Fronti Bashkimit Kombëtar Shqiptar për Kosovë pas përçarjes që pati në fillim të këtij viti dhe mbajtjes së Kuvendit të rregullt zgjedhor të tretin me radhë, në muajin Prill të këtij viti, ajo sot mbajti një mbledhje zgjedhore me ç’rast u zgjodhën Anëtarët e Këshillit Kombëtar dhe të Kryesisë së FBKSH-së për Kosovë. Kjo mbledhje e sotme e Frontit Bashkimit Kombëtar kishte për qëllim që t’i kompletojë anëtarët e dy forumeve të rëndësishme të kësaj organizate politiko-kombëtare kryesisht me anëtarë të rijnë.
Gjatë diskutimit të Kryetarit të Përgjithshëm u kuptua se FBKSH-ja me anëtarë të rijnë do të jetë një forcë e re politiko-kombëtare e cila do të angazhohet më fuqishëm që me mjete politiko-diplomatike e demokratike drejt sensibilizimit të çështjes së pazgjidhur kombëtare, çka do të thotë pa kursyer asgjë nga vetja do të angazhohet për Ribërjen e Shqipërisë Etnike.
Në vazhdim z. Ibush Hetemi tha: gjendja politike e krijuar në Kosovë pas zgjedhjeve të 8 qershorit është shumë brengosëse, sjellja e disa liderëve të partive parlamentare është pengesë për të formuar Institucionet e Shtetit, kjo fletë shumë dhe është e pa pranueshme për neve, prandaj ftojmë Deputetët e Parlamentit të Kosovës që aktiviteti dhe detyrimi i tyre ndaj elektoratit dhe popullit të mos mbetët pengë e ambicieve të liderëve partiak, ata duhet të qëndrojnë mbi parti dhe dëshirat tekanjoze dhe shumë të rrezikshme të disa liderëve. Dikush si duket është i interesuar që edhe në Kosovë të ketë trazira. Jam i sigurt se ambiciet e sëmura të dikujt mund të sjellin shqetësime nga më të ndryshmet.
Është gjithashtu shqetësuese gjendja në Iliridë, çështja e shqiptarëve në Iliridë aspak nuk është në harmoni me vendimet e Ohrit, faktori politik shqiptar duhet të merret më shumë me vetveten dhe të përafrohen kur është çështja kombëtare në pyetje, ata duhet ta din se përpara vetës e kanë një armik të përbetuar të shqiptarëve, nuk duhet minimizuar gjendjen e cila po vjen duke u tensionuar ngaqë pushteti aktual në Ish Republikën e Maqedonisë është bërë i shurdhër para kërkesave jetike dhe të drejta të shqiptarëve, tha pos tjerash z. Ibush R. Hetemi.
Qendra Kombëtare e Informimit të FBKSH-së
|