Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Plotësim në një artikull të “The New York Times” për gjuhën shqipe
Publikuar më 09 shtator, 2014 në orën 19:50 ( ) Isa Mulaj | Kulturë |
Rrit madhësinë e shkronjave
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe", Gottfried Wilhelm Leibniz (1664-1716)

Para dy javësh, një artikull në gazetën amerikane “The New York Times” po bënte bum duke i pushtuar shumë portale interneti dhe gazeta shqiptare, me temën rreth gjuhës shqipe të cilën e rendiste ndër tri gjuhët më të vjetra të botës. Bëhet fjalë për gjuhën e folur, fjalët e së cilës mund të gjenden nëpër dokumente të popujve të ndryshëm me alfabetin e tyre. Meqenëse alfabeti i gjuhës shqipe është krijuar relativisht vonë (më 1908) dhe ai është i huazuar duke u përshtatur nga alfabeti latin, shqiptarët dhe paraardhësit e tyre të cilët më herët njiheshin edhe me emra tjerë si arbën, albanë, dhe ilirë, kanë shkruar fjalë dhe tekste shqipe me alfabete tjera. Për shembull, Naim Frashëri e ka shkruar poezinë “Bagëti e Bujqësi” me shkronja arabe. Një shqiptar sot që nuk e di alfabetin arab, mund të thotë se nuk merr vesh gjë nga ajo që është shkruar, por kur atë e lexon një që di arabisht, atëherë arabi thotë se nuk marr vesh dot gjë nga kjo që thuhet.

Gjuha shqipe nuk është “në mesin e tri gjuhëve më të vjetra të botës”, por faktikisht më e vjetra

Ky është një dallim i rendësishëm, sepse, kur thuhet në mesin e tri më të vjetrave, nuk dihet a është e para, e dyta, apo e treta. “The New York Times” kur e nxjerrë këtë konstatim, duket se bazohet në trungun e gjuhëve indoevropiane dhe gjuhët që kanë mbizotëruar deri në ditën e sotme. Të shohim në vijim trungun e gjuhëve të cilës i referohet:
Për këtë studim më të ri “The New York Times” raporton se familja e gjuhëve indoevropiane e ka origjinën nga Anadolli ose Turqia e sotme. Nga figura 1, vërehet një degë e gjuhës me emërtimin “Anatolian” (anadollake), prej të cilave kanë rrjedhur gjuha hitite dhe luviane, e prej kësaj të dytës gjuha liciane. Pasi këto gjuhë nuk ekzistojnë sot, studimin që e paraqet gazeta në formë të trungut të gjuhëve, kërkon origjinën e gjuhëve tek gjuhët indoevropiane. Aty shihet kjo renditje e gjuhëve sipas vjetërsisë: Tocharian, Armenian, Greek, Albanian, dhe degët e tyre. Gjuha tokariane është zhdukur në shekullin IX para erës së re. Ka mbetur edhe sot armenishtja, greqishtja, dhe shqipja. Këtu është bërthama e origjinës së gjuhëve indoevropiane. Shqipja qenka në vendin e tretë, dhe kësaj iu gëzuan shumë shumica e mediave shqiptare duke e vënë si lajm kryesor të ditës, por edhe të javës, e ndoshta të vitit! I vënin edhe tituj dhe përshkrim të tillë këtij lajmi si “Sipas gazetës prestigjioze, New York Times, gjuha shqipe radhitet në mesin e dy-tri gjuhëve më të vjetra të botës.” Faktikisht, një gjë të tillë nuk e thotë gazeta; ajo vetëm i referohet studimit dhe shprehet kështu: “A new study suggests..” që në shqip do të thotë: “Një studim i ri sugjeron…” Pra, nuk kemi të bëjmë fare me konstatim të gazetës, por ju duhet ta dini se mënyra e raportimit nga mediat shqiptare, si dhe mënyra e kuptimit nga lexuesit, është shumë e mangët, e padrejtë dhe e shtrembëruar.

Figura 1: Kërkimi i origjinës së gjuhëve indoevropiane
Burimi origjinal: http://www.nytimes.com/interactive/2012/08/24/science/0824-origins.html?smid=fb-share&_r=3&


























Këto media dhe ky publik shqiptar nuk dine gjë rreth studimit që është bërë, dhe as që u intereson kjo, por vetëm çka poston “The New York Times”, e marrin si të vërtetë absolute dhe thonë “Sipas gazetës prestigjioze…” Po t’u shërbehen edhe gënjeshtra të kulluara këtyre mediave dhe publikut shqiptarë, i marrin si të verteta të pakontestueshme vetëm se dikush “prestigjioz” (me famë) e paska thënë këtë! Kjo është arsyeja pse mediat, studiuesit dhe publiku shqiptarë në përgjithësi, me përjashtime tejet të vogla dhe të parëndësishme, janë produkt i thashethemeve. Përveç kësaj, shkatërruesit me të mëdhenj të gjuhës shqipe dhe trashëgimisë kulturore janë shqiptarët. Këtë do ta përshkruajmë në nëntitullin e fundit të këtij artikulli.

Greqishtja e vjetër është gjuha e sotme shqipe, greqishtja e sotme është latinishtja

Nuk është krejt ashtu si në këtë pretendim pasi gjuha e sotma është zhvilluar dukshëm dhe ka rrjedhur. Mirëpo, kur e kemi fjalën tek origjina, atëherë renditja e gjuhëve është e kundërt me atë që ua kanë raportuar mediat shqiptare nga një referencë në “New York Times.” Renditja e vërtetë është kjo: e para, gjuha shqipe; e dyta armenishtja por në degë tjetër, dhe e treta greqishtja antike e cila është degë e shqipes. Ku e bazojmë këtë. Natyrisht, në studime dhe fakte nga realiteti. Do të bindeni se këtë ose fugrën 1 që e keni marrë nga gazeta e Nju Jorkut, është një studim jo aq i saktë, ose i mangët. Për dallim nga ju media që i hapni sytë dhe merrni lajme nga tjetërkush, unë kam pasur rastin ta prekë me dorë studimin më original për origjinën dhe trungun e gjuhëve. Atë studim në formë harte sikur kjo e botuar në “New York Times”, e kishte pasur historian Arben Llalla. Është studim i Institutit Suedez për Gjuhë të Huaja, i botuar në Athinë më 1985, me shkronja greke, por që krahas tyre përmban edhe tekst në shqip si “Kjo gluha arvinitike…” me shkronja greke ose siç e theksova më herët, se fjalët shqipe gjenden edhe nëpër alfabetet e popujve tjerë të cilët nuk e kuptojnë sepse teksti është në gjuhën shqipe. Ata mund ta lexojnë, ndërsa ne e kuptojmë leximin e tyre.
Se si i ka rënë në dorë ajo hartë historianit Arben Llalla, nuk isha aq i interesuar ta di. Më interesonte vetëm dokumenti, e jo mënyra koxha enigmatike dhe e rrezikshme si ishte kontrabanduar për t’u ruajtur nga arkivat greke një dokument i tillë. Mbani mend mirë dhe keni parasysh se ky dokument është botuar në shtetin i cili në politikën e tij zyrtare jo që nuk e pranon se gjuha shqipe është e lashtë, por mundohet ta paraqet sikur nuk ekziston fare në trungun e gjuhëve indoevropiane. Ka edhe agjentura nga ajo anë që janë përpjekur t’i shkatërrojnë dëshmitë e tilla, dhe t’i elimojnë personat që tentojnë t’i bëjnë publike faktet e tilla. Kur mora vesh dhe u bëra i sigurtë se e ka Arben Llalla, i hipa autobusit apostafat vetëm për ta shikuar të “gjallë” studimin, e jo si mediat shqiptare e ju lexues të tyre që merrni kopje të lajmeve të huaja. Ja dëshmia:

Fotografia 1: Autori me hartë e studimit të Institutit Suedez për Gjuhët e Huaja, origjinali I vitit 1985. © Isa Mulaj dhe Arben Llalla, shtator 2014.





























Në fotografinë 1 shihet botimi origjinal me ngjyrë, dhe teksti me shkronja greke. Trungu dhe pema e gjuhëve nuk po vërehet mirë. Atëherë, shikoni këtë të radhës për të vërtetën e tri gjuhëve “që garojnë” për kah vjetërsia në trungun e gjuhëve indoevropiane:

Fotografia 2: trungu i gjuhëve indoevropiane dhe emërtimi në suedisht. © Isa Mulaj dhe Arben Llalla, shtator 2014




























Si u duket kjo? Cila figuron gjuha më e vjetër këtu? Unë nuk di suedisht, por kjo e para Albanska, e vetmja e theksuar me ngjyrë të kuqe, jam i sigurt se do të thotë shqipja. Prandaj, kjo gjuha shqipe nuk qenka në mesin e tri gjuhëve më të vjetra, por më e vjetra ose e para. E dyta qenka Armeniska (armenisht), jo larg gjuhës shqipe por në anën tjetër të trungut. Kjo nënkupton se gjuha shqipe dhe armenishtja në atë kohë kanë qenë afër njëra tjetrës. E treta me radhë qenka Gerkiska (gjuha greke, e lashtë, jo e sotme), në krah të gjuhës shqipe. Çka po tregon kjo? Se greqishtja antike ka rrjedhë nga, ose është degë e, gjuhës shqipe. Duket shumë qartë, apo jo? Kjo që shihet, tregon se greqishtja e vjetër është pas shqipes.
Ju mund të jeni në dyshim se nga këto dy studime, ai që e keni parë në “New York Times”, dhe ky që po e shihni këtu, kanë shpërputhje ndërmjet vete sa i përket renditjes së tri gjuhëve më të vjetra indoevropiane. Ndonëse rezultatet janë të përafërta, në parim ndryshojnë dukshëm. Në gjuhën popullore, shumëkush do të thoshte: Dikush po rren këtu; ja ai studimi në “New York Times”, ja ky këtu i Institutit Suedez për Gjuhët e Huaja të botuar në Athinë! Dhe keni të drejtë në këtë pyetje, sepse, po që se e vëreni trungun e gjuhëve nga figura 1, gjuha e sotme greke del si rrjedhojë e greqishtes së vjetër prej së cilës anjë gjuhë tjetër nuk është degëzuar, ndërsa te studimi suedez greqishtja e vjetër del si degë pas shqipes. Ky është një dallim thelbësor që kërkon sqarime pasi nuk përputhen.
Për ta vërtetuar se greqishtja e vjetër është shqipja e sotme, dhe greqishtja e sotme latinishtja, duhet hulumtim i gjerë, i gjatë, dhe i veçantë. Megjithatë, unë do të mundohem në formë përmbledhëse t’ua vëreteoj se studimi i institutit suedez është më i saktë, i përgjigjet më shumë realitetit, dhe në mbështetje të tij ka fakte nga emërtimet e greishtes së vjetër (shqipes). Këto gjëra i dijnë në heshtje edhe shumë studiues të huaj, por detyrë e tyre nuk është të çajnë kokën më shumë se shqiptarët për gjuhën shqipe. Kur Eduard Kardeli (politikan slloven) dhe një diplomat serb takohen me Stalinin, ky i fundit u kërkon t’u tregoj diçka për shqiptarët. Kardeli i përgjigjet përafërsisht kështu: “Ata (shqiptarët) janë populli më i lashtë në Ballkan. Afërdita është e tyre. Afërdita në greqisht nuk do të thotë gjë.” Nëse kërkoni literaturë për figurën e Afërditës, shumica e burimeve nga gjuhët përendimore u thotë se, sipas mitologjisë greke, ajo ishte Perëdesha e Dashurisë, të cilën romakët e kanë adaptuar si Venera. Afërdita ose Afrodita nuk ka të bëjë fare me mitologji, e çfarëdo gjuhe apo kulture qoftë, por me astrologji dhe në shqip do të thotë Afër/Afro Dita, që ka të bëjë me Yllin e Mëngjesit, ose Agimin e Ditës.
Shumë historian të huaj thonë se ju shqiptarët e sotëm jeni munduar të ndërtoni një identitet fals nga ilirët duke u vënë emra fëmijëve Teuta, Agron, Ilir, Iliriana; edhe ne si anglosakson mund t’ua vëjmë fëmijëve tanë këta emra dhe të themi se jemi me origjinë ilire! Mandej, thirren në atë se Dardania dhe disa toponime janë koincidencë me gjuhë tjera dhe nuk e kanë kuptimin që mendoni ju! Buk në shqip quhet ushqimi për njerëz, por në anglisht i njëjti emër si shqiptohet do të thotë libër, në rusisht ahu (lloj druri). Edhe Arizona mund të jetë zona e arit (floririt), zona e ariut, apo zonë ari (njësi matëse e tokës)! Ec e bjeri në fije se për çka e kanë fjalën shqiptarët dhe gjuha e tyre shqipe!
Në rregull! I kuptuam këto koincidenca kur emri i një gjuhe ka krejtësisht kuptim tjetër në gjuhën e huaj. Po fillojmë me shumë tjera që na u duhen ditë dhe natë të tëra për t’i grumbulluar, dhe po ndalemi në disa. Për Afërditën e kuptuam. S’ka kurrfarë dyshimi në të. Literatura botërore Dardanin e njeh si Dardanos nga mitologjia greke. Kjo s’ka të bëjë me mitologji pasi “d” nga shqipja e vetër bëhet “dh” në gjuhën e sotme. Dardania ishte (dhe ende është) vend i dardhave, e jo i hurmeve ose bananeve. Molla – Mollos do të thotë njerëz të mollave, ose ata që merren me kultivimin e mollave, e jo të kaktuseve dhe ananasit. Mollosët shtriheshin në Epir dhe Shqipërinë e sotme juglindore. Kur ia përmenda këtë emër një miku, më tha: Këtu po të besoj më shumë se për Dardaninë sepse andej kah Pogradeci e teposhtë edhe sot ka molla shumë. Epiros do të thotë toka e Pirros. Shkronja “e” është nyje e përparme për emrat e gjinisë femërore. Toka ose fusha është emër femëror. Po të ishte livadh, do të thoshim Ipiros. Kushtojini vëmendje shumë të madhe këtyre emrave shqip që u shtohet si prapashtesë “os.” Lis-Lisos ishte qyteti i Lezhës. Këndej në pjesën juglindore të Ballkanit, shumicës së emrave u është dhënë prapashtesa “os”, kurse më në veri dhe veripërendim të Ballkanit, pa këtë prapashtesën “os”. Delmatët do të thotë njerëzit ose etërit (të zotët) e delve, deshidiatët të zotët e deshëve, ardianët ishin ardh-janë (njerëz që kanë ardhur; mbani mend se “d” nga lashtësia bëhet “dh”, psh. Bardylis – Bardhyli i sotëm, etj, etj.). Emri ardhacakë në gjuhën e sotme është palidhje. Ardhjanë është në dialektin Gegë dhe kuptohet me më mirë, më lehtë, me drejtpërdrejtë, dhe më bukur. Lombardi është një fushë shumë e madhe në Italinë veriore nëpër të cilën kalon lumi më I madh I Italisë me emrin Po. Lombardi do të thotë Lombardhi/Lumbardhi (mbani mend edhe një here se “d” nga lashtësia bëhet “dh”).
Mos janë të gjitha këto që i përmenda, e shumë tjera që i di, rastësi apo koincidenca me ndonjë gjuhë? Pse grekët e lashtë dhe ilirët nuk i emërtonin këto vende me emrat si, lugina e silikonit, kulla e çelikut, piramida e xhamit, por sipas dardhave dhe mollave, deleve dhe deshëve, tokës, yjeve? Pse? Mos po ua merr mendja se ata në atë kohë është dashur t’i quajnë këto vende fabrika e sheqerit, kombinati i duhanit, cigare me filter?!
Prapashtesa “os” nga greqishtja e vjetër në latinisht bëhet “us”, për shembull, Lisos – Lisus, kurse prapashtesa “om” në latinisht bëhet “um”, aquarios-acquarium, etj. Mandej, hulumtoni mjekesinë e përgjithshme dhe do të vëreni se ku janë latinishtja dhe greqishtja e sotme.

Gjuhën shqipe sot dhe mbrojtësit e saj po i shkatërrojnë vetëm shqiptarët

Gjuha e vjetër shqipe ka qenë në rrezik të zhduket dhe të mos vie në këtë kohë gjatë mesjetës, sidomos gjatë sundimit të mbretërisë serbe. Ndikimi kulturor serb i mesjetës ose Bizantit, ka qenë shumë i madh kundër gjuhës shqipe. Toponimet serbe kanë mbetur edhe sot nga ajo kohë në trojet shqiptare. Ndaljen e sllavizimit të shqiptarëve e bënë ardhja e osmanëve dhe shkatërrimi i mbreteisë serbe. Skënderbeu për një kohë të shkurt u mundua ta ripërtërijë vazhdimësinë e sllavizimit të toponimeve, por për fat atë e luftuan, mposhtën, dhe shkatërruan me themel shqiptarët. Nëse dikujt i intereson identiteti tipik i serbëve, këtë mund ta gjejë në familjen e Skendërbeut dhe të bëmat e tij. Gati të gjithë ata emra sot i kanë trashëguar vetëm serbët si emra të shenjtë, që kanë kuptim vetëm në serbisht.
Qyteti me emërtim të pastër shqip Lisos gjatë sundimit të shkurt të tij bëhet Lezhë (ndoshta e ka trashëguar nga mbretëria serbe) që nuk ka kurrfarë kuptimi, pos që është emër i serbizuar. Serbët e sotëm e quajnë njësoj si shqiptarët pos që e shkruajnë Lješ. Kur e merr një kështjellë ose qytet afër Dibrës i cili nga grekët ishte emërtuar Siderokastron, nga Latinët Sancta Civitas, nga Car Dushani Sveti Grad, që të gjitha me kuptimin “Qyteti i Shenjtë”, dhe Demir Hisar në turqisht (Kulla e Hekurt), Skënderbeu ia kthen emrin sllav Svetigrad ose emrin e identitetit, kultures dhe kauzës së tij. Skënderbeu kur u kthye në Krujë, ngriti flamurin, jo bizantin siç mendon historiografia botërore, por sllav me shiponjën dykrenare. Shqiponja e zezë dykrenare e ka emrin Kosovo, që nga sllavishtja e vjetër do të thotë zogu i zi. Nëse nuk e keni parë ende flamurin “kombëtar” të shqiptarëve, shikojeni dhe shihni se ai zogu me dy krena është i zi, pra serb. Po të ishte me ngjyrë tjetër, nuk do të mund të thoshim se është serb. Skënderbeu pos qe ishte etnikisht me familje i orientuar thelëesisht nga sllavët, edhe kauzën për të cilën luftonte, kishte të bëjë me trashegimi biznatino-sllave. Ai synoj te marr Beligradin (Beratin) nga osmanët dhe shqiptarët sepse Beligrad ishte (dhe ende është) kulturë serbe që do të thotë Qyteti i Bardhë (pra s’kishte nevojë t’ia ndrronte emrin) por u mposht. Ata që e luftuan dhe “tradhtuan” Skënderbeun ishin shqiptarë (Lekë Dukagjini, Ballaban Badera, Jakup Arnauti, Januz Badera, Moisi Golemi, Hamza Kastrioti, etj.).
Shqiptarët sot akuzojnë kryesisht vetëm sundimin osman pse ata nuk ua kane zhvilluar gjuhën këtyre, duke mos ditur se në atë kohë gjuha shqipe nuk ka ezksituar fare në formë të organizuar. Vetëm shikoni se për çka luftonte Skënderbeu, atëherë nuk do të ankoheni kurrë për gjuhën. Fati që shqiptarët e shkatërruan me themel atë si figurën më tragjike serbe të mesjetës, shqiptarët janë këndellur, ngritur, dhe janë këtu ku janë sot.
Sot, kush qanë kokën për gjuhën shqipe? Askush! Sa qindra miliona euro investojnë qeveritë e Koovës, Shqipërisë, Maqedonisë në zhvillimin e gjuhës? Asnjë cent pos rrogave si punëtorë që u jep pedagogëve dhe institucioneve. Qeveria britanike ka investuar mbi 2 miliardë funta për ta ruajtur dhe zhvilluar gjuhën e Uellsit, ani pse anglishtja po mësohet nëpër tërë botën. Pse unë shkova apostafat prej Kosovës në Tetovë vetëm për një dokument që lidhet me gjuhën, e pse zyrtarët e qeverisë së Kosovës dhe të punësuarit nëpër institucione publike shkojnë për pikë qejfi edhe më larg – në Ohër – vetëm për të hengër, pirë dhe për t’u dëfryer me tatimet qe i paguaj unë? Sepse ata janë të mençur, e unë budalla! A ka njerëz më të sharë se Unë dhe Arben Llalla në mesin e këtyre shqiptarëve? Jo nuk ka. Nuk po flas për ata miqë të shumtë që “na e done të mirën” neve dhe “kombit të vet” me patriotizmin e folkloric dhe stërbajat.
Në Kosovë ka mbi 30 kolegje private, që të gjitha të përqendruara në studimet për ekonomi, biznes, juridik, shkenca politike. Ekonomia dihet ku është, pra s’ka ekonomi fare. Biznes ka pak dhe ai është i kriminalizuar. Drejtësi më të mirë gjen në kampet naziste të përqendrimit se në Kosovë. Dhe, politika dihet se kush është; s’po flasim më shumë për të sepse jo që na bënë të vjellim, por edhe zorrët t’i qesim! Asnjë kolegj i vetëm për gjuhë, letërsi, histori, arkeologji! Ku është identiteti shqiptar? Pse merreni dhe shpifni për të kaluarën kur nuk doni t’i pranoni gjërat në realitetin e tanishëm që i sheh edhe lopa? Pse?
Kohët e sundimit romak, bizantin, serb, ottoman, paskan shkuar. Çka po llomotisni në formë ankesash se çka na kanë bërë? A s’po e sheh bota se çka po i bëjnë shqiptarët bashkëkombasve të vet SOT? Zgjidhja dhe ngushëllimi për vajtimet e pafundme rreth sundimeve romake, turke, serbe, greke është kjo: Vënia dryrin përnjëherë të 30 kolegjeve, dhe thuaj se ne jemi shqiptarë që do të mësojmë vetëm gjuhën shqipe të cilën na e kanë ndaluar në të kaluarën. Unë ia rekomandova një atdhetari të flaktë një opsion të tillë, ndërsa sinqerisht me akuzoj se kjo është e pamundur; nuk ka perspektivë, më mire është me këso kolegje, madje vetëm në gjuhë të huaja, kryesisht në anglisht, gjermanisht, turqisht, italisht, se prej gjuhës shqipe s’ka gjë. S’ka gjë sepse nuk e investon asnjë cent, e më ankohesh këtu se para 500 viteve s’t’ka lanë perandoria osmane se do ta kishit ba naming me këtë gjuhë e cila atëherë s’ka ekzistuar e organizuar. Kur ti je i ashpër dhe i serrtë kundër investimeve në gjuhë, atëherë vijë në përfundim se po t’i kishin osmanët mendtë në kry dhe po ta dinin se si do të rrjedhin (evoluojnë) deri sot shqiptarët, është dashur t’i zhdukin! Kush u ka faj sot shqiptarëve që nuk investojnë në hulumtim dhe zhvillim të gjuhës? Askush në këtë botë përpos shqiptarëve.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Isa Mulaj
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 43 vizitorë
Lexuar: 2,127 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
LEGJENDAT DHE NDIKIMI I TYRE NË JETËN SOCIO...
E enjt, 15 prill 2021 - 23:38
LEGJENDA Legjenda apo gojëdhëna është një tekst apo rrëfyes që tregohet në formë gojore nga populli. Zakonisht këto gojëdhëna, i kushtihen p...
NDËRMJETËSIME LETRARE
E mart, 13 prill 2021 - 22:06
Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S...
Lavdi jetës dhe veprës së Enver Shqiptarit...
E hn, 12 prill 2021 - 18:46
.
Mjerimi i shkrimtarit në shërbim të polit...
E shtun, 10 prill 2021 - 18:39
(Gorki dhe Kadarea) Nuk është për t’u habitur që nuk kanë qenë të paktë njerëzit e letrave që i kanë shërbyer politikës dhe diktaturës. ...
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër...
E premt, 09 prill 2021 - 00:54
Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më...
më shumë nga - Kulturë »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi