Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
REALIZMI POLITIK VERSUS SIMBOLIKËS HERETIKE INDIVIDUALISTE ANTIKOMBËTARE “KËMBËT E GJARPËRIT” TË VETON SURROIT
Publikuar më 25 gusht, 2014 në orën 23:21 ( ) Prof. Dr. Mehdi Hyseni | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Nga Recensioni i librit “Karrabishti i UJD-it”, shkruar nga Tafil Duraku (2014)

P A R A TH Ë N I E

*** Veton Surroi: “Por ja që jam i gatshëm të marrë përsipër edhe konsekuencat e herezisë dhe të them se nuk ka ekzistuar ndonjëherë Ushtria Çlirimtare e Kosovës.” (Nga libri i Veton Surroit: “Këmbët e gjarpërit”, f. 76, cituar në veprën e autorit Tafil Duraku me titull “Karrabishti i UJD-it”.

Shtrohet pyetja, po, kujt i duhet dhe, kujt i hyn në shëribim kjo dogmë heretike ortodoksiste dhe paroksiste politike dhe propagandsitike për të “bombarduar” UÇK-në, dhe pse, tani, pas 14 viteve në liri?! –Askujt tjetër, siç ka konstatuar Tafil Duraku, veç Veton Surroit, i cili “…është i gatshëm ta hajë veten dhëmbë e të dëshmojë me çdo kusht se “”nuk ka ekzistuar ndonjëherë Ushtria Çlirimtare e Kosovës?”

Mirëpo, kjo është një gënjeshtër dhe zvetërim i së vërtetës për UÇK-në, që e ha vetëm kuzhina politiko-propagandistike ultranacionaliste dhe fashiste e Beogradit dhe mbështetësit tradicionalë të Serbisë, siç është Rusia. Asgjë më shumë, sepse UÇK-ja ka ekzistuar, ekziston dhe do të ekzistojë sa të ketë shqiptarë dhe Shqipëri Etnike.

*** Pse Serbia gjenocidale pushtese e Kosovës (1912-1999), nuk e njeh UÇK-në, as pavarësinë e Kosovës, kjo nuk është aspak befasuese, sepse më se 100 vjet e ka “kullotur” si koloni të saj. Por, pse individualisti Veton Surroi nuk e njeh UÇK-në, kjo është më se e turpshme, absolutisht e papranueshme, krejt absurde dhe e dëmshme si për Kosovën, ashtu edhe për Amerikën, e cila, ushtarakisht, politikisht dhe diplomatikisht e mbështeti UÇK-në në arenën e bashkësisë ndërkombëtare, duke përgënjeshtruar dhe hudhur poshtë prerazi tezat falsifikatore, gënjeshtrat, akuzat, spekulimet, intrigat, shantazhet dhe denoncimet e politikës dhe të propagandës së qarqeve dhe të institucioneve fashistoide shtetërore dhe shoqërore të Beogradit se, gjoja “UÇK-ja ishte organizatë terroriste”!

Deri më sot (1992-2014) vetëm politika zyrtare e Beogradit, propaganda publicisitike dhe kuazishkencore, politika kakofonike dhe simfonike e Kishës Ortodokse Serbe me në krye millosheviqët dhe me kryeklerikët fashistë serbomëdhenj (Artemije, Irinej etj.) e ndjekin penalisht, e akuzojnë, e shpifin dhe e mohojnë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) si “terroriste” për të cilën është themeluar edhe një Gjykatë Speciale Evropiane. Ndërkaq, në një formë tjetër më të butë eufemistike, Veton Surroi përmes pamfletit të tij “Këmbët e gjarpërit”, UÇK-në, e “fshiu” nga skena politike, ushtarake dhe luftarake e Kosovës, duke e quajtur “INEKZISTENTE”, me gjithë faktin se UÇK-në e përqafoi i gjithë populli shqiptar, si dhe e njohu dhe e mbështetën moralisht, ushtarakisht, politikisht dhe diplomatikisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja.

Kjo tezë kontradiktore dhe paradoksale politike kombëtare dhe ndërkombëtare e Veton Surroit, sheshit provon shpalljen e “luftës” së tij politiko-propagandistike, jo vetëm kundër UÇK-së dhe kryeministrit Hashim Tahçi, përkatësisht kundër pavarësisë së Kosovës, por direkt dhe indirekt, edhe kundër qëndrimeve dhe pikëpamjeve politike, diplomatike, ushtarake dhe humanitare të Uashingtonit zyrtar në mëkëmbjen, në ndërkombëtarzimin dhe në faktorizimin e UÇK-së, që është një nga faktorët më vendimtarë të çlirimit dhe të pavarësimit të Kosovës, e cila, dikur ishte vetëm një plaçkë koloniale e Serbisë gjenlocidale pushtuese (1912-1999).

Shumë thjesht, teza armiqësore e Veton Surroit se gjoja, kurrë nuk ka pasur UÇK në Kosovë, është “një thikë me dy tehe” në shpinë-UÇK-së dhe Amerikës, si dhe aletaëve të saj evro-perëndimorë (BE dhe NATO, që e kanë njohur Republikën e pavarur të Kosovës), e cila “thikë”, urgjentisht kërkon “topitjen” e përbashkët nga ana e aleatëve evro-ndërkombëtarë, si dhe nga politika zyrtare e Republikës së Kosovës. Ndryshe, amalgama serbo-ruse, do të insistojë që, edhe më tej, UÇK-në, ta ndjekë dhe ta ndëshkojë penalisht përmes gjykatave ndërkombëtare, në emër të rremë të kryerjes së “krimeve” të saj, gjatë luftës (1998-1999), me qëllim të fundmë të çndërkombëtarizimit të pavarësisë së Kosovës, statusi politik i së cilës, ende ka ngelur “peng” në KS të Kombeve të Bashkuara, për shkak të VETO-S së Rusisë. Pra, edhe në kontekst, teza e trillluar e Veton Surroit se, “nuk ka pasur UÇK në Kosovë”, është edhe një argument më shumë për diplomacinë serbo-ruse, që këto, edhe më tej, të mos e njohin Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran.

UÇK-ja është kryevlera e pavarësisë së Kosovës

Për t’i hyrë në thelb përmbajtjes së librit pamfletist politiko-propagandistik kundër UÇK-së, të shkruar nga milioneri dhe publicisti i njohur i Kosovës, Veton Surroi, së pari, duhet të parashtrohen këto pyetje thelbësore: (1) - Po, meqë, Veton Surroi e paska ditur se “UÇK-ja ishte inekzistente” dhe se Hashim Thaçi paskësha qenë aq i rrezikshëm si “gjarpëri” për politikën dhe për popullin e Kosovës, atëherë, në çfarë cilësie (përfaqësues i cilës parti politike ishte ai?- I asnjë partie politike , por i takonte një “grupi parashutist” të vetëquajtur politik, pa asnjë autorizim legal dhe demokratik, ose siç i quan autori Tafil Duraku, ata “ishin disa petulla vullnetare në ujë…” jashtë politikës partiake dhe jashtë zinxhirit komandues të UÇK-së) dhe, pse ka pranuar, të shkonte me të së bashku në Konferencën e Rambujes (mars 1999) dhe, në atë mënyrë, të gënjente Medleine Albright (Sekretaren e Departamentit Shtetëror Amerikan) dhe anëtarët e tjerë të delegacionit ndërmjetësues amerikan, duke qenë se, sipas tij “nuk paska pasur UÇK”?! –(2) Pyetje tjetër e rëndësishme për të kuptuar kuentisencën dhe motivin e botimit të librit “Këmbët e gjarpërit”, është edhe kjo: “ Po, sikur Veton Surroi, të kishte qenë president, kryeministër apo ndonjë minister i Kosovës, a do të shkruante një libër të tillë kundër UÇK-së dhe kundër Hashim Thaçit (dje luftëtar i UÇK-së, sot kryeministër i Kosovës së pavarur (2008-2014) dhe kryetar i PDK-së)? – Përgjigjja është JO, sepse do të kishte qenë i kënaqur me pozitën, me funksionin dhe me statusin e tij politik në kuadrin e institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës.

Mirëpo, pikërisht, për shkak të një dështimi të tillë politik, të zhgënjimit personal dhe të ambicieve të sëmura të modernizimit ekzistencialist dhe individualist, që është i barasvlershëm me “Mythe de Sysiphe” të Albert Camu-s të viteve pas përfundidmit të Luftës së Dytë Botërore(1946): “ Në mengjes - mbret skandinav, paradite - magnat në bursën e Nju-Jorkut, në mesditë - maharxhë Indian, pasdite - superyll i filmit, në mbrëmje - ambasador, në mesnatë - mbret i shampanjës…etj.”, Veton Surroi shkroi librin e tij “Këmbët e gjarpërit”, libër ky pa kurrfarë vlere historike, juridiko-politike, diplomatike, letrare dhe artsitike, sepse në vend të argumenteve dhe të fakteve të qëndrueshme për çështjet e shqyrtuara, ai ka fabrikuar të pavërtetën, gënjeshtrën dhe shpifjet më denigruese dhe më mohuese sidomos në llogarinë e UÇK-së, të cilat më së shumti çojnë ujë në “buti të mullirit” të Serbisë së Slobodan Milosheviqit se Kosova “nuk ka pasur kurrfarë ushtrie çlirimtare kombëtare, por vetëm disa “grupe terroriste”?!

Këtë e dëshmon edhe ky citat i argumentuar i veprës briliante të Tafil Durakut në përtrollisjen e tezave diabolike të pamfletit “Këmbët e gjarpërit”, të shkruara nga “gjeniu politik” i falimentuar i Kosovës, Veton Surroi, duke nënvizuar se : “Kapitulli kundër Ushtrisë Çlirimatare të Kosovës, është më i rëndi, më i zorshmi për t’u “pëtypur” e “gëlltitur”, dhe, në tërë shtrirjen e tij, është më antishqiptari në tërë pamfletin politik prej 222 faqesh, “Këmbët e Gjarprit”. Aty, shihet qartë se Vetoni i murrmë i racës së Dinastisë së Surrojve të Titos është i gatshëm ta hajë veten dhëmbë e të ‘dëshmojë’, me çdo kusht se “nuk ka ekzistuar ndonjëherë Ushtria Çlirimtare e Kosovës”?… Por ja që jam i gatshëm të marrë përsipër edhe konsekuencat e herezisë dhe të them se nuk ka ekzistuar ndonjëherë Ushtria Çlirimtare e Kosovës.” (fq. 76).

Në Rambuje (mars 1999), Surroi ishte me UÇK-në dhe e mbështeti atë së bashku me Hashim Thaçin, kurse sot, më 2014, ai e mohon edhe UÇK-në, edhe politikën, edhe luftën e Hashim Thaçit, pse?!

-Si mund të shpjegohet kjo kontraversë e V. Surroit, kur më 1999, paska pasur UÇK dhe se Hashim Thaçi si pjesëtar i saj paska qenë OK, kurse sot, pas 16 vitesh (me të mabruar lufta e drejtë çlirimtare kombëtare e UÇK-së në favorin e pavarësimit të Kosovës, më 17 shkurt 2008)), ai ndryshon bindjen dhe opinionin e tij politik, duke pohuar se “UÇK-ja ishte inekzistente dhe se nuk ka zhvilluar kurrfarë lufte çlirimtare kombëtare”! – Atëherë, lind pyetja, po çfarë paska qenë UÇK-ja? – Përgjigjja është negative “organizatë terroriste”, ashtu sikurse e ka cilësuar dikur regjimi policor, paramilitar dhe militar çetniko-fashist serb (politika, propaganda, gjykatat etj., si dhe propaganda politike e Kishës Ortodokse Serbe) i Slobodan Milosheviqi (presidenti i Serbisë), të cilën akuzë shpifëse të pa bazë, sot, më 2014, e justifikon edhe vepra “Këmbët e gjarpërit” e Veton Surroit, por me fjalë dhe me shprehje të tjera simbolike dhe eufemistike të termave “terrorizëm” dhe “gjarpër”.

Nuk ka asnjë dyshim se ky ndryshim i bindjes politike ndaj UÇK-së, veç demoralizimit dhe zhgënjimit personal për shkak të dështimit politik, pasqyron edhe krizën e thellë shpirtërore psikologjike, ideologjike, individualiste, subjektive të konceptit mikroborgjez të “qytetarisë” së filozofisë idealiste dhe ekzistencialiste të Veton Surroit, autori i librit “Këmbët e gjarpërit”(2014).

Këta janë faktorët shtytës, që e kanë motivuar V. Surroin, të shkruajë një libër të tillë me përmbajtje iracionale, iluzore, mistifikuese, shpifëse, diskredituese, subjektive dhe mohuese të luftës së drejtë çlirimtare kombëtare dhe antikoloniale të UÇK-së.

Mirëpo, pavarësisht nga një mori gënjeshtrash dhe shpifjesh të tilla në adresën e mohimit të ekzistencës dhe të luftës së UÇK-së kundër okupatorit serb në Kosovës (1989-1999), të gjithë shqiptarët në Kosovë së bashku me kryeministrin e tyre, Hashim Thaçi dhe me UÇK-në, në asnjë mënyrë nuk duhet të trembën, as të dyshojnë e as të zhgënjehen në kontributin dhe në të arrirat vlerore historike, kombëtare dhe atdhetare shqiptare të UÇK-së, por duhet të mburremi dhe të jemi krenarë me të për jetë të jetëve, sepse këtë vërtetë, tanimë, e ka mësuar e gjithë bota, se ajo me ndihmën e Amerikës dhe të NATO-s, përjetësisht e shkëputi Kosovën shqiptare nga sundimi kolonial dhe gjenocidal njëshekullor i Serbisë-Jugosllavisë (1912-1999).

T’i mbrojmë me çdo kusht vlerat e UÇK-së me kryeheroin e saj legjendar në krye, Adem Jashari, si dhe interesat strategjike dhe vlerat amerikane demokratike në Kosovë!

Pavarësisht se çfarë ka “gdhendur në këmbën e vet” Veton Surroi, duke e mohuar (pa asnjë arsye dhe, pa asnjë argument) UÇK-në, të gjithë ne, duhet të jemi krenarë, të mburremi dhe t’i mbrojmë vlerat e saj emblematike çlirimtare kombëtare dhe antikoloniale. Pra, duhet të jemi të qetë dhe të flejmë rehat (pa droje), sepse nuk ka asnjë fuqi në botë (mbase Kosova e ka pasur, e ka dhe, edhe në të ardhmen, do ta ketë mbrojtjen e çelikt të Amerikës-superfuqisë botërore) nuk ka asnjë mini a makro milioner “karrabisht”, as “ujdist” serbo-jugosllav” dhe, asnjë gjeni në botë, qoftë edhe “gjeniu” i falimentuar politik dhe kombëtar, Veton Surroi, që mund ta “fshijë” UÇK-në e lavdishme heroike nga faqet e ndritshme të përmbajtjes së historisë së re të lirisë , të pavarësisë dhe të sovranitetit të Republikës së Kosovës (17 shkurt 2008). U pëlqeu nuk u pëlqeu kjo e vërtetë realiste fashistëve dhe të gjithë armiqve të brendshëm dhe të jashtëm të Kosovës, UÇK-ja me në krye Hashim Thaçi në Konferencën historike të Ramubjesë (18 mars 1999), ku fatkeqësisht mori pjesë edhe vetë “gjeniu politik” Veton Surroi (në çfarë cilësie, vetëm ai e di), i cili sot, pas 16 vitesh, si shkas i demoralizimit të falimentimit politik të tij, e mohon ekzistencën dhe luftën çlirimtare të UÇK-së), që ishte faktori vendimtar politik, ushtarak dhe diplomatik, që e ndërkombëtarizoi, e çliroi dhe i solli lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, jo kurrfarë “bishtash”, as “karrabishtash” me ideologji politike reaksionare “ujdiste” serbo-jugosllave, me gjithë milionat dhe me miliardat, që i kanë fituar në kurriz të popullit dhe të Kosovës(1990-2014). Mirëpo, nëse nuk je njeri modest, human, parimor, realist dhe objektiv, milionat dhe miliardat nuk të bëjnë njeri human, patriot, as gjeni, por humanizmi, solidarësia, sakrifica dhe gatshmëria për të mbrojtur të vërtetën universale, për të vdekur për atë që e do më së shumtI-KOMBIN DHE ATDHEUN, ashtu si luftoi dhe flioji me heroizëm të rrallë, trimi dhe heroi legjendar i Kosovës së Shqipërisë Etnike, Adem Jashari së bashku me bashkëfamiljarët dhe me bashkëluftëtarët e tjerë trima-hero të Shqipërisë Etnike të UÇK-së.

E vërteta nuk mund të vritet as nga simbolika “zologjike” e herezisë së surroizmit!

Simbolika negative armiqësore e pasqyruar në librin e Veton Surroit me titull “Këmbët e gjarpërit”, botuar në korrik të vitit 2014, ngjalli shumë reagime dhe polemika të ashpra në masëmediat shqiptare në Kosovë, sepse është shkruar në mënyrë të papërgjegjshme, të njëanshme, subjektive, shpifëse, të rreme, provokative dhe falsifikatore në funksion të kontestimit, të mohimit dhe të shpërfytyrimit të së vërtetës mbi UÇK-në dhe mbi heronjtë e saj. Kësaj “industrie” simbolike të prodhimit të gënjeshtrave, të shpifjeve dhe të intrigave anti-UÇK dhe kundër kryeministrit aktual të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, si dhe kundër trillimeve dhe akuzave të tjera të shumta në adresën e drenicarëve si “analafabetë” siç ka konstatuar V. Surroi, i është përgjigjur “flakë për flakë”, në mënyrë të ashpër, por realiste dhe objektive, Tafil Duraku (poet, shkrimtar dhe publicist i mirënjohur) me veprën e tij polemizuese “ Karrabishti i UJD-it”, i botuar në vazhdime në www.albaniapress.com(korrik-gusht 2014).

Me gjithë rrenat, shpifjet, falsifikatet, akuzat, urrejtjen dhe armiqësinë e Veton Surroit kundër UÇK-së dhe pjesëtarit të saj të gjallë, heroit, Hashim Thaçi, të cilin Surroi përmes një metafore zologjike vulgare, e ka portretizuar si “armik të rrezikshëm”, përkatësisht si “gjarpër” për interesin e përgjithshëm të Kosovës, ai është hero i UÇK-së dhe i Kosovës, që nuk ka asgjë të përbashkët me “gjeniun politik” të dështuar të autorit të librit “Këmbët e gjarpërit”, edhe pse ai është bir i një ish-ambasadori jugosllav, ashtu siç e përshkruan në veprën e tij polemike autori Tafil Duraku.

Thjesht, Hashim Thaçi është hero i Kosovës, kurse Veton Surroi ende ka ngelur një nostalgjik-“karrabisht i UJD-it”, siç e ka protretizuar në mënyrë figurative, Tafil Duraku në titullin e librit të tij “Karrabishti i UJD-it”. Kjo është asimetria thelbësore, që kurrë nuk do të gjejë kompromis simetrik as mbi bazën ideologjiko-politike, as mbi atë kombëtare. Pikërisht pse Surroi ka ngelur një “gjeni politik “ individualist, heretik me prirje të shtresës më lartë shoqërore dhe “elitist” me pikëpamje të një ekzistencialisti të patransformuar në demokrat, në humanist dhe në patriot të vërtetë, ai edhe shkroi librin “Këmbët e gjarpërit”, si pamflet denoncues të kundërshtarit të tij politik, Hashim Thaçi dhe të UÇK-së, të cilën e ka quajtur si “qenie inekzistente” çlirimtare kombëtare (!)

Hashim Thaçi, hero dhe kryeministër i Kosovës, kurse Veton Surroi, biznesmen milioner dhe publicist mohues i UÇK-së!

Sipas Nënpresidentit të Amerikës, Joe Biden, “Hashim Thaçi është Gjorgj Uashington i Kosovës”! – E, kush është ai “karrabisht”, që e mohon këtë vlerësim historiko-politik dhe diplomatik të Joe Biden-it?! – Amerika e njeh dhe e vlerëson si burrë të madh dhe të zot të Kosovës, Hashim Thaçin, kurse një politikan i dështuar, egoist dhe prepotent kosovar (V.S) përmes një humori të zi heretik bën përpjekje, që atë ta diskreditojë dhe ta kontestojë në sy të opinionit kombëtar dhe atij ndërkombëtar, edhe si personalitet shtetëror, edhe si kryelider partiak, pa kredibilitet etik, politik dhe kombëtar. Mirëpo, kjo nuk është e vërtetë, por vetëm një mistifikim retorik, që simbolizon individualizmin e dialektikës ekzistencialiste të surroizmit versus dialektikës së vërtetës realiste filozofike të Hegelit.

Ndërkaq, sipas senatorit të lartnderuar amerikan, Joe Leiberman, UÇK-ja ishte vlerë realiste, e pranueshme edhe për parimet dhe për vlerat e çmueshme humane dhe demokratike amerikane: “Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës luftojnë për të njëjtat vlera dhe parime njerëzore…Të luftosh për UÇK-në, do të thotë të luftosh për të drejtat e njeriut dhe për vlerat amerikane.”(The Unted States of America and the Kosovo Liberation Army stand for the same human values and principles…Fighting for the KLA is fighting for human rights and American values.”( The Washington Post, April28, 1999).

Ndërkaq, ndryshe, Veton Surroi ( “Karrabishti i UJD-it”), milioneri i Kosovës, i cili, kurrë nuk ka gjasë reale, që të bëhet president, as kryeministër e as minister i Kosovës) në librin e tij “Këmbët e gjarpërit”, UÇK-në e ka quajtur si antivlerë dhe “inekzistenteante”!!!

Kjo kontradiktë asmiterike vlerësuese Joe Biden dhe Joe Leiberman – Veton Surroi, pikësëpari, shtron këtë pyetje serioze, siç e theksuam më sipër, duke qenë se Surroi qëmoti paska ditur për “këmbët e gjarpërit” të heroit të UÇK-së- kryeministrit të sotëm të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, atëherë pse ka pranuar, të jetë anëtar i delegacionit të Kosovës në Rambuje së bashku me Hashim Thaçin dhe me “gjarpërinjtë” e tjerë udhëheqës të UÇK-së? - Përgjigjen e kësaj pyetjeje, do ta gjeni në shpjegimin e hollësishëm sintetik dhe analitik të përmbajtes së këtij libri, të shkruar nga autori Tafil Duraku.

Simbolikë primitive, urrejtëse dhe armiqësore(!)

Në asnjë kuptim simbolik, nuk mund të përkufizohet se Hashim Thaçi ka “këmbë gjarpëri”, ashtu siç e ka përshkruar në mënyrë diletante, asbrtakte, subjektive, tendencioze, shpifarake, dhe ironizuese Veton Surroi në titullin dhe në përmbajtjen e librit të tij “Këmbët e gjarpërit”, të botuar në shtëpinë e tij botuese “Koha”, Prishtinë, 2014, por Hashim Thaçi është hero në luftë dhe në paqe, sepse me trurin, me zemrën, me veprën dhe me këmbët e tij të çelikta sikurse të Azem Bejtës, të Hasan Prishtinës, të Isa Boletinit dhe të Adem Jasharit…etj., ia arriti që me bashkidealistët, bashkëmendimtarët dhe me bashkëluftëtarët e tij nën flamurin e rezistencës çlrimtare kombëtare të UÇK-së, jo vetëm të Kosovës, por të të gjitha trevave të Shqipërisë Etnike, ta çlirojë dhe ta pavarësojë Kosovën nga Serbia kolonialiste gjenocidale dhe pushtuese (1912-1999).

Ndërkaq, Veton Surroi ia arriti të bëhej vetëm një milioner-biznesmen i sukseshëm, duke mbetur jashtë ajkës së lartë politike dhe shtetërore të Republikës së pavarur të Kosovës, si rrjedhim i mungesës votës së lirë dhe demokratike të qytetarëve të Kosovës. Ky është problemi politik i Veton Surroit, jo as UÇK-ja, as kryeministri Hashim Thaçi (nuk janë përgjegjës, as fajtorë për falimentimin politik të Veton Surroit në skenën politike shtetërore të Kosovës), siç i përshkruan ai në frymën e kritikës subjektive, të njëanshme negative metaforike dhe heretike në librin e tij “Këmbë e gjarpërit”.

Këtë e provon edhe Deklarata e pavarësisë së Kosovës e 17 shkurtit 2008, ku kryeministri Hashim Thaçi në seancën historike të Kuvendit të Kosovës (28 shkurt 2008), e shpalli Kosovën shtet të lirë, të pavarur, sovran dhe demokratik, të cilëtn deri më sot e kanë njohur 108 shtete të bashkësisë ndërkombëtare. Kjo është meritë e qeverisë së Republikës së Kosovës me në krye Hashim Thaçi.

Deklaratën e theksuar të Nënpresidentit të SHBA-së, Joe Biden se “Hashim Thaçi është hero i Kosovës-Hashim Thaçi is Kosovo’s George Washington”( http://www.kryeministri-ks.net/Prishtina, July 21, 2010), e dëshmon edhe mbështetja humanitare, politike, diplomatike dhe ushtarake e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhënë Kosovës përkatësisht UÇK-së me në krye Hashim Thaçi, që nga Konferenca e Rambujesë për Kosovën (shkurt 1999) e deri më sot, ku në rolin e kryeministrit, Hashim Thaci e drejton me plot sukses qeverinë e Republikës së Kosovës (2008-2014).

Kjo është merita historike, politike, diplomatike dhe luftarake e heroit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, jo merita e shpifësit e “gjykatësit” të tij, dhe e mohuesit të UÇK-së, Veton Surroi, cili për shkaqe të xhelozisë, të subjektivizmit, të urrjetjes, të zhgënjimit dhe të pakënaqësisë së tij, që ka ngelur në periferinë e politikës dhe të “nomenkalurës” institucionale të shtet të ri të Kosovës(1999-2014), në shenjë të papajtueshmërisë dhe të revoltës egoiste karriersite mikroborgjeze, duke e quajtur vetën “heretik” shkroi librin “Këmbët e gjarpërit”, libër ky, vërtet, me përmbajtje heretike, që nxin dhe mjegullon të vërtetën për UÇK-në (duke e quajtur inekzistente dhe anti-çlirimtare kombëtare) dhe për heroin e saj, Hashim Thaçi. Si shkak dhe pasojë e një dezinformimi dhe shpërfytyrimi të tillë të së vërtetës për UÇK-në dhe për Hashim Thaçin, si dhe të shpifjeve dhe të gënjeshtrave të tjera, posaçërisht në adresë të “abalfabetizimit politik” të fshatit të heroit dhe të kryeministrit Hashim Thaçi, poeti, shkrimtari, publicisti dhe patrioti i shquar Tafil Duraku ( me rrënjë, me degë, me fletë, me edukatë dhe me arsimim kombëtar dhe atdhetar nga Drenica heroike e Shqipërisë Etnike) shkroi librin me titull simbolik “ Karrabishti i UJD-it”, përmbajtja e të cilit hudh poshtë konstatimet hipotetike dhe të paqëndrueshme të librit “Këmbët e gjarpërit”, të shkruar nga Veton Surroi.

Kjo vepër e autorit Tafil Duraku, është një kundërpërgjigje polemizuese e shkruar dhe e justifikuar me një “mal” argumentesh dhe faktesh të parrëzueshme, që thelbësisht përgënjeshtrojnë tezat dhe hipotezat abstrakte, polihipokrite, absurde, antishqiptare, të konstruktuara dhe të shpifura fund e krye nga heretiku dhe herezia e Veton Surroit kundër UÇK-së dhe Hashim Thaçit, duke e cilësuar atë me “këmbë të gjarpërit”(!?)

Pavarësisht se me çfarë përmbajtjeje dhe, nga cila fushë botohet ndonjë libër, nëse autori i saj prononcohet publikisht para opinionit se është “heretik” dhe atë e ka shkruar në formën “heretike”, që do të thotë se ai e ka shkrur në mënyrë jorealiste ( pa fakte dhe pa argumente të qëndrueshme), tendencioze dhe subjektive ashtu si i “bie në rabush” vetëm “listës së dëshirave” karrieriste politike, arrogancës, prepotnecës, cinizmit, egoizmit dhe egocentrizmit të tij, ashtu siç është deklaruar autori i librit “Këmbët e gjarpërit”, Veton Surroi, megjithatë, ky libër, duhet të lexohet me kujdes, të kuptohet dhe të interpretohet drejt dhe objektivisht, sepse përmbajtja e tij ka karakter heretik individualist, spekulues, improvizues dhe ekzistencialist me prirje dhe me lakmi karrieriste politike mikroborgjeze, që bie në kundërshtim me parimet dhe me normat themelore të etikës njerëzore, të profesionalizmit, të interesave jetike të popullit, si dhe të vlerave universale demokratike të botës së qytetëruar.

Egoizmi, heretizmi, egocentrizmi dhe individualzmi-antivlera

Historia e derisotme e revolucioneve evropiane dhe botërore, ka provuar se idealet, përpjekjet dhe luftërat për liri dhe për pavarësi të popujve të vendeve të robëruara (ashtu siç ishte edhe Kosova, e cila plot 100 vjet ishte robëruar nga Serbia pushtuese kolonialiste), janë forca centrifugale, që kanë triumfuar mbi tiranininë dhe mbi sundimet e huaja, si dhe mbi ideologjitë reaksionare fashiste dhe bartësit e tyre indoktrinues dhe propagandistikë, që lufta e tyre kishte për qëllim shtypjen dhe ngrirjen e çdo lëvizjeje dhe përpjekjeje revolucionare kombëtare të popujve të robëruar.

Një luftë tillë antirevolucionare dhe antiçlirimitare kombëtare, në forma të ndryshme politkiko-propagandistike dhe publicistike, e ushqenin dhe e mobilizionin për veprim konkret, edhe ideologët dhe përfaqësuesit e rrymës së filozoofisë ekzistencialiste me përmbajtje të individualizmit reaksionar idealist dhe antihuman.
Kështu po ndodh, edhe sot, individualistët mikroborgjezë, reaksionarë dhe fashistë i pengon progresi, liria dhe pavarësia e popujve të tjerë; u pengon çdo gjë që është objektive, racionale, progresive dhe e vlefshme për interesin e përgjithshëm të shumicës dërrmuese brenda një rendi shoqëror, që, edhe ata vetë i përkasin atij, si pjesë përbërëse.

Individualistit (heretikut) i pëlqejnë vetëm opinionet dhe vlerësimet e veta dhe të “kruzhokëve elitiste” të tij, që janë nën diktatin dhe nën “kontrollin” e tij, jo opinionet dhe konstatimet e të tjerëve, sado qofshin racionale, të pranueshme dhe objektive, sepse ato i konsideron të huaja, të pavlefshme dhe të dëmshme nën çdo nivel të “gjenialitetit “ dhe të “elitizimit” të tij egocentrik dhe ekzistencialist.
I këtillë është dëshmuar Veton Surroi me librin e fundit “Këmbët e gjarpërit”, që në mënyrë simbolike negative, primitive, provinicialiste armiqësore i referohet Hashim Thaçit, duke u përpjekur që atë botërisht ta diskreditojë politikisht dhe kombëtarisht. Mirëpo, Thaçi, edhe pse një djalosh i një fshati të Dremicës, jo i “elites” surroiste të Prishtinës, të Beogradit e as të Madridit, jo bir i një ambasadori sikurse është Veton Surroi, edhe pse mësimet e para i mori ne fshatin e tij drenicar dhe studimet i mbaroi në Prishtinë, ai me zgjuarsinë dhe me aftësitë e tij politike, diplomatike dhe me guximin e tij intelektual dhe luftarak në kuadrin e UÇK-së, si dhe në paqe, kryetar i suksesshem i PDK-së dhe kryeministër i qeverisë së Republikës së Kosovës, e përgënjeshtroi “gjenialitetin politik” dhe “aftësitë elitiste” të Veton Surroit, i cili, asnjëherë nuk qe në gjendje, t’i fitojë votat e elektoratit për t’i hipur “kalit” të pushtetit qoftë si president apo qoftë si kryeministër i Republikës së Kosovës. Për këtë dështim politik karrierist, Veton Surroi nuk ka pasur nevojë që të shkruante, jo më pak se një libër “Këmbët e gjarpërit” në mënyrë që ta nxinte dhe ta sfidonte figurën politike, patriotike dhe kombëtare të kryeministrit Thaçi, sepse ai nuk është fajtor për dështimet politike 16-vjeçare të Surroit, por mungesa e nivelit të lartë politik dhe e paditurisë së komunikimit politik dhe diplomatik të tij me masat e gjera popullore në Kosovë.

Pra, shpërfaqja e xhelozisë, e gënjeshtrës, e shpifjes, e urrjetjes, e cinizimit, e herezisë dhe e armiqësisë politike e Veton Surroit për shpartallimin dhe për kontestimin e figurës heroike, patritoitke, kombëtare dhe atdhetare të Hashim Thaçit, si dhe e aversionit kundër luftës çlirimtare kombëtare dhe antikoloniale të UÇK-së, duke e mohuar ekzistencën e saj, përbëjnë strumbullarin e logjikës autodestruktive të filozofisë ekzistencialiste dhe individualiste të përmbajtjes së librit “Këmbët e gjarpërit”, të autorit Veton Surroi.

-Vetë zgjedhja e metaforës simbolike e titullit të librit “Këmbët e gjarpërit”, provon kriterin iracional të mendimit dhe të konceptit të mjerë individualist politik të Surroit, i cili nuk ka pasur guximin që ta konkretizojë me emrin e vërtetë të kryepersonazhit të tij-Hashim Thaçi, por në mënyrë qyqare përmes një metafore plotësisht të gabuar dhe armiqësore, e ka quajtur “gjarpër të rrezikshëm”?!

Pikërisht kjo metaforë improvizuese dhe fallso, ka sfiduar dhe ka mashtruar lexuesit se gjoja libri “Këmbët e gjarpërit” ka të bëjë me gjarpërinjtë-armiqtë e shqiptarëve, ashtu sikurse që ishte tematika e shtjelluar e romanit të Adem Demaçi, me titull “Gjarpinjt e gjakut”, të botuar në vitet e 60-ta të shekullit XX, kur Kosova ishte nën sundimin e egër kolonial pushtues të Serbisë=Jugosllavisë së Titos.

-Pse Hashim Thaçi, të shpifet në atë mënyrë cinike dhe skandaloze si “gjarpër i rrezikshëm”, kur dihet se “gjarpëri” është armik i rrezikshëm për njeriun (nuk ka gjarpër të mirë, pavarësisht nga përkufizimet e bëra nga autori Tafil Duraku, të cituara nga leksikonët dhe nga fjalorët e autorëve të ndryshëm si kundërpërgjigje “gjarpërit” të Veton Surroit), kur dihet se Hashim Thaçi nuk është gjarpër-armik i rrezkishëm, as i fshehtë, as i hapur, por HERO i Kosovës në kohë lufte, si dhe strateg vizionar (politikan dhe diplomat i shquar) në kohë paqeje, që ka mbështetjen e politikës dhe të diplomacisë, jo vetëm të Tiranës zyrtare, por edhe të Uashingtonit zyrtar, të BE-së dhe të NATO-s (1999-2014).

Më shumë se gjarpër, është ai, që e mohon UÇK-në!

Pse themi se autori i librit “Këmbët e gjarpërit”, V. Surroi, me tezën e tij mohuese anti-UÇK, njëherazi mohon edhe pavarësinë e Kosovës, si dhe vë në pikëpyetje edhe ndihmën e gjithmbarshme të Amerikës dhe të NATO-s, që e mbështetën dhe e ndërkombëtarizuan çështjen e Kosovës, së këndejmi edhe ekzistencën dhe njohjen e UÇK-së, sepse lufta e saj e drejtë vetëmbrojtëse çlirimtare kombëtare dhe antikoloniale, është e ndërlidhur ngusht me këta faktorë relevantë, që e shkëputën dhe e çliruan Kosovën nga kthetrat e përgjkashme 100-vjeçare kolonialiste dhe imperialiste (1912-1999). Kjo është merita kryesore historike e UÇK-së, lufta për liri e së cilës, e solli Amerikën dhe NATO-n në Kosovë, jo “grupet kontaktuese” dhe shpartalluese, që negocionin me Slobodan Milosheviqin në Beograd për një Kosovë të “lirë” nën Serbi!
Pra, nuk ka asnjë dilemë se, kushdo që ta mohojë UÇK-në, njëherit e mohon edhe pavarësinë e Kosovës, si dhe Amerikën dhe NATO-n, që sakrifikuan çdo gjë për ta bërë Kosovën të lirë dhe sovrane, sepse këta faktorë relevantë kanë një ndërlidhuri të përbashkët dhe të qëndrueshme organike, historike, politike, diplomatike, ushtarake, humanitare, demokratike dhe paqësore, që rrumbullakësuan lirinë dhe pavarësinë e Kosovës (17 shkurt 2008).

Gjithashtu, anatema dhe mohimi i UÇK-së, justifikon tezat e deritashme falsifikatore të regjimit autoritar fashist të Serbisë së Slobodan Milosheviqit, se në Kosovë “nuk kishte kurrfarë UÇK-je, por disa grupe terroriste”! –Se Amerika dhe NATO-ja, sipas akuzave dhe shpifjeve politiko-propagandistike të Beogradit zyrtar, “bënë gabimin më të madh, që ndihmuan UÇK-në ngase ajo sipas ‘dioptrisë’ çetniko-fashiste, ishte organizatë terroriste dhe mafioze…”. Ky konstatim spekulues antishqiptar, anti-Amerikë dhe anti-NATO, vërtet, është antihuman, tendencioz, fyes dhe i padrejtë, kur dihet se UÇK-ja nuk ishte kurrfarë “grupi terrorist”, por një ushtri e organizuar gjithëpopullore e rezistencës me simbole, me uniformë, me zinxhirin komandues dhe me objektiva të caktuara dhe të qarta luftarake, politike dhe diplomatike për çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës nga pushtuesi shekullor serb.

Këtë të vërtetë si dielli, e mbështetë, edhe ky konstatim vlerësues i Akademikut të nderuar dhe të mirënjohur, Esat Stavileci: “Nuk ka asnjë dyshim se UÇK-ja i ka dhënë një dimension të ri çështjes së Kosovës, ndërsa vetë ushtria Çlirimtare ka bërë që çështja e Kosovës të vështrohet në një dritë të re. Në të vërtetë, liria ishte preokupim kryesor i saj, ndërsa bindja se vetëm lufta mund t’ia sjellë atë Kosovës.” (“UÇK-ja dhe e drejta ndërkombëtare” (nga Parathënia, f.13).

Përkundër kësaj së vërtete mbi UÇK-në, Veton Surroi “symbyllazi” ka kaluar në skajshmëri iracionale të herezisë së tij komplekse, duke marrë anën e politikës dhe të propagandës denocuese serbe kundër UÇK-së se, në Kosovë “nuk ka pasur UÇK, as luftë çlirimtare kombëtare të saj”!!!

Në vend se t’i demaskonte këto teza dhe konstatime fallso ultranacionaliste serbomëdha anti-UÇK, anti-pavarësi, anti-Amerikë dhe anti-NATO, ai në rolin e “gjeniut politik” të Kosovës, shkroi librin skandaloz dhe shumë të përfolur “Këmbët e gjarpërit” kundër UÇK-së dhe kundër Hashim Thaçit, duke zhvlerësuar kontributin dhe meritat e tyre për lirinë dhe për pavarësinë e Kosovës.
Me një fjalë, librit “Këmbët e gjarpërit” i gëzohen vetëm ata “gjarpinj” të Serbisë, të cilët, në asnjë mënyrë nuk e pranojnë se UÇK-ja ishte Ushtri Çlirimtare Kombëtare, plotësisht legjitime dhe legale sipas së drejtës ndërkombëtare.

Urrjetja, interesi dhe ambicia individualiste dëmton interesin e përgjithshëm kombëtar dhe shtetëror të Kosovës së re

Këtë e dëshmon edhe ky konstatim vleror i Prof. Dr. Sofokli Lazri: “ Urrejtja kombëtare si ideologji e si praktikë politike mund të jetë e egër dhe e papërmbajtur, mund që për një periudhë të influencojë një pjesë të madhe të popullsisë, të përfitojë nga ndonjë “grup politikanësh” me interesa heterogjene, të akaparuar në ndonjë koniunkturë të caktuar rajonale a evropiane, por ajo është pa të ardhme. E ardhmja i përket lirisë e barazisë kombëtare, çlirimit të popujve nga çdo dhunë, qoftë individuale, nacionale ose shoqërore.” (“Çështje të pavarësisë së Shqipërisë”,1987, f.46).

Sikur Veton Surroi, të ishte zvarritur në ndonjë majë më të lartë të “ bjeshkës” së pushtetit shtetëror të Kosovës, qoftë si president, si kryeministër apo të paktën si ndonjë minister a zëvendësministër, sigurisht se, nuk do t’i binte ndërmend, që të shkruante librin “Këmbët e gjarpërit”, që ipso facto, është një pamflet me akuza të rënda shpifëse dhe diskredituese të industrisë politiko-propagandistike armiqësore antishqiptare të pajusitifikueshme, të drejtuara në adresën e Hashim Thaçit dhe të ushtrisë Çlirimtare të Kosovës(UÇK). Ky libër është dëshmia më e zhveshur konkrete se kush është “gjarpëri” dhe kush është heroi i vërtetë i Kosovës shqiptare. Për më tepër, ky libër është “letërnjoftimi” më i saktë i profilit të “gjeniut politik”, përkatësisht i individualistit dhe i heretikut të falimentuar V. Surroi.

Në këtë frymë është shkruar edhe libri krtiik polemizues “ Karrabishti UJD-it” i autorit Tafil Duraku, i cili në mënyrë plastike ka përgënjeshtruar të gjitha insinuatat, shpifjet dhe gënjeshtrat sakndaloze, antipolitike dhe antikombëtare të përmbajtjes së librit “Këmbët e gjarpërit”, të shkruar nga Veton Surroi, që, për qëllim të fundit ka pasur denigrimin, kontestimin dhe mohimin e luftës së ndritshme çlirimtare kombëtare dhe të drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), si faktor vendimtar dhe parësor i çlirimit dhe i pavarësimit të Kosovës.

Mirëpo, pavarësisht nga interesat heterogjene dhe idelogjitë e ndryshme politike, të gjithë urrjetësit dhe armiqtë e “kalibrit gjenial” politik dhe diplomatik të Veton Surroit, si dhe miqtë dhe mbështetësit e UÇK-së, duhet të mbajnë parasysh faktin e rëndësishëm se, po u kontestua dhe u mohua lufta heroike e UÇK-së, automatikisht, do të vinte në shprehje zhvlerësimi i pavarësisë së Kosovës në shkallë ndërkombëtare si nga ana Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (e cila më 2 korrik 2010 ka dhënë vetëm një opinion pozitiv juridik, jo aktvendim, as vendim kualifikues juridik për Rezolutën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt 2008), ashtu edhe nga ana e 108 shteteve të bashkësisë ndërkombëtare, të cilat deri tani (gusht 2014), e kanë njohur Republikën e pavarur të Kosovës.

Vlera e librit përgënjeshtrues “Karrabishti i UJD-it” e autorit Tafil Duraku, qëndron edhe në faktin se, veç përgënjeshtrimit me argumente të faktueshme të përmbajtjes fallso dhe dekadente të librit “Këmbët e gjarpërit” të Veton Surroit, është shkruar me një stil të lartë dhe të qartë publicistik, gjë që kjo e bën më atraktive dhe me të lexueshme esencën tërësore të përmbajtjes së saj.

Prandaj, urojmë që ky libër, të ketë ndikim pozitiv në ndërgjegjësimin dhe në kthjellimin e të gjitha atyre mendjeve të lajthitura dhe të “hipnotizuara” (për interesa të ndryshme shpirtmeskine dhe karrieriste pushtetore dhe latifundiste) se UÇK-ja ishte, është dhe, do të jetë e gjallë përgjithmonë në kujtesën tonë historike, kombëtare dhe atdhetare shqiptare, si faktor vendimtar në çlirimin, në pavarësimin dhe në ndërtimin e shtetit të pavarur dhe sovran të Republikës së Kosovës (17 shkurt 2008).

Në mbështetje të librit të Tafil Durakut “Karrabishti i UJD-it” përmes së cilit, ka pasqyruar vetëm fakte dhe argumente të qëndrueshme kundër tezave dhe të konstatimeve shpifëse dhe të pathemelta politike të Veton Surroit lidhur me shpërfytyrimin e identitetit kombëtar, ushtarak, politik, diplomatik dhe juridik ndërkombëtar të UÇK-së, po shtoj, edhe këtë pjesë të shkurtër nga hyrja e librit tim ““Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) dhe e drejta ndërkombëtare”*, që provon ekzistencën legale dhe legjitime të UÇK-së, si dhe rolin e saj të rëndësishëm historik, kombëtar dhe shtetëror në çlirimin dhe në pavarësimin e Kosovës nga prangat e hekurta shekullore të Serbisë (1912-1999).

Përmbyllje

*** Nuk ekziston asnjë normë, asnjë rregull dhe asnjë parim i doktrinës së drejtës ndërkombëtare, që luftën e drejtë, vetëmbrojtëse çlirimtare kombëtare dhe antikoloniale të UÇK-së kundër luftës së padrejtë, agresive, kolonilaliste dhe gjenocidale pushtuese të Serbisë, ta cilësojë si “luftë agresive dhe terroriste”.
Motivi dhe arsyeja kryesore e zgjedhjes së këtij titulli të librit është që, shkencërisht, në kontekstin e së drejtës ndërkombëtare, t’i ndriçojmë rrethanat, faktet dhe argumentet thelbësore pse dhe, si lindi, dhe çfarë karakteri kishte zhvillimi i luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës(UÇK).


Për të ndriçuar në tërësi përmbajtjen e luftës së UÇK-së, me vështrim të posaçëm të së drejtës ndërkombëtare, domosdo nevojitet që të përgënjeshtrohen dhe të hidhen poshtë si të pavlefshme tezat, konstatimet dhe vlerësimet e paqëndrueshme, të njëanshme, subjektive dhe tejet tendencioze të politikës, të propagandës, të publicistikës, të diplomacisë publike dhe ushtarake, të shkencës, të informacionit dhe të Kishës Ortodokse Serbe dhe të shtetit serb (1989-2009), sipas të cilave Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) “është terroriste”!?

Përkundrazi, një cilësim i tillë është arbitrar, i paqëndrueshëm dhe i papranueshëm, sepse nuk ka kurrfarë baze ligjore të së drejtës ndërkombëtare, veçse është një ndërrim teze, që sheshit pretendon “justifikimin” e agresionit dhe të luftës së padrejtë të Serbisë kundër UÇK-së dhe kundër popullit shqiptar të Kosovës (1989-1999).
Ndërrimi kësaj teze mund të jetë i vlefshëm vetëm për ligjet, politikën, publicistikën dhe shkencën e Serbisë, e jo, kurrsesi për të drejtën ndërkombëtare, të cilën Serbia e ka shpërfillur në tërësi me rastin e agresionit të saj gjenocidal dhe pushtues të Kosovës (1989-1999).

Pra, një cilësim i këtillë i njësuar i shtetit dhe i Kishës Ortodokse Serbe në shpërfytyrimin dhe në mohimin e karakterit të luftës së drejtë dhe të ligjshme të UÇK-së, duke e paraqitur para opinionit publik vendor dhe ndërkombëtar si “organizatë paramilitare terroriste”, de fakto as de jure nuk është i qëndrueshëm, sepse kjo nuk ka zhvilluar kurrfarë veprimtarie terroriste, as agresive e as pushtuese kundër serbëve, as kundër Serbisë e as kundër Kishës Ortodokse Serbe, por ka zhvilluar luftë të drejtë, vetëmbrojtëse dhe të ligjshme antiterroriste, antigjenocidale, antikoloniale dhe antipushtuese kundër Serbisë, e cila që nga viti 1989, me heqjen e autonomisë së Kosovës nga regjimi tankist-policor-ushtarak-agresiv dhe gjenocidal të pinoçetit serbomadh (të “kasapit të Ballkanit”) Slobodan Milosheviq, shqiptarët (mbi 90%) dhe Kosovën e Shqipërisë Etnike, i vuri nën telat gjemborë të një burgu izolues famëkeq dhe ndjellakeq, që u përngjante krematoriumeve të holokaustit nazifashist të Adolf Hitlerit në Austri, në Poloni etj. gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Domethënë, agresioni, terrori, ushtrimi i dhunës, i represalieve, i arrestimeve, i torturave, i burgosjes, i dënimeve drakonike, i vrasjes, i shpërnguljes me dhunë, me terror dhe në përmasa gjenocidale të popullsisë së pafajshme shqiptare nga ana e Serbisë, ishin motivet dhe shkaqet kryesore, që e nxorën në sipërfaqe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-në) në mbrojtjen e popullit të vet, të territorit dhe të vendit të vet.

Juridikisht, duke marrë për bazë normat dhe rregullat e së drejtës ndërkombëtare, në rastin konkret, si populli shqiptar i masakruar, ashtu edhe UÇK-ja plotësisht e gëzonin të drejtën e luftës mbrojtëse dhe vetëmbrojtëse kundër agresionit gjenocidal të Serbisë, e cila bëri agresion kundër Kosovës (1989-1999).
Pra. në këtë rast, Serbia ishte agresori, që shkeli normat dhe rregullat e së drejtës ndërkombëtare, duke zhvilluar luftë të padrejtë dhe gjenocidale mbi shqiptarët dhe mbi Kosovën shqiptare (1989-1999), jo, në asnjë mënyrë UÇK-ja. Mirëpo, deri më sot, as politika, as gjyqësia, as shkenca e as kisha ortodokse e Serbisë, dhe askush në Serbi nuk duan ta pranojnë argumentin e pakundërshtueshëm juridiko-ndërkombëtar dhe të vërtetën se Serbia ishte agresori, e cila e detyroi UÇK-në, që të përdorë të drejtën e ligjshme të vetëmbrojtjes nga agresori serb.

Kjo është e vërteta, që pasqyron luftën agresive dhe gjenocidale të Serbisë, sepse, sipas së drejtës ndërkombëtare, kjo nuk përbën kurrfarë mjeti juridik, por shkeljen flagrante të normave dhe të rregullave të së drejtës ndërkombëtare.

Prandaj, de fakto dhe de jure, Serbia ishte agresori, kurse UÇK-ja ishte në rolin e vetëmbrojtësit. Posaçërisht në aspektin juridiko-ndërkombëtar, e drejta e vetëmbrojtjes së UÇK-së kursesi nuk mund të cilësohet “terroriste” dhe në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, sepse agresioni, terrorizmi dhe gjenocidi, i organizuar dhe i institucionalizuar shtetëror i Serbisë së Slobodan Milosheviqit kundër popullit shqiptar të Kosovës, përbëjnë cenimin flagrant të së drejtës ndërkombëtare, e cila, që nga formimi i saj e deri në ditët e sotme, nuk i jep të drejtë ligjore asnjë shteti, që të zhvillojë luftë agresive kundër një shteti tjetër, pavarësisht nga interesat politike, ekonomike, ushtarako-strategjike të hegjemonizmit dhe të kolonializmit të nënshtrimit dhe të pushtimit të shteteve të tjera, të vegjël apo të mëdha.

Pa marrë parasysh dëshirat, destruksionin dhe objektivat e politikës dhe të luftës së padrejtë kolonialiste të Serbisë, që të zhveshë juridikisht përmbajtjen e luftës së drejtë të UÇK-së, duke e cilësuar atë hiq më pak se “terroriste”, me qëllim të justifikimit të politikës, të ligjeve dhe të Kushtetutës së saj me përmbajtje kolonialiste dhe imperialiste ndaj Kosovës, nuk mund të ndryshohet e as të pranohet teza politiko-propagandistike serbomadhe, se UÇK-ja “është terroriste”, kurse agresioni gjenocial invadues i Serbisë “është i ligjshëm”!?

Këtë ndryshim teze e pranojnë vetëm kushtetuta, ligjet, politika, kisha dhe e drejta e brendshme e Serbisë, të cilat, edhe pas mbarimit të luftës së drejtë të UÇK-së (UÇK-në e quajnë “terroriste”, kurse Kosovën e konsiderojnë “pjesë të ligjshme” të Serbisë, ndërsa e drejta ndërkombëtare (as në kuptimin doktrinar e as në atë praktik) nuk e justifikon ndërrimin e një teze të tillë serbomadhe, sepse nuk ka asnjë element të qëndrueshëm juridik, moral dhe faktik.

Për më tepër, se kush ishte agresor në Kosovë (1989-1999), përveç luftës së drejtë të UÇK-së, këtë e provoi edhe ndërhyrja plotësisht e ligjshme e Aleancës së Atlantikut Verior(NATO-s), më 24 mars 1999 kundër forcave militare, paramilitare dhe policore të Serbisë agresore në Kosovë.
Ndërhyrja dhe bombardimi 78 ditorë i Serbisë agresore nga ana e NATO-s, ishte në funksion jo vetëm të mbrojtjes së popullit shqiptar dhe të UÇK-së, por edhe të mbrojtjes së rendit dhe të paqes ndërkombëtare, sepse Serbia ka shkelur edhe KREUN VII të Kartës së Kombeve të Bashkuara.

Luftën vetëmbrojtëse dhe të drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) kundër Serbisë agresore dhe gjenocidale, përpos NATO-s, e mbështetën edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës me në krye ish-presidentin, Bill Clinton.
Në favor të këtij vlerësimi mjafton, ta përkujtojmë ndërgjegjen, moralin politik, drejtësinë dhe të drejtën ndërkombëtare, se kush ishte agresor dhe, kush ishte terrorist në Kosovë: - Serbia, apo UÇK-ja?

Edhe sipas vlerësimit të peshuar moralisht, politikisht dhe ligjërisht të ish-presidentit amerikan, Bill Clinton, Serbia ishte agresore dhe terroriste, jo UÇK-ja në mbrojtjen e imponuar të Kosovës: “Ne jemi duke mbrojtur vlerat dhe interesat tona, dhe avancimin e kauzës së paqes. Kriza e Kosovës ishte një holokaust në zemër të Evropës, që testoi humanizmin tonë…,ndaj, ne jemi duke parandaluar edhe një holokaust tjetër.”(We are upholding our values, protecting our interests, and advancing the couse of peace. Kosovo crisis was a genocide in the heart of Europe that was testing our humanity…We are preventing another holocaust) [1]

Në këtë frymë, të mbrojtjes së drejtës dhe, tërësisht të bazueshme si në aspektin humanitar, ashtu edhe në atë të së drejtës ndërkombëtare, është shprehur edhe senatori amerikan Joe Leiberman, duke nënvizuar se: “Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës luftojnë për të njëjtat vlera dhe parime njerëzore…Të luftosh për UÇK-në, do të thotë të luftosh për të dejtat e njeriut dhe për vlerat amerikane.”(The Unted States of America and the Kosovo Liberation Army stand for the same human values and principles…Fighting for the KLA is fighting for human rights and American values.”[2]

Edhe këto dy deklarata vlerësuese zyrtare të shtetarëve të Amerikës, ish-Presidentit Bill Clinton dhe Senatorit Joe Leiberman janë me bazë të qëndrueshme të së drejtës ndërkombëtare, se Serbia është agresori dhe terroristi, kurse UÇK-ja është vetëmbrojtësi,kundërshtari dhe luftuesi i ligjshëm i Serbisë agresore dhe terroriste. Në këtë pikëvështrim të së drejtës ndërkombëtare, nuk ka asnjë dilemë se UÇK-ja ka zhvilluar luftë të drejtë, kurse Serbia luftë të padrejtë dhe të ndalueshme sipas së drejtës ndërkombëtare. Në këtë kontekst të së drejtës ndërkombëtare, shihet qartë se, qëllimi nuk përbën dhe nuk justifikon mjetin ngase Serbia në mënyrë jashtligjore ka përdorur forcën, në vend se të përmbahej nga forca siç parashikojnë normat dhe rregullat e së drejtës ndërkombëtare.

Gjithashtu, sikurse ish-Presidenti i SHBA-së, Bill Clinton, edhe profesoresha e së Drejtës Ndërkombëtare Publike, Ingrid Ditter ka nxjerrë konkluzionin teoriko-shkencor se Serbia me rastin e agresionit pushtues ushtarak dhe policor “Kosovën e zhveshi nga autonomia e thjeshtë e saj në vitin 1989. Gjatë viteve të 9o-ta, qeveria e Beogradit në mënyrë serioze shkeli detyrimet e saj ndaj së drejtës ndërkombëtare, të cilat sheshit flasin për gjenocidin mbi shqiptarët, të cilët mbi 80 për qind përbëjnë popullatën e Kosovës. Kjo ishte arsyeja që më pas ndërhyri NATO-ja, që këtë konflikt e ndërkombëtarizoi në luftë.”[3]

Serbia agresore ka shkelur dispozitat e Kartës së OKB-së, jo UÇK-ja,e cila është viktimë e saj.

As për agresionin gjenocidal të pushtimit të Kosovës së Shqipërisë Etnike, as për shkeljen e së drejtës ndërkombëtare dhe të Kartës së Kombeve të Bashkuara, si dhe të konventave, marrëveshjeve dhe të protokolleve të tjera ndërkombëtare, ligjërisht, sipas së drejtës ndërkombëtare, Serbia nuk ka asnjë argument të vlefshëm, që luftën e drejtë çlirimtare kombëtare të UÇK-së, ta kualifikojë “terroriste”, kurse agresionin, terrorin dhe gjenocidin e saj me bazë koloniale, t’i quajë “mjet dhe terapi të ligjshme juridike” për “denoncimin” dhe diskualifikimin e përmbajtjes dhe të karakterit të luftës së drejtë vetëmbrojtëse të UÇK-së.
_______________
*) (Mehdi Hyseni, nga hyrja e librit "Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe e drejta ndërkombëtare", Tiranë, 2010).
________________________________________
[1] Robert Jackson, The Convenant, Oxord University Press, London, 2000, p.281.
[2] The Washington Post, April28, 1999.
[3] Dr. Ingrid Ditter, The Law of war, Cambridge University Press (Second Edition), London, 2002, f.49.
_____________
Boston, gusht 2014

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Dr. Mehdi Hyseni
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 47 vizitorë
Lexuar: 1,148 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi