Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Dje territoret, sot shqiptarët faktor politik në Ballkan, për perëndimin
Publikuar më 30 gusht, 2014 në orën 00:39 ( ) Afrim Morina | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Me datën 28.08.2014 u mbajt takimi i shteteve të Ballkanit Perëndimor, në Berlin. Një nder i veçantë iu bë Kryeministrit të Shqipërisë, z. Edi Rama, që në emër të këtyre shteteve të përmbyll takimin.
Rastësi nuk ka, sidomos në një regjion çfarë është Ballkani sot dhe çfarë ishte Ballkani dje, sepse kjo ishte edhe motoja e takimit, përkujtimin i fillimit të luftës së parë Botërore. Kësaj lufte i paraprin luftërat Ballkanike dhe atentati i Sarajevës ishte vetëm një shkas. Në këto lufta Ballkanike ishte çështja shqiptare, atëherë si pre, që mundoheshin të përfitonin shtetet përreth, duke iu falënderuar Perandorisë Osmane, jo vetëm se iku me bisht nën shalë, por ua mundësoi edhe sllavo ortodoksëve që të ulërinin në trojet tona, sikur kur të lëshohen luadhet.

Atëbotë trojet shqiptare ishin faktori kryesor dhe për këtë nuk ishin të kënaqur ata që e zgjeruan luftën edhe në Evropë e Botë, sepse ishin kundër forcimit të sllavëve. Sot faktori kryesor janë shqiptarët dhe kanë arritur, pas ardhjes së Kryeministri z. Edi Rama të faktorizohen, me veprimet e tija në teren dhe me paraqitjet e tija në forumet e takimit ndërkombëtare, të karakterit edhe Evropian, duke ua tërhequr vërejtjen të tjerëve, se për çdo rast ka të bëjë me kombin shqiptar, si pjesë e Evropës dhe jo vetëm me Shqipërinë londineze, apo Kosovën.
Kjo çështje e ngritur në problemin kombëtar nga Kryeministri z. Edi Rama, gjë që përfill Kushtetutën, të cilën edhe e kanë pranuar, në heshtje, Bashkësia Evropiane, ka bërë që Ballkani të shikohet me një sy tjetër dhe këtë më së miri e ka parë z. Merkel, Kancelarë Gjermane.
Z. Rama i dha përparësi faktorit gjeopolitik dhe gjeoekonomik të territoreve shqiptare, por mënyra e të shprehurit dhe kërkesa e nënkuptonin edhe faktorin gjostrategjik, faktor të cilët për herë të parë dalin nga një Kryeministër apo Kryetar shqiptar që nga viti 1991. Kjo jep për të kuptuar, se edhe të tjerët e kanë ditur, por kanë pritur ta kuptojë politika dhe diplomacia kombëtare shqiptare, të cilën edhe e kishte thënë Eduard Grej, pas konferencës së Londrës.
Pra kjo jep për të kuptuar, se nuk ishte rastësi takimi i Berlinit, por nuk është edhe rastësi, pse këtë e thirr Kancelaria Gjermane, në këtë rast Merkel dhe i jep një vend të merituar z. Rama.
Po, të përkujtojmë takimin e Shtrausit me Enver Hoxhën në vitin 1984 dhe rrugën nëpër të cilën kaloi Gjermania dhe rrugën nëpër të cilën kaluan shqiptarët jashtë Shqipërisë londineze nga ajo periudhë, japin për të kuptuar shumë. Ajo kohë dhe kjo kohë, pra kur shqiptarët ishin faktor në politikëbërjen e Evropës dhe sot, ku po këndellën dhe po bëhen faktor po i të njëjtave përmasa, Gjermania e ka kuptuar, se shqiptarët për shkak të politikës pansllave që ndiqte dhe ndjek Evropa, vështirë e kanë të bashkëjetojnë në këtë pjesë të brishtë Ballkanase, me përçmime e injorime, prandaj, nuk duhet heshtur, se më nuk do të ketë punë me katër milion, por me shtatë e më tepër që jetojnë në trojet e veta. Pra, nuk duhet injoruar këtë komb, siç po mundohen ta injorojnë të tjerët edhe jashtë. Këtu edhe ishte mesazhi që disa herë e dha z. Edi Rama, pra mesazhi i gjeopolitikës.
Mesazhi i gjeoekonomisë, një mesazh shumë i fuqishëm për kohën, për dinamikën e tregtisë, për dinamikën e këmbimit të vlerës së mallit, për dinamikën e investimeve jashtë vetës dhe krijimin e profiteve, nuk është i pa qëlluar. Po të marrim logjikisht dhe të kontrollojmë pikat kulmonte për prodhimin e të mirave materiale dhe tregjet ku duhet shkuar, përsëri rruga bie përmes territoreve shqiptare, për tu lidhur më shpejtë e më lehtë Evropa me Afrikën dhe Azinë, dy kontinente bukur me peshë për tregtinë dhe stabilitetit ekonomik.
Nga kjo sa u tha më lartë, unë nuk pajtohem me analizat e bëra, qoftë nga gjermanët, se problemi i Ballkanit është Bosnjë e Hercegovinë, ndërsa në Kosovë situata është e brishtë, apo nga shqiptarët se ne nuk jemi faktor me rëndësi për Evropën
Kur analistët gjerman e theksojnë si problem Bosnjë e Hercegovinë, ata japin për të kuptuar, se serbët dhe pansllavistët një ditë kanë për të kërkuar bashkëngjitjen e serbëve të Bosnjës, Serbisë, që jep për të kuptuar getoizimin e myslimanëve, prandaj nëse ndodh kjo, duhet mbështetur ata që mos të kalojnë në ekstremizëm, e dyta, për të ndalur propagandën e Beogradit se edhe shqiptarët i takojnë ekstremit mysliman dhe nga të tjerë të kërkohet mbështetje në këtë drejtim, sepse Kosova ka një situatë të brishtë (kombëtar), do të thotë mundët të dal ndoresh nga lidershipi në Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi, Serbi, por pa fërkim nuk do të mbetët edhe Greqia, prandaj edhe ka qenë dashtë të merrte pjesë edhe ajo dhe problemi do të dali në një rrafsh tjetër, në atë kombëtar, që deshi nuk deshi, duhet të jetë Tirana artikulusja e politikës kombëtare.
Analiza e ekspertëve gjerman na shtynë të mendojmë kështu dhe teoria e analistëve shqiptar, se nuk jemi faktor, pa hyrë në detaje për çka, është i gabuar, prandaj duhet mësuar që analizat t’i bëjmë në kohën kur ndodhin ngjarjet, pse ndodhin ato dhe kush është në ballë të tyre. Po qe se nisemi nga politika e feudeve që u krijua në vitet e pluralizmit dhe gjallon shumë fuqishëm edhe sot në territoret shqiptare, ne nuk do të jemi faktor, siç nuk jemi deri sot, por rrjedhën e historisë po e kanalizon ngadalë politika e Tiranës dhe ne duhet mbështetur, orientuar përmes veprimeve konkrete në të gjitha planet, por edhe duhet të jemi kujdestar nëse ndodh të rrëshqasin, siç kanë rrëshqitur për njëzet e tre vjet liderthit shqiptar, përjashtuar vite e luftës së lavdishme të UÇK dhe nga frika e bashkërendimit të punëve, faktori ndërkombëtar i yshtur nga ai sllav, përsëri i solli në udhëheqjen e Tiranës e Prishtinë, personalitete që kishin dhënë dëshmi faktike, se do të përfillin politikën e tyre dhe jo atë kombëtare.

Prishtinë, 29.08.2014

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Afrim Morina
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 54 vizitorë
Lexuar: 952 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vetÃ...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllazÃ...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi