Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
FUNDSHEKULLI XX DHE XXI KOSOVËN E BËJNË TË VUAJË TMERRËSISHT
Publikuar më 30 gusht, 2014 në orën 00:31 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Fundshekulli 20 dhe fillimi i shekullit 21, Kosovën e bëjnë të vuajë tmerrësisht, nga korrupsioni,hajnit, të korruptuarit dhe mashtruesit kudo dhe në politikë! Nëse ndonjë shtet në planetin tonë, vuan nga korrupsioni, hajnia dhe vjedhja e shtetit, të quajtur hajni shekullore, fatkeqësisht Kosova, do të ishte e para, madje për libër të ‘Ginisit”. Kjo fatkeqësi prej shumë të tjerave është kah e përcjellë jo sall Kosovën por tërë Hapësirën Kombëtare. Pse heshtin; shteti,prokuroritë, gjyqet dhe hetuesia për keq-menaxhim dh vjedhje shekulli.

Prandaj, për të krijuar një shtet-sistem të pastër juridik, shtet të qëndrueshëm, pa hajni të pasurisë publike-shtetërore dhe kombëtare,së pari rrënjësisht duhet luftuar, dora e keqe e hajnisë, korrupsionit dhe pasurimit mbi djersën e shoqërisë, pasurinë e gjeneratave dhe pasurisë mbi dhe të nëntokës. Që ndryshe quhet thesari i kombit, toka e bukës, trashëgimi e domosdoshme e gjeneratave, të cilat janë dhe duhet të jenë trashëgimtare e domosdoshme e pasurisë shtetërore kombëtare me trashëgimi.

Atëherë kush ka të drejtë dhe kush e gëzon këtë guxim të prekën në diçka të tillë, që në gjuhën e jurisprudencës quhet pasuri e paluajtshme-tokë buke, e cila u dedikohet gjeneratave, aty ku ka shtet të së drejtës, aty ku nuk do të duhej të prekej pa një mbulesë të fuqishme juridike-ligjore, qoftë kanunore, apo me ligje në dispozicion të shtetit, i cili patjetër këtë çështje me rëndësi kombëtare duhet sanksionuar.

Pra, çka është duke ndodhur me pasurinë kombëtare të Kosovës. A ishte plaçkit ajo me disa kolonizime dhe rikolonizime serbe, duke filluar prej vitit 1912-13, 1921, 1928, 1936, 1945, 1989-1999, për të kaluar te plaçkitësit vendor, shqiptarët e padenjë, qofshin ata para-luftës, gjatë dhe pasluftës së fundit! Tani kështu vihet të hajnat me dhe pa tapi, duke filluar nga 1990, të cilët morën leje, guxim dhe një farë lloj tapie nga i ashtuquajtur shtet i LDK-së, në krye me z.I.Rugova, kurse i ngritur dhe i shkolluar në kryeqytetin e quajtur nga z. R. Qosja,”Vajazan”, në bashkëpunim me shtetin “juridik serb”!

Pra nga hajnia dhe shfrytëzimi tipik klasik kolonialist i Serbisë, Kosova ngadalë por sigurt ra në duar të shfrytëzuesve, pasardhës të ish-pushtetit komunist-serbë, në të ashtuquajturën Kosovë e LDK-së komuniste, në krye me ish-presidentin dhe ish-qeverinë në “Ekzil”, me qendër në Shtutgard të Gjermanisë. Qeveria në fjalë e cila me urdhër të z. Rugova, fillojë mbledhjen e haraçit më të madh të shekullit, “Tre për qindëshin” dhe më pas “Vendlindja Thërret ”,vjelje kjo nga 3000 tagër-mbledhës nga Diaspora shqiptare-planetare!

Kush qenë përfituesit kryesor nga ato dy “institucione krejtësisht të karakterit privat”!? Kush tjetër pos Kryesisë të LDK-së komuniste vendore të Kosovës në krye me të ashtuquajturën “Qeveri krejtësisht private në Ekzil” ,aty-këtu të disa të ashtu-quajturve arkëtarë të mbi tremijë vetash, të cilët vepronin gjithandej Diasporës në Evropë dhe nëpër botë. Është për t`u befasuar, si lejuan të paktën shtetet e Quintit dhe SHBA-të, një vepër të tillë përvetësimi dhe plaçkitje të Diasporës shqiptare. jo sall të Kosovës, të shpërngulur shumica me dhunë nga sistemi kolonialist-fashist serbë...

Tani shtrohen shumë pyetje, të cilat akoma kanë ngel pa përgjigje: Kush vodhi, përvetësoi dhe krijojë kapital, madje bankar, biznese të vogla të mesme dhe të mëdha, më shumë e kush më pak, në tërë Kosovën, sidomos në Vajezanë?! A kanë emra, mbiemra dhe a dihen hajnat, të korruptuarit të cilët krijuan aq shumë kapital, sa sot ngatërrohen me hajnat, të cilët zbritën nga malet, ata pra të para gjatë dhe të pas Luftës Çlirimtare, duke lënë popullin dhe vendin “vishkull”, punëtorinë rrugëve, duke ua grabitë uzinat, fabrikat, kombinatet dhe tokat e bukës të ish-kooperativave socialiste të atëhershme...

Gjithnjë shtrohen pyetjet nëpër kafene, muhabet odash e ndejash, madje deri në raste morti si këto: Cilët janë hajnat e fund-shekullit të kaluar dhe të dekadës së fundit të shekullit aktual?! Kush vodhi më shumë. Kush u pasurua brenda natës, muajit, stinës dhe dekadës!? Kush mbeti me palltë krahëve dhe pa brekë?! A dihen hajnat (të korruptuarit) e vërtetë? A kanë ata njerëz emër, mbiemër, origjinë të kapitalit të krijuar duke vjedhur pasurinë e shoqërisë, pasurinë e shenjtë të shtetit, duke krijuar pasuri përrallore nga pasuria e Kosovës së djegur dhe të ndjekur për bukë dhe jetë nëpër dherat e huaj gjithandej në planet! Si është e mundur më një Kosovë me më pak se dy milionë banorë, të mos dihen, ndjeken, burgosën dhe të dënohen uzurpatorët, para, gjatë dhe pas Luftës Çlirimtare? Periudhë kjo më pak se tri dekada veprimi, spekulimi hajnie dhe keq menaxhimi! Në shtetin të cilit i thuhet shtet me sistem juridik, gjyqësor, politik. Me çka merret Prokuroria, Gjyqësori, gjykatësit, avokatia, EULEX-i , KFOR-i në Kosovë?!

Pra kush u dënua për uzurpime, hajni shekulli të “Tre për qindëshin”, “Vendlindja Thërret”, për shpërblimin e turpshëm të FARK-ut, e jo të UÇK-së! Pse nuk u kthehen paratë (pagat) e vjedhura të arsimtarëve të Kosovës?! Pse tolerohet në “shtetin juridik”, vazhdimi i hajnisë, korrupsionit megaloman! Pse nuk shpërblehen pensionistët dhe veteranët e Luftës, punës dhe veprimtarisë patriotike kombëtare..? Për çfarë shtetit flasim sot, pas Luftës Çlirimtare, madje udhëheqës partish, deputet, biznesmen, hajna dhe të korruptuarit fshehin paraqitjen e vërtet të miliarderëve dhe milionerëve.Ata me paraqitjen e pasurisë vjetore, ose shumëvjeçare dalin të jenë më qesharak, madje bëhen e shtirën “për t`u dhimbsur”!

Pse fshihen miliarderët dhe milionerët (hajna) para shtetit “juridik-demokratik”! Cilët janë ata, të cilët tejkalojnë gjyqësinë, ligjet dhe shkelin mbi kushtetutën e vendit, duke fshehur para opinionit pasurinë e vërtetë të grabitur për pak stinë vjet dhe muaj! Ku janë prokurorët, gjykatësit, ku është shteti z.Presidente, z. Kryeministër, meqë Kosova për aktualitetin është nën ngërçin politik, të krijuar (me “kopili politike), më shumë nga humbësit në zgjedhje, por jo edhe në pasuri të vjedhur, plaçkitur më keq sesa dikur nën Serbi!

Për çfarë shteti na flet z.Presidente, për çfarë krenarie, bujarie dhe modalitetesh na flet z. Thaçi, kur mezi pret t`u bashkohesh hajnave të shekullit, për të marr dhe ai epitetin e “hajnit të shekullit”, siç e kanë dhe e gëzojnë bllokmenët, të cilët me 17 korrik, në seancën e parë kur duhej të formohej legjislativi i pestë i radhës, katërshja e opozitës veç sa nuk e hodhën për krahu jashtë z. Veterane F. Brovina, e cila kishte përparësinë e mbajtjes të skenarit në Seancën themeluese, e cila nga grabitësit të kapitalit shtetëror dhe pasurisë së shenjtë, nga humbësit u pengua.

Z. Kryeministër, cilido që të jeni fitues, duhet të betoheni për shtet juridik, kushtetues dhe ligjor. Të betoheni qysh në seancën e parë, se do të deklaroheni kundër hajnisë, hajnave dhe gjithë atyre, të cilët e grabitën shtetin, duke grabitur thesarin, pasurinë e shenjtë të sovranit dhe të gjeneratave. Duhet të betoheni për shtet të se drejtës, pa hajna, pa të korruptuar, duke i bashkuar forcat jo me hajna të shekullit, me keq-bartës, por me zgjedhës të sinqertë të partive pa hajna, pa hile, pa inkriminime, pa vrasës, pa spiunë, por besnikë! Duhet të betoheni për shtet të vërtet demokratik, të së drejtës, gjyqësi, gjykatës dhe prokurori, që s`janë të inkriminuar në korrupsion dhe në kapital të shtetit dhe shoqërisë..!

Nëse nuk keni aftësi, kurajo dhe zotësi të bëni këtë, që u tha më lartë, hiqni dorë qysh tani sepse do të shpalleni i pari i hajnisë shekullore, edhe pse këtë ju nuk e meritoni, pavarësisht se ndaj jush, ka aq shumë inate, zili, xhelozi dhe smirë ! Kjo është duke u dëshmuar për çdo ditë. Ata të cilët duan për të rizyrtarizuar FARK-un, janë kundërshtarë jo sall kundër jush, por kundër Kosovës dhe ish-UÇK-së. Ju në PDK, kishit dhe akoma keni njerëz të dyshimtë, po si ata të cilët ikën nga beteja e vërtetë për shtet-ndërtim, shtet të së drejtës. Ikën sepse i duan pozitat jo për shtet, por për pushtet dhe karrierë, për fitime të mëtejme të pasurimit sa më lehtë dhe pa djers, pra të përfitimeve brenda natës.

Së fundi e përsërisë; PDK me aleatët e krijuar para zgjedhjeve, në mënyrë kushtetuese,me një aleancë me Lëvizjen për Bashkim, pse jo dhe me L. Vetëvendosje, e cila po iu bashkua LDK-së, i “shiti drutë”, thuhet me një krahinë shqiptare, dhe me pakicat, të cilat kanë për obligim t`i bashkohen fituesit (e fitues në zgjedhjet e 8. qershorit ishte PDK) kështu do të krijonit një legjislativ dhe ekzekutiv shumë më të qëndrueshëm, më të pastër dhe çka është mbase me rëndësi, Kosova do të përjetonte një kthesë pozitive, për të cilën janë të interesuar në mënyrë jetësore, shoqëria, sovrani, elektorati pse jo dhe miqtë e Kosovës. “Kriza politike” do të ishte primare dhe me rëndësi historike, për t`u evituar, kurse shoqëria për të ecë para dhe ekonomikisht për t`u zhvilluar, gjithandej hapësirës ku valon një Flamur kuqezi, ku flitet një gjuhë dhe ku shkruhet një histori me një autoktoni. Pra jo ku Kosovën e bëjnë të vuajë, vjedhësit e fund-shekullit njëzetë, dhe fillim-shekullin njëzet e një..! Disa nga ta, me çdo kusht duan të grabisin legjislativin dhe ekzekutivin për mbulesë imuniteti të rrejshëm, duke ditur se ç`i pret..!?

Qerim Pllana-Toplica

Prishtinë më 27. gusht. 2014

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 40 vizitorë
Lexuar: 359 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi