Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Njohuri mbi shenjtorët Flori dhe Lauri
Publikuar më 22 gusht, 2014 në orën 00:25 ( ) Prof. Arben Llalla | Histori |
Rrit madhësinë e shkronjave
Zhurma e bërë për kishën e gjetur në Kosovë ku deklarata e shefit të arkeologëve turku Haluk Cetinkay deklaroj se "Një pjesë e Kishës u zbulua më 2013, sivjet e kemi zbuluar të tërën. Është ndër më të vjetrat ndonjëherë të zbuluara. Jam i bindur, sipas testeve shkencore, kjo faltore u kushtohet dy shenjtëreshave Flora dhe Laura që e kanë prejardhjen nga Konstandinopoja, pra Stambolli i tashëm", tha Cetinkaya. Pra, nga deklarat mësojmë se emrat janë të gjinisë femërore, por zhurma e madhe nëpër forumet në internet dhe media të tjera thonë se bëhet fjalë për Shenjtorët Flori dhe Lauri, martirë të krishterimit në shek.2.

Flori dhe Lauri, SHBA
Kush janë Shën Flori dhe Lauri
Shënjtorët Flori dhe Lauri sipas legjendës ishin binjakë dhe punonin gurëgdhëndës. Ata ishin me origjinë nga Konstandinopoja, por ishin vendosur në Ulpianë, Dardani, (sot Kosovë) që i përkiste Ilirisë. Flori dhe Lauri zanatin e gurëgdhëndësit e kishin mësuar nga dy ustallarë Maksimus dhe Proculus, të cilët ishin të krishterë.
Sipas legjendës, Likaion, prefekti i Ilirisë i punësoj dy vëllezërit në ndërtimin e një Tempulli pagan. Pasi mbaruan punën të hollat që fituan Flori dhe Lauri ua dhanë të varfërve. Pas disa kohësh plagoset djali i priftit të qytetit i quajtur Mamertin nga një gurë që i ra nga Tempulli që ndërtuan Flori dhe Lauri. Të dy vëllezër e shëruar djalin e priftit dhe pas kësaj prifti pagan me familje e tij u konvertuan në të Krishterë. Gjatë viteve në Tempullin që ndërtuan Flori dhe Lauri vini shumë të krishterë të cilët prishën të gjitha statujat pagane duke vendosur mbi Tempull një kryq gjigantë. Si pasojë i këtij veprimi të dhunshëm nga ana e rreth 300 të krishterëve me në krye Flori dhe Lauri, autoritetet vendore dogjën priftin pagan i cili ishte kthyer në i krishterë bashkë me djalin e tij. Ndërsa Flori dhe Lauri u hodhën në një pus të thatë dhe u mbuluan me dhe.
Më tej legjenda thotë se në gërmadhat e pusit janë gjetur relikat e vëllezërve Flori dhe Lauri e më tej një shoqatë e martirëve i dërgoj me kuaj në Konstandinopojë. Për ekziston e këtyre relikave ka dëshmuar në vitin 1200 një pelegrin i quajtur Antonio. Ndërsa Stephen Novgorod i ka parë kokat e dy martirëve më 1350 në Manastirin e Pantokrator.
Shën Flori dhe Lauri respektohen në Rusi të treguar në ikona të hipur në një kalë. Në ditën e e tyre të festës fshatarët rus nuk i dërgojnë kuajt në punë nga frika e mallkimit, por i dërgojnë në kishë për ti bekuar prifti për shërimin e plagëve nëse kanë.
Në Kiev gjendet Manastiri Florovsky që i kushtohet martirëve binjak Shën Flori dhe Lauri.

Kush janë shenjtoret Flora dhe Laura
Ashtu siç e thamë më lartë shefit të arkeologëve turku Haluk Cetinkay deklaroj se bëhet fjalë për dy shenjtëreshave Flora dhe Laura. Pra, gjinia femërore. Shën Laura u vra nga osmanët më 1453, kur ra Konstandinopoja. Shën Laura lindi në Greqi në një familje Fisnike latine, babai i saj ishte kalorës i quajtur Michael Trasci-Trashi dhe nëna e saj ishte shqiptare nga Pulati i Shkodrës. Emri i saj i vërtetë ishte THEODOLINDA - ZOTI DO LINDË. Ajo u bë e para murgeshë në një Manastir abaci. Më 29 Maj 1453, otomanët dogjën Laurën bashkë me 52 motra të tjera murgesha të Manastirit. Dita e 29 Majit është festa e Shën Laurës. Shën Laura respektohet dhe festohet shumë në Spanjë.
Shën Flora është një murgeshë që ka lindur në Francë më 1309. Ajo u bë murgeshë më 1324 dhe u dërgua me shërbim në Jeruzalem ku edhe vdiq. Thuhet se në varrin e saj kanë ndodhur shumë mrekullia. Shën Flora ska të bëj fare me kishat në Kosovë.

Përfundimi
Prandaj mendoj se kisha e gjetur nga arkeologët turq në Kosovë ka të bëj me dy vëllezërit binjak Shën Flori dhe Lauri, besoj se gjatë intervistë do të jetë bërë ndonjë gabim në shprehje për Shën Flora dhe Laura. Megjithatë si do që të jetë kemi të bëjmë me fakte të pamohueshme se Kosova është një vend i pazbuluar nga arkeologët.

Manastiri ne Kiev, Flori dhe Lauri

















Shen Flori dhe Lauri ne kuaj, Rusi
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Arben Llalla
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 54 vizitorë
Lexuar: 3,106 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Fuqitë ushtarake të palëve ndërluftuese g...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:20
Lufta e Kosovës, paraqet ndeshjen ushtarake të qartë të demokracisë perëndimore, ku edhe ne Shqipëtarët aspirojmë më në fund të integrohemi dhe...
ENVER HOXHA TË SHPALLET KOMANDANT NDERI I U...
E premt, 16 prill 2021 - 00:41
RIBOTIM Duke u bazuar në fakte të pamohueshme sipas veprimtarisë së brezit të Enver Hoxhës dhe dokumenteve origjinale të pamohueshme origjinale n...
Skenari i rrezikshëm, për ndarjen e tokave ...
E mart, 13 prill 2021 - 22:00
Letër publike, Kolonel Dilaver Goxhajt I nderuari Shpëtim Golemi, po të drejtohem me nofkën e luftës, si Zëvendës Komandant i Shtabit të Përgji...
Një sqarim i detyruar për luftimin në Kosh...
E diel, 11 prill 2021 - 19:40
Si përherë, edhe në 9 prillin e vitit 2021 u përkujtua me madhështi të madhe, si asnjë luftim tjetër i UÇK-së, “fitroia” e një “beteje” ...
Arsyet e bombardimit të Jugosllavisë nga N...
E premt, 09 prill 2021 - 22:49
Në përgjithësi është trajtuar nga burime të ndryshme dhe arsye të ndryshme janë theksuar, disa herë edhe kontradiktore a të kundërta mes burimev...
më shumë nga - Histori »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi