Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
PSE U BË PDK-JA SI LDK-JA
Publikuar më 28 gusht, 2014 në orën 00:39 ( ) Xhevat Bislimi | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Kemi bërë shumë shkrime për rrëshqitjen-ikjen e PDK-së nga programi i saj politik, ekonomik, kombëtar e social... E kemi thënë e shkruar shumë herë se PDK-ja e Hashimit dhe e grupit të tij nën hije (jashtë organeve të Partisë... !!) po bëhet një LDK e dytë në Kosovë... Rrëshqitja-ikja e madhe dhe ldkizimi u finalizua me "djathtëzimin" e PDK-së me një deklaratë... !!

Shkakun thelbësor pse një parti politike rrëshqet nga ideologjia e saj e ka dhënë dhe e ka shpjeguar më së miri, me pak fjalë, njëri nga studiuesit e njohur të partive politike dhe të demokracisë, Anthony Downs: "Partitë politike, shkruan ai, zakonisht vazhdojnë t'i ruajnë pozicionet e tyre ideologjike, kur nuk pësojnë humbje drastike. Kur humbasin, ia përshtatin ideologjinë e tyre asaj partie që ua ka shkaktuar humbjen". (Manfred G. Schmidt, Teorite e Demokracise, 2012, f.206). Si shembull për këtë "rrëshqitje"-përshtatje, Downs merr Partinë Socialdemokrate të Gjermanisë dhe parti tjera.

Në Kosovë dhe në mbarë hapësirën shqiptare, shembulli më adekuat i përshtatjes është PDK-ja, e cila, pas humbjes drastike të katër palë zgjedhjeve nga LDK-ja (për fajin e Hashim Thacit dhe të grupit të tij jolegal), iu përshtatë plotësisht, madje në disa drejtime ia kaloi, LDK-së!! Ndërsa Hashim Thaci iu përshtatë dhe ia kaloi udhëheqësit politik e shpirtëror të LDK-së, I. Rugovës, të cilit edhe pas vdekjes shkon dhe i përulet me nderime te varri i tij...! Rruga e Hashim Thacit dhe e grupit të tij ka përfunduar te varri i Rugovës, i cili sot më shumë është i PDK-së së kapur nga Hashimi dhe grupi i tij se i LDK-së! Kjo përshtatje-ldkizim i PDK-së u bë, sepse Hashim Thaci, edhe pas humbjes së katër palë zgjedhjeve nuk jepte dorëheqjen, nuk hapte krahun dhe nuk i hapte rrugë PDK-së, të cilën, e bëri një LDK të dytë vetëm e vetëm që të qëndronte në krye të saj, qoftë edhe me një ekip të "huazuar" nga LDK-ja dhe titizmi... Prandaj, edhe tash, që humbi zgjedhjet me një koalicion shumëpartish, nuk po mund të gjejë forcë që të tërhiqet në mënyrë demokratike dhe institucionale nga pushteti... Dhe nuk ka faj: ai dhe grupi i tij nuk humbin vetëm nga një rrogë...
Mirëpo, ldkizimi i PDK-së nuk i ka bërë dhe nuk po i bën mirë demokracisë dhe as Kosovës...! Republika e Kosovës është shumë e vogël për dy LDK. I mjaftonte një...!

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Xhevat Bislimi
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 43 vizitorë
Lexuar: 468 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vetÃ...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllazÃ...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi