Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
KARRABISHTI I UJD-it (21)
Publikuar më 16 shtator, 2014 në orën 03:08 ( ) Tafil Duraku | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Orvatjet heretike e hermetike të Vetonit të murrmë të racës së Dinastisë së Surrojve, që t’i ngritet permendore Fadil Hoxhës, përpara krimit të organizuar antishqiptar në Luftën Shqiptare të Drenicës, është orvatje kukuvajkash e qyqesh të rremit, që tërë jetën e tyre e kanë kaluar quqeshe e qyqerisht, duke ngrënë në fundshpinën e popullit të përvuajtur shqiptar!... Faqet e zeza të shqiptarisë!...

Apo, s’është ai “vullnet” dhe “detyrim” i djeshëm, i pranishëm edhe sot? Vetëmse, kanë ndërruar rolet? Vullneti i popullit shqiptar për liri e bashkim kombëtar, për çka nisi lufta e lavdishme e UÇK-së, u kthye në detyrim “patriotik” e “kombëtar” të këlyshëve të shqiptaro-titistit Fadil Hoxha, kur, një “grusht fëmijësh” të papjekur politikisht (dhe të papërvojë diplomatike e ushtarake) ranë në kurthin e përgatitur “kosovaro”-serbo-ndërkomëtar të Fadil Hoxhës&Co, kryetradhtarit të popullit shqiptar, i cili u varros me nderime(!) nga “UÇK-ja”?...

Me nderime nga “UÇK-ja” u orvat që të varroset edhe tradhtari tjetër, Ibrahim Rugova, i cili e shau si me bisht kali luftën e lavdishme të UÇK-së, kah shkonte dhe kah kthehej më parë, sipas erërave antishqiptare që frynin pa pushim në horizontin e trazuar të Evropës Plakë! Të Evropës dhelpër!... Por, aty, doli një burrë me emrin Nuredin Lushtaku dhe ia tha një “JO” të madhe, Gardës së UÇK-së (TMK-së), për ta nderuar sharësin e luftës më titanike shqiptare deri në ditët e sotme.

Çka po pret, Vetoni i murrmë i racës së Dinastisë së Surrojve, sot? Mos po pret ta kthejë UÇK-në në ushtri të veten e të shokut të tij, Blerim Shalës dhe petullave të tjera me ujë titist të Ibahim Rugovës!?!... Dhe, është koha ta dimë se cili është zinxhiri antishqiptar që i ka bashkuar në zyrën e tij në Prishtinë, Fehmi Aganin e Rexhep Qosjen me Veton Surroin? Po, zinxhiri tjetër antiUÇK dhe antishqiptar që i çoi në Ramboulliet të gjitha petullat me ujë titist të Ibrahim Rugovës?...

Çfarë u duhet shqiptarëve shteti i dytë “Kosovar”, në kushte dhe rrethana shtetrrethimi komunist e shqiptaro-titist, fadilhoxhisto-ibrahimrugovist? Madje, në kushte shtetrrethimi neokomunist, vetonsurroist&Co?...

Në shënimet heretike e hermetike të Vetonit të murrmë të racës së Surrojvë, në pamfletin politik “Këmbët e Gjarprit”, ndodh “pohimi” i së keqes dhe “mohimi” i së mirës dhe luftës së UÇK-së. Në fq. 184 pohon se Fadil Hoxha ishte “komandant fitimtar”, ndërsa dy faqe më pas e mohon një gjë të tillë, duke thënë: “Sepse, Fadil Hoxha nuk ishte fitimtar (“komandant fitimtar”, vër. ime, T. D.) në luftë. Ishte në anën e fitimtarëve.” (Fq. 186) Kjo i bie se fitimtarët e Luftës së Dytë Botërore ishin pushtuesit serbojugosllavë dhe se Fadil Hoxha ishte rreshtuar në anën e pushtuesit dhe vriste shqiptarët si Shaban Palluzha e Mehmet Gradica.

Madje, për të qenë ironia në shkallën ekstreme të mohimit të vetvetes, Vetoni i murrmë i racës së Surrojve, thotë se “I njëjti Fadil Hoxha, pesëdhjetë vjetë më vonë, do të priste që mangësinë e tij të vitit 1945 të mos e kishte UÇK-ja. Do të shpresonte se, me të larguar forcat e Serbisë, UÇK-ja do ta vendoste rendin e rregullin ushtarak dhe pushtetin civil.” (Fq. 186) Për cilën “UÇK” flet Vetoni i murrmë i racës së Dinastisë së Surrojve? Për “UÇK-në” që do ai? Për “luftëtarët” e saj?... Këtu, tash, po më del se Ibrahim Rugova kishte të drejtë kur thoshte se “UÇK-ja ishte dorë e zgjatur e Serbisë”(Bah!) E ka ditur grurë të kuq Ibrahim Rugova se Fadil Hoxha ishte qeni më i madh i Serbisë e Jugosllavisë, prej të gjithë qenve “shqiptarë” në atë pushtet antishqiptar, të cilit i ka takuar edhe vetë Ibrahim Rugova&Co!... Po, kris e plas, në daç! A po e sheh ky popull se si është katandisur lufta, me “luftëtarë” të “UÇK-së” e bashkëluftëtarë të Fadil Hoxhës e Vetonit të murrmë të racës së Surrojve&Co!?!... Po, “Gjarpri”, a është kah e sheh sesi po i rrëshqet dheu nën këmbë, edhe pesëmbëdhjetë vjetë pas luftës së lavdishme të UÇK-së!...

Kosova u bë Kosovë, me ‘popull e komb’ “Kosovar”, me flamur e himn të vetin, sipas projekteve antishqiptare, që realizonte Serbia e Jugosllavia me Fadil Hoxhën, me Ibrahim Rugovën dhe me Veton Surroin&Co, shërbime ato serb-jugosllave që kontrolluan luftën e lavdishme të UÇK-së, duke mashtruar e joshur me pozita e privilegje disa fëmijë e të rinj, dhe, duke pamundësuar e moslejuar, kështu, që asnjë shqiptar meritor të mos radhitet e strukturohet në strukturat udhëheqëse të saj, ku u strukturuan disa ushtarakë të UDB-së e të KOS-it, disa “të burgosur politikë shqiptarë” dhe vegla të tyre qorre!...

Faqet e zeza vetonsurroiste shihen edhe në shënimet heretike te faqet 188-189. Hetohet një retorikë e tërë hipotetike pyetjesh, me “po të”, si “Po t’i kishte pasur Fadil Hoxha pesë brigadat e veta, të shqiptarëve të Kosovës, nën komandë, do ta bënte këtë pjesë të Shqipërisë. Po ta kishte çliruar UÇK-ja Çamërinë, edhe Kosova do të bëhej pjesë e Shqipërisë.” (Fq. 188) Po, t’i kishte pasur halla koqet!... Do t’i kishin thënë burrë!... Pse s’i bëri Fadil Hoxha pesë brigada të vetat? Natyrisht, pse nuk kishte prapanicë, zotësi dhe dije, sepse, ia rrjedhte vajin gjithkah. Po, për çka tjetër?...

Ai citon Rugovën, se e dëshironte Kosovën “të pavarur, neutrale dhe të hapur ndaj Shqipërisë dhe Serbisë” (Fq. 189) Prandaj, me projektin e Fadil Hoxhës dhe të Ibrahim Rugovës po qeshën një botë e tërë, thi e qen po qeshin! E ka bërë Kosovën të “pavarur”, “neutrale” dhe të “hapur” që, ç‘ke me të! E ka çaraveshur fare, krejt. E ka kthyer me këmbë përpjetë! Krejt mbrapësht! Siç e ka dëshiruar gjithmonë! Dhe, Serbinë e Jugosllavinë i ka vendosur trimërisht, si burrneshë e Ibrahim Rugovës dhe politikës së tij me këmbë përpjetë, mes këmbëve të saj!...

U kënaq Serbia dhe serbët! U kënaq Ibrahim Rugova dhe LDK-ja e tij&Co! U kënaq Veton Surroi&Co! U kënaqën thi e qen! U kënaq edhe një kategori e “të burgosurve politikë shqiptarë” krah tyre!... Të gjithë po thonë: “zgjat Zot, kësi miri!”… Shqipëria as që duket në horizont! Po e përcjellë aksidentaliteti origjinal nga vetvetja e prishur kolektive në krye! Kjo si pasojë e vizionit hiçpamës plitik, si pasojë e paparashikueshmërisë ose hiçpaparashikurshmërisë politike e diplomatike, sepse, të themi shkurtpamës, është pak!... Kjo është, se, merr n’thua në këmbë të veta, me mendjeshkurtësinë politike të Fadil Hoxhës, Fehmi Aganit, Rexhai Surroit&Co, sa edhe në pamendjevizionaritetin ose hiçmendjevizionaritetin e gjatë politik të Rexhep Qosjes&Co dhe të petullave të tjera me ujë titist të Ibrahim Rugovës!... Prandaj, vitet 1989-’90 janë shkaktaret kryesore të vetëmarrjes tonë politike n’thua, në cungat ‘tanë’, në Udhën tonë, se, vërtetë, nuk hyhet dhëndërr me halete t’huaja, mësa fitohet lufta e UÇK-së me kokën politike të shqiptaro-titistëve të përbetuar (pro)jugosllavë!...

Shiheni marrinë politike “shqiptare” të shekullit, me në krye shqiptaro-titstët ibrahimrugovisto-vetonsurroistë&Co! Ra edhe muri i Berlinit, në të ’90-tën, ndërsa, politikat “patriotike” e “kombëtare” të Ibrahim Surroit&Co e Veton Rugovës&Co ringritën Murin multindërshqiptar të copëtimit të Shqipërisë! Kësaj, shqip, i thonë: Kur mungon maçoku i madh, minjtë “shqiptarë” hedhin valle!... Prandaj, quhen, vetëquhen dhe e quajnë njëri-tjetrin “etër inlelektualë e mendjendritur” të kombit edhe bythecët e Titos!... E, kush i quan? Kush tjetër pos Vetonit të murrmë të racës së Dinastisë së Surrojve&Co.

Sipas “etërve intelektualë dhe mendjendritur” të Vetonit të murrmë të racës së Surrojve, diçka shkoi fare ters: “Do të thotë se Kosova u bë Kosovë, sepse, nuk deshi të bëhej Shqipëri? Se kështu vendosi “Alternativa Demokratike”, me sugjerimin e Gazmend Zajmit e Fehmi Aganit? (Fq. 190) Këtu, nuk ka asgjë për t’u çuditur më! Nëse thonë se edhe shelgu bën rrush rugove, thuaju: bën!... Por, para se të bëjë rrush, ata që mendojnë ashtu, edhe kur e bëjnë mutin – e bëjnë punën mut!... Mut deri në fyt! Që të mos mund dalë askush prej andej, nga ai mut “politik” e “patriotik” shekullor, shqiptaro-titist!...

Mbështetja në kontekste tektonike historike, si “shembja e komunizmit”, nuk i sollën gjë të re Kosovës së (tre)pushtuar shqiptare dhe popullit shqiptar në vatrat e veta gjeoautoktone, historikisht. Në Kosovë, pas “komunizmit”, sërish, po sundojnë “komunistët shqiptarë” të “autonomisë së plotë” të vitit 1974 ose disenji tjetër i po atij viti, me emrin “Kosova e mëvetësishme”! Tash e pesëmbëdhjetë vjetë pas luftës së lavdishme të popullit shqiptar dhe të UÇK-së, prapë po udhëheqin bijtë e atyre dy disenjeve “komuniste”-“demokratike”, edhe më të zez e më antishqiptarë!... Këtë lexoje si të duash, lexues i nderuar, quaje si të duash” Në do, quaje “Krahinë autonome”, n’daç quaje “Autonomi e plotë”, n’daç quaje “Autonomi e zgjeruar”, n’daç quaje “Njësi konstituive e Federatës Jugosllave”, n’daç quaje “Republika e Kosovës së Ibrahim Rugovës”, n’daç quaje dreq, n’daç i biri, asgjë nuk ka ndryshuar, as ka ndërruar gjë në esencën e saj politike, juridike, ekonomike, financiare etj., antishqiptare, sipas pikëpamjeve e konceptit ideatorodramatik të “institucioneve dhe institucionalistëve tanë të viteve të ’90-ta”!...

“I quajturi Gjarpri”, në pamfletin politik “Këmbët e Gjarprit” të Veton Surroit, ka mëse paku faje për disenjet që i imponohen “allakomunistçe” e shqiptaro-titistçe, sipas shënimeve heretike e hermetike të Vetonit të murrmë të racës së Surrojve&Co! Dinastia e Surrojve, ka gisht dhe shtrirje të gjerë në hierarkinë “vertikale dhe horizontale” të Jugosllavisë, të “Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës”, të “Njësisë konstituive të Federatës Jugosllave” dhe të “Republikës së Kosovës”! Gishti i Dinastisë së familjes së Vetonit të murrmë të racës së Dinastisë së laraskave të Surrojve është shumë i rëndë, është antishqiptar, në tërë shtrirjen e tij heretike e hermetike familjare, “patriotike” e “kombëtare”, në tredimensionalitetin e shtrirjes së tij, për interesa, thjesht, familjare e kulimoklanore. Dhe, sot, këtë e bën jo vetëm ujitësi i UJD-it, karrabishti Veton Surroi&Co.

A ka kuptim, fare, të polemizohet me Vetonin e Murrmë të racës së Dinastisë serbojugosllave të Surrojve laraskuqë&Co?... Me heretizmin dhe hermetizmin e tij “patriotik” e “shqiptar”, shtrirë gjerë e gjatë te pamfleti komunist “Këmbët e Gjarprit”!

(Vijon)

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Tafil Duraku
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 57 vizitorë
Lexuar: 473 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi