Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Hije e "rëndë" të "Blirëve të Pejës"
Publikuar më 31 gusht, 2014 në orën 08:05 ( ) Kulturë |
Rrit madhësinë e shkronjave
Romani "Blirët e Pejës" të Fatmir Terziut
(esse)

Sado pak i "lodhshëm" për mua që të qëndroj paksa gjatë në poltronin para kompjuterit, por, në fund të fundit, ia vlejti. Ma kish dërguar qysh në "llixha" me postë e elektronike, Fatmir Terziu, romanin e tij të fundit, por nuk më premtoi aq koha për t'u marrë me të. Kur u ktheva në Tiranë, zura që të "hipja" në këta "Blirët e Pejës". Zura të hipja dhe tek, sa "zbrisja", zura të "rihipja" sërish. Dhe kështu: hip e zbrit dhe zbrit e hip, pothuajëse, u "lodha". Për t'u "çlodhur", u shtriva nënë hijen e madhe të këtyre blirëve dhe, për çudi, hija e tyre qe e "rëndë". A kini provuar që gjatë gjumit, sa zgjoheni, ndjeni një trysni, pesha specifike e sëcilës, është tepër e rëndë? Kështu ndodh me çdo lexues që tenton që t'u ngjitet këtyre blirëve historikë të Pejës.

Pyetjes se përse ndodh kështu, nuk është aq e lehtë që të përgjigjesh. Se autori nuk ka shkruar një roman ku ngjarjet të trajtohen vetëm artitikisht dhe aq? Jo. Përkundrazi: tek hipën e zbritën në këta blirë, has në një mori ngjarjesh edhe rrethanash. Sado që autori nuk shkruan me apriori, por bazohet në një ngjarje reale të vitit 1936 ( pothuajëse në qiejtë e Evropës dhe botës po ravijëzohen re të zeza që sollën luftën e dytë botërore). Hasë në një ngjarje dramatike, por Terziu nuk është kronikan apo gazetar që vetëm ndal tek ngjarja. Jo. Ai, si një investigues serioz, kërkon jo vetëm të tregojë, por dhe ta formojë lexuesin: me shkakun dhe me pasojat. Në fund të fundit, në optikën time, Fatmir Terziu na ka dhënë një roman jo vetëm artistik, po dhe me vlera të tjera aq të çmuara sa nuk ke pse bën sikur nuk e vë re.
Evidentimi i këtyre vlerave, siç mendoj unë, është në radhë të parë objekt i kritikës së mirëfilltë letrare, por, ndërsa kritika e mirëfilltë letrare në gjithë "kontinentin letrar shqipfolës e shqipshkruar" i ngjan atij gjumit dimror të ariut (pra: më shkoqur fle gjumë), unë do mundohem të jap opinionin tim rreth romanit "Blirët e Pejës".

* * *
Fatmir Terziu është krijues disaplanësh. Gjeografia krijuese e tij është aq e gjërë, sa nuk është fare e lehtë që ta hedhësh në "hartë". Sikur në këtë "hartë" të përdorësh simbole ngjyrash, këto simbole nuk dalin. Nodh që mbarohen "ngjyrat" dhe "peneli" të mbetë në dorë. Ndodh kështu se Fatmri Terziu lëvron edhe prozën, edhe poezinë. Siç di të shkruaj me lehtësi një tregim, po aq lehtësi ka për të shkruar një poezi.
Di të shkruaj një novelë, por dhe një roman. Sa lehtë e ka për një poezi, po aq mund të shkruaj një poemë. Di të shkruaj si gazetar, po aq mirë di të bëj dhe një skenar apo një dokumentar (sidomos me metrazh të shkurtër). Si kritik letrar është për mua në hierakinë e Kritikës Letrare Mbarësshiptare! Nuk dua të flas për të, si erudit e me formim të tillë sa ka arritur statusin e Akademikut. Dhunti të tilla atij nuk i kanë rënë nga qielli, por në optikën time (gjithmonë i hamendësoj gjërat si nga fshati, se fshatar jam), ai më ngjetë me atë kaun punëtor që kur një ditë e pyetën: se pse e kish qafën aq të rrjepur, u përgjigj: - Se zgjedhën e mbaj vet. Edhe Fatmiri "zgjedhën " e ka mbajtur vet dhe ky njeri me kaq atribute, në dijen time ( qofsha unë i gabuar), nuk di të jetë vlerësuar ashtu siç meriton. Kur shkruaj kështu, kam parasysh se kam parë lloj-lloj vlerësimesh të pamerituara, sa zënë e më fryhen mushkëritë aq sa mund të pëllcasë. Është njësoj që në një pyll lisash, të barazosh lisat me shkurret. Po. Po. Shkurret kanë marrë lartësitë. Dhe ky "inflacion antivlerash" ka marrë aq lartësi, sa nuk iu lë gjë mangut atyre "diplomave fallco" të univeriseteve që shesin e blejnë si sharlatanë të vërtetë , dëshmi e një kazme gjigande që i bëri gropën arsimimit e kulturës. Por të heqësh petet e një lakrori të tillë nuk është objetkti i kësaj essesë sime modeste. Në u ndala paksa gjatë,e bëra se dua që haka të shkojë tek i zoti. Shkurt: Fatmir Terziu meriton nga të parët që t'i fitojë ato atribute që janë bërë sikur nuk i kanë vënë re.
Fatmir Terziu është investim me vlera deri tani të mohuara. E, sa për mua, me që po ndalem pak gjatë, them se kushdo që investon vetëm me nismën e vet në fushën e letërsisë, kuturës dhe artit, duhet vlerësuar. Gjeografia e investuesëve të tillë është e gjërë dhe shtrihet në të gjitha anët e globit. Pa shikoni se sa "Website" janë hapur dhe administrohen, pa qenë i zoti që t'i lakoj të gjithë, unë mendoj se misionarë të kulturës, letërsisë e shtypit si: Agron Cami në Amerikë, Fatmir Terziu e Gëzim Marku në Angli; Skënder Buçpapa në Zvicërr; Paul Tedeskini në Itali, Ajet Nuro në Kanada. Petraq Pali në Amerikë ,Preng Jaku e Rush Dragu në Amerikë e për mos vazhduar me të tjerë, patjetër që duhet të jenë në optikën e vlerësimeve të Ministrisë së Arsimit dhe asaj të Kulturës.

* * *
Pse ndalem tek "Blirët e Pejës"? Ndalem me këtë roman jo se si temë qëndrore e tij është një dramë alla kanun, por ajo që i jep vlera të epërme romanit është fakti investigues i autorit: cilat janë shkaqet që ndodhi kjo dramë dhe kush janë autorët në sipërfaqe dhe në të. "Loja" gjakësore, potuhuaj, zhvillohet në "kuinta", në surdinë: pas perdeve. Aty, pas perdeve, autori kthehet në një Shorllok Holms mitik. Hulumton dhe zhbiron. Gjurmët të çojnë në "qelë". Jo në atë "qelën" e kishës ku rrëfehehn besimtarët, po në atë "kupolën" shtetërore ku bëhen plane ogurzeza për të shfarosur e dëbuar shqiptarët nga trojet e tyre. Kjo është merita e autorit. Vrasja e vëllezërve Brahimoviç dhe e motrës së tyre, Zade, nga ana e Suloviç e Co...., nuk është aq sinjifikative për këdo lexues që njeh sadopak ato "nene" të Kanunit që, ndonjëherë, "lexohen" dhe zbatohen anapolla. "Banja e gjakut", po të shprehem kështu, sado që ka përngjasim me ato tragjeditë e Shekspirit, e rrit densitetin e saj duke kërkuar shkaqet. Këto po: janë rrënqethëse. Lexo aty dhe gjithë "shpura" me hetues, gjyqtarë, prokurorë e njerëz të "drejtësisë" është e mbushur me sërbë që duan si e si të vërtetat të humbasin mjegullave. Dhe vërtet që kështu ndodh. Por Fatmir Terziu nuk e kthen veprën e tij në një "pastë të thatë". Se si autor, futet tutje në "surdinë" e pas "perdeve" dhe ta jep në pëllëmbë të dorës atë që fshihet: as ka rëndësi në cilin hotel apo kafene ku përgatitet "skenari", por ti, pasi lexon, shikon açik: luftohet për ta shpopulluar Kosovën (një formë: duke blerë tokat e kosovarëve nga sërbë). Ky mision i kamufluar i shtrin panxhat deri në jug: në Sarandë. Rush Dely, ky gjasme agronom, u shkruan atyre në Beograd: "... kujdes, se këtej nuk asht si në veri...".

* * *
E lexon romanin dhe ndeshesh me një fakt historik. Marveshja Zog-Pashiq në 1924. E shkruar e zezë mbi të bardhë kjo marveshje, tregon se sa në thellësi ka hulumtuar Terziu kur e ka shkruar romanin. Majfton të presësh ca faqe të kësaj dëshmie ogurzezë dhe të vesh e ta vendosësh jo më larg, po përmbi bustin aq të "merituar" të Zogut që njihte, tjetërsimin e pavarësisë së Shqipërisë në favor të Pashiqit e Co dhe. veç kësaj, edhe të Kishës së Pavarur dhe kulteve të tjera.
Nga ana tjetër, Fatmir Terziu, duke patur një formim goxha të lakueshëm, zë dhe hamendëson në roman, edhe në një fushë paksa të njohur, siç është filozofia. Aludimet në roman përmjet Sokratit, Aristotelit, Platonit dhe duke zbritur ca më afër me Ajnshtajnin e Zhan Pol Sartrin, flasin për një penë që nuk shkruan revan. Mshimi që i bën asaj thënies proverbiale të Sartrit që armiku është "Tjetri", është shumë domethënës. Aq është marrë me këtë "risi" në roman, sa, ndonjëherë, autori bie në "grackën e dijeve të veta". "Harron" se me kë i shkëmben batutat filozofike ( kam parasysh batuta dajo-Suleviç, ku lakohet Aristoteli).
Ka dhe diçka që nuk dua ta lë pa nënvizuar: nga romani mund të mbushin "trastat" plot të gjithë ata që qëmtojnë për doket e zakonet tona. Riti i lopës apo i bletëve që zë vënd në roman, dëshmon për një hulumtues të mirëfilltë në ritet e herëshme. Dhe me Terziun nuk është herë e parë që ndodh kështu. E kam hasur tek ai atë ritin për korbat tek "Grykës" apo atë të kaut. Pra, është ndryshe. Fare ndryshe ky roman i Terziut. Aty sa ka art e letërsi, ka dhe histori e gjeoografi. Po ka dhe filozofi. Ka dhe dhimbje. Të gjitha këto nuk janë pak që mos ia zbukurojnë ballin autorit.
Duke përfunduar, i uroj atij krijimtari të mbarë!

Përparim Hysi

Tiranë, 29 gusht 2014

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 30 vizitorë
Lexuar: 748 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
LEGJENDAT DHE NDIKIMI I TYRE NË JETËN SOCIO...
E enjt, 15 prill 2021 - 23:38
LEGJENDA Legjenda apo gojëdhëna është një tekst apo rrëfyes që tregohet në formë gojore nga populli. Zakonisht këto gojëdhëna, i kushtihen p...
NDËRMJETËSIME LETRARE
E mart, 13 prill 2021 - 22:06
Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S...
Lavdi jetës dhe veprës së Enver Shqiptarit...
E hn, 12 prill 2021 - 18:46
.
Mjerimi i shkrimtarit në shërbim të polit...
E shtun, 10 prill 2021 - 18:39
(Gorki dhe Kadarea) Nuk është për t’u habitur që nuk kanë qenë të paktë njerëzit e letrave që i kanë shërbyer politikës dhe diktaturës. ...
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër...
E premt, 09 prill 2021 - 00:54
Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më...
më shumë nga - Kulturë »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi