Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
TË PASHKËPUTUR NGA “TUTELA”
Publikuar më 07 shtator, 2014 në orën 22:50 ( ) Histori |
Rrit madhësinë e shkronjave
Para pak kohësh janë botuar dy artikuj në gazetën “DIELLI”, i pari nga Prof. Isuf Bajrami: “Epiri dhe përkatësia etnike e Epirotёve”, më 19-8-2014 dhe artikulli i dytë nga Agim Popovci: “Maqedonia, kjo furrë bërthamore historike dhe gjeografike”, më 21-7-2014. Këta zotërinj vazhdojnë të shkruajnë, duke u mbështetur në ato referenca të kohës së Enver Hoxhës, duke mos marrë parasysh, literaturën e përkthyer pas vitit 1990. Për Kujtesë: Janë botuar katër HISTORI TË SHQIPËRISË nga: Edwin Jacques: “SHQIPTARËT” Historia e popullit shqiptar nga lashtësia deri në ditët e sotme, botuar më 1995, me 765 faqe;

Mathieu Aref “SHQIPËRIA” (Historia dhe Gjuha) Odisea e pabesueshme një populli para Helen”, botuar Plejad më 2007, me 607faqe; Zhan Klod Faveirial “HISTORIA” (më e vjetër) e SHQIPËRISË, Plejad 2004, me 552 faqe;
Tajar Zavalani “HISTORI E SHQIPNISË”, botues PHOENIX shtëpia e librit, më 1998, me 388 faqe;
Dhimitër Pilika, “PELLAZGËT” origjina jonë e mohuar, botimet enciklopedike, Tiranë 2005, me 476 faqe;
Aristidh P. Kola, “ARVANITASIT” dhe prejardhja e grekëve, vështrim historik – Folklorik – Politik – Gjuhësor. Shtëpia botuese 55, më 2002, me 558 faqe etj.

Robert d’Angeli me Shtatë volume, përmbajtja e përgjithshme e librit “ENIGMA”. Ju zotërinj, zini në gojë PELLAZGËT, por nuk keni marrë pjesë në formimin e shoqatës “QENDRA STUDIMORE PELLAZGJIKE” në dy mbledhjet e saj më 15-4-2011 dhe më 21 – 22 tetor 2011. Më 2 janar 2012, Mathieu Aref mbrojti tezën e doktoraturës: “Studime e kërkime shkencore mbi Pellazgët me prejardhjen e qytetërimit grek”. Të cilit, iu dha titulli nga Universiteti i Sorbonës: “Doktor në shkencën e historisë së antikitetit”. Kjo merret pikë referimi në bibliografi për të gjitha shkencat e botës që do të merren këtej e tutje me antikitetin evropian.
z. Isuf, ju shkruani: “… në gadishullin ballkanik endeshin pellazgët të mbuluar me një vel misteri … Bile helenët, të cilët në mënyrë të padiskutueshme i konsideronin pellazgët më të vjetër se veten,”. Por pellazgët me helenët, i ndan një kohë prej mbi 1500 vjetësh dhe emri i helenëve doli në histori pas vitit 1830, nga prof. Dr. Robert Angeli.

Z. Isuf ju thoni: “Fijet e misterit pellazg ndërthuren ndër kohëra, gjersa në histori përmenden Ilirët. Si një popull kryesor, si një “Hauptvolk…”.
Robert d’Angheli shkruan: “…në kundërshtim me atë që shkruajnë autorët e sotëm, të cilët deklarojnë se shqiptarët janë pasardhës të ilirëve, … këta të fundit jo vetëm janë pasardhës të ilirëve, por para së gjithash të pellazgëve, gjë që nuk është e njëjtë, sepse kur i deklarojmë, ose kur deklarohen vetëm si pasardhës të ilirëve, merret para sysh vetëm një pjesë e vogël në vend të tërësisë. Ilirët përbënin vetëm një pjesë të vogël të pellazgëve ose shqiptarëve. Për ta mund të thuhet se: “Gjithë Ilirët janë shqiptarë”, por e kundërta nuk është aspak e vërtetë, domethënë: gjithë shqiptarët, janë ilirë”.

Edwin Jacques shkruan: “Një hulumtim i qytetërimit të hershëm shqiptar, na çon te pararendësit pellazge. Dorëshkrimet më të hershme, tregojnë: se pellazgët ishin zotër të Gadishullit Ballkanik, me qendra të fuqishme në Mikenë, Spartë dhe Athinë. Më vonë pellazgu Agamemnon, do të renditet si mbret i Mikenës dhe i Argosit, kurse i vëllai, Menelau, mbreti i Spartës. (Flasim për shek. XIII, ndërsa semito egjiptianët kanë ardhur më pas në shek. VI. Këtu nuk ka ndërthurje dhe “mister” “Haptvolk”. (Në A. SH. vazhdon deukalionizmi për përfshirjen e pellazgëve. Shën. im). Dhe më tej, Doktor Mathieu Aref shkruan: “Kështu, më shumë lehtësi mund të vërejmë se pas më shumë se pesë mijë vjetësh pellazgjishtja e lashtë përjeton përgjithmonë në shqipen e sotme. Kjo e fundit është me të vërtetë një fosile e gjallë. Qe ka lindur para hënës “proselinoi”.
Z. Isuf ju shkruani: “Perandoria bizante, Mbretëria bullgare dhe serbe qenë mbulesa politike të sipërme, nën të cilat shqiptarët jetonin… ( Por s’mund të konsiderohesh si qefin definitiv që mbështillnin një popull kufomë…).

Doktor Arefi thotë: “Malësitë e pamposhtura dhe relievi tepër i thyer i Shqipërisë dhe viset rreth saj (Kosovë, Maqedoni, Epir dhe Mali i Zi) i kanë bërë të mundur këtyre popullsive të ruajnë pothuajse të paprekura, kulturën, gjuhën, zakonet, doket dhe kostumet e lashta të tyre. Këto male që kulmojnë rreth 2800 metra, me lartësi mesatare 700 metra, më e larta e Evropës, Kanë qenë një mbrojtje e vërtetë e gjuhës dhe e kulturës pellazge. Dihet se një ndër vendbanimet e hershme të pellazgëve ka qenë Arkadia… Së fundi, shënojmë se heroi legjendar Evandri, i lindur në Akardi, u nis në krye të një kolonie Arkadianësh për tu vendosur në Itali (Latium/Mali Palatin), rreth 60 vjet para luftës së Trojës. Ai do të u këtë mësuar vendasve shkrimin, ligjet e reja dhe kultin e perëndive hyjnore”. (“Shqipëria”, 07, f. 110).

Z. Isuf ju shkruani: “Përmes faktesh të shumta, ai arrin në përfundim se epirotët ishin të një etnosi me ilirët”. E. Jacques shpjegon: “Hylli njihet si mbreti më i hershëm qe sundoi mbi familjet dhe fiset e shpërndara pellazge, të njohura si Mbretëria e Ilirisë. Ai vdiq në vitin 1225 p.e.s. Zotërimet e tij shtriheshin për gjatë bregut lindor të Adriatikut, në veri deri në gjirin e Triestes, kurse në jug deri në lumin Vjosa. Historiani Gibon shprehet se, më vonë, Iliria përmblodhi të gjitha trevat në jugë të Danubit. Ndërmjet detit Adriatik dhe detit të Zi … dhe si kryeqytet i Ilirisë ka qenë gjithmonë Shkodra. (Ndërsa të tre shtetet pellazge kanë pasur së bashku si epiqendër të tyre Argosin, prandaj janë të tre të njëjtë etnosi. Shën. im). (“Shqiptaret”, f. 95).

z. Isuf, ju flisni për Deukalionin i mitologjisë greke. “Në përmbytjen e botës. Deukalioni dhe Pirrua shpëtuan me anën e një barke…”.
Doktor Arefi thotë: “Legjenda e Deukalionit u krijua për të fshirë plotësisht të kaluarën pellazge, një përmbytje që fshinë gjithçka, në mënyrë që të fillohet nga zero. Kështu, si me magji, dolën në dritë Heleni i Deukalionit dhe i Pirrhas: Helen, Eponim i stërgjyshit të grekëve. De Zhubainval e thotë me forcë: “Ndërfutja në përmbytjeje në fund të historisë pellazge është pasojë e natyrshme e pushtimit të Greqisë nga raca helene, historia e së cilës fillon me përmbytjen e Deukalionit”. (Sot me këtë përmbytje është dakord edhe Akademia e Shkencave Shqiptare. “Kabale und liebe”. Shën im) (“Shqiptarët”, f. 22).
Profesor Gene Haddlebury citon: “Historianë, e kemi sajuar Greqinë e lashtë. Një grup historianësh të njohur, mbajtën një konferencë shtypi në fillim të kësaj jave, tek National Geographic Society, për të deklaruar se e kanë “Fabrikuar krejtësishtë Greqinë e lashtë”. (Kryetari i studimeve helenistike në Universitetin e Georgetown U.S.A. 20 tetor 2010).
Z. Isuf: “Sipas historianëve antikë, Ambrakia (Arta e sotme) ka qenë kryeqyteti i Pirros. …”.
Prof. Dr. Dh. Pilika shkruan: “Nga burimet e qëmoçme, tani vonë u hetua se kryeqyteti i Pirros Ambrakia (Arta), pat arritur një ngritje të tillë kulturore, sa ishte e stolisur, ndër të tjera, përveç me dy teatro dhe me plot 1.015 shtatore të ndryshme, numër ky mahnitës për cilindo metropol te rruzullit tokësor deri më sot.”
Plini (Plaku), tregon me përpikmëri, se statujat e famshme të nëntë muzeve në Ambrakinë pellazge, u vodhën nga romakët…”.
Polibi tregon: “… Mark (Fulv Nobiliori, më 189 p.e.s.) hyri ne Ambraki…i dhuruan një kurorë ari prej 150 talentesh {mbi 3000 kg}”. (“Pellazgët…”, bot. 2005, f. 351).

Z. Isuf Bajrami, nuk jeni shkëputur nga “Vatha” Akademia e mykur e Tiranës. Flasim për Pellazgët dhe Akademia e SH. Sh. që nuk mori pjesë në tre mbledhjet kushtuar Konferencës së Shoqatës “Qendra e Studimeve Pellazgjike”. Në dy mbledhje në Tiranë dhe një në Universitetin e Sorbonës Paris, gjithashtu as në përkujtimoren e 70 - vjetorit të lindjes së arvanitasit të madh Aristidh Kola. Pse?... Se me sharlatanizmin që bën greku, për mos njohjen PELLAZGE është bashkuar dhe kjo Akademi.
Priftrinjtё me andartёt sllavo-bullgarë, nё luftё kundër shqiptarёve maqedonas. Ndofta te kjo foto ndodhet peshkop Kara Vangjeli, që urdhëroi andartët te vrisnit Papa Kristo Negovanin.















Z. Agim Popovci, ju shkruani duke marrë nga libri i Robert D. Kapllan: “Fantazma Ballkanike” dhe pyet: “kush janë dhe pse janë të tillë maqedonët, pse ekziston konflikti me myslimanët shqiptarë dhe të gjithë ata që nuk janë maqedonë. … Konflikti i pushtetit maqedon me jomaqedonët nuk është asgjë e re, ashtu si edhe ai me myslimanët. Pse maqedonët janë të tillë dhe pse Maqedonia është kaq e brishtë, nuk flet vetëm historia por edhe protagonistët e realitetit të sotëm. Pse gjithë kjo frikë nga shqiptarët, pse përdoret dhuna”? Fotografinë qe keni vendosur në artikullin tuaj, e keni edhe këtu, kjo tregon dhunën dhe tmerrin që përdorni ju sllavo-serbo-bullgarë kundra popullit autokton maqedono-shqiptarë. Ju pushtuesit sllavë dalloheni nga të gjithë pushtuesit e tjerë. PSE? Se ju pushtuat vendin, rrëmbyet emrin “maqedon”, morët flamurin dhe identitetin. Formuat “qeverinë Maqedone”, luftoni për te zhdukur Kombin Amaqedono-shqiptarë, duke shprehur: “Më mirë një shqiptar i vdekur, se sa i gjallë,” arritët kulmin me vrasjen e fëmijëve tuaj për të akuzuar shqiptarët, nuk lini poshtërsi pa fabrikuar për kundra shqiptarëve, shqiptarit Pellazgo Maqedon që jeton në vendin, e tij në tokën e tij me flamurin e tij. Pra si mos të jetë shqiptari me dorën te shpata dhe te pushka, për të cilën u bë mysliman se preferon lirinë dhe dyfekun. Ne Shqiptarët nuk jemi “ashkla”, por vetë vendi që jetojmë për mijëra vjetësh. Nuk jemi si sllavët që u zgjuat nga gjumi duke jetuar me peshk dhe kafshë të gra në moçalet e Vollgës, dolët në sipërfaqe pa identitet, pa histori, si kafshë të egra lakuriq, një turmë rrjepacakësh. Këto reshta, ia kthej fotos tuaj të andartëve të urryer dhe atyre të Robert D. Kapllanit për të ditur të vërtetën.

Z. Popovci shkruani: “Maqedonia, furrë bërthamore historike dhe gjeografike”. Këtej vjen “Konflikti i pushtetit maqedon me jomaqedonët. (kuptohet se maqedonët janë sllavët” dhe jomaqedonët janë shqiptarët). Po, Agim Popovci, me priftërinjtë dhe andartët që bashkëveproni, jeni hedhur kundra myslimanëve shqiptarë të maqedonisë, se ata mbajnë në dorë flamurin e lirisë së popullit, deri në shpartallimin tuaj të plotë. Ju nënvizoni: “ Ju renditni, Maqedonia është përzierja më e tmerrshme e popujve… turq, shqiptar, serb, rumun, grek. Bullgarë që jetojnë atje…”. Jo, z. Popovci. Në Maqedoni banojnë maqedonët, pasardhësit e pellazgëve të shqiptarëve të sotëm. Të tjerët me përjashtim të sllavo-maqedonëve jane pakicë e papërfillshme. Historikisht, janë tre popuj vëllezër, të ardhur nga epiqendra pellazge që prej shek. të IX p.e.s. nga ARGOSI: Maqedonët, Iliret dhe Epirotet dhe të vendosur në ato vende që është folur disa herë dhe që janë edhe sot.

Edwin Jacques shkruan: “Vdekja e Aleksandrit të Madh shënoi fundin e bashkimit të tri mbretërive shqiptare: Maqedonisë, Epirit dhe Ilirisë. … Perandoria u nda në pjesë të gjeneralëve shqiptarë. Antipatri vazhdoi administrimin e Maqedonisë dhe të Greqisë (në atë kohë nuk njihej emri Greqi), Lisimaku mori Trakën, Antigoni Azin e Vogël, Ptolemi Egjyptin dhe Perdika Azinë. … Gjatë atyre viteve të trazuara, në Maqedoni sunduan dhjete mbretër maqedonë, nga viti 317-168 p. e. s., që u pushtua nga Roma... As shqiponjat e as populli i shqipes nuk mundi të durojë robërinë… As Perandoria e fuqishme e Romës nuk mundi të mbyste dëshirën e tyre të zjarrtë për liri”. (“Shqiptarët”, bot. 1995, f. 128,146).
Prof. Dr. Tajar Zavalani shkruan: Vargu i popujve barbarë, prej tri racash të ndryshme invaduesish, ishin: gjermanët, hunët e Atilës dhe sllavët. Më aktivët ishin sllavo-bullgarët dhe avarët. Sllavet jetonin në luginën e lumit Pripet, të krahinës Bjellorusisë që quhej Polesje, jetonin duke zënë peshk dhe duke gjuajtur shtazë të egra. … Me 580 e. s. një fuqi e kombinuar sllavësh, avarësh dhe bullgarësh që arrinin 100.000 vetë u nisën prej grykës së Danubit dhe bënë kërdinë në tre shtetet shqiptare. Këta vranë, prenë, dogjën dhe plaçkitën si deshën për katër vjet. Kjo tragjedi arriti kulmin në vitin 617 me ofensivën e forcave të bashkuara Avaro-Sllavo bullgare. Prokopi shkruan: “Si një valë deti prej njerëzish, me burra, gra dhe fëmijë, ata u vërsulën duke kthyer në gërmadha dhe zhytën në gjak Ilirinë, Maqedoninë, Epirin dhe Thrakën, ata grinë dhe masakruan të gjithë njerëzit, pa dallim seksi apo moshe, që u ranë ndër duar. Nga kjo shfarosje, në shkallë të tillë, i gjithë vendi u mbulua me kufoma që nuk kish kush ti varroste. Pas llogaritjes sime, më se 200.000 veta humbën jetën ose u rrëmbyen si skllevër gjatë invazioneve sllave… Ku shkeli këmba e tyre, u bë si një shkretëtirë e Azisë…” .
Historiani anglez i Serbisë William Temperley shkruan: “Sllavët shkatërruan monumentet e mrekullueshme të qytetërimit romak, që ishin krijesat e gjeniut të perandorëve të mëdhenj të Dioklecianit dhe Justinianit me orgjinë shqiptare”.
E gjithë kjo katrahurë dhe shkatërrim erdhi nga pushtuesit sllavë që u lëshuan si ujqër të uritur mbi trojet shqiptare, prej këndej filloi konflikti ndërmjet sllavëve pushtues të Maqedonisë dhe maqedonëve vendas. Ju z. Popovci këtë urrejtje ndërmjet vendasve (shqiptaro maqedonasve) dhe pushtuesve sllavë, kërkoni ta lidhni me figura sllavo-serbo-bullgare si me poetin Gane Todorovski, me studiuesen britanike Mersia Mekdermot, për Goce Deçevin, që e nxjerrin si hero bullgarë, një fare Rebeka, që nxori nga trasta Xhon D. Rid me shkrimet e vitit 1916. Në historinë për Maqedoninë nuk i kam hasur këto figura të tilla për Maqedoninë shqiptare. Z. Popovci, si sllav që jeni, shkruani për sllavët dhe kjo është normale.

Aristidh Kola shkruan: “… Sulltan Murati IV, lëshoi urdhër sipas Kuranit, ku thoshte: “Sa të krishterë kanë feude të turqizohen (myslimanizohen) dhe do t’i marrin ato, në rast të kundërt, do ti humbasin” … përveç pasurisë, u hiqet dhe liria. Janë njerëz të kategorisë së dytë. Kështu shqiptarët duhet të zgjidhnin midis Krishtërimit dhe lirisë. Shqiptarët gjithmonë kur gjënden në dilema të tilla kanë parapëlqyer lirinë dhe pasurinë. Myleri konstaton: “Feja e krishtere mbështetet tek mëshira. Shqiptari nuk do mëshirën, por admirimin…”. (“Arvanitasit”, bot. 2002, f. 283). Kështu shqiptarët nga fundi i shek. XVI dhe XVII u konvertuan në fenë myslimane të tre trevat shqiptare rreth 70% të popullsisë.

Nejazi Muhameti shkruan: “Shqiptarët ishin rrethuar prej dy racave të forta, të cilat, gjatë gjithë kohës së mesme donin t’i asimilonin. Dallga sllavo-greke kishte për ta zhdukur këtë popullsi, por të mos kishte përqafuar myslimanizmin. Josif Bagëri thotë: “Asimilimi u përballua gjatë 540 vjetëve të regjimit osman. Ndodhi vetëm në vitin 1913 e këtej, kur e pushtoi Serbia dhe vazhdoi gjatë sundimit komunist”. (Maqedonia Shqiptare, bot. 2009, f. 95).
Në Maqedoni ka shqiptarë myslimanë dhe ortodoksë. Ortodoksit në Maqedoni u thithën nga të dyja kishat veri dhe jug, për këtë, pyet Prof. Dr. Uran Asllani: Ku janë shqiptarët ortodoksë të Maqedonisë?. Nuk kemi dëgjuar ose parë veprimtarët shqiptarë, emrin e ndonjë shqiptari ortodoks. Ku janë vallë ata? Pse kanë harruar që janë shqiptarë? (Uran Asllani, “Vargmali”, 4-8-2009).

Robert d’Angeli shkruan: “… serbët që ëndërrojnë për “Ilirizmin” dhe që nuk arritën gjithashtu të quhen “Ilirë”, në vend të këtij emri, kanë “uzurpuar” doket e zakonet, mënyrën e veshjes dhe të jetesës të shqiptarëve, të cilëve u kanë zënë vendin. Maqedonasit, thotë DROYSEN, i përkisnin po asaj race pellazge,… e gjithë bota e gjerë pellazge, nuk kishin asnjë marrëdhenie me helenët. … Deri në shek XIX ka ende në Greqi, në Itali dhe Sicili, popullsi të quajtura greke por shqipfolës. Këta shqipfolës të Turqisë Evropiane dhe të Azisë u shkëmbyen më 1923, me një fjalë u këmbyen shqiptarët myslimanë të Çamërisë me shqiptarët ortodoksë të Izmirit Turqisë. Masa të tëra, qindra mijëra , të cilët arsimoheshin në greqishten ose latinishten, por në vatrat e tyre flisnin gjuhën e stërgjyshërve pellazgjishten ose shqipen. K. Amantos, kur në shek VII sllavet niseshin te vinin drejt Maqedonisë, duke ndjekur brigjet e VARDARIT, ata nuk gjetën në vend veçse pellazgë, ose vetëm shqiptarë. Të gjithë të huajtë e tjerë, po ashtu edhe këta u shqiptarizuan. Në rrethinat e Korçës, ka ende fshatra të tëra, midis tyre edhe Boboshtica, të banuara nga bullgarë të shqiptarizuar. (“Enigma” f.250)

Alfons La Martin në veprën “Histoire de la Turquie, 1854, … “E vetmja gjë që ka mbetur e pandryshuar te shqiptarët, është pasioni i pavarësisë dhe i fitores. Kjo është toka e heronjëve të të gjitha kohëve… Ne e pranojmë, se Homeri aty gjeti Akilin e pamposhtur, Greqia Aleksandrin e madh. Turqia Skënderbeun. Njerëz këta të së njëjtës racë, të të njëjtit gjak, të së njëjtës gjini. (“Maqedonia Shqiptare”, f. 184).
Z. Popovci Ju thoni: “Ky është vendi më i paqëndrueshëm në Ballkan… Në Luftën e Dytë Botërore, forcat okupuese bullgare vepruan së bashku me nazistët “Bllgarizimi” i dhunshëm i popullsisë, vetëm ka përsëritur egërsinë që forcat okupuese serbe dhe greke kishin zbatuar në vitin 1913. Sipas studiuesve të huaj, po në vitin 1913, Shkupi ka pasur rreth 50.000 banorë (55%), 30.000 shqiptarë myslimanë, bullgarë 12.000, serbë 3000, 2000 izraelite. Nga (G. L. Jaray, Paris 1913).

Sot më shumë se kurrë, kemi miq, që interesat e tyre lidhen ngushtë me interesat tona, që falë Zotit kemi një pozicion gjeografik me shumë rëndësi që na jep shkak që kjo Shqipëri Xhuxhe, mos të kufizohet me shqiptarë, por të kufizohet direkt me shtetet fqinje ashtu si kane qenë kufizuar me katër vilajetet shqiptare. Kjo është “Shqipëria Natyrale” dhe këtu do të arrijmë. S’kualifikimi i pret anëtarët e Akademisë së Sh. Shqiptare, të cilët ende të pashkëputur nga kjo “tutelë”e vjetër do marrin vulën e turpit dhe të tradhtisë.

Rasim Bebo

Addison, Çikago
shtator 2014

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 49 vizitorë
Lexuar: 483 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Fuqitë ushtarake të palëve ndërluftuese g...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:20
Lufta e Kosovës, paraqet ndeshjen ushtarake të qartë të demokracisë perëndimore, ku edhe ne Shqipëtarët aspirojmë më në fund të integrohemi dhe...
ENVER HOXHA TË SHPALLET KOMANDANT NDERI I U...
E premt, 16 prill 2021 - 00:41
RIBOTIM Duke u bazuar në fakte të pamohueshme sipas veprimtarisë së brezit të Enver Hoxhës dhe dokumenteve origjinale të pamohueshme origjinale n...
Skenari i rrezikshëm, për ndarjen e tokave ...
E mart, 13 prill 2021 - 22:00
Letër publike, Kolonel Dilaver Goxhajt I nderuari Shpëtim Golemi, po të drejtohem me nofkën e luftës, si Zëvendës Komandant i Shtabit të Përgji...
Një sqarim i detyruar për luftimin në Kosh...
E diel, 11 prill 2021 - 19:40
Si përherë, edhe në 9 prillin e vitit 2021 u përkujtua me madhështi të madhe, si asnjë luftim tjetër i UÇK-së, “fitroia” e një “beteje” ...
Arsyet e bombardimit të Jugosllavisë nga N...
E premt, 09 prill 2021 - 22:49
Në përgjithësi është trajtuar nga burime të ndryshme dhe arsye të ndryshme janë theksuar, disa herë edhe kontradiktore a të kundërta mes burimev...
më shumë nga - Histori »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi