Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Rritet përgjegjësia e policisë së Kosovës për pedofilinë dhe masakrën e Banjës
Publikuar më 28 gusht, 2014 në orën 00:42 ( ) Isa Mulaj | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Njeriu i gdhendur është produkt i gjeneve, informatave, dhe njohurive

Siç e kam theksuar edhe më herët, përgjegjesinë jo vetëm për mos zbardhjen por madje censurimin e masakrës së Banjës, e mban policia e Kosovës. Ushqimi kryesor i qenieve njerëzore të gdhendura është informata. Tani jeni të bindur se shqiptarët në Kosovë si kolektiv më së shumti e urrejnë njohurinë dhe informatat. Në vend të tyre, ata kanë përqafuar fetishizmin e interesit material aty-për-aty nëpërmjet metodave më të poshtra dhe të fëlliqura, çka në fakt ka shkaktuar kundër efektin e varfërimit dhe degjenerimit kolektiv. Pse ka ndodhur kjo? Sepse i kanë shpallur luftë mençurisë dhe informatave. Disa ndihen të fuqishëm nëse kanë armatim dhe paga si policia e Kosovës, por kur vjen momentin i luftës në tavolinë me njohuri dhe informata, janë baras me hiç. Përvoja nga historia na mëson se pas luftërave të tmerrshme në terren, lufta më e vështirë pason në tavolinë për zgjidhjen e problemeve edhe atyre ngjarjeve të ndodhura që nuk zhbëhen më, dhe atyre që mund të ndohin.

Juve u kujtohet fort mirë se sa shpejt ishte mbyllur dhe harruar masakra e Nexhat Muzlijajt në Banjë. Në vend të kësaj, mediat po i servojnë popullsisë prerje kokash në Siri dhe Irak. Popullsia në anën tjetër, e cila pos bari që nuk ha, i han këto fore shumë lehtë. Ajo shan e bërtet për atë që po ndodh në Siri deri në atë masë sa që, kur shikoni komentet e saj në Facebook, u duket se nesër do të intervenojnë atje për ta shpëtuar atë vend. E vetmja gjë që i intereson më së paku kësaj popullsie, policisë së Kosovës, kryetares së shtetit e cila vjen nga radhët e policisë, dhe institucioneve kriminale të Kosovës, janë prerjet e kokave që ndodhin në Kosovë. Prandaj, të gjithë ju që jeni aq të shqetësuar se çka po ndodhka në Siri dhe përse shqiptarët shkojnë për të luftuar atje, përse nuk guxoni ta denonconi heqjen e kokave në Kosovë? Çka po u interson juve se çka ndodh në Siri? A e dini ju ata shqiptarë që shkojnë për të prerë koka janë shumë me të ndershëm se ju? Çfarë dëmi po pëson ti nëse një shqiptar ia heq kokën dikujt atje? Konkretisht çka? A do të ishte më mirë që po të njëjtit të heqnin koka shqiptarësh në Kosovë sikur në rastin e Banjës? Atje në Siri është luftë e përgjakshme. A e dini ju se çka mund të ndodh në luftë? Ju s’po e dini çka po ndodhë para syve tuaj. A po të dhemb koka ty pse argati amerikan Lavdrim Muhaxheri heç koka atje, apo i njëjti ta hiqte kokën në Kosovë siç ia hoqi dikush Nexhat Muzlijajt? A më mirë ta rekrutonte Amerika Lavdrimin në Siri, apo ta linte në Kosovë? A të dhemb ty nëse Lavdrimi është vrarë në Siri, dhe çfarë kënaqësie përjeton nëse ai është vrarë? Çka ka kjo ndikim tek ti? Ndikim të drejtpërdrejtë tek ti dhe tek unë ka pedofilia dhe heqja e kokave në Kosovë. Pse beson në spektaklet e policisë dhe Atifete Jahjagës për rrezikun që kinse i kanoset Kosovës nga radikalizmi islamik? Mbaje mend mirë: Kosovës i kanoset rreziku konkret nga sponsorimi i pedofilisë dhe masakrave konkrete në Kosovë nga policia e Kosovës, ambasada e SHBA-së dhe trushpërlarët që dezinformohen nga këto institucione. Edhe ty me ta heq kokën, këta do ta bindin popullsinë e gjorë se rreziku vjen nga ata jo që ta heqin kokën ty, por që shkojnë në Siri për të hequr koka atje. Deri këtu ka arritur trushpërlarja e popullsisë së Kosovës. A je në dijeni se si u aprovua dhe tash po censurohet masakra e Banjës? Kush po e bënë këtë censurë, me frikësime të drejtpërdrejta. Ja të tregoj unë se si të frikëson ty policia e Kosovës për t’i censuruar masakrat në Kosovë.

Pjesëtarë të policisë së Kosovës fillojnë t’ua “qartësojnë” njerëzve gjysmë-analfabetë dhe të egër, për rrezikun që mund të më pres mua shkaku se e kam përkujtuar me një artikull atë që kishte ndodhur në Banjë. Policia ishte irrituar se ia kisha prishur rehatinë e “hetimeve” të cilat kishin të bëjnë me një heshtje absolute dhe komoditet të tyre që kanë menduar “se u kry ajo punë, tash duket seikur nuk ka ndodhur asgjë.” Po u thonin njerëzve analfabetë dhe të egër, se ai (d.m.th. Unë) rrezikon të dënohet me 6 muaj burg për shkak të atij artikulli. Sa do që përpiqesha t’i bind këta gllupa se, po që se nesër dikush ua heq kokën juve apo dikujt nga familja e juaj dhe policia nuk don ta zbuloj, mund të jem unë ai që i rrezikoj 6 muaj burg për të kërkuar llogari nga policia për dinjitetin tënd, prap nuk merrnin vesh. Njëri prej tyre quhet Ramizi i Hyrisë, e tjetri Florimi i Januzit. Ka edhe të tjerë të tillë, por ata do t’i bëjë publik më vonë, pasi inspektoriati i policisë së Kosovës t’i zbuloj ata pjesëtarë të policisë që po i raportuakan për punën e tyre Ramizit të Hyrisë, Florimit të Januzit, dhe shumë hajnave të malit. Çështë e vërteta, këta malokë analfabetë, janë në gjendje t’ua heqin kokën aty-për-aty kur pijaven te Çakalani. Këtë ua kam pas bërë të ditur edhe aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje kur ishin për fushatë zgjedhjesh në atë fshat, se “këta ta heqin kokën motorsharrë, sidomos kur pijaven te Çakalani, sepse aq është niveli i informimit dhe njohurive të tyre.” Filluan të qeshin aktivistët. Në mesin e atyre aktivistëve ishin: Avni Zogiani, Agron Hajzeraj, dhe Azem Zekaj. Duhet t’i pyesni këta kurdo që i takoni rreth përvojës së tyre me këta, e mos harroni ta pyesni edhe Rexhep Selimin që ishte një vit më herët për fushatë të zgjedhjeve lokale. E qeshura e aktivistëve të VV-së me paralajmërimin tim se “këta ta heqin kokën motorsharrë” që do të thotë se janë trima e rrezikanta që s’u ha palla fare, u kthye në ankth për këta aktivistë kur njëri banor aty i pyeti me nervozë dhe në formë akuze:

- Pse ju [VV] po i gjuni hallkun me vo e me patligjana!
- Paj po i gjujmë qata qe na kanë vra, djegë, masakru, përdhunu, e qe po vinë midis Kosove e po thonë “Kosovo je Srbija (Kosova është Serbi).” Me i pas armët dhe institucionet tona, ndryshe kishim vepru; se kishim lanë me vo e patligjana, se na kanë hyp n’qafë për s’tepërmi.

Si u duket juve që policia po i qan hallet me pijanecë gjysmë analfabetë dhe njerëz të tillë? Pse policia ka frikë t’i thotë dikujt tjetër, sidomos atyre që e kuptojnë këtë shkrim, se ai mund t’i marrë 6 muaj burg për shkrim? A e dini se njerëzit e tillë kanë frikë nga shkrim leximi se nga vrasjet dhe masakrat? Provojeni kur të doni dhe do të bindeni. Policia le të vazhdoj t’i bind gjysmë analfabetët pijanecë se çfarë rreziku paraqet shkrim leximi për ngjarjet reale dhe përshkrimi i realitetit. Çka po synon të arrij me këtë? Po u tregoj unë. T’ua mbyllë gojën, ashtu që nesër nëse u vret dikush, kryerësi i veprës nuk përballet me kurrfarë rreziku për ndëshkim; rrezikun e bart përsipër ai që nuk pajtohet se krimet e tilla duhet të censurohen, madje duke i paralajmëruar pijanecët gjysmë analfabetë se çfarë rreziku i pret të tjerët nëse folin për këtë punë dhe e zbardhin rastin.

Prandaj, nëse policinë po e shqetësojnë shkrimet e mia, e ftoj inspektoriatin e policisë të ndërmerr një hetim për papërgjegjësinë e pjesëtarëve të saj që bashkëpunojnë me Ramiza të Hyrisë e Florima të Januzit se çfarë rreziku mund të më pres mua, por edhe të tjerët më të mençur se unë, kur “përzihen” në punët e policisë të cilat nuk po i bëjnë për çka janë ngarkuar. Ramizi i Hyrisë dhe Florimi i Januzit janë emra real. Këta dhe disa të tjerë do t’ua tregojnë emrat e policëve një nga një që po mundohen ta frikësojnë popullatën nga shkrim leximi, por jo nga masakrat. Dhe e vërteta për këta njerëz që e urrejnë shkrim leximin është kjo: Kukuuu! Qysh po guxon more ai (Unë) me shkru ashtu! Një tjetri që më kanë thënë kështu, sigurisht me frymëzimin e policisë, i jam përgjigjur kështu:

- E ti a s’po tutesh me ba rrafsh me tokë malin nëpër bjeshkë?
- Jo po tutna, veç kjo e jotja është më e rrezikshme!

Ai me siguri frikësohej ngapak nga arusha nëse i del n’zgabim (në befasi), se edhe për të ka zgjidhje. Shumica e hajnave të malit janë të armatosur edhe me armë të gjata. Kjo traditë e tyre ka vazhduar që nga koha e sundimit të dhunshëm serb nga vitet 1990-ta. Atëherë të armatosur me lejen e serbëve për dëmtim të pyjeve (dhe ndoshta për luftë kundër shqiptarëve), po sot me leje të kujt mbajnë pushkë automatike? Cili ligj parasheh mbajtjen e pushkëve automatike? Kush ua dha lejen për bartjen e armëve të gjata? Unë, apo policia e Kosovës? Kush duhet të jetë përgjegjës për armë mbajtjet e tyre? Unë, apo policia e Kosovës? Kush duhet të jetë përgjegjës për të shtënat me këto armë dhe nëse këta e vrasin dikë me ato armë? Unë që shkruaj, apo ata që vrasin dhe policia e Kosovës që ua lejon këto armë?

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Isa Mulaj
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 44 vizitorë
Lexuar: 960 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi