Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
..KËSHTU NDODH,“KUR TË HUMB GOMARI NË OBORR”...!?
Publikuar më 18 shtator, 2014 në orën 00:18 ( ) Faridin Tafallari | Histori |
Rrit madhësinë e shkronjave
SHKRIMI I SKËNDER BLAKAJT NË WWW.KOHA.NET, I BOTUAR ME 16 GUSHT 2014,”JUSUF GËRVALLA KISHTE KËRKUAR STREHIM NË SHQIPËRI…” MË SHTYRI T’I THEM DISA FJALË ATIJ SE, SI DUKET E PASKA PAS ”...TË HUMBUR GOMARIN NË OBORR!...”

...Sepse, zotnia e tij Skënder Blakaj, titist i mykur, paska harruar se, JUSUF GËRVALLA ka pasur pranë, këtu në mërgim, shokë besnikë e të devotshëm, mbi të gjitha ka pas me vete popullin e tij liridashës e bashkimkombëdashës!!! Dhe nga ai gjiri i këtij lloj shqiptarësh kombëdashës e atdhedashës i ka edhe dy shokët e tij më të afërt, XHAFER DURMISHIN e FARIDIN TAFALLARIN, bashkëluftëtarët më besnikë, që e ngritën dhe po e ngrejnë zërin e tyre me të madhe, për figurën patriotike të luftëtarit të paepur, TË MADHIT JUSUF GËRVALLA, duke shkruar e publikuar në shkrimet e tyre, jetën dhe veprën e pavdekëshme të heroit!

SHKRIMET E JUSUF GËRVALLËS, FJALA E TIJ E THËNË DHE E SHKRUAR, E PATJETËRSUESHME, JANË THESARE TË PAÇMUAR PËR HISTORINË E KOMBIT SHQIPTAR, KOSOVËN, SHQIPËRINË DHE MBARË TROJET TONA SHQIPTARE, NË VEÇANTI PËR BREZAT E ARDHESHËM! JUSUFI ISHTE I MADH, I MADH DHE I PAZËVENDËSUESHËM DO TË MBETET NË HISTORINË E KOMBIT SHQIPTAR!

Prandaj këtij titisti e shumë të tjerëve të sojit të tij, nuk iu pëlqen. Me siguri, këtij shërbëtori të Tito shkjaut i ranë si bombë, shkrimet letrat dhe të gjitha ato dokumente, që dolën në dritë dhe u publikuan, të paprekëshme dhe aspak të ndryshuara nga duart e pastra të bashkëluftëtarëve të tij, Xhafer Durmishit dhe të mijat, Faridin Tafallarit! Po, ishte vërtet fat i madh, që ato dokumente nuk ranë në duar të pista, që t’i përlyenin e t’i bënin sipas qejfeve të tyre, sidomos të këtyre titistave, që po dalin tash ashiqare fare në mejdan e po kakarisin si po ju konvenon interesi i tyre!? Koha jonë ishte koha e JUSUF GERVALLES, një kohë e artë e bashkimit me njëri tjetrin, kohë e besës, e luftës për liri e pavarësi, një luftë për idealin e madh të BASHKIMIT MBARËKOMBËTAR! Ndaj dokumentet e asaj kohe i ruajtëm si sytë e ballit, me fanatizmin më të madh, për të dëshmuar të vërtetën dhe për ta shkruar historinë e asaj kohe të artë, ashtu si duhet e si ka qenë realiteti!

Zoti Skënder, mesa duket nuk e di se, Historia Kombëtare, është ajo histori e vertetë, e dokumentuar dhe e dëshmuar, e cila studion historinë e një kombi! Pra Historia e kombit tonë, quhet “Historia e popullit Shqiptar”...dhe HISTORINË e mësojmë që, ta kuptojmë më mirë kohën e tashme dhe të përgatitemi për të ardhmen. Pa histori nuk do t’i dinim veprat më të mëdha të të parëve tanë, as kush janë heronjtë e të kaluarës sonë dhe çfarë ka qenë më e rëndësishme në jetën e tyre…!

Jo, jo, as ti o Skënder Blakaj e askush tjetër, cilido qoftë, nuk mundet të dalë kundër këtyre shkrimeve faktike! Kur është fjala për JUSUF GËRVALLËN dhe dëshirojnë të shkruajnë për të, duhet të maten mirë dhe të dinë se, cfarë shkruajnë!? Sepse, për mua, dëshmitarin e gjallë të kohës së JUSUF GËRVALLËS, ky gazepi titist, Skënder Blakaj, ja ka kaluar edhe atyre të Beogradit, ku me gojën e tij, po jua bën qejfin udbashëve titistë, që e vranë JUSUFIN E MADH!

Tash, mbas luftës së UÇK-së, po del e po shihet mjaft qartë se, sa shumë “intelektualë” i paskan shërbyer me devotshmëri shkinës Serbi dhe shokut Tito!? Ndërsa “LEVIZJA E JUSUF GERVALLES” i solli fundin Jugosllavisë titiste...Dhe sipas Skënder Blakajt, kjo “Lëvizje” revolucionare ju paska prish ”Bashkimvllaznimin” titistëve e udbashëve, ju paska prish rehatinë këtyre horrave tradhëtarë, pseudopatriotë, që pa pikë turpi e quajnë veten “shokë” të JUSUF GËRVALLËS! Sipas këtij pseudoshoku të JUSUFIT, heroi ynë na paska dashtë ENVER HOXHEN dhe na paska sulmuar Tito shkjaun…dhe është dashtë me i thurr lavde Titos, si shumë mjerana të tjerë...e me sulmu ENVERIN...pra JUSUFI e paska mbështetë e dashtë Enverin vetëm nga frika!?!

Ky mjeran na akuzon edhe ne, shokët e bashkëluftëtarët më të ngushtë të JUSUF GERVALLES se, gjoja po ja “keqpërdorim” letrat dhe dokumentet e JUSUFIT...se, nuk e kemi kuptuar mirë JUSUFIN se..se...Dhe ky farë titisti e paska kuptuar!!!

E vërteta e patjetërsueshme për JUSUF GERVALLEN,JETEN dhe VEPREN e tij është e shkruar me vërtetësi reale në librat dhe shkrimet e Xhafer Durmishit, si dhe në librat dhe shkrimet e mija!

PO E PËRSËRIS EDHE NJË HERË ATE, QË E KAM DEKLARUAR ME FORCË, NË GJITHË SHKRIMET E MIA, SI DHE NË LIBRAT E MI TE BOTUAR TASHMË SE JUSUF GËRVALLA ISHTE LUFTËTARI I PAEPUR I LUFTËS PËR LIRI E BASHKIM KOMËTAR! DHE AS DJE, AS SOT DHE ASKURRË NUK MUND TË TJETËRSOHET VEPRA DHE VEPRIMTARIA E TIJ ATDHETARE! ASKUSH NUK MUND TA ZËVENDËSOJË JUSUF GËRVALLËN!!!

Fjala e Skënder Blakajt
Jusuf Gërvalla kishte kërkuar strehim në Shqipëri


Patrioti i shquar shqiptar, Jusuf Gërvalla, i vrarë në janar të vitit 1982, duket se kishte krijuar disa raporte me Shtetin Shqiptar të asaj kohe gjatë periudhës sa gjendej i strehuar në Gjermani. Gërvalla, ashtu sikurse patriotët tjerë shqiptarë, çmonte diktatorin Enver Hoxha. Këtë e bënte si duket për shkak të mungesës së informacioneve që kishin, për atë se çfarë shtypje po i bënte Hoxha popullit të tij.

“I dashur shoku Enver! Ne shqiptarët e shkëputur nga atdheu i lirë dhe të mbërthyer me dhunë brenda kufijve politikë të Jugosllavisë, ndjekim me krenari çdo hap të Shqipërisë mëmë me përforcimin dhe përparimit të atdheut”, shkruante Gërvalla.

E për çfarë tjetër do të mund ta çmonte Hoxhën, një njëri që tërë jetën e tij ia ka kushtuar lirisë nga shtypja. Një njohës i mirë i Gërvallës, mik i tij i afërt gjatë kohës që i ndjeri ka jetuar në Kosovë, Skënder Blakaj, thotë se kjo letër u shkrua për shkaqe krejt tjera, nga ato që ne mendojmë sot.

“Dikush po i keqpërdor këto letra të Jusuf Gërvallës. Por nuk po duan me kuptua në çfarë rrethana i ka shkruar ai ato”, deklaron Blakaj.

Gjatë përurimit të librit “Shtëpia në rrugë”, e autorit, vëllait më të vogël të Jusufit, Avdyl Gërvalla, Blakaj deklaron se i ndjeri ka kërkuar disa herë që ta vizitoj Shqipërinë, por një gjë e tillë nuk i është pranuar. E kur Gërvalla ka ikur në mërgim, nuk është pritur mirë nga shqiptarët, madje prej tyre ka pas edhe përfaqësues të Republikës Popullore të Shqipërisë që i kanë bërë presion të madh atij.

“Jusuf Gërvalla i shkroi Enver Hoxhës, sepse problemi kryesor ishte ndërmjet enveristëve të djegur në perëndim nga të cilët ishte i kërcënuar dhe në fund ne nuk e dimë sa është e madhe pjesëmarrja e Tiranës në likuidimin e atyre djemve. Ka sinjale për këtë. Prandaj e bëri që të mbrohej nga këta vërsulës. Unë njoh dy dëshmitar në një grindje të jashtëzakonshme, përfaqësuesi i Shqipërisë në ambasadën e Vjenës dhe një tjetër i njohur si patriot, me grindje të tillë e presion të jashtëzakonshëm ndaj Jusuf Gërvallës. E kush mund të ishte ai që do ta mbronte Jusufin nga këta, pos Enver Hoxhës. Ai nuk mund t’i thoshte Hoxhës se demokracia është sistemi më i mirë. Ai shkroi atë letër si kërkesë për strehimin e tij”, ka shtuar Blakaj.

Ai shton për Gërvallën se ka qenë njëri i kulturës e politikës, shkrimtar, publicist e kantautor. Blakaj rrëfen kohën kur me veturën e tij është nisur së bashku me Jusuf Gërvallën për të ikur në Gjermani.

“Jusufi kujtonte dialogjet e Platonit për Sokratin dhe tha: ‘Unë di shumë dhe nuk do ta që të zhburrnohem nga torturat në burg. Më mirë të më vrasin diku’. Kur Sokrati kishte ikur nga një betejë, ishte pyetur si mund të të ndodhë ty një gjë e tillë, vazhdon Blakaj, ‘Po largohem se do të bëjë ndonjë betejë tjetër për Greqinë’”, ishte përgjigjur Sokrati, citon Blakaj.
E fjalë të njëjta i kishte lënë edhe Gërvalla për Kosovën.

www.koha.net 16 gusht 2014

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Faridin Tafallari
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 59 vizitorë
Lexuar: 823 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Fuqitë ushtarake të palëve ndërluftuese g...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:20
Lufta e Kosovës, paraqet ndeshjen ushtarake të qartë të demokracisë perëndimore, ku edhe ne Shqipëtarët aspirojmë më në fund të integrohemi dhe...
ENVER HOXHA TË SHPALLET KOMANDANT NDERI I U...
E premt, 16 prill 2021 - 00:41
RIBOTIM Duke u bazuar në fakte të pamohueshme sipas veprimtarisë së brezit të Enver Hoxhës dhe dokumenteve origjinale të pamohueshme origjinale n...
Skenari i rrezikshëm, për ndarjen e tokave ...
E mart, 13 prill 2021 - 22:00
Letër publike, Kolonel Dilaver Goxhajt I nderuari Shpëtim Golemi, po të drejtohem me nofkën e luftës, si Zëvendës Komandant i Shtabit të Përgji...
Një sqarim i detyruar për luftimin në Kosh...
E diel, 11 prill 2021 - 19:40
Si përherë, edhe në 9 prillin e vitit 2021 u përkujtua me madhështi të madhe, si asnjë luftim tjetër i UÇK-së, “fitroia” e një “beteje” ...
Arsyet e bombardimit të Jugosllavisë nga N...
E premt, 09 prill 2021 - 22:49
Në përgjithësi është trajtuar nga burime të ndryshme dhe arsye të ndryshme janë theksuar, disa herë edhe kontradiktore a të kundërta mes burimev...
më shumë nga - Histori »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi