Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
ESHTRAT E SHENJTOREVE NUK SHITEN
Publikuar më 18 shtator, 2014 në orën 00:02 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Edhe ketu ne Addison, si ne c’do vend tjeter, mblidhen shqiptaret ne fund jave per t’u takuar me atdheun. Me teper te kafeneja e te birit te shqiptarit patriot Prof. Aleko Iskalit. Kur hyne brenda ne lokal, te bie ne sy Flamuri Kombetar i shpalosur ne faqe te murit dhe nje kornize e madhe me xham te vendosur emrat e shqiptareve qe frekuentojne me shpesh lokalin. Ne te dy kthinat e lokalit qendrojne dy televizore me ekran te madh te hapur kurdohere te lidhur me atdheun. Kushdo qe vjen ketu, ndjehet se eshte ne shqiperi dhe biseda fillon dhe vazhdon per Atdhene me mall dhe lot ne sy kujtojme:

Se cili dicka do te thote nga gazeta “DIELLI” dhe “ILLYRIA”, nga internetet qe ka degjuar dhe pare edhe nga telefoni dores “kompjuter” qe lidhen per c’do kohe dhe ne moment me te dashuruit e tij ne Shqiperi. Sigurisht kapet aktualiteti per problemet e dites, si eshte fjala per avullimin e shume parave te bankes, per dekorimin e kupoles se katedrales ortodokse ne qender te Tiranes. Janullatosi, po pregatit nje skandal te ri, kerkon te ktheje shkollen Normale te Elbasanit, ne prone te kishes. Historiani dhe publicisti Arben Llalla denoncon publikisht Titullin “Qytetar Nderi” te dhene Anastas Janullatosit nga komuna e Alikos per meshen e dhene greqisht nga Janullatosi per nder te Shen Kozmait ne qershor te 2014, e cila simbas kushtetutes duhet ne gjuhen shqipe. Per festimin e ditelindjes se Shen Kozmait ne fshatin Kolkonda te Fierit, por kete Janullatosi e ka kryer nga viti i lindjes 1714, ne vitin e ekzekutimit me 24 gusht 1779. Nga gazeta “DITA” 15 gusht 2014. Flitet se do ti festohet me madheshti si asnjehere 300 vjetori i lindjes se Shen Kozmait, ne fshatin Kolkonda, pregatiten ftesat, nga Greqia do vijne “palikare” mbi 50 autobuza me greke te kendojne e te vallzojne.
Janullatosi po ben nje pregatitje me fshetesi te plote dhe larg vemendjes se mediave. Shen Kozmai per greket eshte “apostuli i helenizmit”, kurse per shqiptaret njihet si nje antishqiptar qe mallkoi gjuhen shqipe. Pati protesta se Kozma Etoli eshte vrare si spiun dhe antishqiptar, me 24 gusht 1779 ne fashtin Kolkondas te Fierit. Nje grup intelektualesh shqiptar do te marrin se shpejti nisiativen te perkujtojne Marko Bocarin, nje kapiten suliot nga cameria, nje hero i rrevolucionit shqiptaro-grek. Per kete jane porositur kumtesat nga disa historiane. Do te flitet per fjalorin shqip-greqisht te Marko Bocarit, per kontributin ne lufte per pavarsi te shtetit mikes shqiptaro-grek qe u tradhetua nga greket e pabese qe i vrau me rradhe udheheqesit shqiptare. Do te kete koncerte dhe ekspozita fotografike. Shkurt, nje verprimtari historiko kulturore.
Zhvillohet nje kritike pa i nxjerre koken ne shesh, per Fullanomanine, nga Roland Gjoza/Nee York/. Bankierin Santo e vrane se s’ishte si Fullani, Fullanin e burgosen se s’ishte si Santo. Banka eshte shpirti i mekanizmit, motorri i makines shteterore. S’duhet nje Santo, por nje Fullan, qe te perdoret, prandaj i dyti s’u vra se ishte ne sherbim, ndersa i pari u vra se ka kundershtuar, ose ka tradhetuar klanin e zhytur ne krim. Gjerat s’do te dalin (“DIELLI”, 6-9-‘14).

Nga Elida Bucpapaj, “...protestojne perpara parlamentit te shqiperise me moton : “Nese nuk shkarkoni kryetarin e bordit te BSH, ma kthe voten qe te dhashe dhe largohu ti deputet, sepse ti nuk me perfaqson as mua as ata 12,000 firmetare te peticionit anti-Fullan” ...duam shtetin e se drejtes, jo shtetin e kupoles, per femijet e kupoles, per partiaket e kupoles. ...t’i paralajmerojme deputetet e keti parlamenti, o me popullin o me kupolen. ...a nuk jane bijte dhe bijat, grate e burrat e deputeteve dhe ministrave te keti parlamenti ! po ne e rrezuam diktaturen qe te shpetojme nga Nexhmia dhe nomeklatura, jo qe te biem ne thonjte e nexhmijeve, fullaneve dhe nomeklatures se kupoles (“DIELLI” 1-9-2014)
“Gazeta 55”, me 28-4-2014 shkruan: Rama, deri tani, ka hedhur themelet e katastrofes. Ai premtoi se edhe ne kushtet e nje keq qeverisje ekstreme, ai do te mbijetoje ne pushtet permes formave te ndryshme te dhunes” (gazeta 55 28-4-2014)

Parate e firmave piramidale perfunduan ne Athine, po edhe milionat e kohes se fundit po ate rruge kane marre, per tek komisari grek Janullatos, i cili po e kthen Shqiperine ne ngjyren helenike, kjo eshte e vertete, qe stonojne ta thone troc.
Muhabeti kalon ne te gjitha trevat shqiptare. Kujtohet ardhja e Anastas Janullatosit pas firmes se Ramiz Alise, qe i’u hap rruga dhe vjen ne Shqiperi ne korrik 1991 dhe pas mirseardhjes se ngrohte qe i beri kreu i politikes Shqiptare, Sabi Godo.
Janullatosi ne fillim i’u hodh manastirit te Ardenices, ku Skenderbeu kishte bere martesen me Donike Arianitasin dhe deklaroi se Skenderbeu e ka emrin Jorgo dhe eshte grek. Kerkon eshtrat e Shen Kozmait, biseda zgjerohet dhe i flasin kujteses. Njeri nga zoterinjte do te qendroje unanim: Janullatosi ngarkoi prifterinjte per te gjetur kockat e murgut Kozma. Mbas disa muajve te vizites ne manastir te Ardenices, Janullatosi dergoi atje tre prifterinj per te gjetur kockat e Kozmait.
Musafiret ne manastir kerkuan gjithandej bashke me personelin e vendit dhe nuk dhane asnje drejtim. Ky shqesim i prifterinjve qe leviznin brenda dhe jashte manastirit, i ra ne sy plakut qe ngrohej ne diell ne ane te allise larg rreth tridhjete deri dyzet metra. Ai ngrihet dhe u thote prifterinjve dhe u thote se cfare i shqeteson, ata nuk ja varen plakut duke i thene: shko o xhaxho dhe ngrohu ne diell. Ate e di vete dhe nuk duhet te ma thoni ju u thote plaku. Por ju qe keni ardhur ketu cfare kerkoni se une jam me i vjetri ketu qe para se te vinte komunizmi dhe me vone, pas prishjes se manastirit qe u kthye ne magazine, stalle lopesh. Njeri nder prifterinjt i drejtoi pyetjen. A mund te na thuash se ku jane kockat e murgut Kozma te zhvarrosura ne kohen e katrahures qe u be. Po kete me thoni se u tregoj une: ketu ne manastir ka qene nje sherbetor i mire, kur u prishen faltoret dhe varrezat, ai hapi varrin e Kozmait dhe i vuri ne nje arke metalike, mbas disa kohe nuk kishte pune ketu per te dhe iku shkoi ne vendin e tij ne Permet, emrin e tij e them afersisht dhe atje mund ta gjeni me te pyetur.

Te tre prifterinjte u kthyen ne Tirane per ta vene ne dijeni Janullatusin. Ky u gezua per rrugen e zgjidhjes dhe i nisi per ne Permet te tre prifterinjte. Nuk e kishin te vershtire per te gjetur personin ne fjale. Ai kishte nje dyqan miks ne qytet, i martuar me dy djem te rritur. Prifterit trokasin te dera e dyqanit dhe pasi u prezantuan me te zotin e dyqanit i thone per qellimin e ardhjes. Tani neve duam arken e kockave te murgut Kozma. Permetari me buze ne gaz u thote: une me gjithe qejf u’a jap arken, por me pare paguani 250,000 dollare. Ne, i thone prifterit, para nuk kemi. Une arken nuk u’a jap, tha pronari i kockave te Kozmait. Ata kthehen te merzitur ne Tirane. Janullatosi, ne vend qe te merzitet qeshi dhe u thote prifterinjve ju edhe nje here do te shkoni ne Permet dhe t'i thoni: “eshtrat e shenjtoreve nuk shiten, por dhurohen” se Zoti i denon ata qe shesin eshtrat e shenjtoreve. Keshtu prifterinjte u nisen prap per ne Permet. Ne nje kafe i priti Permetari i gezuar, se mendoi per parate qe do te mirrte. Kur po pinin kafe i pari i prifterinjve perseriti fjalet e peshkopit. Ne moment ndryshoi fytyren pronari eshtrave dhe me nje ton te prere u thote: “i thoni hiresise se tij, te me dergoje parate per te marre kockat” dhe i dha fund muhabetit. Po ti nuk ke frike se Zoti mund te denoje. Mua Zoti s’ka pse te me denoje per nje prift antishqiptar. Kur prifterinjte i’a treguan Janullatosit per mosbindjen e Permetarit dhe pergjigjet e tij. Peshkopi prap qeshi dhe u thote prifterinjve: mos u merzitni ai do i sjelle vete kockat e Kozmait, bile do te kerkoje falje. Kaluan afersisht dy muaj dhe dyqani u dogj dhe u be shkrumb e hi. Permetaret flisnin se e zuri mallkimi qe i dhane prifterinjt. Por ky mallkim nuk qendroi me kaq, pak me vone i’u vra djali i madh. Atehere permetari mendoi, se Zoti me te vertete e denoi per “eshtrat e shenjtoreve nuk shiten”. dhe prandaj u denova. Permetari mori arken ne duar dhe shkoi ne Tirane duke i’a dorezuar peshkop Janullatosit dhe kerkoi falje per mekatin qe kishte bere”.
Pr. Dr. Eshref Ymeri ndermjet te tjerave thote: Janullatosi eshte i plotpushtetshem ne Shqiperi. Keshtu ne vendin tone kemi edhe Zotin e dyte Janullatos qe ka ne dore jeten.

Rasim Bebo

Addison Cikago
shtator 2014

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 41 vizitorë
Lexuar: 437 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi