Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Gruevski-Ahmeti-Jankullovska, sot prekni në xhamia, por nesër prehet qefini i Maqedonisë
Publikuar më 30 gusht, 2014 në orën 00:37 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Në prag të aksionit policor në Maqedoni

Sot statusi dhe funksioni i xhamisë në mjediset e shoqërisë shqiptare janë shtëpi të Zotit ku mblidhen besimtarët për të adhuruar Zotin, për të kryer obligimet fetare, sikurse janë 5 kohët e (namazit) lutjeve, të cilat në mënyrë eksplicite janë të përmendura në librin e shenjtë Kuranin, siç janë: koha para se të gdhijë drita, koha e drekës kur dielli fillon të lakojë nga zeniti, koha e pasdrekës, koha e mbrëmjes me perëndimin e diellit dhe koha e pasmbrëmjes ose lutjet e natës.

Nuk e kam për qëllim në këtë artikull të shtjelloj 5 kohët e lutjeve dhe të sjelli edhe versetet kuranore, të tregoj ndonjë hadith, transmetim të ndonjërit të përmbledhur në Buhari, Muslim, ose dikund tjetër, kur dihet se hadithet janë përmbledhur 200 ose 300 vjet pas vdekjes së profetit, Muhamed, shpëtimi dhe paqa qoftë mbi të, që ka qenë vula e fundit e të gjithë profetëve.

Ajo që më ka shtyrë të shkruaj sot në lidhje me rolin e xhamisë, pamëdyshje janë sistemi dhe institucionet e shtetit, që janë zaptuar nga njerëzit e partive, nga grupe dhe klane që në instancë të fundit janë të involvuara në korrupcion dhe krim, për t’u pasuruar në mënyrë të paligjshme, duke mbyllur debatet konstruktive në shoqëritë multietnike dhe multikonfisionale, duke kontrolluar mediat elektronike dhe të shkruara, duke preferuar sehirbazët e tyre për të sajuar opinione të rrejshme në këto shoqëri.

Tani kur flitet se në Maqedoni (njejtë si në Kosovë para disa javëve) do të ketë aksion policor kundër “elementeve radikale islamike”, (që për hesap timin, lëre që nuk ekzistojnë, por asnjëherë nuk e kanë rrezikuar as sa për një qindrak interesin e zaptuesve të sistemit dhe institucioneve të shtetit). Përkundrazi, këta grupe, të udhëhequra nga disa hoxhallarë VIP-a të youtub-it, të ashtuquajtur si radikalë nga mediat dhe gazetarët laik, të cilët në Maqedoni poashtu ruajnë pozitat e tyre të vasalitetit, argatllikut të banditëve partiak, duke mbjellur farën e urretjes ndërshqiptare, por kësaj radhe përmes stereotipeve fetare, stigamtizimit të besimtarëve të devotshëm, që në momente dhe rrethana të caktuara (kampanja parazgjedhore) zaptuesit e shtetit u japin infuzion me kocka qenësh, njejtë sikurse u japin infuzion edhe këtyre hoxhallarëve dhe grupeve të tyre, të cilët i kanë krijuar vet për t’i përdorur dhe viktimizuar në momente specifike. Kështu këta hoxhallarë dhe grupe kanë qenë elemente radikale vetëm aq sa kanë lejuar zaptuesit e shtetit në bashkëpunim me klanin e Zajasit, sidomos i kanë lejuar të jenë radikalë vetëm atëherë kur kanë pasur nevojë zaptuesit e shtetit dhe ky klan për të njollosur ndonjë personalitet me vizion shqiptar në Maqedoni, ose për të shkatrruar çfarëdo lëvizje të re politike për të ndërtuar shtetin shqiptar në Maqedoni.

As gazetarët e regjimit, as opinionistët laik, të kamuflluar si të pavarur, që lehin si sehirbazë dhe luajnë rolin e zagarëve të regjimit në mediat elektronike dhe të shkruara, të kontrolluara nga zaptuesit e shtetit, në njërën anë dhe në anën tjetër, as hoxhallarët VIP-a të youtub-it, të ashtuquajtur si radikalë, të cilët me shirk (idolatri) shpjegojnë dhe interpretojnë në mënyrë puritane shkollën e Kuranit, duke përdorur fjalën (bidat) në hyrje të ligjeratave të tyre, gjoja se luftojnë risitë e shirkut në Islam, nuk kemi hasur nga ata një aksion konkret deri më tani për të luftuar (bidatin) risinë më të madhe në shoqërinë multietnike dhe multikonfesionale në Maqedoni, e ky (bidat) risi shumë e keqe për njerëzinë, shoqërinë, Kuranin, Biblën, demokracinë, s’ka dyshim se është mënyra dhe sjellja arrogante e zaptuesve të sistemit dhe institucioneve të shtetit, të cilët për 24 vjet rresht kanë dështuar (në emër të luftrave, betejave partiake, dominimit etnik të sllavo-maqedonëve) për të treguar rolin dhe funksionin e shtetit, sikurse ka dështuar edhe Bashkësia Islame (për shkaqe objektive dhe subjektive) për të treguar rolin e xhamive që sot kanë në mjediset shqiptare.

A ka gjë më të sinqertë si hoxhë, imam, të dalish e t’u thuash besimtarëve, të rinjëve e të vjetërve se roli i xhamisë sot në mjediset tona është për adhurim, për ta falë të premten, ditët e bajrameve, për ta ruajtur arkivolin, për ta larë kufomën, për ta prerë qefinin, për ta falur namazin e xhenazes dhe për të përcjellur qytetarin e manipuluar në gropën e vorrit, ku në fund hoxhës për organizimin e varrimit dhe talkinin e kënduar në fund duhet t’ia fusin në xhep një 50 ose 100 euro për shërbimin e kryer. Pasi qytetari shqiptar ka jetuar pa mbrotjen dhe përkujdesjen e shtetit, sepse zaptuesit e shtetit dhe institucioneve nuk kanë lejuar demokratizimin e shoqërisë.

Ky është statusi dhe funksioni i xhamive sot. Të njejtin status ka edhe Bashkësia Fetare Islame, asgjë më shumë. Prandaj, kur përzihen rolet mes fesë dhe politikës, krijohet terr informativ, lulzon injoranca e indivdëve, akterët e moçëm, në vend të mesazhit të sinqertë për nevojat qytetare, obligimet e shtetit, mundohen duke sajuar ideologjizma të bëhen të rinjë për mbijetesë, kurse si sjellje normale imponojnë në shoqëri korrupcionin dhe krimin e organizuar, dezinformatat dhe përçarjet, me qëllim që të ndërpritet komunikimi me rininë dhe shoqërinë shqiptare, kështu që, vetvetiu pastaj të hapet shtegu për manipulime dhe për kurdisje të fushave të minuara për rininë e pafajshme shqiptare, ku klani i Zajasit me bashkëpunëtorët e tyre në mediat elektronike dhe të shkruara të sehirbazëve, në njërën anë dhe në anë tjetër, hoxhallarët VIP-a, me turbana turku, të gjithë bashkarisht me zaptuesit e shtetit kanë mprehur dhëmbët se tani, pas arrestimeve në Kosovë, është momenti për një salto-mortale për të krijuar mjegulla dhe për ta siguruar në Maqedoni edhe më tutje monopolin e pushtetit në tri fusha: Politika, Ekonomia dhe Feja në shërbim të racës së tyre, që është (bidati) risia më e keqe, (shirku) idolatria, që duhet të luftohet nga raca njerëzore, raca e Musas.

Para se ta nisni aksionin policor, të montoni dhe sajoni gjëra, duhet të dilni dhe të tregoni se kur një qytetar mbush 18 vjet, obligim nuk ka prindi më asgjë, as xhamia nuk është vend ku i riu duhet të realizojë nevojat e tij, por është pikërisht shteti, ku duhet t’u sigurojë të rinjëve banesa, kulm mbi kokë, punë, e shumë të tjera. Në mungesë të punës, ndihma sociale, trajnimet, aftësimi i të rinjëve për t’u ballafaquar me sfidat e globalizimit janë obligime të institucioneve të shtetit dhe jo të xhamive, sepse në xhami sot mundet vetëm me t’u falë namazi i xhenazes dhe me të pëcjellur deri në gropën e vorrit.

Është koha e fundit që hoxhallarët të bëhen të sinqertë në foltoret e tyre, njejtë edhe Bashkësia Fetare Islame, të dalin me mesazhe udhërrëfyese për rininë shqiptare në Maqedoni, t’u tregojnë se shteti ka obligime ndërkombëtare për të plotësuar dhe akomoduar nevojat e tyre për jetesë, për të realizuar ëndrrën e tyre në Maqedoni dhe jo për të dëgjuar rrëfime nga luftrat tjera që ndodhin në Lindjen e Mesme, cila xhami është ose jo nën kontrol të BFI, sepse të gjitha janë nën kontroll të zaptuesve të shtetit. Për t’i realizuar këto të drejta në Maqedoni protestat e të rinjëve shqiptarë janë legjitime dhe duhet të orientohen kombëtarisht, kurse hoxhallarët dhe Bashkësia Fetare Islame të mos bëhen të shurdhër në këtë drejtim, të mbesin në labirinthet e zaptuesve të shtetit dhe klanit të Zajasit, duke qenë pjesë e një fushate, e cila aspak nuk do të dëmton elementet e zaptuesve të shtetit të infiltruar në mesin e besimtarëve për misione të këtilla. Kjo atyre në planin afatshkurtë mund t’u japë ndonjë rezultat, por në planin afatgjatë aksioni policor dhe sulmi mbi ndonjë xhami, do të bëhet pikënisje për ta varrosur regjimin Ahmeti-Gruevski-Jankullovska, por edhe Maqedoninë në gropën e madhe të vorrit publik.

SHKUPI

Jam njeri dhe Zoti vet deshti
Të jam shqiptar, e jo sllav
Jam shqiptar, pra, e jo turk
E as arab, as palestinezë
Kam lindur në Shkup,
në zemrën e tij, në lagjen Serova
Nuk më duhet maskë, as gurë
As trillime e as ëndrra me harta
Me kufinjë facebook
Jam këtu dhe do të jem
Të përballem me zaptuesit e shtetit
Në Shkupin dardan dhe jo në orient
Duke e dërguar një porosi:
Jam krenar pse jam Shqiptar Një herë
Dy herë jam krenar pse jam Shkupjan
Tri herë jam krenar pse nuk Ndalem
Për Jerusalemin e Shqiptarëve
Kurrizin e Shqipërisë – Tim Shkupin
Dhe kam një fat, ku e kanë të gjithë
Shkupjnët, sado që regjimi Gruevski-Ahmeti
Vizaton harta me buste, puta dhe Rrena
Fati im dhe i juaji është se Gruevski-Ahmeti
Nuk janë vetë Izraeli, e aq më pak
Mund të aktrojnë Benjamin Natanjahun
Ikni, pirdhnu ju dy!

Musa Lamallari (Tim Shkupi)

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 46 vizitorë
Lexuar: 334 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi