Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
PERËNDESHA MË E FUQISHME E TË GJITHA KOHRAVE - NË XHOKEN E MIRDITORES
Publikuar më 31 gusht, 2014 në orën 08:20 ( ) Histori |
Rrit madhësinë e shkronjave
Gjatë mijëra shekujsh shqipetari nuk ka mundur të harrojë se është Pellazg.
Eduard Shnajder

I- Simbolet pellazge tek veshja e shqipetarëve

Një ndër humanistët e mëdhenj dhe zëri më poetik i Europës së shekullit 19, Xhorxh Bajroni në letrën e tij drejtuar nënës nga Shqipëria osmane, i shkruante: « Kostumet kombëtare shqipetare, afër 130 variante, janë një dukuri e fuqishme e vlerave estetike të kulturës popullore. Një shfaqje e veçantë është fustanella. Kjo vëshje e burrave (një fund i bardhë pala-pala, i gjatë deri te gjuri) është e plotë, kur lidhet për beli me një brez të gjerë, me silahet, me çorapet e leshta e kalca, me opingat me xhufkë në majë, me takije, me jelek, me mëngore e me xhamadanë, të gjithë të stolisur me ar e argjend ».(1)

Por veshja e traditës së shqipëtarëve, përveç shumë-llojshmërisë krahinore, bizhuterisë së pasur, armatimit, arit dhe argjendit që e mbulon, zotëron edhe « thesare » të tjara, të pa njohura edhe në ditët e sotme - atë të MITEVE TË BESIMIT PELLAZG.

Në legjendën e Krijimit të Botës që tregonin shqipetarët e shëkullit 19, thuhet se Zoti, mbasi krijoi ujin dhë tokën e sheshtë, pa se vepra e tij ishte e paplotë dhe natyra monotone. Për të kënaqur njerëzit që do të krijonte, morri rrugën për ta zbukuruar Botën. Kur mbriti aty ku banonin shqipetarët, thesi i shpëtoi nga duart dhe kodrat e malet që ndodheshin brënda tij e mbuluan vendin. (3) Ndoshta Zoti i gjithë-ditur, hodhi qëllimisht shumë male mbi vendin e shqipëtarëve të vjetër, që “portreti” i tij i parë dhe kujtimi i miteve zanafallore, të mos humbisnin kurrë. Studiuesi francez Eduard Shnaider që “hëngri bukë” gjatë shumë viteve në Shqipërinë e Veriut, pohon se: “Aventurat më të çuditshme të Uliksit, si paraTrojës ashtu dhe gjatë kthimit të tij, tregohen në gjithë shtëpitë e malësorëve shqipetarë, kur mblidhen mbrëmjeve rreth zjarrit” (4)

Në zemër të këtyre maleve të Shqipërisë edhe sot, në ditë dasmash a festash, banorët veshin rrobat e traditës, të zbukuruara me SIMBOLE pellazge.


















(a)Pikturë e Bajronit me veshje shqipëtare (b) Jeleku, brezi dhë armët, pjesë e veshjes me fustanellë të Shqipërisë së Jugut. (2)

Zbukurimi në lashtësi i trupit me tatuazhe, i bizhuterive, armatimit, i veshjes dhe në përgjithsi i të gjitha sendeve që e rrethonin njeriun në jetën e përditëshme, me simbolet e besimit, kanë patur vetëm një qëllim : Të MBROJTIES prej vdekjes, sëmundjeve, prej vrasjes nga fiset e tjera apo sulmit të kafshëve, prej fatkeqësive natyrore, etj. Njeriu gjatë të gjithë historisë së tij, të lashtë dhë moderne, ka ndjerë nevojën e « dorës së Zotit » dhe për këtë qëllim e ka rrethuar veten me simbolet kultike të tij.

Në këtë material, do të përqëndrohem vetëm tek një figurë e veshjes së gruas nga Mirdita, (Malësia e Shqipërisë Veriore). Për mendimin tim, e gjithë veshja i kushtohet kësaj figure dhe kultit të saj, të mbiquajturin sot « kryqi egjiptian ».
Në foton posht, ku jepet më besnikrisht forma historike, shikojmë se qëndistarja i ka dhënë vendin qëndror duke mbuluar pothuaj krejt kurrizin e femrës. Të gjitha zbukurimet e tjera në xhubletë, janë simbole që tregojnë besimin që kjo figurë përfaqëson.















Po ta vërejmë me vëmendje, do të na lind përshtypja e një forme të stilizuar të trupit të njeriut. Studiuesit e artit të shpellave, do të zbulojnë lehtësisht « autoportretin » e banorëve të tyre.
Këtu më poshtë kemi dy vepra arti të njeriut të Paleolitit, që përputhen nga ana grafike me figurën në xhubletën mirditore. Ndërsa në të parën (fig.a) njeriu mban duart poshtë dhe dallohet qartë « bishti », në të dytën duart janë të ngritura lart, por është pa « bisht ».










Dallimi midis tyre qendron ne faktin se në (fig.a) kemi një « fotografim » të thjeshtë të njerzve të veshur me lëkurën e kafshëve që i mbronte nga të ftohtit, ku sigurisht bënte pjesë edhe bishti, siç paraqitet në (fig c) e një periudhe shumë më të vonshme. Gjurmë të këtij « kujtimi », studiuesi Franc Nopça e ka gjetur tek besimi, se ka njerëz me bisht. Kete e ka zbuluar tek popullsia në Shqiperi, Greqi, Azi e Vogel dhe Dalmaci. Ndërsa në foton e dytë (fig.b) « artisti » i lashtë ka shprehur një moment shumë të rëndësishëm: kryerjen e një riti kushtuar Zotit në qiell.

M.Eliade studiuesi i besimeve të lashta pohon se : « Në rast se i quajmë Paleantropët, ‘plotësisht njerëz’, për rrjedhojë ata zotëronin edhe një farë besimi dhe praktikonin disa rite (…) Nga materialet arkeologjike dëshmohet se besimi i gjuetarit paleolitik çfaqet në artin e shpellave që para 30000 viteve ». (6) Në fotot poshtë, në materialet arkeologjike kemi të paraqitura po atë pozicion të duarve, që shpreh të njejtën ide : njeriu dukë i drejtuar lutje Zotit.











(a) Lutësi, ndoshta Kreu i fisit (shamani) dhe Krijuesi ( rrethi me një pikë në qendër është simboli universal i paraqitjes së Zotit). (b) femra e vdekur i lutet hënës, sipas besimit të Pellazgëve, ta mirpresë në botën e saj hyjnore. El-Hofra. shk.III p.K. Costantina, Musée National Cirta Algeria (7)

Në shumë vizatime të shpellave apo objekte arkeologjike si kjo amuletë (fig.c) e emërtuar « venera para-historike » e gjejmë njeriun në formën grafike si tek veshja tradicionale e mirditores. Mbajtja e duarve të drejtuara nga Zoti, ka mbijetuar në pikturë deri në periudhën e Mesjetës dhe Rilindjes europiane. Një pozicion i caktuar dhe i përsëritur në vazhdimsi i duarve, i këmbëve apo i trupit, janë simbole që përmbajnë dëshmi historike që duhen « lexuar » tek materialët arkeologjike, njësoj si dokumentet e shkruara. Ato na japin të dhëna të rëndësishme për besimin, njohjen e figurave mitike dhe periudhën historike të një popullsie në lashtësi.

Përfundimi i parë: Nga ana grafike mund të pohojmë që në xhubletën mirditore kemi të shprehur një figurë njerëzore që lidhet me bësimin para-historik. Në studimin e L.Danos “Perëndesha Athina dhe simbole të tjera kozmogonike” kushtuar veshjes së gruas malësore të Shqipërisë së Veriut, autorja ka dalluar figura të stilizuara që lidhen me mitet pellazge, si busti i Athinasë me sy kukuvajke, ornamente të kultit të Meduzës, svastikën, dragoin, syrin e Osirisit, gjarprin, kryqin, akrepin etj. (8) Edhe kjo figurë njerëzore e xhubletës mirditore, na bën të mendojmë se paraqet një mit të besimit të Europës pellazgjike. Por MITIN e kujt mbart mbi kurriz malësorja shqipetare ?

II- Perëndesha Zog ose Perëndesha e Madhe

Psikologu Karl Jang pohon se “Historia e lashtë e njeriut, në ditët tona, na zbulohet nëpërmjet pamjeve simbolike dhe miteve që kanë mbijetuar nga njeriu i lashtë (…) Nuk janë ngjarjet e së kaluarës historike ato që na mundësojnë të mësojmë (mbi të shkuarën-shën im), por statujat, vizatimet, tempujt dhe gjuhët, që na përcjellin besimet e lashta”. (9) Edhe ne materialin tonë, nuk do të kishim patur kurrë mundësinë për ta njohur “fytyrën” e këtij portreti dhe mitin që përfaqëson, po të mos kishim patur ndihmën e materialeve arkeollogjike, të besimit dhe kulturës së traditës.

Pjesa më e vështirë, që na pengon të dallojmë pamjen njerëzore tek figura në xhubletë është pikërisht pjesa e kokës e cila ka një formë pothuajse trekëndëshe, të zgjatur në pjesën e poshtme. Megjithëse e stilizuar për qëndisjen mbi robë, dallohet qartë nga forma e kokës, vijave dhe ngjyrave të ndryshme të përdorura, se ka ngjashmëri me objektet arkeologjike të skulpturave të njëriut me kokë zogu. Në pjesën e kokës, foto poshtë (fig.a) shikojmë tre vija që bashkohen afër pjesës së qafës. Tre vijat jeshile dhe ngjyra portokalli në pikën e takimit të tyre, na jep idenë e sqepit të çvendosur përpara të shpendëve. Kjo paraqitje është e afërt me fytyrën e kokës së zogut në skulpturën e femrës së sumerëve (Mesopotami) (fig.b) dhe statujave të Europës së lashtë, në studimin e M.Gimbutas “Il linguaggio della Dea » të cilat ajo i quan Perëndesha-Zog. Në foton (fig.c) kemi një statujë (6000pK) prej dheu të pjekur me kokë zogu e zbuluar në Bardhosh (Prishtinë) të Kosovës, me tipare më të përafërta njerëzore.(10)












Që në xhubletën mirditore kemi të bëjmë me figurën e një femre, e dëshmojnë figurat gjeometrike që e mbulojnë trupin e saj (do flitet më poshtë) si dhe fakti që ajo gjëndet vetëm në veshjen e gruas dhe jo si simbolet e tjera të besimit, që paraqiten në rrobat e të dyja gjinive. Pozicioni i duarve mbi bark në skulpturat (fig. b-c) tregon për një kohë më të vonshme se sa femra me kokë zogu e xhubletës. Ato flasin për periudhën kur fëmra u hyjnizua si «krijuese» e njeriut, që mendohet se i përket periudhës së Mesolitit (fundi i periudhës së akullnajave rreth vitit 8000), në kohën e zbutjes së kafshëve dhe fillimit të agrokulturës. Ndërsa Hyjnesha e xhubletës nuk përfaqëson gruan “lindëse”,por është ORAKULLI, i hyjnizuar afro 15 000 vite para përdorimit të agrokulturës, dhe sipas besimit pellazg, përfaqson vetë KRIJUESIN në Tokë. (11)

Mos të harojmë gjithashtu se ZOTI i parë Krijues ka qenë Hëna (më saktë Drita hënore, prandaj edhe besimi i Pellazgëve ka qenë hënor), e cila e ndryshonte formën e saj njësoj si trupi i femrës kur është shtatzanë. Kështu, tek njeriu para-historik u krijua bindja së Hëna ishte « lindësja » femër e natyrës që e rrethonte.

Në tekstet e lashta, Perëndeshës Sellena që përfaqsonte Hënën në mite, i këndohej: ” Nënë e Perëndive/e njerëzve, e natyrës, nënë e të gjitha gjëravë” (12) Për rrjedhojë edhe përfaqsuesja e saj në tokë, që ishtë e ngjashme me të, që nje femër. Ajo u pa si NDËRMJETESJA midis njeriut në Tokë dhe Zotit në Qiell. Historia na dëshmon se Orakujt e parë në besim kanë qenë gra. Le të kujtojmë Kasandrën, vashen fat-thënëse trojane, bij e mbretit Priam, që parashikoi shkatrimin e Trojës. Johan G. von Hahn tregon se gjurmët e kësaj periudhe para-historike, i gjejmë tek gratë shqipetare të cilat besojnë se të tretën ditë pas lindjes, vijnë tri gra të padukshme te djepi i foshnjës dhe caktojnë fatin e tij. Këto gra quhen fatite. (13)

M.Gimbutas, studiuesja e artit para-historik pohon se : « Statujat e meshkujve, zenë vetëm 2 deri në 3% të materiali arkeologjik të Europës Antike(…) Në asnjë periudhë të Paleolitikut nuk gjënden gjurmë të ndonjë figure të mashkullit- krijues (prind). Forca krijuese e njeriut, duket sikur i dedikohej vetëm femrës, prandaj dhe u adhurua si Perëndesha e Madhe ». (14) Edhe studiuesi i besimeve të lashta, Mircea Eliade pohon se femra, zinte vend qëndror edhe në besimet e Azisë : « Perëndeshat, zënë pjesën më të madhe edhe në Panteonin e perëndive të Indisë së lashtë dhe është domethënës mbizotërimi i Perëndeshës së Madhe, në besimin induist ». (15)

Nga studimi i materialit arkeollogjik të mbledhur nga M.Gimbutas, vërehet se « arti » i periudhës së parë të jetës së njeriut primitiv, që përfshin dhjetra mijëravjeçarë, i kushtohet pothuajse tërësisht hyjnizimit të femrës, si PËRFAQSUESE tokësore e Zotit. « Për periudhën para-historike, preferoj emërtimin e saj « Perëndesha e Madhe » - pohon studiuesja- sepse e përshkruan më qartë pushtetin e saj absolut, forcat e saj krijuese, shkatruese dhe rigjeneruese ». (16)

Mitet pellaze (të emërtuara padrejtësisht greke) që njohim sot, nuk e pohojnë këtë fakt, të cilin na e dëshmon arkeologjia. Kjo tregon se janë mite të vonshme, që ju kanë përshtatur miteve të hershme, figurën mashkullore, për nevojat e një shoqërie që tashmë e kishte ndryshuar strukturën e saj.

Tradita e shënjtërimit të gruas në para-histori është trashëguar tek shqipetarët deri në kohët e vona. Në ligjët e repta të Kanunit të Maleve (Lek Dukagjinit) mbi hak-marrjen (Libri i tretë, Martesa, nyja 23) shkruhet: Ky kanun nuk e përfshin gruan, për arësye se edhe me qëllue se vret kënd, “gruaja s’bjen në gjak” (nuk vritet, siç është zakoni i hak-marrjes- shën im). Këto ligje kanë vepruar deri në shk.20 tek shqipetarët e Malësisë.

III- Simboli, zbulim i njeriut para-historik

Njeriu para-historik njohu veten dhe natyrën nëpërmjet krahasimit të gjithshkaje që shikonte dhe dëgjonte. Pa këtë “analizë” të ndryshimeve dhe ngjashmërive të botës përreth, nuk do të kishte patur mundësi të çfaqej tek para-ardhësit tanë dukuria e të menduarit. Po të mos kishte afër ngjyrat e tjera, shprehen studiuesit, nuk do të kishim njohur kurrë ngjyrën e bardhë, pa dëgjuar bubullimën nuk do ta kuptonim heshtjen. Pra, pa analizuar dallimet dhe ngjashmërinë që shfaqej në botën përreth, njeriu do të kishte mbetur indiferent ndaj saj dhe nuk do të kishte mësuar të fliste, por do të lëshonte vetëm pasthirma (stadi emocional i shprehjes), siç veprojnë edhe sot kafshët. Fjalët (emrat) u krijuan si rrjedhojë e nevojës për të përcaktuar gjithshka të ndryshme apo të ngjashme që ndodhej në natyrë.

Krahas përpjekjeve për t’i emërtuar me pasthirma apo grup tingujsh botën përreth, në mënyrë instiktive ai u përpoq të shprehej duke e kopiuar sendin, duke imituar formën e tij në natyrë. Pra figurën, mund ta quajmë pa gabuar një “gjuhë” e cila shpreh sikurse edhe fjala. Pikërisht kjo “gjuhë” (e figurave) ka qenë vendimtare në materialet, mbi besimin pellazg dhe ecurine e zhvillimit ideor të njeriut, nga para-historia deri në ditët e sotme. Kjo sepse periudhat historike kanë qenë jashtzakonisht të gjata në krahasim me periudhën e shkrimit dhe shumë objekte arkeologjike të lashtësisë, i kanë rezistuar kohës të pa ndryshuara.

Kjo “gjuhë figurativë” është zanafilla e krijimit të simboleve dmth njeriu primitiv mësoi të dallojë detajin, që jepte qartësisht karaktëristikën thelbësore të figurës, por njëkohësisht edhe të një ideje që lidhej me këtë figurë. Duke vizatuar gjirin, ay shprehte femrën dhe funksionin e saj jetë-dhënës, duke bërë një vijë të valëzuar tregonte gjarpërin dhe idënë e rigjenerimit, etj. Sipas Cirlot : « Anallogjia është ndoshta guri i themelit i tërë ndërtesës simbolike…Anallogjia si një proçes unifikues dhe regullues shfaqet vazhdimisht në art, në mite dhe në poezi » (17) Se sa kohë u desh për të aritur në përdorimin e simbolit, që është mjeti më praktik i shkencës, artit dhe i çdo aktiviti të njeriut të sotëm, ne vetëm mund të hamëndësojmë. Simboli u bë mjeti më i rëndësishëm i besimit zanafillor. A e krijoi Simboli, Besimin dhe Fjalën apo Fjala ishte krijuesja e parë, siç thuhet në Librat e shenjtë, këtë nuk mund ta dimë. Ato mund të kenë qenë edhe bashkë-kohëse duke nxitur zhvillimin e njëra-tjetrës.

Studiuesit e mitollogjisë dhe të besimit, por edhe historianët e gjuhësisë, i japin shumë pak rëndësi studimit të këtij mjeti shprehës (simbolit) të njeriut të parë europian. “Simbolizimi është para-rendëse e një gjuhe apo gjesti. Ai lejon, në mos paraqitjen, se paku afrimin dhe përcaktimin e natyrës së gjërave “(18)

Studiuesi i simboleve në gjuhë, besim dhe shkencat moderne, Petro Zhei pohon: “Simboli është gjuha me të cilën Zoti shprehet”.(19) Ajo që mbetet fakt i padiskutueshëm është se : Zbulimi i SIMBOLIT, BESIMIT dhe FJALËS është vepër e njeriut “me bisht” të para-historisë !















(a) Figurat gjëomëtrikë të objëktëvë arkëologjikë të kultures Vinka (5200-4000 pK)
(b) Figura gjeometrike qe deshmojne se statuja eshte nje femer, mijevjeçari IV.
(c) Perendesha Zog kultura Vinka 4500 pK. (f8,12 M.Gimbutas)


Në librin e M.Gimbutas “Gjuha e Perëndeshës” (Il linguaggio della Dea), mbi figurat gjeomëtrike në objektet arkeologjike të Europës së Neolitit të Lashtë (7000-3500 pK), autoria na zbulon se çfarë kanë shprehur simbolet e lashta dhe lidhjen e tyre me njera-tjetrën. Për herë të parë faktohet, se këto figura gjeometrike shprehin Perëndeshën më të lashtë të Miteve të para , të panjohur deri më sot. Po të vërejmë figurat gjeometrike që mbulojnë “trupin” e Perëndeshës-Zog (fig.a poshtë) dallojmë zig-zakun që na jep idenë e rombit, trekëndësha me ngjyra të ndryshme dhe kryqin në qendër, i formuar nga dy V të bashkuar në këndin e tyre. Më poshtë lulen/yll (dy kryqe kënd-drejtë të kryqëzuara) në qendër të të cilit ndodhet një topth, simbol i vetë Krijuesit. Zig-zaku nuk është gjë tjetër veçse përsëritja në vijëmsi e figurës gjeometrike V, dhe sipas studiuesve është figura gjeomëtrike më e vjetër e zbuluar deri më sot. Njeriu i Nandertalit e ka përdorur para 40000 viteve. (20)














(a) Simbolet gjeometrike të kultit të Perëndeshës femër brenda figurës së qendisur që përsëriten edhe në pjesët e tjera të xhubletës (b) një pjesë e zbukurimve prej argjëndi ku dallohet po ajo lule si tek xhubleta, hëna dhe zig-zaku si korniz e rrethit posht hënës.

Figurat gjeometrike, pohon M.Gimbutas, që janë mbledhur nga qindra objekte arkeologjike që i përkasin kulturave Kukuteni (Cucuten), Karanovo, Tisza, Bük e Vinka, ku paraqitet V në pozicione të ndryshme (vetëm apo në formën e linjës së zig-zagut, rombit, trekëndshit, X, M, etj.) duken se shërbejnë për një qëllim të vetëm: Pasqyrimin e Perëndeshës. (21) Në xhubletën mirditore, në foton larte (fig.c) tek pjesa e kokës kemi përsëri tre vija që bashkohen në qendër (tek sqepi) në një katror (që shpreh tokësoren) brënda të cilit ndodhet svastika dhe më poshtë kemi një kryq. Të dyja këto figura gjeometrike, i hasim që në periudhën e fundit akullnajore, si simbole që shprehnin femrën.

Në kohën kur mashkulli-Mbret dhe Kryeprift- u ul në fronin e Perëndeshës para-historike (në periudhën e patriarkatit), ay i morri shumë figura gjeometrike të kultit të saj. Shëmbull këmi simbolin e svastikës, së cilës nuk ja dimë emrin në periudhën e besimit zanafillor pellazg, kur përfaqsonte Perëndeshën Zog. Por në periudhën e familjes hyjnore të Albanit (Alpanit) të Çamërisë, babait të Zeusit, emri që ju vu këtij simboli pasqyrontë mashkullin (Zeu+asht+Ka) dhe u bë simbol i tij në mite. Ky ndryshim “i pronarëve” të simboleve të besimit, bëri që kuptimi i tyre i parë figurativ të harroet dhe t’iu përshtaten miteve të padronëve të rij.

Megjithatë, simbolet dhe figurat e shenjta femërore të Europës së Lashtë -pohon M.Eliade - nuk janë çrrenjosur kurrë tërësisht. Ato qenë ngulitur aq thellë në psiqikën e njerëzvë, sa do të mund të zhdukeshin vetëm me çfarosjen totale të popullsisë femërore.(22)
















Në foton (fig.a) në flamurin e Arbëreshëve të Italisë (1910), mbi kokën e shqiponjës kemi simbolin para-historik V (të femrës) që dëshmojnë trashëgiminë e besimit hënor pellazgjik tek shqipetarët e shk 20. Djathtas (fig.b), simboli parahistorik i femrës Zig-zak, në jelekun e burrave. (Kostum nga Shkodra P.Marubi 19895-1900) (23) Me anën e simboleve njeriu primitiv ka shprehur karakteristikat e Perëndive në mitet pellazge, që na ndihmuan edhe ne, për të zbuluar Perëndeshën para-historike tek xhubleta mirditore.

Përfundimi i dytë: Perëndesha-Zog është FEMRA, njeriu i parë tokësor i adhuruar në besimin zanafillor para 30 apo 50 mijë viteve. Por në rast se do të kemi parasysh se “dokumenti” më i lashtë i përdorimit të zjarrit është afro 600 000 vjeçar, zbuluar në Chou-kou-tien (24), mund të themi se besimi ka moshë shumë herë më të madhe.

Kjo Perëndeshë, e pa përmendur në studimët mbi historinë e njeriut, ishte FEMRA-ZOG e krahasuar me KRIJUESIN qiellor dhe ka luajtur rolin e Mbretëreshës, Orakullit dhe Burimit të Jetës njerëzore. Vetë besimi i Pellazgëve e kishte bazën tek figura fëmrore dhe kjo shprehet jo vetëm në studimin e M.Gimbutas, por edhe në gjuhën shqipe (do të trajtohet në një matërial tjetër). Ajo ishte Perëndesha e maleve, e gurëve, e ujit, e pyjeve dhe e kafshëve, personifikimi i forcave misterioze të natyrës (25) dhe ishte figura e pare e besimit pellazg, që u krijua me trup njerëzor.

IV- Takimi me Zotin

Kjo ndjenjë e ka tunduar gjithëmonë njeriun modern kur hyn në kishë, xhami apo objekte të tjera kulti. Kjo dëshirë ka lindur para dhjetra apo qindra-mijë vitesh, kur njeriu “me bisht” besoi në një Qënje të mbi natyrshme qiellore, e cila kishte krijuar natyrën dhe fisin e tij dhe u dërgonte dritën dhe ujin, që u jepnin jetë të gjitha gjallesave mbi Tokë.

E.Shnaider pohon se “ Pellazgët besonin se çdo gjë që ndodhte përreth tyre lidhej me fuqinë e natyrës, që mendja e tyre primitive, nuk i jepte asnjë formë materiale, të cilën mund ta emërtonte apo t’i jepnin një formë”. (26) Nganjëherë, me zjarrin qiellor (rrufetë) e atë tokësor (vullkanet) dhe ujin e tmershëm (përmbytjet), AI zhdukte gjithshka. Njeriu primitiv vendosi t’i afrohej dhe “të fliste” më të padukshmin, t’i lutej që ta mbronte e të kujdesej për jetën e tij.

Unë mendoj së përpara së t’i krijohej ideja të luantë rolin e “ndërmjetsit” me Krijuesin, njeriu i pafuqishëm, ia la këtë detyrë (në mite) zogjve të qiellit. Besoj së këtu e ka burimin edhe tradita shumë popullore tek shqipetarët, për të « lexuar » fatin e tyre tek kockat apo stomaku i zogjve. Ismail Qemali , themeluesi i shtetit shqipetar të 1912, ishte gjithashtu njohës i mirë i « shenjave » tek zogjtë. Pra duhet të pranojmë se si simbole, në besimin pellazg shërbyen jo vetëm figurat gjeomëtrike, por edhe figurat nga bota bimore e shtazore.

Studiuesit e besimit pohojnë se gjatë të gjithë periudhës së zhvillimit të shoqërisë njerëzore, disa simbole të shenjta në besim, kanë mbetur të pandryshuara deri në ditët e sotme. M.Gimbutas : «Ajo që na çudit nuk është ndryshimi gjatë mijëra vjetëve të simboleve, përkundrazi vijëmsija e tyre që nga periudha e Paleolitikut » (27) Kjo dëshmohet edhe për shpendin që përdori njeriu i lashtë kur « krijoi » Perëndeshën-Zog. Lind pyetja së cili shpend u hyjnizua dhe vazhdon të jetë SIMBOL i shenjtë i BESIMIT edhe në ditët e sotme ?

Me qenëse po flasim për para-historinë, do të bazohemi në intuitën dhe analizën llogjike të fakteve dhe sidomos tek lidhja me objektet arkeologjike të periudhave të më vonshme. Gjatë të gjithë kohës së Lashtësisë, shikojmë shumë shpend të adhuruar të pasqyruar në objektet e qeramikës dhe pikturat murale si: mjelmën, pëllumbin, rosën, lejlekun, palloin, shqiponjën, etj. Por asnjë detaj i kokës tek Perëndesha e Europës Antike, nuk na ndihmon të përcaktojmë, se cilit zog ja besuan këtë rol të lashtët. Nga simbolet e përdorura mbi objektet arkeologjike, duket se « studiuesi » primitiv e shikonte femrën si një burim i « ujit të jetës ». M.Gimbutas e mbështetur tek ky fakt, fytyrën e Perëndeshës e quan të huazuar nga një « zog ujor », por pa e përcaktuar me emër. Me qënësë besimi lidhet me Krijuesin i cili ndodhet në qiell, unë mendoj se nuk kemi të bëjmë me një zog ujor dhe siç dihet, kurorën e « mbretëreshës » së maleve dhe lartësive të mëdha , e mban vetëm SHQIPONJA.

Emri i Shqiponjës dhe jo i ndonjë shpendi tjetër, zë vend në mitet qiellore pellazge : Ipero , (Ipe=shqiponjë dialekti çam) ka si bijë Hënën, Diellin dhe Agimin. Shumë Perëndi të Olimpit, si Zeusi apo Athinaja, shpesh kthehen në shqiponja mbi fushat e luftimeve. Janë të ralla skulpturat e Zeusit ku nuk e ka pranë Shqiponjën, shpendin që në besimin pellazg, përfaqson FRYMËN e Krijuesit në tokë.

Gjithashtu në fjalorin Teosofik të Helena P.Blavatskit (H.P.Blavatsky …) shkruhet se Shqiponja është një prej simboleve më të lashta. Nga helenët trajtohej si emblema e shenjtë e Zusit dhe ishte Perëndia më e lartë e Druidëve. Filone (….) shkruante në « Quaestiones et Solutiones in Genesis » se AIN është « Zoti i Dytë dhe Mënçuria e tij » (Ain është emri i Shqiponjës në gjuhën e Arbëreshëve, Shqipetarëve të Italisë) (28) Në skulpturat e para të Perëndive (femra dhe meshkuj) të lashtsisë, të gjithë kanë krahë ose paraqiten si shqiponja.

Duhet të kemi parasysh se besimi i pellazgëve ka qenë HËNOR, dhe të gjithë perëndite me karakteristika të shqiponjës, kanë qenë Perëndi Hënore. E theksojmë vazhdimisht këtë fakt, sepse nuk përmendet në studimet mbi besimin e Lashtësisë. Albanologu gjerman Hahn shprehet se Enea ishte përfaqësuesi i kolonizimit tyreno-pellazg dhe ku zinte vend përhapte edhe kultin e hënës. (29) Ndërsa E.Shnaider tregon se Pellazgët « duket se adhuronin më shumë Hënën se sa Diellin, kundër të cilit gjuanin me shigjetat e tyre. » (30) Franc Nopça: “Nuk kemi shumë të dhena, që në Shqipërinë e dikurshme mbahej dielli si një qenie e shenjtë” (31)

Pra « ndërmjetsja » me Zotin, para se këtë detyrë ta kryente njeriu, ka qenë Shqiponja dhe në periudhat e më vonshme, Femra me maskën e zogut (në periudhën Paleolitike), që është parafytyrimi i parë e një Perëndie me trup njeriu. Deri më sot, nuk njohim ndonjë emërtim për këtë Perëndeshë të para-historisë. Unë do ta emërtoj : PERËNDESHA SHQIPONJË, emër që i përgjigjet portretit të saj në besiminin zanafillor europian. Në periudhat e më vonëshme, vërejmë së kjo Perëndeshë, ka kokën e femrës kursë trupin më forma të zogut (fig. a,b,c poshtë). Ky detaj shpreh periudhën, kur në besim u hyjnizua koka e njeriut (truri) si vendi ku ndodhej « shpirti i pavdekshëm».













(32) Një kopje e përsosur e Perëndeshës-Shqiponjë e periudhës historike të lashtësisë është Perëndesha Sellena nga tempulli i Samothrakës (fig.c). Kësaj Perëndeshe hënore i kushtohej edhe tempulli i Dodonës. Romakët, që nuk i njihnin mitet e lashta pellazge, e sollen këtë skulpturë në Romë me emrin « Fitore », si simbol të fitores së tyre. Në periudhën e Justinianit, u prodhuan shumë monedha ku pasqyrohet Perëndesha me krahë shqiponje, ku shkruhej: VICTOIRI (Fitore).

Me krahët e shqiponjës , kokën apo kthetrat e saj, u veshën në skulpturat e lashta jo vetëm figurat njerëzore, por edhe kafshët, sidomos luani dhe kali. Le të kujtojmë udhëtimin e përvitshëm të Apollonit në tokën e Ipe-borealëve. Karoca e tij tërhiqej nga kuaj me krahë shqiponje apo grifonët (shqiponjë/luanë).














(a) Tavolina e Napoleon Bonapartit me grifonin (shqiponjë-luan) (b) Detaj nga nje objekt arkeologjik kushtuar Perëndisë Marduk, të Babilonisë. (33)

Krahas zhvillimit të shoqërisë njerëzore, që solli zëvëndësimin gradual, por jo tërësor, të sistëmit matriarkal me atë patriarkal, Perënditë meshkuj (mbret, priftërinj , ligjvënës dhe komandat ushtrie), gjithashtu u « veshën » me petkun e shqiponjës, përfaqësuesit të Krijuesit qiellor (tashmë Zotit-mashkull).
Në fotot poshtë janë rradhitur (nga e majta në të djathtë) Perëndia Horos i Egjiptit, i Sumerëve, Vishnu i budizmit dhe i artit aztek me “kostumin” e shqiponjës.













(34)
Kjo galeri e Perëndive-Shqiponja, deshmon qënien e NJË besimi zanafillor, atij PELLAZGJIK, i cili u përhap në të gjithë kontinentet, për t’iu përshtatur më vonë miteve të reja. Studiuesi Petro Zhei (« Shqipja dhe Sanskritishtja ») shprehet se Mendimi mitik është mendimi i fillozofëve dhe feve të lashta dhe ka qenë i njejtë për të gjithë Botën e lashtë dhe të stërlashtë, ashtu sikundër mendimi shkencor është sot i njejtë për të gjithë popujt e Botës, të paktën për pjesën më të madhe. (35)

V-Kryqi dhe Shqiponja, simbolet para-historike në Europën kristiane

Kristianizmi , mbas shekujvë të reformimit dhe ndërtimit si një besimi i ri, mbas presekutimeve të Apostujve (përhapësve) dhe përkrahësve të tyre, më së fundi triumfoi, (Perandori Teodosi I-rë me Ediktin e Selanikut {v 380} kishte shpallur kristianizmin si besimin e ri të Shtetit) dhe sot është besimi kryesor në Europë.

Studiuesit vënë në dukje se për ta popullarizuar besimin e ri, në mitet dhe objektet e artit, ay shfrytëzoi simbolet dhe figurat e Perëndive të besimit të lashtë Pellazg. Këtë dukuri na e pohon edhe E.Shnaider : « Në qoftëse shqipetarët , të çdo besimi, e respektojnë me fanatizëm altarin e Kishës së krishtërimit, e bëjnë së ju kanë thënë se altari i flijimit është hyjnor, sepse aty gjëndet një gur i shenjtë që u kujton traditën e adhuruar, betimin më të rëndësishëm e më të shenjtë (betimin mbi gur-shën im) (36) Në legjëndat që tregojnë shqipetarët, gurët janë brinjët e Nënës-Tokë nga u krijuan njerëzit.
Në ikonat mesjëtare paraqiten Shënjtorët meshkuj me krahë shqiponje, që kanë marrë paraqitjen nga Perëndesha Shqiponjë dhe Perënditë hënore të lashtësisë.














(a) Një ikonë e mesjetës shqiptare. (b) Mbi një kapak kutije të shk13, shikojmë simbolet e besimit pellazg: shqiponjën, dy grifonë (luan /shqiponjë) dhe një nga shenjtorët më krahë shqiponje. (37) Në qendër ndodhet Krishti me libër në dorë, që shpreh faktin se është besim i mësuar nga libri, në dallim nga ay pellazg, i cili ishtë besim NATYROR dmth i pashkruar, i përftuar gjatë zhvillimit historik të shoqërisë njerëzore.

Vetë simboli kryesor i besimit kristian, Kryqi (dy V të bashkuara në anë të kundërt) është figura gjeometrike më e lashtë që ka shprehur femrën në para-histori dhe më vonë KRIJUESIN. Shqiponja dhe Kryqi (dy V), që në artin para-historik shprehnin Perëndeshën Shqiponjë, vazhdojnë të jenë simbolet kryesore të besimit dhe të shoqërisë së Europës së shk 21 e më gjerë.












(a)Altari në Kishën ortodokse të Kalabrisë, Itali (b) Kryqi ne gjoks i formuar nga dy V te bashkuar ne kulm dhe tre V posht qe deshmojne se kemi nje statuje kushtuar femres. Kultura Kukuteni, mijevjeçari i V, M.Gimbutas (c)Kisha Santa Maria Asunta – Fornovo (Pr), Itali (38)

Përfundimi i tretë: Paraqitja më arkaike në ditët e sotme të Perëndeshës Shqiponjë, ORAKULLIT të parë njerzor në besimin e Europës së lashtë, ndodhet në xhubletën e gruas nga Malsia e Mirditës (Shqipëri). Kjo veshje tregon një mit të mohuar, megjithëse simbolet e saj janë sunduese edhe sot. Kjo Perëndeshë para-historike mbi veshjen e shqipetarëve, u tregon me gjuhën e saj simbolike, studiuesve të Historisë, se në venat e ketij populli rrjedh gjaku i para-ardhësve të tij PELLAZG, krijuesve të “shkencës” së lashtë të MBIJETESËS: BESIMIT.

Fatbardha Demi

fatbardha_demi@yahoo.com
5. 08. 2014

P.s. Jo të gjitha xhubletat mirditore e ruajnë formën historike. Duke mos njohur domethënien e simboleve, qëndistaret kanë ndryshuar modelin e figurës, nganjëherë edhe vetë simbolet.

1- f.122,126 Afrim Karagjozi “Xhorxh Bajron”Plejad,Tiranë 2010)
2- (a)http://gazëtadiëlli.com/bajroni-për-shqipërinë-dhë-shqiptarët-sipas-andrë-moruasë/#sthash.vcYvpjj7.dpuf
(b) Kostumet popullore shqipetare
3- f78 Eduar Shnaider « Pellazgët e pasardhësit e tyre »Tiranë, 2009
4- f104 E.Shnaider po aty
5- (a) TORIA DI SICILIA: LA SICILIA PREISTORICA - ARTE NEEL PALEOLITICO E NEL MESOLITICO www.lasiciliainrete.it (b) Archivio notizie - Valle Camonica Distretto Culturale www.vallecamonicacultura.it (c) http://en.wikipedia.org/wiki/Geryon
6- f15,17Mircea Eliade « Storia delle credenze e delle idee religiose. Dall’eta della pietra ai misteri eleusini »Bur Saggi, Milano, 2013
7- (a) WWMM - Breve storia dell’arte rupestre camuna 6/30 www.wwmm.org
(b) Stele votiva del tofet di El-Hofra. III sec.a.C. Costantina, Musée National Cirta Algeria. Inaugura la mostra " I Fenici in Algeria" notizie.antika.it (c) LA MIA PREISTORIA: VENERI PREISTORICHE lamiapreistoria.blogspot.com
8- Luljeta Dino « Perëndesha Athina dhe simbole të tjera Kozmogonike » ,botmet Tre Mariat, Tiranë, 2007
9- f91 Carl Jang « L’uomo e i suoi simboli » TEA, Milano, 2011
10- (b) http://www.dinosoria.com/mesopotamie.html(c) Dea-zog Prishtinë/Kosovë,terakotë 6000pk (www.balkanwëb.com/.../rikthehet-nga-gjermania-hyj...)
11- f3 Marija Gimbutas « Il linguaggio della Dea » VËNËXA, Roma, 2008
12- Maria Rita “I milli volti della Dea”www.lucyinthesky.it
13- f207 Hahn Dr. Johan George von Hahn “Studime shqipetare” (Albanesische studien, Jena 1854) IDK.
14- f176 , 316 Marija Gimbutas po aty
15- f219 Mircea Eliade po aty
16- f316 Marija Gimbutas, po aty
17- f75 P.Zhei “Shqipja dhe Sanskritishtja (pjesa e dyte)”,Tirane, Tertiumdatur, 2006
18-f39 George Dumézil “La religione romana arcaica Miti, leggende, realta” BUR Rizzoli, SAGGI, 2011
19- f58 Petro Zhei po aty
20- f19 M. Gimbutas po aty
21- f11 M.Gimbutas po aty
22- f318 M.Eliade po aty
23- Alfred Dalipi “Shqipëria dhe shqipetarët”Gent Grafik ,Tiranë.
24- f14 M.Eliadë po aty
25- f111 M.Gimbutas po aty
26- f54 E.Shnaidër po aty
27- XIX M.Gimbutas po aty
28- Colana Cintamani. Il Glossario Teosofico di Helena Petrovna Blavatsky,Roma
29- f364 J.G. von Hahn po aty
30- f143 E.Shnaider po aty
31- f79 Franc Nopça « Pikpamjet fetare, doket dhe zakonet e Malcise se Madhe Botimet « Eneas » , Tirane, 2012)
32- (a)Hynesha-Shqiponjë, Antigone Shqipëri (b) La tombe d'Inherkhâ - La Vallée des Morts à Thèbes - Louxor ouest http://www.paperblog.fr/4094866/la-tombe-d-inherkha-la-vallee-des-morts-a-thebes-louxor-ouest-partie-16/ (c) Perëndesha Sellena. Muzeu i Luvrit
33- Tablets of Destiny. http://en.wikipedia.org/wiki/Marduk
34- (a) Busti i Horosit,bronz F231, muzeu i Luvrit, « Egypte Romaine »,Marseille, musée d’Arcéologie méditerranéenne, 1997 .
(b) Perëndi me kokë shqiponje “arti sumer”.
(c) statue in Bangkok, Thailand depicting Vishnu mounted on his vahana Garuda, the eaglehttp://en.wikipedia.org/wiki/Vishnu
(d) http://www.index.hr/indexforum/postovi/336/meksiko-ljudi-i-ono-oko-njiih/6
35- f21 P.Zhei po aty
36- f83 E .Shnaider po aty
37- (a) Një ikonë e mesjetës shqiptare. http://www.arte.it/calendario-arte/torino/mostra-tesori-del-patrimonio-culturale-albanese-2604 (b) http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/7/7c/CLUNY-Coffret_Christ_1.JPG/640px-CLUNY-Coffret_Christ_1.JPG?uselang=it Couvercle d'un coffret en ivoire d'éléphant portant la représentation du Christ en Majesté entre les quatre évangélistes. Cologne, première moitié du XIIIe s. Ivoire. Musée_National_du_Moyen_Âge_(Cluny)-fr|Anonyme
(38) (a) www.calabriaortodossa.it (b)Kisha Santa Maria Asunta – Fornovo (Pr), Itali http://www.luoghimisteriosi.it/emilia_fornovo.html

FUND

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 61 vizitorë
Lexuar: 4,541 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Fuqitë ushtarake të palëve ndërluftuese g...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:20
Lufta e Kosovës, paraqet ndeshjen ushtarake të qartë të demokracisë perëndimore, ku edhe ne Shqipëtarët aspirojmë më në fund të integrohemi dhe...
ENVER HOXHA TË SHPALLET KOMANDANT NDERI I U...
E premt, 16 prill 2021 - 00:41
RIBOTIM Duke u bazuar në fakte të pamohueshme sipas veprimtarisë së brezit të Enver Hoxhës dhe dokumenteve origjinale të pamohueshme origjinale n...
Skenari i rrezikshëm, për ndarjen e tokave ...
E mart, 13 prill 2021 - 22:00
Letër publike, Kolonel Dilaver Goxhajt I nderuari Shpëtim Golemi, po të drejtohem me nofkën e luftës, si Zëvendës Komandant i Shtabit të Përgji...
Një sqarim i detyruar për luftimin në Kosh...
E diel, 11 prill 2021 - 19:40
Si përherë, edhe në 9 prillin e vitit 2021 u përkujtua me madhështi të madhe, si asnjë luftim tjetër i UÇK-së, “fitroia” e një “beteje” ...
Arsyet e bombardimit të Jugosllavisë nga N...
E premt, 09 prill 2021 - 22:49
Në përgjithësi është trajtuar nga burime të ndryshme dhe arsye të ndryshme janë theksuar, disa herë edhe kontradiktore a të kundërta mes burimev...
më shumë nga - Histori »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi