Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Ikja nga vetvetja
Publikuar më 16 shtator, 2014 në orën 03:06 ( ) Afrim Morina | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Ikja nga vetvetja gjithnjë ka ndodhur, mirëpo, te ne, kjo është bërë modë. Kaluan pesëmbëdhjetë vite të pas luftës çlirimtare dhe ky fenomen ende nuk ka të ndalur, por gjithnjë e më shumë rritet, krahasuar me kohën e kaluar.
Ikja nga vetvetja po ndodh, më së shumti në fushën e historisë dhe politikës, për të mbuluar apo fshehur një jetë të akëcilit, që ka kaluar nëpër kapërcyellin e historisë dhe politikës, por me miratimin e akëcilit personalitet apo institucion.

Përmirësimi i biografisë së vet apo të familjes
Shumë njerëz, që i kanë pasur të gjitha mundësit, për të kontribuar në çështjes kombëtare, tash e dyzet vite kur shikojnë prapa, bëjnë analiza, e kuptojnë se ka qenë dashtë të punohet, për të lënë gjurmë në faqe të historisë së lavdishme kombëtare. Mundohen të jenë pjesë e asaj të kaluare dhe i bien gurit e drurit, me “dëshmi” të nduarnduarta, për të zënë vendin e “merituar”, por gjithçka mund të blihet për një kohë të caktuar, edhe biografia, për të hyrë në histori, por me kthjellje të mendjes, me emancipim të historianëve dhe të atyre që marrin guximin për të trajtuar një datë apo pjesë të historisë, gjithçka del në shesh dhe nuk do të lejohet të bëhet ikja nga vetvetja.

Fenomeni pas përfundimit të luftës së UÇK
Një fenomen të tillë e kemi pasur menjëherë pas luftës çlirimtare, ku përmes IOM-it, janë pasuruar me libreza të dëshmorëve, invalidëve dhe viktimave të luftës. Nuk mbetën prapa edhe shumë udhëheqës të kësaj lufte të lavdishme, të cilët pa kriter, lëshonin dëshmi për akëcilin, që ishte në radhët e UÇK-së, për të tria kategoritë. Nuk mbetën pa faj edhe mjekët në këtë drejtim dhe mu për këtë, kemi pasur një numër bukur të rritur të veteranëve, invalidëve, por edhe të dëshmorëve, të kësaj lufte të lavdishme. Sikur të ishin përfillur rregullat e lojës administrative, ky numër do të delte real, sepse, secila njësi ushtarake e ka pasur numrin e caktuar të luftëtarëve, e Shtabi i Përgjithshëm, e më vonë Ministria e Mbrojtjes në Qeverinë e Përkohshme të Kosovës, ka qenë dashtë të dali me numër të saktë. Kjo edhe e zbeh qëllimin e luftës, e zbeh seriozitetin e luftës, i zbeh edhe personalitetet e luftës dhe ne dalim qesharak para faktorit ndërkombëtar. Edhe kjo kategori mundohet të ik nga vetvetja, për të na dal si bashkudhëtar të çlirimtarëve dhe për këtë duhet të ju njihet e drejta e bërjes së historisë.

Kërkesë për mbulesë, që nga viti 1968 e këtej
Duke menduar se, mirë po shkon me blerje të biografisë, në valle filluan të hyjnë edhe disa, të cilët në mënyra të ndryshme, nuk kontribuuan në rrjedhat e historisë kombëtare, nuk kontribuuan në mbështetjen, të paktën, morale të bërësve të historisë, por edhe kategoria tjetër, të cilët kanë mbështetur gojarisht, nuk kanë denoncuar, por nuk kanë bërë veprime konkrete dhe tash kërkojnë të zënë vend të “merituar” dhe të jenë të barabartë mes bërësve të historisë kombëtare.
Me ndryshimet e para amandamentare, nga Ligji Kushtetues, për Kushtetutë të Kosovës, kemi një liberalizëm të rrejshëm. Politika shtetërore e Beogradit, për shkak të shumë rrethanave në Evropë, edhe për ne shqiptarët, ndryshoi paksa dhe përsëri kishte censurë, përsëri duhej marrë pëlqimin prej Komitetit e Sigurimit Shtetëror, për të krijuar marrëdhënie pune, përsëri burgoseshin e përjashtoheshin shqiptarët, vetëm se këtë e bënin “tanët”.
Edhe në këtë periudhë, kemi disa që mundohen:
- të rregullojnë biografit e tyre, e, të familjeve, sepse kanë heshtur për hir të fëmijëve, për të kryer punë me palën shqiptare, e cila nuk e ka njohur serbishten(!);
- për të marr në pyetje, sepse ne kemi pasur dhembshuri, ndërsa serbi e malazezi, kanë qenë gjakpirës(!);
- më mirë që ju kemi dënuar ne, se e kemi marrë parasysh qëllimin e juaj dhe nuk iu kemi maltretuar gjatë gjykimit dhe u kemi dhënë dënime më të vogla(!);
- më mirë ne që u kemi mbrojtur, ani se u kemi marrë para, se përndryshe, na kishin akuzuar se po mbështesim politikën nacionaliste dhe kjo na ka mundësuar, të mbrojmë edhe të tjerë, për mos t’i lënë në duart e armiqve tanë(!);
- më mirë ne që e kemi udhëhequr propagandën, se ta kishin udhëhequr të tjerët(!);
- më mirë ne që kemi udhëhequr politikën e diferencimit, se sa të tjerët!
Prandaj, të gjithë thonë, duhet kuptuar se në çfarë pozite kemi qenë dhe për të gjitha këto të na jepet edhe neve e drejta e të barabartëve në historinë kombëtare.

Kërkesë për mbulesë, kategoria e mesme
Është një kategori, e cila, në një formë apo tjetër ka qenë e afërt, me gjak apo krushqi, me bërësit e historisë dhe kur është biseduar rreth zhvillimeve politike e ushtarake, ka dhënë mendimin e vet, por nuk ka vepruar më tepër, mirëpo, edhe është interesuar se deri ku kanë arritur punët dhe ka qenë në gjendje të japi mendimin e vet edhe më tutje, ka qenë në gjendje edhe të ndihmojë, por jo edhe për tu rrezikuar, ka qenë në gjendje edhe të bart ndonjë mesazh diku, por jo të shkruar, ka qenë në gjendje të merr edhe mendimin e dikujt, nëse i është bërë një kërkesë e tillë, mirëpo ka kërkuar mendimin, gjoja se po i intereson atij, etj. Kjo kategori, duke parë se të tjerët po rehabilitohen, kanë filluar të kërkojnë hisen e tyre në histori.

Kush ua mundësoi të ikin nga vetvetja
Mundësinë për të ndërruar mendjen dhe ikur nga e kaluara e vet, për të qenë më pranë ndodhive historike apo edhe për të hyrë brenda kopertinave të saj, e bënë ata të cilët erdhën në pushtet, pa përjashtim, mirëpo, në radhë të parë duke i dhënë vende të larta në hierarkinë partiake. Disa prej rehabilitueseve e kishin bishtin e zënë dhe tash detyroheshin e detyrohen të veprojnë në bazë të dosjeve, që ua tundin nevojtarët për rehabilitim.
Një pjesë tjetër, të cilët ishin në organizime, por nuk ishin ndër të parët, për shumë arsye, për të treguar se sa të fuqishëm kanë qenë gjatë veprimtarisë kombëtare, mundohen të tubojnë rreth vetës edhe kategorinë e tretë, duke ua mbushur mendjen se ata kanë qenë dhe janë të merituarit, se me ju..., mirëpo nuk donë për t’ua pranuar mundin e juaj akëcili, gjë që bënë vrasjen e dy zogjve me një guri, të parin mua, se unë po dali më i fortë se filani, e pastaj edhe juve.
Këto dy lojëra, që kanë dhënë rezultate, ndonjëherë edhe duke i lënë prapa bërësit e historisë, me kalimin e kohës do të bien poshtë, po në këtë tatëpjetë do të rrokullisen bashkë me kategorinë që ua mundësuan këtë. Kjo lojë ka dhënë për të kuptuar, se me apo pa vetëdije, kanë ikur nga vetvetja, disa duke e fshehur të kaluarën, disa duke e salduar të kaluarën, e një pjesë duke ua mundësuar dhe mbyllur sytë para këtyre fenomeneve.

Ikja nga parimi, do të thotë ikja nga vetvetja
Këtë fenomen e hasim vetëm pas luftës çlirimtare në krye me UÇK-në, e cila edhe nxori liderth të ri në skenën politike, të cilët, secili më tepër se shoqi, rrihte gjoks, për të kryer misionin e çlirimtarëve, në njërën anë dhe në taborin tjetër, ata të cilët, me çdo kusht, kërkonin të shlyenin të kaluarën e tyre vasale me armikun, thënë më butë, sepse shumë momente edhe kanë tradhtuar çlirimtarët, për të marr përsëri pushtetin dhe këtë ja arritën duke koketuar me UNMIK-un, i cili më shumë ka mbështetur politikën sllave, (lexo: titiste e rugoviste), me ndihmën e hapjes së dosjeve për çlirimtarët.
Ata të cilët rrihnin gjoks për të vazhduar misionin e çlirimtarëve, as që u bë fjalë, por edhe kanë luajtur me të kaluarën e vet, që sot janë bërë për t’i qar e vajtuar. Mirëpo, në linjën e fillimit nuk qëndroi askush, sepse për të ecur përpara në rrugën që kishin trasuar dëshmorët e kombit, është maratonë e pa përballuar për kaçikun mendor, e financiar (ky edhe i bërë që të rrëshqasin në humnerë.)
Këta të dytët shumë shpejtë ikën nga vetvetja, se më e mirë i dukej pushteti, sepse pasuroheshin më shpejtë, krijonin emra më shpejtë, krijonin shoqëri më shpejtë, më shpejtë vinin në pozitën për t’i dëgjuar dikush, për të ngjallur familjen, dajallarët, shokët, fisin dhe për të parë bukurit e jashtme (pa i shijuar ato tona).
Një kategori që hyri më vonë në lojën politike, por me një mision të parapërcaktuar, ne në pushte, por edhe nuk do të zgjedhim mjete për të arritur atë. Këta dikur i kthyen shpinën kërbaçit, i pritën edhe plumbat e UNMIK-ut, i panë edhe dhëmbët e pushtetit demokratik, u lakmuan dhe edhe më tepër, ia mësynë hierarkisë për të kontrolluar gjithçka rreth vetës. Fjalori politik sa vinte e ashpërsohej, lakmia për pushtet sa vinte e rritej, derisa u bënë pjesë e lojës dhe në fund, më shumë se këta që kishin marr mision për të vazhduar rrugën e dëshmorëve të kombit, as kush nuk iku nga vetvetja. Kjo ikje ishte më spektakulare, sepse arritën të hyjnë në lojë me dreqin e të birin, të paktën të kenë një kacidhe në xhepat e tyre.
Gjatë këtij rrugëtimi ndodhën gjëra të çmendura:
- u ngritën lapidare;
- u varrose me nderime shtetërore;
- u ngjitën në pozita shtetërore;
- u mënjanuan fytyra kombëtare;
- u përdhosën personalitete kombëtare;
- u vranë personalitete kombëtare
- u burgosën personalitete kombëtare;
dhe të gjithë heshtin. Heshtja, për të mbrojtur dike, është shumë e mirë, sepse në se del në taborin e tyre, përsonifikohesh me mbrojtje të çështjes kombëtare, e, kjo nuk të jep pushtet, nuk të jep pozicionin, nuk të jep mundësin e pasjes, në të gjitha fushat e jetës.
Kjo lojë e fundit, besojë, se do të preku ndërgjegjen kombëtare, do të nxjerr në pah gjithë prapësitë dhe qëllimet djallëzore të akëcilit prej liderthve aktual, prandaj duhet parashtruar pyetjen vetës, çka i dhanë kombit këta, për të marr ndihmën e veprimtarëve të njëmend, çështjes kombëtare!?
Furtunën që po mendon dikush për ta shkaktuar, duhet bërë që kjo furtunë t’i marri të gjithë ata edhe ata të cilët i bëjnë iso. Të ndërgjegjshmit dhe atdhetarët duhet të jenë të mobilizuar, për të mos na ndodhur viti 1997, e cila do të përdhos edhe më tepër nderin e kombit dhe nuk duhet lejuar për t’u bërë argat i asnjërit bllok, por me dinjitet të marrin misionin e çështjes në duart e veta dhe trutharët e etshëm për pushte, le të jenë në margjina të historisë.

Prishtinë, 11. 09. 2014

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Afrim Morina
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 47 vizitorë
Lexuar: 807 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi