Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
KARRABISHTI I UJD-it (19)
Publikuar më 11 shtator, 2014 në orën 21:54 ( ) Tafil Duraku | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Duhet thënë se në tërë shtrirjen e shënimeve të tij heretike, përmbledhur në një titull banal të pamfletit të tij politik “Këmbët e Gjarprit”, çojnë ujë në mullirin e Serbisë e të Jugosllavisë, sepse, Vetoni i murrmë i racës së Dinastisë së Surrojve e gëzoi lirinë e plotë të tijën dhe të familjes së vet “patriotike” e “shqiptare” duke u shërbyer atyre shteteve antishqiptare, dhe, natyrshëm, antiUÇK-iste. Dhe, ja ç‘thotë ujitësi dhe karrabishti i UJD-it: “Të gjitha janë pjesë e një tërësie: edhe lufta e drejtë për çlirimin e popullit, edhe mundësia që brenda saj të jenë kryer krime.” (Fq. 173)

Por, e keqja fle gjetkë. Fle, se në pjesën e një tërësie shqiptare ka hyrë përdhunshëm një tërësi tjetër pushtuese, gjenocidale e etnocidale, serbojugosllave, që ka kryer gjenocid e etnocid të paparë në historinë e Evropës, edhe me ndihmën e pakursyer të familjes së Vetonit të murrmë të racës së Dinastisë së Surrojve, me ndihmën e klikës pasardhëse shqiptaro-titiste të Fadil Hoxhës&Co. Për krimet që janë kryer e vazhdojnë të kryhen në kurriz të popullit shqiptar e të Shqipërisë, duhet fajësuar familjen e Vetonit të murrmë të racës së Dinastisë së Surrojve, me në krye renegatin gjakovar, Fadil Hoxhën&Co.

Fytyra e pështirë e Vetonit të murrmë të racës së Dinastisë së Surrojve, shihet kudo pamfletit të tij politik “Këmbët e Gjarprit”, por, dominon për antishqiptarinë e tij dhe antiUÇKësinë e tij në tërë narracionin heretik e hermetik antishqiptar të shënimeve që përmban faqja 174, që, pa dashur ta regjistrojmë këtu, vjen si një rrufe nga qielli i kthjellët mendimi heretik e hermetik i Vetonit se: ”UÇK-ja nuk ka ekzistuar”(Sic!) Na vjen në formën e një bisede të imagjinuar, që nuk është e imagjinuar, edhe heretike, edhe hermetike, ose, herë është e imagjinuar e herë është e paimagjinuar!... Herë, e kam parë, e, herë, s’e kam parë; herë, e di, e, herë, s’e di! Herë, po e shoh, e, herë, s’po e shoh!...

A nuk po e shihni ende se Vetoni i murrmë i racës së Dinastisë së Surrojve&Co, pesëmbëdhjetë pas luftës së lavdishme të UÇK-së, me pamfletin “Këmbët e Gjarprit”, po i mbron me besnikëri tezat e Sllobodan Millosheviçt, i cili, me daljen publike të UÇK-së, thoshte, se: “Në ‘Kosovë e Metohi’ nuk ka kurrfarë UÇK-je. Ata janë banditë dhe terroristë”(Sic!) Por, ja që UÇK-ja i doli dardhë me bisht, e, do t’i dalë edhe karrabishtit që karrabishtohet me UJD-in.

A po e shihni, pra, se pesëmbëdhjetë vjetë pas luftës së lavdishme të UÇK-së, Vetoni i murrmë i racës së Dinastisë laraskore të Surrojve, po i mbron tezat antiUÇK të Millosheviçit. Madje, me gjuhë edhe më të rëndë e primitive, po e akuzon UÇK-në pakës më zi se Beogradi e Dick Marty serb?... Mos është kjo rastësi?…

Apo, nuk është e mjaftueshme dhe e drejtë legjitime që të thuhet e vërteta historike shqiptare, të thuhet se luftën e bëra “unë”, shqiptari, antijugosllavi, antishqiptaro-titisti, i përndjekuri politik, i torturuari, i persekutuari dhe i bugosuri i përjetshëm shqiptar, që dmth. “ne” shqiptarët, dhe, jo “ju”, shqiptaro-titistët. Apo, është e drejtë të thuhet siç dëshiron “historia” e Vetonit të murrmë të racës së Surrojve, se luftën e bëmë “ne”, serbojugosllavë e shqiptaro-titistë së bashku me ata që përndoqëm, që tërë jetën punuam e vepruam kundër intereasve jetike të popullit e shtetit shqiptar, Shqipërisë, dhe prapa krahëve të tyre?!... Po, a mos dashka Vetoni i murrmë i racës së Dinastisë së Surrojve që të qëndrojë këmbëpërpjetë para ndërkombëtarëve, si në kohën e Ibrahim Rugovës, si para Serbisë?!...

“Ne” jemi “ne” shqiptarët e përndjekur e të persekutuar nga shqiptaro-titistët dhe familjarët e Veton Surroit e, nuk jemi “ne” vetonsurroistët&Co që bëmë luftën e UÇK-së. Ndërsa, e vërteta është se “ne”, shqiptaro-titistët me Ibrahim Rugovën dhe Veton Surroin në krye, bëmë luftë të hapur dhe të maskuar në shpinë të UÇK-së, prapa krahëve shqiptarë të saj dhe sot po i japim të drejtë vetes që të barazohemi me “unë”, me një “un” të fortë të UÇK-së! Po, cila është e drejta, këtu? Cila është e vëreteta që duhet ndjekur, për ta thënë troç se ata që shanë luftën dhe UÇK-në, ata e këta që po e shajnë e shantazhojnë edhe sot, me në krye “Gjykatën speciale” që krijuan në Kosovë, sigurisht, u kanë premtuar ndonjë skenar filmi për “Betejën e Sutjeskës” a “Betejën e Neretvës”, ku kryepersonash do të jetë Vetoni i murrmë i racës së Surrojve të pështirë.

Po, ku paska qenë Vetoni gjatë gjithë këtyre viteve, e, edhe më parë? Për kë paska punuar dje, familjarisht, dhe për kë punoka, po familjarisht, sot? Po, pse u panë ai dhe motra e tij, Flaka, me tërë familjen, në krye të protestave me skenar serbojugosllav për rrëzimin e Rektorit të UP? Madje, demonsturesit e instruktuar serbojugosllavisht shëmtuan me ngjyrë e me mjete tjera mbishkrimin me logon e Rektoratit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”. Kë e pengoka emërtimi “Hasan Prishtina” dhe pse e pengoka ai emërtim, kur Vetoni i murrmë na e lodhë bythën me historinë e trilluar të ilirit dhe Sinishës!... Por, këtu duhet thënë se Vetoni dhe familja e tij kurrë nuk janë parë në demonstratat e studentëve shqiptarë, të cilëve Fadil Hoxha u qitte edhe çmim(Sic!), u thoshte: “Bira e minit, treqind qese!”

Që ta ketë të qartë Vetoni, “kultura” politike “mos e prek, UÇK” i ka rrënjët tek shtysa e asaj “kulture”: “Mos e prek, LKJ-LKK-LDK!”, Madje, te “kultura” politike: “Mos e prek, ORA”(!) Dhe, ORA e Vetonit i “preku” të gjitha objektet shoqërore nga afër. I uzurpoi, i “zap’oi”, pa shenjë e dokë, në qendër të Prishtinës dhe po i shfrytëzon sikur t’ia kishte lënë baba! KTV është në objektin e uzurpuar të Radio Televizionit të Prishtinës. Ndërsa, “Koha ditore” mban objektin e Komitetit Krahinor të LKJ-LKK-së!... Po, milionat e “Sorosit”, kush i “uzurpoi”?!... Pardon, kush i “zap’oi”?! “Zap’imi” Veton!... Për ç‘qëllime po përdoren ato para të fituara “me djersë e dije”!?!... Sikurse të gjitha paratë e popullit e tagrapaguesit shqiptar, “ljeva ruka, desni dzep!” (“Dora e majtë në xhep të djathtë!”)?...

Po, a nuk është më mirë të flasësh shqip, edhe nëse e flet pakës keq, sesa të flasësh mirë në gjuhë të huaj, që për Vetonin&Co është gjuhë e nënës Serbi. Pra, më mirë është të thuhet “n’unstutucone” , sesa “valla, bre, n’institucije”! Vetonit të murrmë të racës së Dinastisë së Surrojve, gjuha e huaj i ka shërbyer për t’u marrë vesh më mirë me pushtuesit (sot, të huajt) për t’i poshtëruar, nënshtruar e nëpërkëmbur shqiptarët, siç po hedh gur e dru Vetoni në kurriz të UÇK-së dhe të luftëtarëve të saj. Për asnjë para të botës, nuk do të bëja diçka të tillë kundër popullit e shtetit tim shqiptar.

Vetoni i murrmë, e bën!
Si e bën?
Pse dhe për çka e bën?
Është çështje e tij personale dhe e familjes së tij, të ngushtë dhe të gjerë, shqiptaro-titiste!
Ku ia ka qitur syrin?
Po, kalemin, si e ka (nën)shtruar?
Prej pozite, në (hop)pozitë!

Dje, me Titon, kundër shqiptarëve dhe Shqipërisë. Sot me “shqiptarët”, sërish, kundër shqiptarëve dhe në kurriz të Shqipërisë! Ku e ka burimin e gjithë kjo filozofi e mbrapshtë e Vetonit të murrmë të racës së Dinastisë së laraskave të Surrojve? Filozofia e tij heretike e hermetike?

Cili është suksesi antishqiptar i kësaj filozofie?
Fol shqip, si Vetoni i murrmë&Co dhe mendo e vepro serbisht!

Dmth., në shtëpi fol serbisht, e, me popullin shqip, e, me të huajtë, anglisht ose ndonjë gjuhë tjetër joshqiptare! Nuk ka fare rëndësi, cilën?!… Madje, u dëgjua të këtë pikëpamje të njëjta me të Vetonit të murrmë të racës së Dinastisë së Surrojve, edhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje! Njëfarë, Albin Kurti!...

Po, ç‘besë kanë shqiptaro-titistët dhe larvat e tyre, “komuniste”-“demokratike”, që na i lan në pushtet? A mund t’u zihet më besë shqiptaro-titistëve si Vetoni i murrmë i racës së Dinastisë së Surrojve? A mund t’u zihet më besë “shqiptarëve” që nuk e kanë mbajtur asnjë premtim në jetën e tyre “politike” e “shqiptare”, nën tutelën e Jugosllavisë? Historia me titistët “shqiptarë” do duhej përfunduar këtu. Do duhej mbyllur përgjithmonë, përfundimisht. Me sukses. Pas luftës së lavdishme të UÇK-së.

(Vijon)

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Tafil Duraku
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 53 vizitorë
Lexuar: 764 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi