Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Përmbajtja e emrit Alma-KOS dhe satanizimi i Menduh Thaçit si shpëtim për pjellën e Antikrishtit
Publikuar më 16 shtator, 2014 në orën 02:48 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Fitnexhitë e Alma-KOS-it me dy gramë tru, të konsumar deri në skajshmëri në dëm të interesave shqiptare në Maqedoni, qysh nga etërit e tyre nën simbolin e “Vëllazërim Bashkimit” të komunistëve jugosllavë të konvertuar në social demokratë: LSDM, të gjithë me CV të shkruar edhe nga Këshilli i të Urtëve të Ali Ahmetit 2002 – 2006, sipas vertikales Moskë – Beograd – Athinë, edhe një herë marrin guximin në portalin e tyre në emër të gazetarisë, që është punë e shenjtë profesionale të tallen me kryetarin e PDSH-së, z. Menduh Thaçi, të prekin në dinjitetin e tij personal me një titull grotesk “Haxhi pishmani Menduh Thaçi: Do të kthehemi në Parlament”

Ky është titulli që ngjyroset me ngjyrë të Antikrishtit në portalin Alma-KOS për t’i hutuar lexuesit dhe të painformuarit në rrjetet sociale me situatën aktuale politike në Maqedoni. Ata me ngurrim e raportojnë intervistën e kryetarit të PDSH-së të botuar në gazetën “LAJM”, duke e shkëputur nga konteksti pjesën më të sinqertë të intervistës, duke e satanizuar çiltërsinë e tij kur flet për punën e bojkotit në parlament: "PDSH-ja nuk do të lejojë që bojkoti i saj ndaj punës së Kuvendit të shfrytëzohet si pretekest për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme, dhe në rast se ndodh një tentim i tillë ne do të kthehemi në Kuvend".
Çfarë ka të keqe këtu? Në një dozë të madhe është konform deklaratës së fundit të ambasadorit amerikan në Shkup, z. Paul Wolers: :”Politika që bëjnë liderët politik në Maqedoni është recetë se si shkatërrohet një shtet dhe jo politikë që ndihmon tejkalimin e konflikteve”. Nëse kjo është thënë nga ambasadori amerikan, atëherë kjo duhet të mirret shumë seriozisht, sepse kësaj radhe nuk duhet të ketë zgjedhje të parakohshme për të shpëtuar Ali Ahmeti, tradhëtarët e PDSH-së, sehirbazët mediatik, vrasësit e lirisë se mendimit shqiptarë në Maqedoni, siç janë: Alsat Makedonski, gazeta Koha, Zhurnal, portali Alma-KOS dhe INA, kodoshët tjerë analistë, sidomos njëri që nuk zbardhi ngjarjet e Bit Pazarit dhe tjetri që nuk zbardhi ngjarjet e Gostivarit, klani i interesit të Gostivarit, që sillen si shizikë të paprekur me “Mark of the Beast”, që nuk e meritojnë t’ua përmendi emrat, një pjesë e madhe e hoxhëve dhe mullahëve me turban turku në kokë, të cilët janë fajtorët kryesor që me folkpatriotizëm kombëtar dhe fetar arritën t’ia mbushin kutijat sallatave të Ali Ahmetit.

Kur tani pas samitit të NATO-s përballen me votuesit shqiptarë, me premtimet e tyre elektorale, ku nuk ka mbetur asgjë pa u thënë, ku kanë mbetur edhe pak vende të betonizohen në Maqedoni me putat e Gruevskit-Ahmetit, në vend të pranimit të fajit, mundohen me salto mortale në sytë e shqiptarëve ta paraqesin gogol dhe fajtor kryesor për mashtrimet e Ali Ahmetit kryetarin e PDSH-së, z. Menduh Thaçi. Ky është turpi i radhës!

Të gjithë e kanë të freskët polemikën e nxënësit të Cervenkovskit, Abdulmenaf Bexhetit me Fatmir Besimin, të birin e komunistëve të Tetovës pikërisht në Alma-KOS për një program ekonomik të hartuar bashkarisht, kur i pari e pa veten jasht loje dhe Fatmir Besimin përsëri në mandatin e tretë të ministrit me futjen e BDI-së në qeveri pa kushte. E të tjerët me radhë, të gjithë filluan ta kritikojnë Ali Ahmetin në Alsat Makedonski dhe të bëhen opozitarë. Një spiker tjetër analfabet, plangprishës, me frizurë të njejtë sikur të atij të Strugës, doli në stilin e virgjinës me intervistë, përsëri në Alma-KOS, ku i mungonte vetëm ihrami i haxhit dhe shoku i ritualeve të shirkut Bujar Osmani, të arsyetoj reketin e bosit të tij nga Gostivari mbi BDI-n për marketingun parazgjedhor. Deri kur militantët e BDI-së do të lejojnë DUI-n të reketohet nga Alsat Makedonski. A e kuptojnë ata se parat që ua merr Alsat Makedonski përfaqësuesve të DUI-t janë djersa dhe mundi i tyre, plaga, gjaku dhe vlera e dëshmorëve të UCK-së? Keni kujdes se nuk bëhet fjalë këtu për parti, por për profiterë dhe sehirbazë që duhet të izolohen, të dënohet veprimtaria e tyre anti-kombëtare nga çdo qytetar shqiptar që ka kurriz dhe bindje në fuqinë e të Vërtetës, Drjetësisë, Lirisë dhe Demokracisë.

Nga vet emri Alma-KOS ju mund të kuptoni se janë dy tog fjalësh: ALMA dhe KOS. Të dy këto fjalë janë emra, kanë simbolikën e Antikrishtit, gjunjëzimin e juaj, burgosjen e shpirtit tuaj në agonin e gënjeshtrave më të sofistikuara ndër shqiptarët e Maqedonisë dhe më gjërë. Gënjeshtrat nuk do të ishin gënjeshtra sikur të mos zbukuroheshin me të vertetat e Antikrishtit me PHD në Mashtrim. Nëse të painformuarit kanë menduar se janë vetëm shkronja që të japin kuptimin: AL-Albania, MA-Macedonia, KOS-Kosova, janë në tunelin pa dritë dhe kurrë nuk do të mund të shohin dritën e Shpëtimit, kuptimin e vërtetë të emrit Alma-KOS. Prandaj ju duhet një dritë tjetër që të lejoni procesin vertikal të besimit tuaj që ta shfaqni Dorëzimin, Nënshtrimin, Bindjen, Sinqeritetin dhe Paqen me qëllim që të prek drita e Zotit në zemrat tuaja dhe të kuptoni kuptimin e këtyrë dy tog fjalësh: ALMA dhe KOS.

Alma (Hebrew: עַלְמָה) është një Moshav fetar hebre në vendin që quhet Galileu i Epërm në Izraelin veriore. Ajo bie nën juridiksionin e Këshillit të Qarkut Merom HaGalil. Këshilli i Qarkut është themeluar në vitin 1950.

Alma filloi të banohet nga emigrantët çifutë të Libisë të ardhur në Izrael pas vitit 1948. Në vitin 1953 një grup i të konvertuarve në Judaizëm, të njohur si çifutët e San Nicandros, erdhën nga Italia. Ata më vonë braktisën vendin Alma për të jetuar në një moshavim tjetër aty pranë. Pasi italianët e San Nicandros u larguan, çifutët e njohur me emrin Cochin nga India erdhën dhe u vendosen në vendin e tyre. Emri Alma është përmendur për herë të parë në epokën e kryqzatave.

Fshati palestinez pranë Almës, vendi ku sot qendron Alma u shkatërrua gjatë konfliktit arabo-izraelit në vitin 1948. Ky vend ndryshe përreth njihet me reserva më të mëdha të ujit për banorët e Izraelit dhe banorët e quajtur arabo-palestinez në tokën e shenjtë.

Ajo që poashtu është e rëndësishme dhe duhet të permendi është “The book of Alma” Libri i Almës është një nga librat që përbëjnë Librin e Mormonit. Titulli i plotë është Libri i Almës: Biri i Almës.Titulli i referohet Alma i Riu, një profet dhe "kryegjykatësi" i nefitëve. Kush e ka lexuar, atëherë do të kuptojë shumë më mirë emrin Alma që e përdorin si fjalë të parë të emrit Alma-KOS sehirbazët mediatik me veprimtari anti-kombëtare në Maqedoni. Një pjesë e të krishterëve e kundërshton Librin e Mormonit për shkak se ka kontradikta të mëdha me Biblen.

A nuk po e kuptoni tani simbolikën: Libri i Almës: Biri i Almës.Titulli i referohet Alma i Riu. A mos duhet t’ua vizatojë të gjitha?

Fjala ose emri KOS që përdoret në Alma-KOS nuk besoj se duhet t’ua shpjegoj, as ta interpretoj historikun dhe simbolikën e saj, pasi shqiptarët nën regjimin komunist jugosllavë e kanë përjetuar në kurrizë dhe me shumë viktima, kështu që e kanë të njohur të gjithë. Ishalla nuk ka ndonjë të marrë e të mendoj se bëhet fjalë për kos-jogurt që mundohet Alma-KOS të infekton gjakun e ushqyer të shqiptarëve me qumështin e dhisë, përkranaren e Skenderbeut! Asgjë s’ka të rastit, ju opozitarë
“Do your homework”!
Prandaj kur kthemi tek intervista e Menduh Thaçit “PDSH-ja nuk do të lejojë që bojkoti i saj ndaj punës së Kuvendit të shfrytëzohet si pretekest për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme, dhe në rast se ndodh një tentim i tillë ne do të kthehemi në Kuvend" ka për qëllim nuk jam unë as KOS e as ALMA, jam shqiptar dhe nuk dua të konsideroj gjakun e shqiptarëve jogurt sikurse e kanë konsideruar Këshilli i të Urtëve të Ali Ahmetit dhe komunistët shqiptaro-jugosllavë në vitin 2001!

Musa Lamallari (Tim Shkupi)

P.S.
Nuk jam unë PDSH, jam opozitarë, drejtoj DSHM-në, kësaj radhe patjetër ju DUI të mbeteni në qeveri deri sa të bëheni rezil në një mulli me të gjithë hipokritët dhe sehirbazët mediatik, që përbuzët dhe poshtëruat interesat vitale të shqiptarëve në Maqedoni. E ju të PDSH-së, mos hezitoni! Pa kuku, u lutem! Bëhuni burra, duroni, se durim është një nga 99 emrat e Perëndisë.

Nëse sherbimet slave, ruso-turko-arabe, kanë vendosur që PDSH, DSHM dhe opozitarët tjerë shqiptarë të mos mund të ndryshojnë këtë gjendje në të mirën e shqiptarëve dhe të gjithë të tjerëve në Maqedoni, kurrë, kurrën e kurrës le të mos ndodh kjo dhe një put akoma më i madh me ngjyrë komiti prej atentatori le të vendoset në sheshin e Teuta Arifit dhe mbi xhaminë e larme në Tetovë.

Por nëse ne besojmë në të Vërtetën, në Zotin e Universeve, në rekordet e tij, duke e nxjerrur në dritë qenien tonë me: Dorëzim, Nënshtrim, Bindje, Sinqeritet dhe Paqe, aspak mos dyshoni se shumë shpejtë do t’i rrëzoni putat një nga një. Nuk ka zgjedhje të parakohshme për shqiptarët me këtë Dritë, duhet të zgjohemi dhe të pranojmë një realitet tjetër të ri për shqiptarët e Maqedonisë, ose… (do të thirrni kriminelët në vendin e krimit).

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 42 vizitorë
Lexuar: 344 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi