Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Duhet bashkuar faktorin politik dhe atë biznesor
Publikuar më 13 shtator, 2014 në orën 01:18 ( ) Të ndryshme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Gjithë spektri politik dhe jo vetëm politik në të gjitha trojet shqiptare duhet të angazhohen për Ribërjen e Shqipërisë Etnike, ngase Shqipëria Etnike është e të gjithë shqiptarëve. Mjerisht, kjo nuk po bëhet me dinamikën e dëshiruar, sepse një numër jo fort i vogël i shqiptarëve të sotëm lufton për favore në shoqëri dhe në biznes me qëllim që e nesërmja e tij të jetë më e sigurt, si materialisht, po ashtu lufton edhe për status në shoqëri.

Ata ku më pak e ku më shumë janë të preokupuar rreth karrierave politike dhe jo vetëm politike aty ku jetojnë dhe veprojnë. Në shikim të parë asgjë të keqe nuk ka, njeriu për nga natyra e tij mëton që gjatë jetës së tij të krijojë favore (lexo: pasuri dhe karrierë) sa më shumë që është e mundur, bile-bile ato favore të mbesin në trashëgimi të fëmijëve dhe të afërmve të tij. Përndryshe, si mund të shpjegohet sjellja e politikanëve dhe e biznesmenëve shqiptarë në Shqipërinë Londineze, në Kosovën Historike, në Iliridë, në Kosovën Lindore, në Malë të Zi, si dhe shqiptarët kudo që gjinden, respektivisht pasardhësit e shqiptarëve të Çamërisë, kur është fjala për Ribërjen e Shqipërisë Etnike! Për mos angazhim të atyre shqiptarëve, politikan dhe biznesmen për Ribërjen e Shqipërisë Etnike herët a vonë do t’i gjykojë historia. Politikanët shqiptarë të shteteve shqiptare dhe rajoneve me shumicë shqiptare, respektivisht politikanët dhe biznesmenët që gjenden nëpër shtete mike në mërgatën shqiptare (lexo: në shumë shtete kemi shqiptarë politikan dhe biznesmen të shquar) duhet sa më parë që është e mundur që të angazhohen për t’u marrë vesh si të veprohet në mënyrë të organizuar për çështjen kombëtare shqiptare.

Biznesmenët kanë një përgjegjësi bukur të madhe për t’i ndihmuar ato parti, lëvizje, shoqata e fronte dhe individ të ndryshëm për t’u angazhuar për Ribërjen e Shqipërisë Etnike. Nëse këto dy kategori njerëzish (lexo: politikanë dhe biznesmenë) veprojnë në harmoni me orientimet e atyre partive, lëvizjeve, shoqatave e fronteve dhe individëve nëpër shtetet dhe rajonet e sipërpërmendura, na e thotë mendja se faktori ndërkombëtar do ta merrte një mesazh të fortë se si shqiptarët duan të Riformojnë shtetin shqiptar. Lidhur me këtë kanë shprehur mendimet e tyre disa veprimtarë të subjekteve kombëtare, politike dhe jo vetëm politike. Njëri ndër ta është edhe veprimtari i dalluar i çështjes kombëtare, Ibush R. Hetemi, kryetar i përgjithshëm i Frontit Bashkimit Kombëtar Shqiptar, që në radhët e saj ka mijëra anëtarë. “Thënë të drejtën, tash e sa kohë në qarqet evropiane dhe më gjerë dominon e drejta për vetëvendosje. Me të drejtë kjo çështje është ndër postulatet demokratike dhe këtë të drejtë vetë politika zyrtare Evropiane dhe ajo botërore e ka futur në akte dhe dokumente të atyre shteteve. Prandaj, FBKSH-ja është pajtuar që çështjen e pa zgjidhur kombëtare duhet ta gjej vetëm në të drejtën për vetëvendosje, e kjo arrihet me mjete demokratike. Ne na mbetet që ta sensibilizojmë akoma më shumë Ribërjen e Shqipërisë Etnike, në mënyrë që sa më parë të organizojmë një takim gjithëkombëtar me të gjithë ata që e duan Ribashkimin Kombëtar. Ne këtë çështje e kemi biseduar me shumë e shumë veprimtarë-biznesmenë, besa edhe politikanë e publicistë nëpër shumë shtete të Amerikës, nëse mund të thuhet shkurt mendimi i tyre: të gjithë pajtohen se guri duhet lëvizur nga shtetet shqiptare, në mënyrë që njerëzit nga mërgata shqiptare të kenë motiv për t’u angazhuar në forma çfarë e kërkon nevoja. Veprimtarë, biznesmenë dhe publicistë shqiptarë të Amerikës janë të gatshëm ta ndihmojnë sensibilizimin e çështjes së Ribashkimit Kombëtar. Do të ishte mirë që të organizohen takime ku do t’i harmonizonim format dhe mënyrat se si do të sensibilizonim masat e gjera për arritjen e synimeve të kamotshme kombëtare, Ribërjen e Shqipërisë Etnike”. Ne, bie fjala, tash sa kohë kemi nisur një aksion për mbledhjen e nënshkrimeve të qytetarëve të Kosovës në mënyrë që Kuvendi i Kosovës të debatojë lidhur me organizimin për ta ndryshuar Kushtetutën e Kosovës në mënyrë që të hiqet klauzola ku e pamundëson Kosovën që të bashkohet me ndonjë shtet tjetër, ndonëse në esencë kjo çështje neve nuk do të duhej të na pengonte ngaqë ne nuk duam bashkim me asnjë lloj shteti, ne duam RIBASHKIM me Shqipërinë, dhe së dyti në Kushtetutën e Kosovës të parashihet e drejta për referendum, ngase kjo është e drejtë demokratike e çdo shteti demokratik në botë. Nëse kjo arrihet, atëherë mund të organizohej një referendum për mundësinë e Ribashkimit Kombëtar, ka thënë Ibush R.Hetemi. Gjithashtu, edhe veprimtari i çështjes kombëtare, Ferat Imeri, ka shprehur mendimet e tij rreth Ribashkimit Kombëtar. Ferat Imeri është përfaqësues i Shoqatës për Identitet dhe Bashkim Kombëtar dhe ish i burgosur politik nga Prekazi, Drenicës Kreshnike. Ai ka thënë se në drejtim të Ribashkimit Kombëtar duhet të angazhohemi të gjithë. “Lidhur me çështjen e Ribashkimit Kombëtar, SHAIBK-ja së bashku me FBKSH-ën kemi marrë iniciativën për ta bërë një asociacion gjithëkombëtar, i cili do të merrej kryesisht me çështjet kombëtare të pazgjidhura. Në këtë rrafsh kemi gjetur gjuhë të përbashkët me kryetarin e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, profesorin Hazir Shala, tashmë të ndjerin, (ngushëllime gjithë familjes dhe veprimtarëve të kauzës gjithëkombëtare), Partisë Republikane, z.Musa Bajraktarin, e disa dhjetëra e dhjetëra shoqata e asociacione të tjera në gjithë hapësirën shqiptare. Asokohe mendohej që të themelohet një subjekt politik, propozim pas propozimi, atë subjekt e pagëzuam UNIONI GJITHËKOMBËTAR SHQIPTAR. Asokohe bashkë me prof. Hazir Shalën punuam disa muaj për ta organizuar një Tribunë Publike, politike e kombëtare, e cila u pat mbajt në Hotelin Grand në Prishtinë, për të parë se çfarë propozojnë të pranishmit në atë takim. Në atë takim nuk morën pjesë shumë veprimtarë dhe shumë subjekte. Në atë takim e kishim prezent edhe z. Isuf Grajçevcin, babën e Ardian Grajçevcit, një ish luftëtar i Atlantikut të SHBA-ve, në cilësi të përfaqësuesit të Akademisë Shqiptaro-Amerikane, të udhëhequr nga profesori i nderuar Skënder Kodra, selia e të cilëve është në New York të SHBA-ve. Edhe pse u themelua subjekti, ne për shkaqe të mjeteve financiare nuk arritëm që të organizonim edhe ndonjë takim të atij rangu në Hotelin Grand në Prishtinë. Uroj që kjo punë të vazhdohet, natyrisht tek pasi të bashkohet faktori politik dhe ai biznesor”, ka thënë Ferat Imeri. Ndërkaq, Musa Bajraktari nga Partia Republikane e Kosovës lidhur me këtë çështje pos tjerash ka thënë: “Unë po përkufizohem të flasë për kategorinë e njerëzve të botës së biznesit. Në qoftë se ne politikanët angazhohemi pak më tepër, por edhe bota e biznesit, jam shumë i sigurt se do të na përkrahë, për këtë unë kam pasur rast t’i takojë disa dhjetëra biznesmenë nëpër shumë shtete të Amerikës, kurse në bisedë me ta kam vërejtur se ata duan dhe janë të gatshëm të ndihmojnë në qoftë se klasa politike në terren tregon më shumë përkushtim për Ribërjen e Shqipërisë Etnike. “Edhe ne të partisë Ardhmëria Kombëtare Shqiptare e kemi mbështetur idenë për të cilën po flasin shokët, por mjerisht kjo parti tash e katër vite nuk është duke u regjistruar nga kompetentët e KQZ-së”, ka thënë Kastriot Bushi, kryetar - nismëtar i kësaj partie. “Nuk po e regjistrojnë këtë parti me pretekst se tri germat e para të këtyre tri fjalëve kanë ngjashmëri me organizatën ilegale AKSH, gjë që ne e kundërshtojmë kategorikisht, bile këtë të drejtë tonën e kemi kërkuar edhe në Gjykatë, mjerisht as këta të fundit tash e sa kohë nuk na përgjigjen”, ka thënë Kastriot Bushi. Veprimtarët e sipërpërmendur pos tjerash kanë thënë se sensibilizimi në masë të madhe për Ribërjen e Shqipërisë Etnike lidhet drejtpërsëdrejti me botën e biznesit, me njerëz që për Ribërjen e Shqipërisë Etnike nuk kursejnë asgjë. Zaten, njerëzit, siç ka qenë bie fjala Nazim Gafurri (lexo: tërë pasurinë e ka shpenzuar vetëm e vetëm që ta njoftonte gjithë opinionin ndërkombëtar për masakrat që i bëheshin bashkëkombësve të vetë) e shumë e shumë të tjerë. Prandaj, për të qenë më kreativë, më të gjallë dhe shumë më prezent në hapësirën gjithëkombëtare shqiptare, respektivisht në arenën ndërkombëtare, ne kemi nevojë që bashkërisht me biznesmenët të krijojmë aso strategjish, në mënyrë që çështja kombëtare shqiptare të zgjidhet njëherë e përgjithmonë. Në qoftë se veprojmë bashkërisht, proceset mund t’i qojmë përpara, drejt Ribashkimit Kombëtar. Të gjithë ata që e duan vendin e tyre (Shqipërinë Etnike) dhe kanë zemër të madhe shqiptare, do ta kuptojnë drejtë atë që e thanë veprimtarët e sipërpërmendur.

Box: “Të gjithë veprimtarëve të kauzës gjithëkombëtare shqiptare dhe familjes së ngushtë dhe të gjerë të profesorit Hazir Shala u shprehim ngushëllime për vdekjen e tij. Hazir Shala ishte një kolos i çështjes kombëtare, i cili tërë jetën e tij, një jetë njeriu (lexo: veprimtari 60 vjeçare, ndërsa ka jetuar 82 vjet) ia kushtoi Ribashkimit Kombëtar. I qoftë i lehtë dheu i Shqipërisë Etnike!”, kanë thënë të sipërpërmendurit.

Bisedës i parapriu; Cenë Pushkolli

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 36 vizitorë
Lexuar: 493 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Duam Përgjegjësi
E mart, 23 mars 2021 - 21:08
Isha duke e shikuar mbrëmë një intervistim të një ish Komandanti të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, madje mund të thosha për atë kohë,edhe le...
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të ...
E diel, 21 mars 2021 - 15:45
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të Fakultetit të Stomatologjisë, Dr. Drita Mulliqi Përteshonit dhe Hajdar Përteshonit Poliklinika 3L, hist...
NUK MË DHIMSEN KËTO VITE TË JETËS SIME, Q...
E enjt, 18 mars 2021 - 00:04
JAM NË VITIN E 50-të, TË VUAJTJEVE TË JETËS SIME DHE, PO I ARRIJ TË SHTATËDHJETAT! PO, A E DINI SE, PO VUAJ JO NGA NATYRA E AS NGA ZOTI, POR, PO VUA...
NJË FOTO-KUJTIM ME SHOKËT E MI TË IDEALIT ...
E premt, 12 mars 2021 - 23:55
Mërgimi është një plagë e rëndë, e hidhur, tepër e përmallueshme! Mërgimtari ka mall të pashlyer për vendlindjen, për tokën, ku u lind e u rr...
NJË KËRKESË IMJA SPONTANE PËRBALLË PROFE...
E merkur, 10 mars 2021 - 20:01
Lajm i hidhur qe për mua dhe jo vetëm për mua, vdekja fizike e profesorit të nderuar atdhetar, Zejnullah Gruda! Profesorin e nderuar, pata fatin që t...
më shumë nga - Të ndryshme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi