Zeqir GËRVALLA – NË UDHËTIM |
Publikuar më 11 shtator, 2014 në orën 16:46 ( ) |
Kulturë | |
|
|
.
NË UDHËTIM
Hapat e parë
Ag e terr n’udhëtim
Zëri i Atdheut na i forcoi
Iliria n’sytë tanë
Rreze lëshoi…
SHekujt i lamë pas
Akrepat e orës filluan të punojnë për ne
Lumenjt e gjakut ëndrrës së detit të gjakimit
vërshuan
Ëndrrës së bardhë -
Si kënga jonë e re.
Pikë as presë s’i vumë dot
Rrugës së bardhë
Ojme qëndrese qëndisëm plot
Festë pas feste nëpër lashtësi ardhmërie;
Edhe ti e unë rrugës së dritës
Sopatë e mjaltë e bëmë gjuhën n’atë thellësi
Orën e kurdisëm me të rilindësve
Rendëm pas tyre rreth vetes e botës
I lidhem dy skajet e kohës
Tejpërtej thellësish…
DHeun e t’parëve e puthëm
E qiellin e kaltër e përqafuam vetëm me sy…
SHqiponjat e agimeve maje botës i pamë
Orë e çast - në fluturim
Këngën me këngë duke përshëndetur…
Urime, urime për jetë!
Ti këngën e dashurisë vazhdove
ashtu i qetë, i qetë…
Tingujt e këmbonave të agut…
të kujtohen?
I dëgjonim përmes grilave
vjeshtë-dimër-pranverë e vere
Me shpresë të rilindur
edhe pse nën tri palë dryerë-gërsherë
përherë!!!
Ti...
Ëndrrën e parë të zemrës ia fale bilbil Naimit
e unë Flakronit…
I madh e i vogël të nderuan
Ditë as natë hapin s’e ndale:
Erërave të çmendura në pëlcitje
Agimeve të përflakura në lindje
Luleve mes luleve - LULELIRIVE
që s’vyshken dot
Imazheve të jetës
Tejpërtej kohëve në përtëritje
të së VËRTETËS.
Fotgrafinë e Profesorit Hazir SHALA (që ndërroi jetë më 1 Shtator 2014); e mora nga fb. i Agim Vuniqit, ndërsa fotokopjen e poezisë - nga fb. i Rilind Gërvallës.
-----------------------------
Nga libri: “LULËZIMI I RRËNJËS”, f. 164 - 165
Shtëpia Botuese LIBRI SHKOLLOR Prishtinë 2000
Shtojcë sqaruese:
Këtë poezi: “NË UDHËTIM” - ia kam kushtuar Profesorit tim të dashur e të nderuar, Hazir SHALËS, që në vitin 1971, e cila poezi me shkronjën e parë të çdo rreshti ( në formë magistrali ) jepë këtë përmbajtje-përkushtimi, respekti e nderimi për të gjallë të tij: “HAZIR SHALËS, PROFESORIT DHE SHOKUT TIM TË IDEALIT”.
Andaj, me këtë rast s’dua t’i shtojë më tepër se dy-tri fjalë shpirti kësaj poezie ( të cilën e dërgoj për publikim në AlbaniaPress.-it tonë të ÇMUAR);
- andaj, me pietet e me plot mallë e dhembje të thellë mërgimtari ( nga ky mërgim i padëshiruar…) e përkujtoj Profesorin Hazir, që ndërroi jetë më 1 Shtator 2014, e që - së bashku ishim veprimtarë të LRBSH, 1963-64; … - si vazhduesë të LSHP-së, 1878; … si edhe: e të të gjitha Organizatave tjera patriotike… e deri: në themelimin e UÇK-së – KRENARISË SONË KOMBËTRE.
Pra, kjo poezi, njëherit – lë të jetë: ndarje dhembjeje dhe ngushëllim me familjarët e Tij si dhe me të gjithë dashamirët tanë (Shqipoi e Shqipe) të IDEALIT tonë RILINDSORË, Kombëtar-Njerëzor dhe besimtarë në ZOTIN NJË;
- po, përherë: me plot bindje-besim-dashuri për ngadhënjim NË RRUGË DRITE…
- drejt realizimit ShtetPlotë-SOVRAN (noramal-natyral); -
- të NËNË (Z)emërJonës – SHQIPËRI ETNIKE!
Amerikë (SHBA) – Shqipëri (SHBSH)
Më 3 Shtator, 2014
|
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
Vlerësimi juaj për lajmin |
|
|
|
|
|
I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Është vlerësuar nga 50 vizitorë |
Lexuar:
2,906 herë
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
NDËRMJETËSIME LETRARE |
E mart, 13 prill 2021 - 22:06 Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S... |
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër... |
E premt, 09 prill 2021 - 00:54 Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më... |
më shumë nga - Kulturë » |
|
|
|
|
|