Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
KARRABISHTI I UJD-it (22)
Publikuar më 18 shtator, 2014 në orën 00:04 ( ) Tafil Duraku | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
KULTURA POLITIKE E “TË QUAJTURIT GJARPRI” E TMERRON

Duhet thënë pa vonesë të vërtetën, se Kosova ka shumë pengesa që e pengojnë të shohë e të ecën drejt udhës së të parëve, udhës së vet shqiptare. Udhës së Rilindjes Kombëtare Shqiptare! Pengesa e parë është se po merr n’thu në kryet e Fadil Hoxhës&Co, pengesa e dytë është se po merr n’thu në kryet e Mahmut Bakallit&Co dhe pengesa e tretë është se po merr n’thu në kryet e Veton Surroit&Co, sepse, Fadili, Mahmuti dhe Vetoni janë bërë, për tre breza rresht, cunga të mëdhenj pengese në udhën tonë shqiptare, ku, ose duhet të ecet sipas qejfit të tyre jugosllavo-”komunist” antishqiptar, ose nuk duhet të ecën asgjë përpara!

A nuk e kanë shtrembëruar e shformësuar në tepri historinë dinastitë sllavokomuniste “shqiptare” të ish-“Krahinës Socialiste Autonome të ‘Kosovës dhe Metohisë’”, tash, të “Republikës së Kosovës”? Sidomos, do veçuar Dinastinë “patriotike” e “kombëtare” të fadilhoxhëve dhe nëndinastitë e tjera të rexhaisurrojve&Co dhe kjo e sabrihamitëve, të cilat u kanë shërbyer me pietet të gjithë pushtuesve, sidomos, Serbisë e Jugosllavisë, dhe, tash, Dinastisë së UNMIK-ut dhe EULEX-it&Co, e, krejt në fund, edhe Gjykatës speciale për hetimin e “krimeve të UÇK-së”, sipas Raporti të Dick Marty-t serbomadh dhe shokut të tij autor të pamfletit politik “Këmbët e Gjarprit”.

Protektoratin ndërkombëtar për Kosovën e (tre)pushtuar shqiptare (‘kosovaro’-serbo-ndërkombëtarisht) e imponuan politikat me krye e këmbë përpjetë të Ibrahim Rugovës dhe të faktorit tjetër “shqiptar”, në Prishtinë, Tiranë, Shkup, Podgoricë, etj. Kjo, thënë mëse buti, është një miopi tërësore politike, e shtrirë gjerë e gjatë, horizontalisht e vertikalisht, të cilës i mungon të pamurit politiko-diplomatik, të dëgjuarit politiko-diplomatik, refleksi politiko-diplomatik dhe gjithçka tjetër politiko-diplomatike, në rrmokun e politikave ndërkombëtare, antishqiptare, të bëra krejt rrëmujë prej politikave “patriotike” e “kombëtare” të Sabri Hamitit, të Ibrahim Rugovës e Veton Surroit&Co.

Pushteti “komunisto”-“demokratik” i ka rrënjët e veta jodemokratike te pushteti i Fadil Hoxhës dhe baxhanaku i tij, Rexhai Surroi&Co, dhe vazhdon sot me Vetonin e murrmë të racës së Dinastisë së laraskave të Surrojve&Co!... Ai pushtet antishqiptar i shqiptaro-titistëve ka funksionuar sipas parimit merr gjithçka e mos jep asgjë!... Bën përgjegjës secilin, e mos u përgjigj vetë!...

Përshkrimi që i bën “Gjarprit” në shënimet e tij heretike e hermetike, Vetoni i murrmë i racës së Dinastisë së Surrojve “parimorë” i kalon të gjithë kufijtë e njerëzores dhe të shqiptares-shqiptare. Fillim e fund të pamfletit të tij politik “Këmbët e Gjarprit”, Vetoni i murrmë i racës së Dinastisë së Surrojve lëvdon ish-sistemin më antishqiptar në historinë e shqiptarëve të trepushtuar, njëherë, ‘kosovaro’-serbishto-jugosllavisht, e, tash, ‘kosovaro’-serbishto-ndërkombëtarisht. Por, për ish-sistemin fashist e pushtues të Fadil Hoxhës dhe të Dinastisë së tij, Vetoni i murrmë i racës së laraskave të Surrojve ka vetëm fjalë të mira! Siç ka fjalë të mira edhe për vazhduesin “demokratik” të atij pushteti jodemokratik, Ibrahim Rugovën.

Duhet thënë pa vonesë të vërtetën, se Kosova ka shumë pengesa që e pengojnë të shohë e të ecën drejt udhës së të parëve, udhës së vet shqiptare. Udhës së Rilindjes Kombëtare Shqiptare! Pengesa e parë është se po merr n’thu në kryet e Fadil Hoxhës&Co, pengesa e dytë është se po merr n’thu në kryet e Mahmut Bakallit&Co dhe pengesa e tretë është se po merr n’thu në kryet e Veton Surroit&Co, sepse, Fadili, Mahmuti dhe Vetoni janë bërë, për tre breza rresht, cunga të mëdhenj pengese në udhën tonë shqiptare, ku, ose duhet të ecet sipas qejfit të tyre jugosllavo-”komunist” antishqiptar, ose nuk duhet të ecën asgjë përpara!... Kështu që, Vetoni i murrmë i racës së Dinastisë së Surrojve&Co, nuk e sheh trarin mbi kokën e vet “komuniste”-“demokratike” dhe e sheh qimen mbi kokën “jodemokratike” të Hashim Thaçit, “i quajturi Gjarpri”!...

Duket se Vetoni i murrmë i racës së Surrojve, në të gjithë qasjen e tij pamfletiste, nuk sheh drejt, sepse, nuk dëshiron të shohë drejt. Ecën gjithmonë zikzakeve të trurit të tij heretik e hermetik “shqiptar”! Noton horizonteve të trurit të tij pa asnjë pengesë për pushtuesit dhe i çuan lirimtarët (çlirimtarët) “zap’ues”. Po, Fadil Hoxha, Rexhai Surroi dhe Ibrahim Rugova&Co e tyre çfarë paskan (Ç‘)”zap’ue”!?!... “Apo, shkohet sipas “parimit” t’i themi Hashim Thaçit e të bëjmë me gisht kah ai, sepse, ne ishim “zap’ues” më të mëdhenj e më të këqinj, në përmasa të krimit dhe korrupsionit të organizuar “shtetëror”, si “institucione dhe institucionalistë të viteve të ’90-ta”!”…

Dihet se për të ecur përpara, hovshëm dhe pa pengesa, duhet qëndrue shtrembët, e, duhet folur drejt, ndërsa, Vetoni i murrmë i racës së laraskave të Surrojve, sipas direktivave që merr, gjithmonë, shitret kinse rri drejt, por, ç‘e do, kur gjithmonë flet shtrembër e me heretizëm e hermetizëm të paparë antishqiptar!...

Për të qenë e gjitha OK, do duhej të ishte krejt ndryshe, krejt tjetër gjendje. Lufta u nis dhe u bë për ta shporrur pushtuesin e trefishtë serbo-jugosllav nga trojet shqiptare, të pushtuara nga Serbia, Maqedonia e Mali i Zi, nga Jugosllavia e Greqia. Do vazhdonte ngjitur edhe bashkimi i natyrshëm me Shqipërinë amë. Pastaj, me shporrjen e pushtuesit (pushtuesve) dhe bashkimin me shtetin tonë amë, do duhej të ndodhte pastrimi i terrenit prej mbeturinave sllavo-komuniste të Fadil Hoxhës dhe të sistemit të tij antishqiptar e shqiptaro-titist, vetonsurroist&Co… Çështja çame duhet shikuar njësoj, si pjesë e pushtuar e Shqipërisë nga Greqia fqinje.

Serbia, u shporr, me luftën e lavdishme titanike të UÇK-së, përkrahur edhe nga SHBA e NATO-ja. Por, është çështje më vete, pse mbeti në “pushtet” struktura më antishqiptare në histori, struktura e “bashkim-vëllazerimit” me shkie!?! Sturktura e Fadil Hoxhës, me të gjitha (nën)strukturat e tjera sllavokomuniste e shqiptaro-titiste?!... Pse mbeti në pushtet karrabishti i UJD-it?

Por, Vetoni i murmë i racës së Dinastisë së Surrojve, nuk do të shohë drejt, nuk do ta dëgjojë zërin e të vërtetës për asgjë dhe as për luftën e lavdishme të UÇK-së, as për ekzistencën e saj, e, edhe më pak për veteranët, komandantët dhe luftëtarët e saj, sepse, i ka ngelur hatri pse nuk ka mundur të jetë vetë në krye të asaj ushtrie të pastër shqiptare, pse nuk ka mundur të jetë në vend të “të quajturit Gjarpri”!... Ose, pse nuk ka mundur ta mashtrojë “të quajturin Gjarpri” për t’i plotësuar apetitet e veta “politike”, “patirotike” e “kombëtare”, si ujitësi i njohur i UJD-it, si karrabisht i UJD-it. Këtu, dihet qartë: I ka munguar prapanica e “të quajturit Gjarpri” dhe shokëve të tij. Nuk ia ka mbajtur pikën e vajit, sepse, Vetoni i murrmë i racës së Surrojve me shokë nuk e ka provuar fare, a ua rrjedh a sa ua rrjedh vajin, madje, s’e kanë provuar as edhe një pikë vaji!...

(Vijon)

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Tafil Duraku
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 54 vizitorë
Lexuar: 615 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi