Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
“Menqurakët institucionalistë”, krijuan e krijojnë huti
Publikuar më 28 gusht, 2014 në orën 00:45 ( ) Afrim Morina | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Gjykata Kushtetuese e dha mendimin e vet. Mendim që është pritur kaherë, për të cilin mendim kam qenë që në fillim, madje edhe nuk ka qenë dashtë të shkohet deri aty, kur secili subjekt politik kishte “ekspertët” e vet.
Mediet e informimit krijuan huti përmes analistëve oborrtar, e analistëve të “pavarur” dhe “ekspertëve”, e “konstitucionalistëve.”
Tash kemi një pasqyrë më objektive, edhe pse kanë lënë dilema për veprime të mëtejme, si ato të shtrigave për të parë vetën ashtu siç duan dhe duhet që akëcili subjekt, grupim politik, e shoqata joqeveritare për matjen dhe vlerësimin e opinioneve, të mendojnë kolektivisht dhe mendimet e saja të dalin përmes liderit në opinion.

Gjithë kjo u bë për të ndarë ndonjë kacidhe, duke filluar nga një drekë e deri në kolltuk të kryeministrit, duke mos vrarë ndërgjegjen për gjendjen në të cilën gjendet sot Kosova. Ka të tillë lider, që mundohen edhe të krijojnë tollovi, për të shkaktuar krizë sociale, e ai të dalin në ballë të furtunës si shpëtimtar i tyre, por duhet pasur në mendje, se ai që krijon furtunë e mjegull humbët e përpihet nga ajo, mendim që e kam dhënë para pesë vjetësh.
Siç u bë zhurmë mediale në marrjen e mandatit të nderit, në mënyrë jo të ligjshme, të udhëheqëses së Seancës parlamentare, zgjedhjen e kryetarit të Parlamentit në mënyrë jo të ligjshme, edhe tash ka filluar i njëjti avaz, se ishte në nivel detyre paneli i Gjykatës Kushtetuese apo jo. Dhe më demagogjikja, pse një nga ata nuk e dha pëlqimin? (duke e personifikuar me politikën amerikane) dhe sikur marrin të drejtën, të jenë gjykatës, të pjesës tjetër të gjykatësve.
Gjykata Kushtetuese e dha mendimin e vet. Ky ishte mendim i shumicës dhe më sa u pa, vetëm njëri nuk ishte bashkëmendimtar i vendimit që nxori trupi gjykues. Raste të tilla ndodhin shumë në botë, sikurse ndodhin edhe te ne në gjykatat e karaktereve tjera, por një presedan u krijua dhe këtë për herë të dytë, po nga i njëjti person, të dali publikisht me mendimin e tij. Çfarë e shtyu atë të dali publikisht, kur vendimin e marrin palët në kontest dhe e shohin se njëri nga ata nuk e ka nënshkruar, ndërsa ata të cilët merren me studimin e rasti, do të kenë mundësin të kenë procesverbalin, ndoshta edhe më të zbërthyer, se sa ka dal publikisht. Kjo nuk është bërë pa një prapavi edhe politike, por jo të politikës së shtetit nga ka ardhur, duke e ditur se si vepron te ne dhe çfarë ndikimin që ka ajo në politikbërjen e shqiptarëve.
Mirë është, që zotëria në fjalë, të dali publikisht dhe të na shpjegojë neve qytetarëve marifetllëkun e vet, e jo pasi të largohet të veprojë, siç pati vepruar Del-i, duke na quajtur lopë, neve shqiptarëve.
Zhurma më e madhe mediale, është bërë e po bëhet, se sa janë të ndikuar politikisht anëtarët e trupit gjykues të Gjykatës Kushtetuese dhe duhet apo jo besuar e përfillur, madje shkohet aq larg, sa edhe fyhen anëtarët e kësaj Gjykate. Gjithsecili ka të drejtë të mos pajtohet, por edhe të shkohet në shkallë të përgatitjes së lëndës në zyra tjera, jo kompetente, siç po trumbetohet, kjo kalon edhe logjikën e kundërshtimit. Nëse ka fakte, le të dalin ato publikisht dhe qytetarët do të japin mendimin e vet dhe gjithçka do të filloj nga fillimi i kontestimit.
Kjo na jep sinjale të këqija për të ardhmen, se ata do të marrim qëndrime politike, e Gjykata Kushtetuese duhet të përfill dhe legjitimoj, e kjo logjik edhe mund të vije nga përvojat e së kaluarës së njerëzve më zëdhënës të grupimeve politike, qoftë të grupimit politik para lufte apo të atyre pas lufte, me përvojë jetësore në mekanizmat shtetëror.
Kur dëgjojmë këto mendime sot të artikulohen e shpërndahen në mediet e informimit, me siguri të dy gaborret do të thërrasin obobo(!!!), çfarë po ndodh e si do të përfundojë gjithë kjo maskaradë.
Qytetarët deri tash ka qenë dashtë ta zbërthejnë enigmën e ndarjes së drejtësisë dhe nuk duhet kaluar në taborin e mohimit të institucioneve, por duhet vepruar, që ato të plotësohen me njerëz të ndërgjegjshëm e profesional, sepse kjo Gjykatë Kushtetuese është krijuar nga Kuvendi dhe emërimi i gjyqtarëve ka shkuar me çelësin partiak. Prandaj, kjo garniturë kuvendarësh, pak lë hapësirë për të shpresuar, se edhe emërimi i gjyqtarëve në të ardhmen do të shkojë po me çelës partiak, e jo me konkurs ku do t’i vlerësojë një komision i pavarur, nga ekspertët e asaj fushe. Mirëpo, edhe ekspertet e tipit të Riza Smakës e Mazllum Baraliut me kompani, nuk japin, siç nuk kanë dhënë deri sot, për të kuptuar se kanë dinjitetin e ekspertëve, sepse ata nuk guxojnë të matin ndryshe, pos me kutin e platformave partiake. Zatën edhe kështu kanë bërë emra në “institucionalizimin” e shtetit të Kosovës, i pari duke dhënë pëlqimin para UNKIK-ut, si anëtar i grupit për emërime të gjyqtarëve e prokurorëve, e i dyti duke zhvatur mjete si ekspert në hartimin e legjislacionit, sipas koordinatave të paracaktuara nga UNMIK-u, të cilat ka qenë dashtë t’i nënshtrohen edhe një herë komisioneve për të qenë të kapshme e të zbatueshme.
Kjo kambanë alarmi duhet të shtojë guximin e ekspertëve të ri, që të marrin guximin profesional, e intelektual dhe publikisht të çjerrin maskën e ekspertëve në suazat e shablloneve të parive politike, sepse dukshëm janë ekspert provincial, e kurën e kurës të ekspertëve për të krijuar rend të ri juridik, e për të përfaqësuar institucionet në mekanizmat jashtë partiake, e jashtë shtetërore.

Prishtinë, 27. 08. 2014

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Afrim Morina
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 48 vizitorë
Lexuar: 658 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi