Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
MARRËVESHJE VALIDE ME BEOGRADIN, PASI OKB-JA TA NJOHË REPUBLIKËN E KOSOVËS
Publikuar më 16 shtator, 2014 në orën 03:14 ( ) Prof. Dr. Mehdi Hyseni | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Barometri diplomatik

*** Jo vetëm politika, por edhe kuptimi filozofik i jetës së përditshme konsiston në kompromis dhe në marrëveshje të ndërsjellë të njerëzëve, ndryshe, këto dy koncepte përbëjnë abstraksion, anarki dhe konfli si në kuptim të ngushtë, ashtu edhe në atë të gjerë.

*** Parimisht, jemi që Prishtina dhe Beogradi, të kenë marrëdhënie të mira dhe reciproke politike, ekonomike dhe diplomatike etj. ndërfqinjësore, por vetëm si dy shtete të barbarta dhe, si dy subjekte të barbarta të së drejtës ndërkombëtare. Pa plotësimin e këtyre kushteve elementare, çdo marrëveshje e Kosovës me Serbinë, nuk do të ketë kurrfarë efekti juridik, faktik dhe praktik të dobishëm dhe të justifikueshëm për asnjërën palë negociuese.

Mirëpo, ç’është e vërteta, edhe pa përmbushjen e këtyre kushteve themelore të sipërtheksuara, Beogradi dhe Prishtina, në Bruksel, kanë arritur Marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore, më (19 prill 2013, të nënshkruar nga kryeministri i qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri i qeverisë së Republikës së Serbisë, Ivica Daçiq, ndërmjetësuar nga Catherine Ashton, “përfaqësuese e Politikës së Jashtme dhe e Sigurisë së Bashkimit Evropian-Representative of the Union for Foreign Affairs and Security Policy for the European Union.”( http://en.wikipedia.org/wiki/Catherine_Ashton).

Pse sërish dialog me Beogradin?

Duke qenë se Marrëveshja e Brukselit (19 prill 2013) është pa bazë juridike të së drejtës ndërkombëtare, atëherë, me të drejtë shtrohet pyetja, pse dhe për çfarë, duhet, të vazhdohen negociatat me Beogradin zyrtar, kur, tanimë, kolonët e minoritet serb në Veriun e Kosovës, kanë dalë në zgjedhjet parlamentare të Kosovës, më 8 qershor 2014, janë të përfaqësuar në qeveri dhe në parlament, kjo nënkupton se ata e kanë pranuar Kosovën si shtet të vetin. Gjithashtu, kjo do të thotë se, tanimë, është përmbyllur konflikti me minoritetin serb në Veriun e Kosovës.

Realisht dhe, gjithnjë duke mbajtur parasysh të drejtën historike, legjitime, legale dhe kushtetuese të Republikës së Kosovës mbi territorin e saj, si dhe të drejtën ndërkombëtare, qeveria dhe parlamenti I Kosovës, urgjentisht, duhet të vënë në “rend dite” rishqyrtimin e Marrëveshjes së Brukselit (19 prill 2013), në mënyrë që ajo të pezullohet, sepse vë në dyshim dhe në pikëpyetje statusin e pavarësisë dhe të sovranitetit të Republikës së Kosovës (17 shkurt 2008). Kjo do të thotë nuk duhet të vazhdohen kurrfarë negociatash me Beogradin zyrtar, derisa Kosova, të mos njihet nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.

Pra, të gjithë liderët politikë-drejtues të institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës, duhet ta kenë të qartë se, as në kuptimin politik e as në atë juridik ndërkombëtar, nuk mund të lidhet kurrfarë Traktati paqësor me Serbinë, derisa ajo paraprakisht nuk e njeh Republikën e Kososvës dhe, derisa nuk e ndryshon Kushtetutën e saj të vitit 2006, në Preambulën e së cilës thuhet se “Kosova është provincë e Serbisë”. Andaj, nuk ka se çfarë të bisedohet, as të nënshkruhet ndonjë marrëveshje politike me Beogradin zyrtar, sepse fjala është për dy shtete të pabarabarta në kuptimin juridik të së drejtës ndërkombëtare (mbase Kosova ende nuk njihet nga Kombet e Bashkuara-nuk është subjekt i së derjtës ndërkombëtare).

Sipas rregullave, normave dhe parimeve të së drejtës ndërkombëtare, vetëm shtetet e pavarura dhe sovrane si subjekte të së drejtës ndërkombëtare, kanë të drejtën që të lidhin traktate dypalëshe a shumëpalëshe. Kështu thuhet, edhe në Konventën e Vjenës (1969) sipas së cilës vetëm shtete-subjekte të së drejtës ndërkombëtare gëzojnë të drejtën që të përfundojnë traktate a marrëveshje me kapacitet kontraktues detyrimor (Treaty making capacity).

Edhe pse Marrëveshja e Brukselit (19 prill 2013), është ratifikuar nga Parlamenti i Kosovës, ajo nuk përbën asnjë element të detyrimit juridik zbatues, por ka vetëm karakter politik të vullnetit të mirë për të dyja palët nënshkruese. Me një fjalë është një Marrëveshje politike (Gentlemen's agreement) pa bazë të Traktatit ndërkombëtar të së drejtës ndërkombëtare, gjë që është e pajusitifikueshme, edhe në kuptimin juridik ndërkombëtar, edhe në praktikën e marrëdhënieve ndërkombëtare.

Deri kur Serbia do ta sfidojë pavarësinë e Kosovës?

As Hashimi, as Albini e as “hasa e hysa”-askush të mos i gëzohet vazhdimit të dialogut me Beogradin, sepse parapavija e tij është rikthimi gradual i Kosovës nën sovranitetitn territorial dhe shtetëror të Serbisë kolonialiste.

Prandaj, politika dhe diplomacia e Prishtinës zyrtare, së pari, do të duhej të kërkonte nga Amerika dhe nga BE-ja, që ato të ushtronin trysni ndaj Serbisë, në mënyrë që ajo sa më parë të jetë e mundur, ta njohë Republikën e pavarur të Kosovës, jo të hidhen në garë liderët politikë të Kosovës, se kush do ta udhëheqë dialogun me Serbinë, që e ka “projektuar” dhe propozuar vetë Beogradi, të cilin ua imponoi edhe BE-së, edhe qeverisë dhe parlamentit të Kosovës.

Çdo marrëveshje, që eventualisht, do të lidhej me ,ajo në fokus ka copëtimin territorial të Kosovës, gjë që kjo do të thotë ringjalljen e ambicieve të pretendimeve kolonialiste dhe neokolonialiste të Serbisë ndaj Kosovës së pavarur dhe sovrane.

Pra, vazhdimi i çfarëdo dialogu apo eventualsht përfundimi i ndonjë marrëveshjeje ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, ashtu siç po ngulmon Serbia nën patronatin dhe me “bekimin” e BE-së, do të shpiente drejt rrezikut, që Kosova për shumë vite, të ngelëte jashtë Organizatës së Kombeve të Bashkuara, që do të thotë pa subjektivitet juridik të së drejtës ndërkombëtare.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Dr. Mehdi Hyseni
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 45 vizitorë
Lexuar: 703 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi