Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Ngrohtësia e shpirtit poetik të Kozeta Nushit
Publikuar më 15 shtator, 2014 në orën 01:42 ( ) Prof. Dr. Eshref Ymeri | Kulturë |
Rrit madhësinë e shkronjave
Poetët dallohen për fibrat e ndjeshme të shpirtit që plagoset lehtë, për ndjenjat dhe mendimet e tyre prekëse. Ata janë njerëz me një botë të pasur që padrejtësinë e shikojnë drejt e në sy dhe që rebelohen rreptë kundër saj. Ata janë të përzgjedhur me kujdes prej Hyjnisë.

Prandaj edhe poeti francez Bualo (Nicolas Boileau-Despréaux - 1636-1711), në poemën e vet me titull “Arti poetik” (L’art poétique), thotë :

Ka dhe vjershëtarë, mes nesh të pamasë,
Që ushqejnë një ëndërr të ngjiten në Parnas…
Natyra jonë bujare, nënë e kujdesuar,
Vetë e di se kujt talenti do dhuruar.

Poetja Kozeta Nushi, këtu e ca muaj të shkuarë, ka dalë para lexuesve me vëllimin e parë poetik me titull “Rizgjimi i ëndrrave”, të cilin e ka nxjerrë në qarkullim Shtëpia Botuese “Rugova Art” në Prishtinë, me redaktor poetin dhe kritikun e talentuar Naim Kelmendi.
Gjatë këtij shtatori pritet të dalë nga shtypi edhe vëllimi i dytë i saj poetik me titull “Nga ligjet e zemrës pushtuar”, të cilin do ta botojë po e njëjta shtëpi botuese. Këto dy vëllime poetike, Shtëpia Botuese “Rugova Art” do t’i prezantojë në muajin nëntor në Panairin Ndërkombëtar të Librit në Frankfurt.
Kozeta Nushi erdhi në hapësirat e poezisë pas një pune të gjatë dhe këmbëngulëse në botën e letrave. Që në moshën studentore në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës, ajo shfaqi një pasion të jashtëzakonshëm për përkthimin, duke filluar me Dostojevskin në vitin 1998 dhe duke vazhduar me tregime norvegjeze të shek. XIX-XX, të botuara në vitin 2000. Krahas pasionit për përkthimin, ajo vazhdoi të krijonte edhe vepra origjinale në prozë, siç janë përmbledhja e parë me tregime, e titulluar “Robër të dashurisë” që e pati vënë në qarkullim Shtëpia Botuese “Marin Barleti”, dhe vëllimi “Tre çelësat”, një përmbledhje kjo me tregime për fëmijë, për adoleshentë dhe për të rritur që e ka nxjerrë nga shtypi Shtëpia Botuese “Psikostil”.
Vjershat e poeteshës Kozeta Nushi, e cila, familjarisht, punon dhe jeton në Itali, në qytetin Breshia, jane plot ngrohtësi dhe çiltërsi shpirtërore, plot dashuri për vendlindjen e saj, trishtimin e pashtershëm për të cilin ajo e përcjell në vargjet e veta me aq emocion dhe përdëllim.

Ngrohtësia e shpirtit të poeteshës Kozeta Nushi shpërfaq bujarinë e zemrës, delikatesën e ndjenjave dhe fisnikërinë e jetës së saj. Në vargjet e dy vëllimeve poetike del në pah aftësia për t’i ngrohur njerëzit që e rrethojnë me afshin e shpirtit të saj. Kjo ngrohtësi përcjell gatishmërinë për t’iu përgjigjur thirrjes së gjithkujt që ka nevojë për një ndihmë shpirtërore. Në poezinë e saj përcillet gatishmëria për t’i ndarë me të tjerët pasurinë e shpirtit të saj dhe zjarrin e zemrës që s’ka të shuar.
Ngrohtësia e shpirtit të kësaj poeteshe të talentuar pëfaqëson një tipar thelbësor të natyrës së saj humnane që shfaqet në komunikimin e përditshëm me njerëzit dhe që di se se si t’i bëjë ata për vete. Kjo ngrohtësi vjen e skalit me art poetik aftësinë për të ndarë me njerëzit e afërt gëzimet dhe trishtimet e veta.

Si një poeteshë që zotëron teknikën e vargëzimit, Kozeta Nushi operon jo aq me fjalë të izoluara, sesa me modele poetike, në të cilat fjalëve të veçanta u është caktuar paraprakisht një vend që përputhet me tingëllimin dhe me vlerën e tyre kuptimore.
Me artin e vet poetik, Kozeta Nushi e bën lexuesin t’i perceptojë fjalët e saj jo si nocione, por si diçka që vepron drejpërsëdrejti mbi ndjenjat e tij. Ajo e pasuron fjalën me kuptime emocionale. Prandaj, në poezinë e vet, ajo është në kërkim të shprehjeve të reja, të figurave të reja, të metaforave të reja.
Jam i bindur se pena e Kozeta Nushit do t’u dhurojë lexuesve të tjera krijime artistike që do t’i bëjnë ata të njihen edhe më nga afër me mjeshtërinë e saj të vargëzimit, me bukurinë e rrëfenjave poetike dhe me magjinë e figurave artistike.

Tiranë, 11 shtator 2014

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Dr. Eshref Ymeri
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 33 vizitorë
Lexuar: 1,067 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
LEGJENDAT DHE NDIKIMI I TYRE NË JETËN SOCIO...
E enjt, 15 prill 2021 - 23:38
LEGJENDA Legjenda apo gojëdhëna është një tekst apo rrëfyes që tregohet në formë gojore nga populli. Zakonisht këto gojëdhëna, i kushtihen p...
NDËRMJETËSIME LETRARE
E mart, 13 prill 2021 - 22:06
Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S...
Lavdi jetës dhe veprës së Enver Shqiptarit...
E hn, 12 prill 2021 - 18:46
.
Mjerimi i shkrimtarit në shërbim të polit...
E shtun, 10 prill 2021 - 18:39
(Gorki dhe Kadarea) Nuk është për t’u habitur që nuk kanë qenë të paktë njerëzit e letrave që i kanë shërbyer politikës dhe diktaturës. ...
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër...
E premt, 09 prill 2021 - 00:54
Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më...
më shumë nga - Kulturë »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi