Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Shqipërisë nuk i duhen legenët
Publikuar më 24 gusht, 2014 në orën 23:16 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Shqiptarët janë të robëruar nga liria e legenëve. Prandaj, intelektuali i mirëfilltë, domosdoshmërish të veprojë si një lloj "roje" ndaj partive për të siguruar zbatimin e asaj për të cilën u ra dakord.
Është konvencionale të kuptuarit se intelektualët janë elita arsimore dhe e të menduarit që di më shumë. Që intelektual është një njeri me një intelekt shumë të zhvilluar dhe që niveli i arsimit është faktor vendimtar që të jetë apo të mos jetë intelektual. Kjo është një ide dhe interpretim i gabuar.

Për shembull, në qoftë se, ndër të tjera, një personi me një mbiemër intelektual i mungon angazhimi, në këtë rast, ai person nuk mund të etiketohet si intelektual, sepse vetëm intelektuali i angazhuar është intelektual. Gjithashtu edhe në rastin kur ai nuk mendon me "trurin e tij," në qoftë se nuk sjellë përfundimet e veta, në qoftë se nuk dëshiron dhe nuk di për të kuptuar dhe të miratojë qëndrimet që do të jenë analitike dhe kritike për të ndryshuar për të mirë botën në të cilën jetojmë, ai nuk është një intelektual.
Nëse nuk e dëgjojmë zërin e arsyes dhe moralit prej "nivelit më të lartë" të tij, një zë që do të ndihmojë njerëzit për të kuptuar dhe hartuar botën e tyre, vendin e tyre dhe rolin në të, që në atë botë të zhvillohen si persona të lirë, atëherë ai person nuk është dhe nuk mund të jetë një intelektual, dhe në këso rastesh niveli i arsimit nuk është faktori vendimtar.
Arsimi dhe njohuritë janë të nevojshme, por jo një arsye e mjaftueshme për dikë që me të vërtetë të jetë një intelektual.
***
Në çdo shoqëri, duke përfshirë shoqërinë shqiptare, ekzistojnë dy kategori të intelektualëve: pseudo apo intelektualë të rremë dhe intelektualët e vërtetë. Të parët janë tragjedia - një fatkeqësi për shoqërinë, të dytët një bekim. Në qoftë se në vendin e parë nuk është liria dhe autonomia (e cila është e pavarur nga opinioni dhe se nuk pranon urdhra të pabazuara nga këdo që të vijnë), nëse mungon revolta kundër autoritetit, si një pronë thelbësore e intelektualit, nuk i menaxhon veprimet e veta nga ndërgjegjja por nga rregullat dhe dispozitat e të tjerëve, nuk ka përgjegjësi për mbrojtjen e lirisë dhe guximin për të kundërshtuar dhunën, nëse i mungojnë këto karakteristika atdhedashurie, burrërie dhe fisnikërie atëherë është një pseudo apo intelektual i rremë, intelektual zero, servil, legen.
Ai përfaqëson qëndrime të dëshirueshme dhe popullatës i siguron një të ”vërtetë” të pakundërshtueshme, pa alternativa. Përcakton kufijtë e asaj që mund të mendohet dhe thuhet dhe përdor propagandën në emër të "një të vërtete". Tregon realitetin në favorin e më të fuqishmit. Mbështet gënjeshtrat që i shërbejnë të fuqishmit (padronit) për të dhënë një përkufizim të pamjaftueshëm të realitetit. Konverton shkencën në shërbëtore të politikës dhe kapitalit joligjor.

Cilat janë karakteristikat kryesore të intelektualit të rremë shqiptar?

Me pak fjalë, intelektuali i rreme nuk është një mbrojtës i së vërtetës. Ai e tradhton rolin e tij të mbrojtësit të pavarur të së vërtetës sepse është në shërbim të bartësve të pushtetit, udhëhiqet nga interesat e jo nga e vërteta.
Pseudo-intelektuali nuk është i lirë dhe i pavarur. Ai është një rrogëtar, shakaxhi prej të cilit padroni, punëdhënësi, urdhërdhënësi kërkon mbulime ideologjike. Është në shërbim të momentit politik. I shërben çdo padroni. Për atë, masa e mendimit dhe sjelljes është autoriteti i padronit dhe bindje ndaj politikës së tij. Si i tillë distancohet nga rregullat dhe parimet morale. E braktis moralin, të vërtetën, kritikat dhe pyetjet, sidomos pyetjet pse shteti nuk është dhe nuk duhet të jetë i lirë dhe i drejtë për të gjithë.

Intelektuali i rremë i përçmon argumentet intelektuale dhe tenton rezultatet e drejtpërdrejta, ka tendencë për dëshirat dhe qëllimet e tij personale. Për shkak të përfitimeve personale braktis idenë e idealizmit dhe humanizmit. Në mes interesave personale dhe përgjegjësive, sidomos përgjegjësive morale, si rregull gjithmonë zgjedh interesat.
Te ai mungon përgjegjësia morale që do të inkurajojë atë të merret kundër dhunës, diskriminimit etnik-racor, padrejtësisë dhe ndikimin shkatërrues të regjimeve okupuese, kolonizuese, diktatoriale në tokat arbërore, sidomos në FYROM, Mal të Zi, Luginën e Preshevës dhe Kosovë. Ai i ikën dhe i shmanget çdo angazhimi dhe përgjegjësie kombëtare që të ndërmerret diçka efektive për të shmangur problemet që çojnë drejtë një katastrofe të plotë.
Te ai mungon ose ka humbur angazhimi. Ai nuk i edukon dhe as i kualifikon qytetarët të fitojnë sa më shumë njohuri që të munden të logjikojnë, mendojnë sa më shëndetshëm për gjërat, sendet dhe çështjet ashtu që për shembull të munden të zbulojnë “Industrinë e opinionit publik” si një manipulim i pafytyrë të masave. As nuk është i angazhuar në lëvizjet që janë duke i rezistuar dhunës, varfërisë, mjerimit - të cilët promovojnë pjesëmarrjen e gjithë qytetarëve në çështjet sociale dhe publike. Ai angazhohet vetëm për interesat e tij të ngushta që nuk mund të tejkalohen. Angazhohet në shërbim të qeverisë kolonizuese apo antikombëtare dhe në këtë drejtim predikon dhe mbron pasivitetin politik.

Intelektualëve fals u mungon të menduarit kritik. Ai nuk ka qëndrim për idetë e tij personale, por as të botës në të cilën ai jeton. Nuk është në natyrën e tij që ai vazhdimisht të rishqyrtojë të gjitha vlerat. Është i robëruar nga pikëpamjet mbizotëruese të botës ku jeton dhe thjeshtë është vetëm një ideolog shtetëror në shërbim të rendit ekzistues, por jo të progresit njerëzor.
Pseudo apo intelektualët fals të trojeve shqiptare, janë të gjithë servil, vartës të bindur, karikatura intelektuale dhe karrieristë hije. Këto janë ato grupet e privilegjuara të cilët në trojet arbërore titullohen kinse si elitat intelektuale, domethënë "krerët e zgjedhur", "lule" dhe "krem" e shoqërisë shqiptare.
Ata janë pjesë e aparatit të pushtetit dhe fuqia e tyre është e madhe, sepse ata keqpërdorin institucionet legale ligjore për të promovuar interesat e tyre personale.
Nëpërmjet interesave personale janë të lidhur me elitën e pushtetit dhe të gjitha njohuritë e tyre i përdorin në shërbim të pushtetarëve.
E kanë shitur shpirtin për përfitime personale dhe egoizmit; atje ku egoizmi është në veprim, nuk ka prishje të qetësisë publike.
Duke vënë nevojat apo dëshirat e tyre mbi nevojat, dëshirat dhe interesat e të tjerëve, veçanërisht të varfanjakëve, por edhe mbi interesat e Perëndisë, duke kënaqur dhe përmbushur vetëm vullnetin e tij, në vend që të kënaq edhe Perëndinë dhe përmbush edhe vullnetin e Tij, e shndërron vetveten në thelbin e të gjitha mëkateve të cilat do t`i paguaje shtrenjtë pas vdekjes, në atë botën tjetër, por sipas gjitha gjasave edhe në këtë botë...
Intelektualët e tillë, nuk mund të jenë pishtarë-mbajtësit e vërtetë të shërimit të shoqërisë, as që mund të kontribuojnë për prosperitetin, mirëqenien, dekolonizimin, ribashkimin, lirinë dhe demokratizimin e mirëfilltë të shoqërisë shqiptare. Nuk mund ta çojnë kombin në rrugën drejt horizontit të një jete të lumtur dhe më të mirë. Intelektualët e tillë janë "peshë rreth qafës” së kombit. Ata janë gremisje e tij.

Cilat janë karakteristikat themelore të një intelektuali të vërtetë shqiptar?

Ai është një roje dhe pronar i gjykimit të pavarur, besnik vetëm i të vërtetës.
Te e vërteta vjen me metodat kritike duke zbuluar dhe kuptuar alternativën, e cila ofron dëshmi. Përdor dialogun dhe konsideron të gjitha opsionet në dispozicion për të arritur te e vërteta.
Masa e vetme është ndërgjegjja e tij për të vepruar në përputhje me parimet e së vërtetës dhe moralit. Inkurajon të shtypurit për të zhvilluar një vetëdije kritike për të luftuar për realizimin e interesave dhe mendimeve të tyre.
Ndahet-distancohet nga shërbimi i politikës ditore dhe zotëruesve të pushtetit. Trimërisht angazhohet në mbrojtje të moralit, duke dënuar padrejtësitë, por edhe ata “intelektualë” që e tradhtuan thirrjen e tyre profesionale dhe u rreshtuan në shërbim të pushtetit, të cilët heshtin për gabimet, të cilët janë gjithmonë të gatshëm për të mbrojtur status quo.
Intelektuali i vërtetë nuk synon rezultate të drejtpërdrejta, nuk është skllav i dëshirave të tij, nuk i vënë nevojat dhe dëshirat e tij mbi nevojat, dëshirat dhe interesat e të tjerëve.
Ai publikisht vepron në pajtim me detyrat e tij të vërteta. Vepron në emër të arsyes dhe nxjerr në pah gabimet e veta kur ai është i bindur se ato janë bërë. Arsyeshëm vlerëson kushtet sociale, politike dhe kulturore në të cilat jeton. Ai ka një përgjegjësi morale që inkurajon angazhimin kundër dhunës, padrejtësisë dhe efekteve fatale të regjimeve diktatoriale në Shqipëri dhe trojet tjera etnike. Nuk u shmanget përgjegjësive morale për shkak të rrezikut të supozuar. Kërkon dhe insiston në normat morale. Vendosmërisht angazhohet kundër dominimit të diktatit dhe mbrojtjes së moralit, si dhe një vizioni më human i të ardhmes për të mbështetur shpresën se kombi mund të gjejë një rrugëdalje nga kjo situatë kërcënuese në të cilën gjendet.
Ai shpreh shpresën dhe zgjon nga gjumi shqisat e shoqërisë për të zbuluar të reja dhe më të mira dhe nuk lejon që zakonet, sidomos ato me karakter robërie, të mbisundojnë jetën.

Ai jeton për idenë, jo nga ideja. Nuk i ikën kritikës ndaj tij dhe të kritikoj tjerët. Për atë kritika është thirrje e tij autentike si mjet e besueshme kundër përshtatshmërisë, përgjumjes, si një ilaç kundër apatisë, indiferencës, pajtimit me fatin.
Ai vazhdimisht rishqyrton vlerat, duke përfshirë edhe të vetat, që si i tillë të mbahet në nivel të denjë intelektual të shërbimit në emër të vlerave universale të njeriut dhe të së vërtetës, lirisë, barazisë, solidaritetit dhe drejtësisë sociale.
Ai është i angazhuar në ndërtimin e një shoqërie të vërtetë demokratike dhe në atë drejtim dhe në ato kushte ndërton dhe trajnon publikun për të vlerësuar, për të refuzuar stereotipet dhe pranon gjërat ashtu si janë.
Angazhohet të heq nga mendja e kombit bindjen (nënshtrimin) dhe vullnetin për t`u përshtatur. Inkurajon edhe pjesëmarrjen e qytetarëve në çështjet publike dhe vëzhgimit kritik të gjendjes aktuale të shoqërisë. Inkurajon edhe nismat individuale të qytetarëve dhe grupeve për të gjetur rrugëdalje për zgjidhjen e problemeve aktuale, që individi të mos mbetet vetëm vëzhgues i shoqërisë dhe skenës politike, por aktor i vërtetë i cili jo vetëm që do të zbulon të vërtetën dhe do të shprehet teorikisht, por një aktor i cili do të zbardhë të vërtetën e situatës reale të shoqërisë dhe do të tregon rrugët se si e qysh të ndryshohet situata e pakënaqshme.

I angazhuar në avancimin e lirisë për të gjithë, për lirinë e vërtetë, jo duke e mbajtur të drejtën e qartë të lirive të caktuara. Në këtë drejtim i kundërvihet diktatit dhe dhunës kundër lirisë edhe me koston e rrezikut personal dhe rrezikun e konfliktit me mbajtësit e pushtetit. Tenton alarmimin dhe rebelimin kundër forcave të errëta të shoqërisë dhe marshimin e tyre drejt dështimit përfundimtar.
Fuqia sociale e intelektualëve të mirëfilltë është e vogël në trojet shqiptare dhe për qëllimet e tyre domosdoshmërish të luftojnë vetëm me logjikën e argumenteve. Sot ata (në shtetin amë) nuk hidhen në burgje dhe strehime për të çmendur, por të fuqishmit (pushtetarët) i margjinalizojnë, injorojnë dhe përjashtojnë si një forcë të mundshme në luftën për ndryshime sociale. Të gjithë intelektualët e vërtetë në Shqipëri, veçanërisht në trojet e okupuara dhe Kosovë, janë të përjashtuar nga skena politike dhe në përgjithësi nga gjithë sferat e ndikimit social.
Por, pavarësisht nga të gjitha këto fakte që mund të kontribuojnë në shërimin e shoqërisë nga të gjitha rreziqet, sëmundjet, nga fatkeqësitë që përgjithmonë shkatërrojnë shoqërinë dhe shtetin, në vijim, me sa duket, kohërave të vështira, roli i tyre në angazhimin për çështjen kombëtare mund të jetë një faktor vendimtar, veçanërisht nëse ata e pranojnë rëndësinë e organizimit dhe lidhjes, bashkëpunimit të ngushtë me njëri-tjetrin.
"Ne kemi nevojë për të punuar për një shoqëri ku të gjithë njerëzit të lulëzojnë," - më shkruan një mik nga Tirana.
• Unë nuk pajtohem. Unë nuk dua që për shembull tregtarët e drogës, hajdutë, banditë, vrasës, pastruesit e parave, ekstremistët fetar, pedofilët dhe përdhunuesit e femrave të lulëzojnë në këtë vend. Por duket se ligjvënësit tanë e duan këtë.

Aurel Dasareti

USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 43 vizitorë
Lexuar: 472 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi