Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Të gjithë shqiptarët duhet të solidarizohen me Orhan Ibrahimin
Publikuar më 28 gusht, 2014 në orën 00:37 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Lufta brenda llojit është lufta më e rrezikshme. Kurse sot incidenti në Parlament mes deputetëve shqiptarë nuk është edhe aq brenda llojit. Vetëm për një arsye: DUI është nervozë dhe futja në qeveri pa kushte, duke mashtruar votuesit e tyre, duke shkelur mbi gjakun e dëshmorëve, pastaj mospasja guxim për të ndërruar emrin e shtetit, për të debllokuar procesin politik të integrimeve, për të zgjedhur statusin e ish-ushtarëve të UCK-së, për të realizuar të drejtën legjitime të shqiptarëve, ndjenjën e sovranitetit të plotë në Maqedoni, siç u pa sot në sjelljen hipokrite të Talat Xhaferit, i shtyrë nga klani i Zajasit, ku nxiti një konflikt mes dy kumanovarëve dhe vet pastaj u largua, ku pësuan deputeti nga Opaja dhe tjetri nga Sllupqani, pak rëndësi ka se cilët parti përfaqësojnë, por janë nga një zonë ku asnjë investim kapital nuk ka pasur prej pas konfliktit të vitit 2001, edhe pse ka qenë pjesë e Marrëveshjes së Ohrit të kompenzohen zonat e prekur nga lufta.

Fjalimi dhe kritikat e deputetit opozitar në foltore, Orhan Ibrahimi, në lidhje me shumë probleme që preokupohen shqiptarët e rrethit të Kumanovës janë një e drejtë legjitime, sidomos kur bëhet fjalë për ujin, kur disa herë kam shkruar se Tetova e ka ujin mbi kokë, e qytetarët e rrethit të Tetovës nuk kanë ujë të pijshëm, kurse një bust i Gruevskit në Shkup kushton sa një rezervoar. Prandaj, më së paku dikush nga shqiptarët, qofshin ulur edhe në prehërin e Gruevskit, mund të marr guximin e çmendurisë dhe t’i ndërpresë fjalimin deputetit Orhan Ibrahimi, ose ndokush nga DUI si Talat Xhaferi t’ia merr të drejtën e fjalës, ose ta prek dinjitetin e tij opozitar, që janë më shumë se 80 për qind e shqiptarëve në Maqedoni, përfshirë edhe militantët e BDI-së, që nuk kanë shijuar asgjë të mirë prej kur tipat e Talat Xhaferit, Musa Xhaferit, Tahir Hanit, Fatmir Besimit, Artan Grubit janë në institucione për të realizuar të drejtat e shqiptarëve. Edhe më pak kanë të drejtë sidomos kur këta të DUI-t me një proces të dyshimt zgjedhor dhe kampanjë të folkpatriotizmit mblodhën 153 mijë vota, kur edhe vet PDSH doli me qendrime zyrtare se do të përkrahin qeverinë VMRO-BDI deri në samitin e NATO-se në Kardif të Britanisë së Madhe. Mirëpo, kjo nuk do të thotë që këta maskarenjë të DUI-t t’ia marrin fjalën dikujt ose ta nënçmojnë kur bëhet fjalë edhe për ujin, që është e drejtë njerëzore për kumanovarët dhe qytetarët shqiptarë, sidomos kur dihet edhe rasti i shitjes së Radikës.

Nuk jam as prej atyre, që dua të marr guximin dhe të bëhem kritikues, të luaj rolin e hipokritit, të fus të dy palët me një thesë, as të them se politika dhe dy partitë shqiptare BDI dhe PDSH janë pa kredibilitet, nuk ia lejoj vetes atë luks, edhe pse sot e drejtoj një lëvizje të fortë të Diasporës (DSHM), sidomos kur kam në kujtesë një rrahje tjetër, në rrethana tjera, kur kam botuar shkrimin “Dinsezat dhe sojsezat e marrum ne diten e Pazarit”. Edhe sot ka qenë e martë, mirëpo DUI ka të gjitha sot të realizojë premimet elektorale, nuk kemi ndonjë Vesel të PPD-së që po e tradhëton DUI-n dhe Ali Ahmetin, as nuk e kemi Menduh Thaçin në pushtet pa legjitimitet 2006 – 2008, kështu sot Talat Xhaferi dhe klani i Zajasit nuk munden të mbeten të virgjër, as nuk mund ta luajn rolin e viktimës sikur dikur, as mos të mundohen t’i mbushin spitalet e Shkupit si të plagosur nga grushtat e Orhan Ibrahimit në vetëmbrojtje, sepse qytetari sheh për birë të gjilpërës.

Nuk është e vërtetë se deputetët e PDSH-së, sidomos Orhan Ibrahimi po bën luftë për tendere, ju lutem frenoni pak, sidomos ju që jeni shetitur nëpër parti si Rexhail Ismaili dhe që jeni nga Kumanova. Ata që më lexojnë, më njohin, tani një kohë të gjatë e kanë kutpuar nga qendrimet e DSHM-së dhe shkrimet e mia se nuk ka kompromise me sehirbazët e mediave siç janë Alsati, Almakosi, Zhurnal, Portalb, INA, gazeta KOHA, që asnjëra nuk e drejton gishtin tek Talat Xhaferi i Forinës së Gostivarit, i cili me direktivë të klanit të Zajasit ua futi hasmërinë kumanovarëve për të shpërqendruar vemendjen nga problemet e mëdha që na vijnë nga sistemi unitar i shtetit.

Mua më vjen keq, ose, deri kur tetovarët do të jenë të gatshëm të luajnë një rol konstruktiv, të bashkëpunojnë me shqiptarët e Shkupit, të zgjohen nga gjumi dhe të marrin përgjegjësitë e tyre, gjithashtu më vjen keq pse shqiptarët e Gostivarit kanë lejuar të bëhen peng të kupellës së banditëve të tyre.

Ua rikujtoj me rend:
- Në vitin 1997 Rufi Osmani rebelohet për interesa personale, ku vriten 4 shqiptarë të pafajshëm dhe terrorizohen më shumë se 300 shqiptarë të Gostivarit.
- Alsat Makedonski i Gostivarit.
- Xhevdet Hajredinaj i Gostivarit.
- Mersel Bilalli i Gostivarit
- Albert Musliu i Gostivarit
- Një OVL surrogat i SHVL-së udhëhiqet nga Gostivari
- Baki Sulejmani na shpall Ilirida në Gostivar
- Talat Xhaferi i Gostivarit
- Refet Elmazi, poashtu nga Gostivari.
- Adnan Jashari, që lejon të përdoren standardet e dyfishta në sistemin e gjyqësorit poashtu është nga Gostivari, ku pa fije turpi denon shqiptarët e Shkupit për protestën e 4 korrikut me nga 3 vjet burg, kurse vandalistët e Gjorqes denime me kushte. Apo rasti i fundit, dënimi i Omer Bunjakur me një vit burg, ku për të njejtat raste joshqiptarët dënohen me para dhe me kushte, e disa edhe me vërejtje.

Unë e di se në Gostivar ka shumë shqiptarë të mirë, veprimtarë të dalluar, edhe vet Gostivari si qytet me rrethinë ka kontribuar shumë për lëvizjet kombëtare, prandaj po habitem edhe me lëvizjet e djathta shqiptare atje, a janë në gjumë, ose ky grup i banditëve të dirigjuar nga klani i Zajasit janë aq të fortë saqë ua ka mbyllur mundësitë e veprimit politik.

Të gjithë shqiptarët duhet të solidarizohen me Orhan Ibrahimin, fjalimi i tij ka qenë për ujin dhe jo për tendera, kurse uji do të jetë pikënisje për luftën e tretë botërore, edhe konflikti në Lindjen e Mesme, sidomos bëhet rreth ujit të Galileut, që ka shkuar në gjysëm, bëhet për këtë qëllim.

Në fund, pa një bashkëpunim të mirëfilltë mes Shkupit dhe Tetovës, aty edhe ku akumulohet energjia më e madhe shqiptare në Maqedoni, nuk ka zgjidhje të çështjes shqiptare në Maqedoni, por në bashkimin e këtyre dy qyteteve, e kemi patjetër elementet e ish-sistemit, sehirbazët mediatik, bijtë e komunistëve dhe fitnexhit t’i largojmë nga skena politike.

Musa Lamallari (Tim Shkupi)

P.S.
Ata që duan me dredhi të futen në skenën politike shqiptare në Maqedoni, ta zëmë se do të luanin rolin opozitar të Orhan Ibrahimit, të flitnin për ujin, e të provokoheshin nga tipat si Talat Xhaferi, si do të reagonin? Nëse e kritikoni Orhanin, atëherë kritikuesit e Orhanit do ti xhveshnin pantollonat. Prandaj nuk i preferoj këta politikanë, sepse kam thënë se janë akoma më shumë se vet Ali Ahmeti pa dinjitet.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 42 vizitorë
Lexuar: 762 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi