Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
UP-ja të përfaqësohet nga njerëz të paanshëm dhe apolitikë
Publikuar më 28 gusht, 2014 në orën 00:32 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Duke e parë rëndësinë dhe seriozitetin e Universitetit të Prishtinës, padyshim që nuk mundemi të rrimë indiferentë ndaj këtij Institucioni publik.
Prej shumë vitesh tashmë insistoj që zgjedhja e një drejtuesi të ri të UP-së të jetë brendapërbrenda kornizave kushtetuese dhe ligjore. Kjo zgjedhje mbron lirinë e studentëve dhe arsimtarëve, gjë që është e domosdoshme për një institucion publik.

UP-ja duhet t’u shpërndajë studentëve të mirat e studimit, hulumtimit, zgjerimit të dijeve edhe jashtë kufijve, që në fakt deri me sot ka funksionuar gjithmonë e më keq.
Që nga paslufta, akoma nuk ka ndodhur që në krye të këtij institucioni të vijë një Rektor me një përvojë brenda dhe jashtë vendit, si në aspektin arsimor ashtu edhe në atë menaxherial. Dhe mungesa e kësaj eksperience në njërën anë dhe prurja e kandidatëve politikë në anën tjetër e ka quar këtë institucion në kolaps.
Dhe megjithatë, pa një kandidat serioz dhe të pavarur në krye të UP-së ne rikthehemi më të nënshtruar, më të paarsimuar dhe më të pandershëm si qytetarë.
Qytetaria që nga paslufta është pothuajse e zhdukur, me ndonjë përjashtim. Është zhdukur aq shumë, sa që për zgjedhjen e një lideri të cilit do institucion nuk bë zë për asgjë, pothuajse ka humbur kujtesën për çdo gjë. Çfarë lodhjeje e zgjatur.
Por, në anën tjetër, qytetarët dinë të jenë revolucionar dhe të paparashikueshëm.
Mbaj mend që një ish-rektor u “skuq me bojë” gjatë fjalimit të tij “madhështor”. Gjithashtu, mbaj mend që ish-rektori tjetër u përzu me protesta. E tani më, ushtruesi i detyrës se rektorit aktual ka bërë me dhjetëra shkelje ligjore, e një nder to është mos-nënshkrimi nga ana e tij, ku me ditë dhe muaj të tërë studentët kanë pritur ta marrin diplomën.
E këto gjera të pahijshme ndodhën për arsye se “partitë ndikuan drejtpërdrejtë në zgjedhjen e tyre”.
Akoma nuk kemi provuar që UP-ja të përfaqësohet nga njerëz të paanshëm dhe apolitikë. Politika nuk duhet të “qeverisë institucionet arsimore” e as të nominoj përfaqësues që mund të veprojnë direkt në to.
Për më shumë se katërmbëdhjetë vjet kjo dukuri ka qenë doktrina e përgjithshme dhe e paligjshme që e ka mbërthyer këtë tempull të dijes.
Ideja është e qartë. Partitë dhe grupacionet politike që mundohen të kenë imponime rreth zgjedhjes se Rektorit të ri duhet të përmblidhnin “forcën” e vetë ekzistuese që zgjedhësi i ri i UP-së të jetë i pavarur dhe të merret në konsideratë ai kandidat që është serioz dhe me një bagazh të madh edukativo-arsimor dhe menaxherial, dhe sipas kritereve që janë kërkuar me konkurs.
Por, as ky nuk është opsion. Sa për sqarim, zgjedhja e Rektorit të ri duhet të jetë totalisht larg politikës. Kjo do të ishte zgjedhje në të mirë të të gjithëve. Dhe në maksimumin e mirëkuptimit.
Shembull: Çfarë kuptimi do të kishte një zgjedhje e Rektorit të ri kur deri dje ka qenë anëtar i Këshillit. Ky aplikim i ish-anëtarit dëmton hapur procesin zgjedhor në njërën anë dhe është kandidim tinëzar në anën tjetër. Është kandidimi i më të këqijve në mesin e ish të këqijve.
Gjatë Mesjetës principi i zgjedhjes ishte i shprehur nga formula melior et sanior pars (pjesa më e mirë dhe më e shëndoshë). Në bazë të kësaj formule kandidati i ardhshëm duhet të jetë në nivelin e duhur intelektual, në këmbë moral, pastërti të qëllimit, dhe drejtësi të gjykimit.
Gjatë okupimit studentët brohorisnin për një Universitet paqësor, ku kërkonin që mësimin ta mbajnë në objektet universitare, sot studentët brohorasin që politika të qëndroj larg arsimit.
Pohoj që qëllimet studentëve ishin në të vërtetë ambicioze dhe të çarta për të nxituar për të hipur në maje. Ngadalësimi nuk na duhet. Është fakt që jemi mbetur shumë mbrapa vendeve evropiane e botërore. Me hapa të shpejtë arrijmë deri diku.
Njerëzit e partizuar sot janë të sistemuar mirë në pushtet dhe kanë fuqi të ndikojnë edhe në çështjet arsimore. Ajo çka është e turpshme, një “mik” i pozicionuar mirë në strukturat shtetërore me tha se “nuk duhet ta bëjmë këtë punë të madhe. Zuri kush çka zuri”. E këta janë djem të “mençur”.
Zaten, djemtë e “mençur” duke i nënvlerësuar dhe bindur të tjerët të mos bëjnë zë arritën “majat e tyre politike dhe ekonomike”.
Andaj, na mbetet vetëm që zgjedhja e Rektorit të ri, duke i mos zhvlerësuar të tjerët mos të sulmohet më i drejti dhe mos të zgjidhet më i paafti. Kjo do të qonte në zgjedhjen tjetër të keqe. Edhe një i keq i më të këqijve të kaluar.
Që Kosova është një vend thellësisht i korruptuar është fakt i njohur. Por, ajo që më lë të habitur është fakti i “shukatjes” së shoqërisë dhe mos reagimi për asnjë gjë. E mos reagimi është pranimi i asaj dukurie.
Sigurisht, me nivelin e arsimtarëve dhe studentëve të UP-së nuk kemi një të kaluar të “lavdishme”. Studentët nuk studiojnë. Ata “mësojnë”. Ku është problemi? Mafia, të korruptuarit, të paarsimuarit e prunë UP-në në këtë gjendje të mjerueshme.
Në anën tjetër, ne si komb kemi një të kaluar shumë të gjatë. Lirisht mund të themi se asnjë popull tjetër ballkanas s’është pushtuar aq sa i yni. Ne kemi jetuar për të mbijetuar. E ky pushtim i ka përhapur degëzimet e saja negative në të gjitha sferat, sa që pasojat janë evidente edhe sot e gjithë ditën.
Jemi, atëherë, me zanat të vjetër të pushtuesve, ku na lanë si bisht pas korruptimin, dredhitë, mashtrimet e gjera të tjera negative. Këto si shkojnë përshtati atij që ka gjak shqiptari.
E në qoftë se duam ne si shoqëri të kuptojmë se si lind një dukuri pozitive, ne duhet të rifillojmë nga kjo pikë.
Sa për fillim, zgjedhja e Isuf Musliut në krye të UP-së është i vetmi shans shpëtimi për studentët dhe arsimtarët e UP-së, dhe njëherësh një rifillim i mbarë.

Artan KAJTAZI

(Autori është magjistër i shkencave filologjike)

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 38 vizitorë
Lexuar: 397 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi