Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
KARRABISHTI I UJD-it (20)
Publikuar më 15 shtator, 2014 në orën 01:17 ( ) Tafil Duraku | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
VETONI, NUK DO TË DIJË DHE NUK DO TË KUPTOJË!

Sa mirë e ka pasë dhe është rritur Vetoni në “lirinë” tonë kolektive, nën pushtimin serbojugosllav, nën hijen e “Ukës së Bjekëve të Nemuna” dhe brenda kornizave “shqiptare” të “Karvanait të Bardhë” të Azem Shkrelit, e, në veçanti, brenda kopertinave të sigurta serbo-jugosllave të romanit socrealist të babait të tij, Rexhait, “Besniku”(Sic!) Sa bukur dukej Vetoni në sofrën e parë jugosllave të Titos në Prishtinë, krah babait dhe krah baxhanakut të babait, Fadil Hoxhës, kur shqiptarët s’i zinte “bira e minit”! Sa shumë i shkëlqente kostumi i flakëruar prej lugëve, tepsiave, sahanave që lëpinte dhe tenxhereve. Sidomos, kur i printe “Arkivolit për varrosjen e dhunës”, arkivoli i gjallë “shqiptar” Veton Surroi!!!

Aksidentin e “Pavarësisë së Kosovës”, apo “Shtetin e Pavarur të Kosovës”, e shkaktuan politikat e shqiptaro-titistëve. Shqiptaro-titistët si Vetoni i murrmë i racës së Dinastisë së Surrojve&Co. E, me Vetonin ka pikëpamje të përbashkëta edhe Albin Kurti i Vetëvendosjes e Blerim Shala i AAK-së. Madje, për qëllime “patriotike” e “kombëtare”, në zyrën e tij në Prishtinë, e kanë takuar edhe Rexhep Qosja e Fehmi Agani! Ai takim çon pjesëmarrës edhe Vetonin “e pavarur” në Konferencën e Rambouillet, tok me paci(t)fistin Ibrahim Rugova dhe me kundërshtarin e tij e shqiptaro-titistin tjetër, Rexhep Qosja, i cili, me gjuhë “akademiku” lëvdon Fadil Hoxhën se e paska pas “shpëtuar nga torturat” serbojugosllave. Dhe, nuk paska fare rëndësi fakti tjetër për “akadamikun” tonë se Fadil Hoxha kishte vrarë Kryekomandantin e Shtabit të Luftës së Drenicës, Shaban Palluzhën dhe zëvendësin e tij, Mehmet Gradicën. Madje, kishte shuar me armë serbo-jugosllave gjithë Shtabin e Luftës dhe kishte (për)ndjekur e persekutuar për një gjysmë shekulli bashkëluftëtarët e tyre. Ç‘kalibër “akademiku”, he, baca i vet!...

Dhe, ai kalibër “akademiku” shkon në zyrën e Vetonit të murrmë të racës së Surrojve, në Prishtinë, tok me Fehmi Aganin dhe, sigurisht, merren vesh se si duhet vepruar e sjellur në Rambouillet, për ta denigruar luftën e UÇK-së në këto përmasa të çmendisë njerëzore, për ta tradhëtuar fill e fund atë luftë titanike të 20% të shqiptarëve në trojet e pushtuara etnike nga Serbo-Jugosllavia, për ta trepushtuar, më pas, në koordinim: “kosovaro”-serbo-ndërkombëtar. Dhe, më vonë, u krijuan kushtet për ta tradhëtuar Betimin e UÇK-së, për të sajuar “flamur dhe himn të ri” paci(t)fist, që, shqip i bie: flamur e himn me këmbë përpjetë!... Sipas politikave paqësore, po me këmbë përpjetë, të “presidentit” histo(e)rik të “Republikës së Kosovës”!...

Gënjeshtra e radhës e Vetonit të murrmë të racës së Surrojve, është, kur thotë: “Partizanët komunistë kosovarë, me në krye Fadil Hoxhën, u përcaktuan për luftë të armatosur me qëllim të bashkimit të Kosovës me Shqipërisë.” (Fq. 182) Pyetja që demanton konstatimin politik dhe antishqiptar të Vetonit, në pamfletin e tij politik “Këmbët e Gjarprit”, është: Pse Fadil Hoxha u emërua në krye të të ashtuquajturit “Shtab Operativ për Kosovë e Metohi” dhe pse e pranoi atë detyrë? Pse Fadil Hoxha mori pjesë aktive në vrasjen e tribunëve të Luftës së Drenicës, luftës për bashkimin kombëtar të shqiptarëve, kryetrimave Shaban Palluzha e Mehmet Gradica dhe likuidimit të Shtabit të tyre, në Tërstenik të Drenicës, në Kullat e Dvoranëve?... Pse Fadil Hoxha përndoqi e persekutoi për gjysmë shekulli, sa ishte në pushtetitn e dyfishtë serbo-jugosllav, bashkëluftëtarët e tribunëve të Luftës së Drenicës? Sa shqiptarë u pushkatuan rrugës për në Tivar, me dijeninë e Fadil Hoxhës&Co? Pse Fadil Hoxha nxori nga grupet që niseshin për Tivar shokët dhe miqtë e vet gjakovarë? Pse Fadil Hoxha lejoi shpërnguljen e shqiptarëve për Turqi? Pse?...

Një filozofi politike e lashtësisë shqiptare thotë: Më gënje për toke, nëse dëshiron të t’i mbulojë gënjeshtrat, mos më rrej për qielli, se, nuk mund të t’i mbulojë rrenat!... Vetoni i murrmë i racës së Dinastisë së Surrojve, me librin pamfletist, politik, “Këmbët e Gjarprit”, na rrejti (gënjeu) për qielli! Dhe, natyrisht, nuk po mundemi t’ia mbulojmë rrenat! (Bah!)…

Pse Vetoni i murrmë i racës së Dinastisë së Surrojve do ta mashtrojë opinionin shqiptar? Përse dhe cilat “mjete” përdorë? Shënimet e tij heretike e hermetike, “Këmbët e Gjarprit”? A janë për t’u “hëngër” e besuar rrëngjet e Vetonit të murrmë të racës së Dinastisë së Surrojve në atë pamflet? A e di Vetoni i murrmë i racës së Surrojve se gjarpri nuk ka këmbë, madje, ai është një rrëshqanor përfekt, që rrëshqet në tokë e në ujë, madje, si Atanta, edhe në ajër dhe gjithësi?!...

Sa mirë e ka pasë dhe është rritur Vetoni në “lirinë” tonë kolektive, nën pushtimin serbojugosllav, nën hijen e “Ukës së Bjekëve të Nemuna” dhe brenda kornizave “shqiptare” të “Karvanait të Bardhë” të Azem Shkrelit, e, në veçanti, brenda kopertinave të sigurta serbo-jugosllave të romanit socrealist të babait të tij, Rexhait, “Besniku”(Sic!)… Sa bukur dukej Vetoni në sofrën e parë jugosllave të Titos, në Prishtinë, krah babait dhe krah baxhanakut të babait, Fadil Hoxhës, kur shqiptarët s’i zinte “bira e minit”! Se, Fadil Hoxha e pat bërë birën e minit “treqind qese” për shqiptarët që e urrenin Jugosllavinë dhe regjimin antishqiptar të saj!... Sa shumë i shkëlqente Vetonit kostumi i flakëruar prej lugëve, tepsiave, sahanave që lëpinte dhe tenxhereve!... Sidomos, kur i printe “Arkivolit për varrosjen e dhunës”, arkivoli i gjallë “shqiptar” Veton Surroi!!!...

Shikonie sa mirë orvatet ta fsheh dorën përgjatë shënimeve të tij heretike e hermetike, kur hedh gurin për përçarjen e popullit shqiptar! Dhe, ç‘gur hedh, se! Citojmë: “(Nuk është çudi, pra që gati pesëdhjetë vjet më vonë, shqiptarët e Kosovës, në vizitë Shqipërisë, do të befasohen kur u bëhet pyetje: jeni shqiptarë a kosovarë?)” (Fq. 183) A ka ku shkon më zi? Mos po e kërkon Vetoni, tash, “birën e minit” të Fadil Hoxhës, që ai ua mbante te hunda rinisë revolucionare shqiptare, sa herë rinia studentore shqiptare, rinia përparimtare, niste hapërimin e saj shqiptar!?!...

Po, a s’ishte atëherë e s’është sot, Kosova, tokë e (tre)pushtuar shqiptare? Kjo tregon se Vetoni nuk di shqip, nuk kupton shqip, sepse, nuk do të dijë dhe nuk do të kuptojë! Ne, mesvete, flasim lirshëm dhe e quajmë njëri-tjetrin siç na duket më lehtë e më mirë dhe siç duam ne! Atëherë, ç‘të keqe ka këtu?... Apo, çka s’është si UJD-i, s’është për karrabishtin Veton!... Prandaj, Vetoni&Co është dhe mbetët ujitësi më i madh i UJD-it, karrabishti me “sheshir” në kokë!...

Për ta thelluar skandalin, thotë, citojmë: “Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, komandanti fitimtar i asaj lufte, Fadil Hoxha, u ftua nga drejtuesit fitimtarë të Jugosllavisë (me mungesë të Titos) për të dëgjuar se çfarë kërkonte për Kosovën. Kërkesa e tij për bashkim me Shqipërinë u refuzua.(…)” (Fq. 184) E, ç‘komandant fitimtar ishte Fadil Hoxha? Çfarë fitoi ai në Luftën e Dytë Botërore? E pushtoi Kosovën shqiptare, duke i vrarë tribunët e popullit shqiptar, Shaban Palluzha e Mehmet Gradica dhe duke i përndjekur për pesëdhjetë vjetë rresht bashkëluftëtarët e tyre. Po të ishte Fadil Hoxha “komandant fitimtar” nuk do kishte nevojë, fare, të luftohej edhe sot e as të krijohej UÇK-ja!… Po, “ç‘komandant fitimtar” është ai që nuk mund ta nxjerrë as umin prej kavaçit?... Madje, ai që, i emëruar në krye të të ashtuquajturit “Shtab Operativ për Kosovë e Metohi”, vret tribunët e luftës së popullit shqiptar për bashkim me Shqipërinë, tribunët e Luftës së Drenicës, e njohur nga të gjithë shqiptarët.

(Vijon)

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Tafil Duraku
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 55 vizitorë
Lexuar: 688 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi