Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Fragment: Nga romani “Vrasje në tri kohë” i autorit Avdi Ibrahimi
Publikuar më 17 shtator, 2014 në orën 21:15 ( ) Kulturë |
Rrit madhësinë e shkronjave
Bacë Adem Demaçin e çunanin “tradhtar” pse ishte kundër marrëveshjës së Rambujesë!

…Ka më shumë pandershmëri, se sa nder, andaj ndoshta këtu mund të kërkohet arsyeja pse Bac Adem Demaçi ishte kundër kësaj marrëveshje të nënshkruar në Paris nga delegacioni ynë.
Nga gazeta e ditës, e kisha shkëputur shkrimin e tij të datës 15 mars 199..., ku përveç të tjerash, në fletoren time të shënimeve, kisha shënuar: “… Na rekomandojnë, na sugjerojnë, na porosisin, na këshillojnë, na lusin, madje edhe na përgjërojnë që të shtrijmë qafën dhe ta nënshkruajmë dokumentin e ofruar nga Grupi i Kontaktit, në Kështjellën mesjetare në Rambuje.

Me bacën Adem Demaçi e Zeqir Gërvalla, në Restoranin “Villa Park” në Reçan të Prizrenit
Të gjithë këta burra e gra të hapësirës shqiptare dhe të gjithë botës, pa fije dyshimi na e duan të mirën, mirëpo, na e duan të mirën nga interesi i tyre, nga këndvështrimi i tyre, nga pozita e tyre…. (Nuk paskësha asgjë të keqe, kur të gjithë na duan të mirën, i kisha thënë nga larg, se atëherë nuk e dija ku ishte Baca). Mirëpo, tjetër këndvështrim dhe tjetër interes, lidhur me dokumentin e Rambujesë ka ai shqiptari që për liri e ribashkim të tokave shqiptare, ka humbur gjithë çka ka pasur. Tjetër interes dhe tjetër këndvështrim kanë ata shqiptarë që kanë bërë “kapital” politik ose ata që kanë bërë kapital të përzier tregtar, kurse tjetër këndvështrim kanë ata që jetojnë në tenda najloni dhe nga ndihmat e “Nënës Terezë”…(Për zotin këtë nuk e di, Bac, nuk e di se nuk më ka rënë të bisedoj me këta shqiptarë, edhe për faktin se sot vështirë i gjen njeriu, kështu të degdisur si janë nëpër tërë botën...). Prej nesh sot po kërkohet që të mësojmë popullin që të mendoj me kokën e vet, që të vendos për kokën e vet. Dhe këtë detyrë kaq të rëndësishme, këtë detyrë mbi të gjitha detyrat, nuk do të mund të arrijmë kurrë nëse popullit ia mbyllim gojën duke e frikësuar, duke e blerë ose duke e mashtruar. Lëreni popullin të flasë. Le të jenë ato fjalë fyese, le të jenë ato fjalë shpifëse…Njerëzit duke gabuar mësojnë, prandaj le t’ua bëjmë të mundur që edhe të gabojnë, nëse duan që edhe ata të mësojnë dhe të gabojnë sa më pak…Kur kalova nja dhjetë hapa, prapa shpine, një grumbull i nxënësve që kaloi, dëgjova një zë çunaku të artikuluar shumë qartë: “Adem-tradhtari”! Për një çast mbretëroi qetësia. Unë vazhdova i lumtur që fjala fortë e rëndë e çunakut nuk qe në gjendje që të më nxirrte aspak nga takti…Prandaj ngre ballin Dardani e larë më gjak dhe flaki nga politika njerëzit jokompetentë, nëse do ta fitosh lirinë e vërtetë. Më njerëz që shkojnë nga gabimi në gabim, prej dështimi në dështim dhe që nuk kanë burrërinë minimale që të tërhiqen nuk do të fitosh lirinë…”. (Eu, Bac, po shumë po kërkon edhe ti, thuajse nuk je mësuar me këta njerëzit tanë, ani kush ti, që të ka shkuar jeta burgjeve. Pastaj, paske harruar sa duket, na thoshe me mijëra herë, njeriu kur hyp në karrigen e pushtetit, nuk ka kohë t’i shohë gjërat mirë si ndodhin atje poshtë, doje të thoshe atje, te njerëzit).
Një ditë, edhe po ta kryqëzojnë, si Krishtin, kur nuk e pritni fare, ai del dhe i fal, dhe nuk është larg mendjes, se mund ta thotë po të njëjtin mendim, si Jezusi, kur e vinin në kryq: “ Zot fali, se nuk po dinë çka bëjnë”. Por, kjo nuk është politikë, kjo është atdhetarizëm, më fliste dikush brenda meje. Çudi, asnjëherë, nuk më del diçka e saktë, nuk më lë të gëzohem edhe kur më mbushet mendja se e kam mirë. Ky tjetri unë, apo kush dreqin është, m’i prish të gjitha planet, as të më mbushet mendja se e kam mirë, nuk më lë. Politika, më thotë është tiran, përderisa ajo nuk njeh njerëz me shpirt të madh, më thotë, nuk kemi çka të flasim, përderisa ajo nuk e njeh mikun, por interesin, përderisa nuk e njeh të vërtetën, por lojën mirë me të gjitha anët dhe vënia këmbën në qafë të voglit dhe të dobëtit, përderisa ajo nuk njeh drejtësinë, por atë që nuk ia prek interesat e saj e quan drejtësi e mbi drejtësitë. Si nuk u mësove njëherë në jetë, kur edhe mbi lëkurën tënde, që nuk e ke si të Bacës, po e ke krejt të sedeftë, kishin vizatuar djallëzitë, që ia vënë një heretiku, e donin të të digjnin në turrën e druve. Ku ta di, ndoshta kanë pasur mundësi ta bëjnë edhe këtë dhe, një zot e di pse nuk e kanë bërë.
Kishte kaluar mesnata. Pa dashur, ngrita sytë dhe shikova qiellin nga dritarja e asaj dhome ku përfundoja këto shënime në ditarin tim. Hëna, ishte e vetmja dritë mbi errësirën e Dardanisë së përgjakur. Më dukej sikur edhe ajo kishte marrë diçka nga kjo përgjakje. Prita të shihja, diku afër saj, Kainin e tregimeve popullore, të ngarkuar me një dorë shkarpash të thata, që ia kishte ngarkuar Perëndia si dënim për vëllavrasje. Zot, i madh, vetëm kjo të mos ndodh! Të robëruarit edhe këtë mund ta bëjnë! Jo! Jo, jo! Nuk ka mundësi të ndodh! Nuk e lë gjaku i lirisë që po derdhet më shumë se një vit, në mënyrë kaq të organizuar nga kjo ushtri. Nuk e lë gjaku i Komandantit Legjendar, Adem Jasharit!
Kur vjen pranvera, do ta shënojmë njëvjetorin e rënies së Komandantit tonë Legjendar dhe të gjithë të rënëve të tjerë. Toka po mbushet me shenjat e tyre. Të rënët, po bëhen pjesë e jetës dhe pjesë e vdekjes sonë, por po bëhen edhe pjesë e kujtimeve, mendimeve tona…

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 32 vizitorë
Lexuar: 499 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
LEGJENDAT DHE NDIKIMI I TYRE NË JETËN SOCIO...
E enjt, 15 prill 2021 - 23:38
LEGJENDA Legjenda apo gojëdhëna është një tekst apo rrëfyes që tregohet në formë gojore nga populli. Zakonisht këto gojëdhëna, i kushtihen p...
NDËRMJETËSIME LETRARE
E mart, 13 prill 2021 - 22:06
Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S...
Lavdi jetës dhe veprës së Enver Shqiptarit...
E hn, 12 prill 2021 - 18:46
.
Mjerimi i shkrimtarit në shërbim të polit...
E shtun, 10 prill 2021 - 18:39
(Gorki dhe Kadarea) Nuk është për t’u habitur që nuk kanë qenë të paktë njerëzit e letrave që i kanë shërbyer politikës dhe diktaturës. ...
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër...
E premt, 09 prill 2021 - 00:54
Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më...
më shumë nga - Kulturë »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi