuar qartë edhe atëherë, me fillimin e luftës së UÇK-së, se, e keqja UÇK-së i vinte gjithmonë, në kohë lufte dhe paqe, prej shqiptaro-titistëve ibrahimrugovisto-vetonsurroistë, prej UDB-ashëve dhe KOS-istëve të të gjitha ngjyrave, kalibrave e “paketimeve” të Vetonit që kish dërguar në Zonën e Lirë të Luftës dhe në të gjitha strukturat e SHP të UÇK-së. Madje, fatkeqësisht, lidhjet e UDB-së dhe KOS-it ibrahimrugovisto-vetonsurroist, nazmirrahmaninoviço-abdullahqenelezezisht&Co i gjeta edhe në Tiranë. Madje, është thënë e pranuar botërisht në televizionin e tij (KTV) UÇK-sharës e luftësharës, sidomos, në emisionin “Rubikon” të KTV-së, se “kanë qenë në UÇK 140 UDB-ashë dhe KOS-istë!”…

Atëherë, shtrohet pyetja: Pse Vetoni i murrmë i racës së Surrojve të Titos i di të gjitha këto gjëra antishqiptare kaq mirë? Nga ç‘burime “patriotike” e “shqiptare” e ka gjithë atë informacion?... I thotë dhe i di, ngase babai i tij shqiptaro-titist, Rexhai, dhe i biri i tij shqiptaro-titist, me krahët e tyre të UDB-së e të KOS-it antishqiptarë, politikisht dhe ushtarakisht, me Ibrahim Rugovën në krye, u prinin të gjitha proceseve antishqiptare, duke i mashtruar të rinjtë shqiptarë dhe atdhetarët e vërtetë shqiptarë, dhe, me ta, pastaj kanë bërë çfarë kanë dashur dhe i quajnë e thërrasin sot me gjuhën e shërbimit sekret serbojugosllav, qysh i quan Serbia pushtuese e fashiste luftëtarët e bashkimit dhe lirisë së Shqipërisë e shqiptarëve. Në krye të atij shërbimi “patriotik” e “shqiptar” ka qenë Fehmi Agani, Ibrahim Rugova, Veton Surroi dhe një gardë e tërë politike e ushtarake, të specializuar për ta mbajtur të copëtuar Shqipërinë dhe për ta përçarë e nxitur deri në luftë vëllavrasëse popullin shqiptar, siç ndodhi në 1997 në Shqipërinë londineze dhe në trojet e pushtuara shqiptare, para, gjatë dhe pas luftës së lavdishme të UÇK-së, siç po veprojnë shqiptaro-titistët ibrahimrugovistë e vetonsurroistë, tash e pesëmbëdhjetë vjetë pas lufte. Sepse, UDB-asho – KOS-istët shqiptaro titistë e dinin mirë dhe e kishin shumë të qartë se me destabilizimin e Shqipërisë londineze, si amën e popullit shqiptar, do ta kishin më lehtë t’i realizonin qëllimet e tyre antishqiptare dhe antiShqipëri.

Këtu, duhet t’ia kujtojmë Vetonit të murrmë të racës së Surrojve të Titos, se UÇK-ja (ose Ushtria shqiptare) ka ekzistuar dhe ekziston, ka pasë dhe ka strukturë politike e ushtarake vertikale dhe horizontale të komandës, me ushtarakë profesionistë nga shteti amë, për të cilët nuk flet dhe nuk i zë në goje Vetoni i murrmë i racës së laraskave të Surrojve, sepse, herezia e tij është antishqiptare e shqiptaro-titiste dhe ajo herezi herezezë nuk e lejon një gjë të tillë. Herezia e tij herezezë do të godasë diku tjetër, do që në vendet kyçe të saj, në të gjitha strukturat, të ketë ushtarakë me bindjet shqiptaro-titiste, fadilhoxhiste, që janë betuar për ta ruajtur Serbinë e Jugosllavinë, si Vetoni me babanë e tij, Rexhain, dmth, me bindje antishqiptare, për ç‘qëllime e bëri FARK-un Ibrahim Rugova dhe e emëroi në krye të tij njëfarë Ahmet Krasniqin, që, me urdhra të Bujar Bukoshit (lexo: Bukuroshit!), qe nisur ta pushtojë Tiranën! Apo, të organizojë grushtshtet, si “patriot” e “shqiptar” i madh që është, tamam, sikurse Vetoni i murrmë i racës së laraskave të Surrojve. Ndërsa, në krye të UÇK-së e kontrabanduan prototipin e tij, Agim Çekun, që t’i mbante afër vetes dhe Shtabit të UÇK-së miqtë e serbëve, francezët!... Prandaj, edhe qëllimet heretike të Vetonit të murrmë të racës laraskore të Surrojve shihen qartë dhe janë thjeshtësisht të elaborueshme.

Herezia dhe hermetika e tij antishqipare, në rrethin vicioz Rugova-Agani-Qosja-Demaçi…, herë ka qenë ushtri UÇK-ja, herë nuk ka qenë ushtri UÇK-ja, është krejt katran, futë, e zezë fare. Ç‘herezi, e, ç‘hermetikë i thonë kësaj!?!...

Ajo që duhet ta themi qartë dhe me zë, është fakti i njohur dhe i pamohueshëm se Ibrahim Rugova nuk ka gëzuar “pushtet civil” tek shqiptarët, sepse, pushtetin civil atij ia servoi e organizoi Serbia e Jugosllavia e Titos e Millosheviçit, me zagartë e zagaricat e saj “shqiptare”, dhe, gjithsesi, atë pushtet antishqiptar duhet ta gëzonte dikush tjetër. Dikush tjetër, që ishte “krah i fortë politik e ushtarak i UÇK-së”, si Agim Çeku!...

Apo nuk kuptohet, këtu, se Vetoni i murrmë i racës së Surrojve don ta krijojë një lidhje të re heretike e hermetike me UÇK-në: lidhjen e urrejtjes patologjike antishqiptare të shqiptaro-titistëve. Lidhjen heretike e hermetike antishqiptare të babait të tij. Atë lidhje do ta ruajë e t’ua lë trashëgim brezave si vetë, Vetoni i Murrmë i racës së Surrojve! Dhe, në shpinë të asaj “lidhjeje” do ta ruajë Ramush Haradinajn, që, menjëhere pas lufte, kur u panë hapat e parë të tradhtisë së luftës së UÇK-së, e kyçi në partinë e tij, AAK, për këshilltar, kë tjetër, pos renegatin e “shqiptarin” e rafinuar Mahmut Bakalli, bashkëpunëtorin e babait të Vetonit të murrmë të racës së Surrojve!...

Të gjitha këto lidhje, tregojnë lidhje të tjera të vijave të paramenduara heretike e hermetike, të një herezie e hermetike të kulluar antishqiptare.

Vetoni i murrmë i racës së Surrojve të zi, “nuk donte” ta zhvillonte herezinë e tij, në shënimet e tij heretike, në disa drejtime e burime tjera shqiptare. Shihet qartë, në tërë herezinë e tij, se i ka mjaftuar qasja shqiptaro-titiste antiUÇK, gjithnjë, sipas “arsyes” së tij heretike, “arsyes” së të qenunit (ekzistencës) a të mosqenunit (joekzistencës) së UÇK-së, ose, qenies së saj dorë e “zgjatur e Serbisë”, “grupe të frustruara”, etj.

(Vijon)

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Tafil Duraku
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 55 vizitorë
Lexuar: 457 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi