GJENDJA KTHEHET NE FILLIM-NDERSA KOSOVA HUMB NE PAMBARIM |
Publikuar më 24 gusht, 2014 në orën 23:04 ( ) |
Opinion | |
|
|
Shqiptarët pa u bashkuar këtu si të bashkohen në BE-Bruksel?! Trupa e Gjykatës Supreme, jep përgjigje të shpejtë në ballafaqimin e aktorëve, respektivisht, kërkesës të PDK-së, parashtruar rreth ngjarjeve të 17 korrikut, në të cilat u krijua një amulli e paparë ndonjëherë në analet e mos-zbatimit të ligjshmërisë kushtetuese, me rastin e mbajtjes të Seancës Konstituive, e cila duhej të ishte solemne, për formimin dhe zgjedhjen e kryetarit të legjislativit dhe më pas të ekzekutivit, pas zgjedhjeve të rregullta të 8 qershorit të këtij viti.
Për vonesën e konstituimit të Organeve Legjislative dhe Ekzekutive me kohë, pas mbajtjes të zgjedhjeve të rregullta nacionale të 8 qershorit, dikush duhet të jep përgjigje ligjore, meqë në këtë periudhe të gjatë, humbjen më të madhe e pëson shoqëria dhe vendi, edhe pse nuk kishte vakum organizimi të pushtetit, meqë qeveria ishte në detyrë dhe në rolin e mbikëqyrjes dhe organizimit të jetës publike, sigurisë së vendit dhe vazhdimin e aktivitetit në detyrat për të cilat nuk është ndjerë ndonjë vakum, pos shkaktimit negativ në prestigjin e humbur të Kosovës.
Uzurpimi i Kuvendit në mënyrë kundër-ligjore dhe kundër-kushtetuese nga ana e humbësve, treshes apo bllokuesve të kuvendit në formë puçi të heshtur, ishte dhe mbetet një historik i rrallë në analet e llojit sui-generis nga ana e atyre, të cilët menduan se u erdhi çasti se me anë të manipulimeve kushtetuese, do te mund të formojnë organet më të rëndësishme shtetërore, legjislativin dhe ekzekutivin me numrin imagjinues (83) të ardhur si prej një planeti tjetër. Diçka që nuk do të duhej të ndodhë më asnjë cep të planetit.
Ishte një befasi prej shumë befasive tjera të vazhduara deri më sot (më 22 gusht), kur për herë të dytë Kushtetuesja intervenon, duke sqaruar nen për nen, pikë për pike dhe aline për aline shkakun e uzurpimit pa meritë të Seancës së parë dështuese mu për fajin e bllokimit të punës në mënyrë apriori të një lloji “force imagjinuese” edhe përkundër se në treshin uzurpues kishte jurisë dhe këshilltar jurisprudencës..!
Kaptinë në vete ishte dhe do të mbetet historiku i atyre ngjarjeve, për të cilat në opinion u krijua aq shumë polemika, amulli shpjegimesh dhe animesh, me ndonjë përjashtime të ndonjë anëtari të Supremes apo njohës të kushtetutës të vendit. Madje kishte aq shumë analistesh, të cilët me ditë të tëra nëpër masmedian elektronike komentonin, shpjegonin dhe merreshin me punë të huaja dhe plotësisht të kota. Ishte dhe do të mbetet befasi për disa individë, të cilët vetën e quajnë ekspertë dhe njohës të ngërçit politikë të krijuar, por të krijuar kundër-ligjshëm, me apetite të shfrenuara për pushtet dhe jo për shtet. Pra të atyre të cilët për opinionin blloku prej tri partive në sy të elektoratit besnik e dhe të sovranit, ata pra ishin humbë,s siç edhe pësuan sot më (22 gusht) fiasko nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Nëse edhe më këtë vendim të prerë dhe të lëshuar brenda më pak se 24 katër orësh, nga ana e Gjykatës Supreme, e jo siç shkruhej dhe në disa media elektronike propagandohej deri në “ora 15”, lloji spekulimi i radhës, kjo treshe nuk merrë mësim, atëherë këta njerëz në krye të tri partive nuk janë siç thuhet më një krahine shqiptare, “nuk janë në tokë të bukës!”
Pra këto parti opozitare ushqehen me ëndrrat e PD-së të Shqipërisë në krye me S. Berisha, respektivisht Lulzim Basha, nga i cili njeri nga tre bllokuesit merrë dhe jep “temena dhe këshilla” se si të veprohet kundër PDK-së ose konkretisht kundër z. H. Thaçi. Prandaj për bllokuesit e treshit kjo ishte humbja e radhës, shpresave dhe pësimit fiasko politike, taktike dhe diplomatike të jetës jo më në pozitë por as në opozitë. Kurse bllokimi i frymës të zhvillimit dhe forcimit të mëtejmë të shtet-formimit, ekonomisë dhe shkaktimit të ngërçit të mëtejmë politikë do të duhej që fajtorët të bartin përgjegjësi sanksionuese ligjore-kushtetuese.
Imitimi i opozitës në Tiranë për treshin, pra për LDKK-në, Nismën dhe AAK-në, për Kosovën është një tjetër hak për të cilin është kah e pëson shoqëria shqiptare si në Tiranë, Shqipëri, si në Kosovë, Prishtinë, madje si në Maqedoninë Shqiptare dhe në tërësi në hapësirën kombëtare në tërësi. Këto sjellje janë aq përçarëse, të cilat krijojnë aq shumë huti amulli, madje-madje aq shumë anarki. E kjo bëhet për inat, për pushtet dhe kur sesi për shtet, për xhelozi, smirë dhe pasurim dhe mbrojtje të asaj që është vjedhë nga djersa e krahut të shoqërisë. Sepse, kjo për çdo ditë vërtetohet, thuhet dhe shkruhet mbi dhe për pasuritë galoponte, e cila madje kurrë nuk është e vërtet, sipas shifrave manipuluese qoftë nga individ, apo shkrues dhe gazeta të cilat shumica kanë rënë në grackën e manipuluesve partiakë-politikë..!
Pra me përgjigjen e Gjykatës Supreme dhënë PDK-së, dhe anulimin e Seancës manipuluese nga ana e I. Mustafës me 17 korrik. Gjendja kthehet nga fillimi, por për Kosovën dhe qytetarët e saj vazhdon agonia, pasojat dhe humbjet në të gjitha fushat e shtetësisë, ekonomisë, politikës prestigjit të Kosovës, investimet e huaj etj. Vërtetë për këtë politikë të llojit sui-generis të krijuar nga humbësit e trio-partive dhe përzierjes të L. Vetëvendosje në këtë skenar ngërçi politikë, pengues dhe frenues për Kosovën, dikush do të duhej dënuar jo sall politikisht. Madje, rrethanat janë duke u krijuar edhe për zgjidhje të jashtëzakonshme nacionale, pavarësisht humbjeve dhe kushtimeve në mjete materiale për Kosovën edhe ashtu tejet të varfër.
Qerim Pllana-Toplica
Prishtinë, më 22 gusht, 2014
|
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
Vlerësimi juaj për lajmin |
|
|
|
|
|
I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Është vlerësuar nga 38 vizitorë |
Lexuar:
672 herë
|
|
|
|
|
|
|